| |
 |
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
ME SHKAS |
|
| |
A KANĖ SHQIPTARĖT QENDĖR TĖ VENDOSJES
POLITIKE, NĖSĖ PO, ATĖHERĖ KU ĖSHTĖ SELIA E SAJ..?! |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
13 tetor 2003 /
Shkruan: Rexhep ELEZAJ
-
-
Ftesa
e PSSP tė OKB-sė z. Hari Holkeri drejtuar udhheqėsve kosovarė pėr tė
marrė pjesė nė takimin e Vjenės i paraparė tė mbahet me 14 tetor
2003 me tė cilin nisė kontakti dhe dialogu i parė zyrtar pas luftės
midis Prishtinės dhe Beogradit, pėrpos se ka shkaktuar dilema dhe
kundėrthėnie brenda spektrit politik shqiptar, ka shtruar pėr
diskutim njėrėn ndėr ēėshtjet mė delikate tė politikės shqiptare nė
pėrgjithėsi, dhe ajo ėshtė; a kanė shqiptarėt qėndėr tė vendosjes
politike pėr marrjen ose refuzimin e vendimeve tė cilat kanė rėndėsi
jetike pėr popullin shqiptar padallim?!
-
-
Fjala
ėshtė pėr qendėr tė vendim-marrjeve politike e cila sipas kodit dhe
hierarkisė shtetrore tė ēdo vendi dhe shoqėrie selinė e vetė e ka
pranė organeve dhe institucioneve shtetrore, siē janė presidenca e
shtetit, qeveria, parlamenti si dhe mekanizmat tjerė shtetror tė
cilėt sipas resorėve qė udhheqin marrin pjesė nė pėrpunimin dhe
pėrgaditjen e vendimeve politiko-shtetrore. Natyrisht se kjo
procedurė ligjore ėshtė e zakonshme nė ēdo administratė shtetrore e
cila me pėrpikshmėri zbatohet nga organet ekzekutive tė shtetit,
pra, nga qeveria dhe bartėsit e funksioneve mė tė larta tė saj siē
ėshtė kryeministri zv/kryeministrat, ministrat, kėshilltarėt ose tė
ngarkuarit e posaēėm tė saj, etj.
-
-
Takimi
i Vjenės midis palės shqiptare dhe asaj serbe, i paralajmėruar si
dialog shqiptaro-serb ka qitė nė shesh pėr tė satėn herė, edhe pse
ishin tė njohura, mangėsi dhe ēarje tė vjetra brenda spektrit
politik shqiptar nė Kosovė. Me njė fjalė shkuarja nė takimin e
Vjenės ka zhveshur faktin e hidhur se nė Kosovė, megjithė
funksionimin e njė numri tė organeve shtetrore me kompetenca jo tė
plota, por tė njohura ndėrkombėtarisht, se hierarkia dhe ligji mbi
administratėn shtetrore ende nuk funksionon si duhet, qė pėrpos
obligimeve qė ka pėr ta udhhequr shtetin, ajo (qeveria) ka edhe
detyrimet e saja parėsore pėr marrjen e vendimeve me peshė madhore
pėr popullin siē ėshtė lufta, paqja, marrėveshjet bilaterale dhe
multilaterale me vendet tjera, vendimet pėr ose mos pjesėmarrje nė
tubimet me karakter ndėrkombėtar ku vendoset pėr ēėshtje me interes
politik dhe ekonomik siē ėshtė tani rasti i takimit me serbėt, etj,
qė tė gjitha tė njė rėndėsie tė veēantė politike dhe diplomatike pėr
Kosovėsn dhe shqiptarėt.
-
-
Pra,
pėrēarjet brenda spektrit politik shqiptar rreth pjesėmarrjes ose
mos pjesėmarrjes nė dialogun me Beogradin, bile edhe pėrplasjet
politike brenda disa partive tona politike ka shpaluar akoma mė
shumė realitetin shumė tė hidhur nė politikėn shqiptare nė Kosovė se
shqiptarėt ende nuk e kanė tė ndėrtuar Qėndrėn e vendosjeve
politike, gjė qė jep tė kuptohet, se edhe katėr vite pas
mbarimit tė luftės si dhe pas pėrvojės sė hidhur nė aspektin e
marrjes sė vendimeve pėr fillimin e luftės ēlirimtare, ajo ende nuk
ėshtė e konsoliduar si duhet nė shumė aspekte. Pėrkundrazi, kjo
zbulon faktin se mendėsia politike shqiptare vazhdon tė vuajė nga
plagėt e vjetra tė bartura nga mentaliteti politik monist e cila
politikės shqiptare i ka sjellė dhe po i sjellė dėmė tė
pariparueshme.
-
-
Sepse
brenda njė shoqėrie tė organizuar nė bashkėsi shtetrore nuk mund tė
ketė mė shumė se njė qendėr tė vendosjes politike, nuk mund tė ketė,
pra, shumė koka politike qė udhheqin me shtetin, nuk mund tė ketė
shumė baballarė dhe shumė liderė tė kombit, etj, tė cilėt secili
krye me vete bėjnė politikėn kombėtare, i cili ose tė cilėt sipas
shijeve dhe tekeve tė tyre nxjerrin vendime tė mėdha politike, i
cili ose tė cilėt pa u konsultuar mirė me tė gjitha forcat politike
nxjerrin vendime historike pėr tė ardhmėn e popullit, i cili ose
tė cilėt duke menduar se paraqesin forcėn kryesore politike nė
shoqėri marrin vednime tė rėndėsishme pėr shoqėrinė dhe tė ardhmėn e
saj.
-
-
Kjo
nuk ėshtė mėnyra e marrjes dhe e aprovimit tė vendimeve politike qė
kanė tė bėjnė me fatet dhe tė ardhmėn e njė populli! Kjo nuk ėshtė
as praktika politike tė cilėn duhet ta zbatojnė shqiptarėt pėr ta
organizuar shtetin i cili duhet tė funksionojė mbi baza dhe rregulla
tė mirėfillta juridike dhe demokratike tė miratuara qė mė parė me
konsenzus tė plotė politik. Prandaj, ēdo vendim i cili merret jashtė
kėtyre normave e qė ka tė bėjė me ēėshtje tė rėndėsisė sė veēantė
pėr shtetin dhe shoqėrinė, nuk mund tė jenė tjetėr veēėse vendime
ilegjitime dhe shumė tė dėmshme pėr kauzėn politike dhe kombėtare tė
popullit shqiptar nė Kosovė.
-
-
Qeveria e Kosovės ėshtė dashur qė para fillimit tė bisedimeve
Prishtinė-Beograd tė marrė vendimet nė harmoni me kompetencat e saj,
ti nxjerrė ato para Kuvendit, jo pėr tė marrė vizė pėr shkuarje
nė Vjenė, por vetėm pėr ti njoftuar deputetėt me vendimet e saja;
si pėr pėrbėrjen e delegacionit, ashtu dhe me projekt-platformėn e
bisedimeve me palėn serbe. Por edhe me vendimin e saj eventual pėr
mospjesėmarrje nė bisedime, ndonėse njė procedurė e kėtillė e
verifikimit do tė ishte deri diku e justifikuar, kur tė merret
parasysh fakti se shqiptarėt kėsaj rradhe duhej tė dialogojnė me ata
qė kanė vrarė dhe masakruar me mijėra shqiptarė para vetėm katėr
vitesh. Pra, tė dialogojnė me serbėt tė cilėt gjatė gjithė shekullit
tė kaluar ushtruan terrorizėm shtetror nė Kosovė. Nisur nga ky
pikėvėshtrim, mund tė kuptohen plotėsisht hezitimet e disa
politikanėve tanė pėr tu ulur nė njė tyezė bisedimesh me gjelatėt e
deridjeshėm tė popullit tė cilit i takojnė. Mirėpo, shikuar nė
aspektin e rrjedhave dhe ngjarjeve politike katėr vite pas mbarimit
tė luftės del shumė i qartė realiteti se rrethanat e tanishme
politike nė botė janė krejtėsisht tjera krahasuar me ato nė kohėn
para dhe gjatė luftės nė Kosovė, sidomos pas ngjarjeve tragjike tė
11 shtatorit 2001 nė Nju York dhe Washington, sepse tanimė ėshtė
bėrė e qartė se bota ka hyrė nė njė fazė tė re tė historisė
njerėzore.
-
-
Prandaj, duke i patur parasysh kėto si dhe shumė ndryshime nė
politikėn ndėrkombėtare kundrejtė zhvillimeve botėrore nė fushėn e
marrėdhėnieve politike, ekonomike, kulturore dhe
tekniko-teknologjike midis popujve dhe kontinenteve, del poashtu
shumė e qartė nevoja se edhe politika shqipatare duhet tė ecėn nė
kahje dhe harmoni me kėto ndryshime, posaēėrisht nė aspektin e
ndėrtimit tė raporteve tė reja midis popujve dhe shteteve si brenda
njė rajoni, ashtu edhe mė gjėrė nė kontinent.
-
-
Kjo
nėnkupton gjithashtu faktin se politika shqiptare tani duhet tė
merrė hapa tė guximshėm politik qė kanė rėndėsi dhe peshė tė madhe
politiko-diplomatike pėr tė ardhmėn e Kosovės, sepse hezitimi ose
tėrheqja nga fronti politik nė ēastet mė delikate politike qė po
kalon Kosova, rezignimi ose mosnjohja sa duhet e rėndėsisė politike
tė funksioneve qė bartin disa politikanė tanė, marrja e vendimeve tė
njėanshme politike konsekvencat e sė cilės mund tė jenė tėpėr
tragjike pėr tė ardhmėn e shqiptarėve dhe Kosovės, etj, nuk mund tė
kuptohen ndryshe veēėse si abuzim i qėllimshėm politik pėrmes tė
cilit synohet arritja e qėllimeve tė caktuara politike. Kjo,
natyrisht nuk i bėn nderė askujt nė kėto ēaste, mė sė paku atyre tė
cilėt ende pa i mbushur pesė vite nė politikė lėshojnė frontin e
luftės diplomatike e cila nuk ėshtė aspak mė e lehtė se ajo nė
frontin ushtarak. Ballafaqimi me armikun nė tryezėn e bisedimeve
diplomatike ėshtė trimėri dhe menēuri, ngase tė gjitha faktet qė e
mundin dhe e turpėrojnė palėn serbe nė kėtė tryezė janė dhe
qėndrojnė nė anėn e shqiptarėve, prandaj frika se kėto bisedime janė
tė herėshme ėshtė e pajustifikuar.
-
-
Prandaj, nga e gjithė kjo qė thamė pashmangshėm shtrohet pyetja: a
kanė sot shqiptarėt qendėr tė vendosjes politike, dhe nėsė po,
atėherė ku ėshtė selia e saj?! Kush udhheqė mė tė, cili politikan
shqiptar i fundit e vė nėnshkrimin mbi ato vendime, cilėt janė ata
tė cilėt i mbajnė nė duar frenjėt e politikės nė Kosovė, etj?! Nėsė
kemi njė qėndėr tė tillė, atėherė ajo do duhej tė ishte brenda
institucioneve shtetrore, brenda vet sistemit juridik dhe
legjislativ, brenda mekanizmave qė krijojnė dhe zbatojnė politikėn
shtetrore dhe kombėtare pėrmes normave dhe rregullave tė mirėfillta
juridike, politike dhe demokratike. Ēdo vendim politik i cili merrėt
brenda grupeve tė caktuara, qoftė edhe brenda vet partive politike,
nuk mund tė jet i zbatueshėm derisa tė mos e kalojė rrugėn
procedurale tė verifikimit i prezentuar, qoftė nė formė propozimi,
qoftė nė formė vendimi politik.
-
-
Pėrndryshe si tė tilla, d.mth. si tė paaprovuara nga tė gjithė nuk
mund tė kenė as forcėn obligative pėr subjektet shtetrore. Pra, janė
organet e shtetit ato tė cilat duhet ta pėrbėjnė Qėndrėn reale tė
vendosjeve politike, ekonomike dhe kulturore siē ndodhė nė tė gjitha
shtetet perėndimore, qė kėshtu do duhej tė ndodhė edhe nė Kosovė, e
jo qė grupet e caktuara tė shndėrrohėn nė qendra tė vendosjeve
politike. Nėsė ne si shoqėri e cila aspiron arritjen e pavarėsisė
deri mė tani nuk e kemi ndėrtuar ose respektuar
-
-
Qėndrėn e vendim-marrjeve politike, ku tė gjitha propozimet dhe
idetė politike pėrpunohen mirė e mirė e mėpastaj nė formė tė
vendimeve tė pėrbashkėta edhe tė aprovohėn, fletė pėr dėshtime
politike nė planin e ndėrtimit tė shtetit tė mirėfilltė juridik, dhe
kėtė e dėshmuan edhe njėherė mos harmonizimet e fundit tė qėndrimeve
dhe vendimeve rreth (mos) shkuarjes sė delegacionit tonė tė
kompletuar nė Vjenė, tė cilat (dėshtimet) nuk janė tjetėr veēėse
rrejedhojė e gjithė asaj qė cekėm mė lartė, por qė njėkohėsisht
dėshmon edhe ate se disa politikanė shqiptarė (jo vetėm nė Kosovė)
ende nuk janė vetėdijėsuar sa duhet si dhe nė ate nivel i cili
popullit dhe shtetit shqiptar tė Kosovės i garanton tė ardhme mė tė
sigurtė. Mjerisht!
-
-
13.10.2003
-
|
-
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|