| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Fjala e Presidentit tė Kosovės Ibrahim rugova ne takimin e Vjenės
-
Presidenti Rugova ka vlerėsuar nė Vjenė se vetėm njė Kosovė e
pavarur do ta qetėsonte rajonin
-
Galak: Zhvillimi sotėm ishte shumė i rėndėsishėm dhe e konsiderojmė
hap pėrpara
-
Nė
Vjenė filluan bisedimet pėr ēėshtje praktike Prishtinė Beograd
-
Nė
rajonin e Pejės pėr 9 muajt e kėtij viti janė vrarė 26 persona
-
Sot
nė Prishtinė u mbajt njė protestė kundėr fillimit tė bisedimeve nė
Vjenė
-
Nė
zgjedhjet nė Azerbajxhan nė cilėsinė e monitoruesve do tė marrė
pjesė edhe njė grup nga Kosova
-
Nesėr pėrurohet i objekti i shkollės sė mesme nė fshatin Rogovė tė
Gjakovės, i ndėrtuar nga USAID-i
-
Trafoja e re, njė investim kapital pėr komunėn e Podujevės pėr
furnizimin stabil me energji elektrike
-
Zėvendėskryeministri i Maqedonisė Musa Xhaferi thotė se kosovarėt
duhet t'i pėrgjigjen pozitivisht ftesės pėr dialog me Beogradin
-
Ministrat e jashtėm tė vendeve tė BE-sė nė Luksemburg sėrish i dhanė
mbėshtetje tė plotė dialogut Prishtinė Beograd
-
OSBE-ja i vlerėson zgjedhjet nė Shqipėri njė hap tė rėndėsishėm
drejt njė demokracie tė plotė
-
Pritet fjala e vėzhguesve pėr zgjedhjet nė Shqipėri
-
Sali
Berisha tha se PD ėshtė mė tash forca e parė politike nė vend, por
PS thotė se ka fituar bindshėm
-
Pėr
nė Irak u nis njėsiti i dytė i ushtarak paqeruajtės shqiptar
-
Sot
nė Bukuresht tė Rumanisė do tė fillojė punimet samiti i parė rajonal
pėr investime
-
Ushtria izraelite dėbon 15 tė arrestuarė palestinezė nga Bregu
Perendimor nė Rripin e Gazės
-
Nė
njė aksident trafiku nė Luiziana tė SHBA-ve, kanė humbur jetėn 8
vetė, kurse janė lėnduar 15 tė tjerė
-
Operacionet izraelite kanė vazhduar edhe sot nė kampin palestinez
Rafah
-
Djali i Osama bin Ladenit ka rol kryesor nė sulmet vetėvrasėse tė
rrjetit tė Al Kaidės
-
Mirėpritet projekt rezoluta pėr Irakun
-
Nė
luftimet nė Qerbela janė vrarė rreth 10 vetė dhe janė plagosur shumė
tė tjerė
-
Sadam Hysein mund tė jetė i fshehur nė shtėpinė e stėrgjyshve tė tij
nė Tikrit
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Fjala
e Presidentit tė Kosovės Ibrahim rugova ne takimin e Vjenės
-
 |
|
-
Vjenė, 14 tetor 2003
- Nė takimin e sotėm
nė Vjenė mes delegacionit tė Kosovės dhe atij tė Serbisė tė
zhvilluar nė pallatin Hofburg, nė emėr tė Kosovės foli
Presidenti Ibrahim Rugova. Mė poshtė po japim teksitn e plotė
tė diskutimit tė Presidentit Rugova.
-
"Pėrshėndes hapjen e kėtij takimi nė Vjenė, tė rėndėsishėm pėr
vendin tim dhe pėr rajonin e Evropės Juglindore si dhe pėr BE,
NATO-n dhe SHBA.Nė fillim dėshiroj tė flas shkurt pėr
progresin qė ka arritur Kosova gjatė katėr vjetėve pas luftės,
nė liri. Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė tė gjitha
fushat e jetės.
-
-
Gjendja e sigurisė publike ėshtė
mė e mirė. Policia e Kosovės ėshtė forcuar dhe kemi filluar
specializimin e saj. Kėshtu policia e Kosovės bashkė me
policinė e UNMIK-ut dhe me KFOR-in / NATO-n bėn sigurinė e
vendit. Nė tė njejtėn kohė ėshtė nė vendosje e sipėr rendi dhe
ligji. Gjykatat nė tė gjitha nivelet po veprojnė deri te
Gjykata Supreme e Kosovės.
|
-
-
Do theksuar se Kosova ka pasur progres
tė mirė edhe nė ndėrtimin e demokracisė. Gjatė vitit tė kaluar u
mbajtėn zgjedhjet e dyta lokale me mandat katėrvjeēar. Qė njė vit e
gjysmė funksionojnė institucionet qendrore: Parlamenti, Qeveria dhe
Presidenti i Kosovės, nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė vitit 2001.
Parlamenti i Kosovės ka miratuar me dhjetėra ligje nė tė gjitha
fushat e jetės pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
-
Njė progres tė shquar kemi pasur edhe nė integrimin e grupeve
etnike, apo tė minoriteteve. Sot tė gjitha minoritetet marrin pjesė
aktive nė tė gjitha institucionet e Kosovės, nė nivel qendror dhe
lokal.
-
-
Nė Parlament dhe nė Qeveri kemi vende tė
rezervuara pėr minoritetet. Kėshtu nė Parlament, nga 120 vende, 20
janė tė rezervuara pėr minoritetet, plus vendet e fituara me votė.
Nė Qeveri e cila ka 10 ministri, dy ministra janė nga minoritetet.
Ky ėshtė njė progres nė planin e integrimit administrativ. Duhet
thėnė se pėr ditė e mė shumė shoqėria e Kosovės po bėhet mė e
integruar.
-
Do tė punojmė mė shumė nė planin e komunikimit midis shumicės
shqiptare dhe minoritetet siē janė serbėt, boshnjakėt, turqit,
goranėt, romėt, ashkalinjtė dhe egjiptianėt. Pra, duhet tė punojmė
mė intensivisht nė fushėn e pajtimit dhe tė mirėkuptimit tė tė
gjithė kosovarėve, proces tė cilin e kemi filluar.
-
Po ashtu nė planin e kthimit tė refugjatėve kemi shėnuar progres.
Janė kthyer mbi 7.000 njerėz tė grupeve minoritare, kryesisht serbė.
Tė gjitha institucionet e Kosovės janė pėrcaktuar pėr njė kthim
individual tė tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė.
Nga shumica shqiptare, qindra mijėra njerėz, vazhdojnė tė qėndrojnė
nė Europė dhe SHBA, sepse nuk mund tė kthehen pėr shkak tė gjendjes
sociale e ekonomike tė Kosovės. Unė e them se pas luftės, tash nė
Kosovė, tė gjithė jemi mė pak.
-
Me kėtė rast do thėnė se edhe nė fushėn e ekonomisė kemi pasur
progres. Sektori privat ėshtė mjaft i fuqishėm e dinamik. Kosovarėt
janė popull ndėrmarrės. Vetėm njė fakt 95% tė buxhetit Kosova e ka
bėrė nga tė hyrat e veta.
-
Objektivat e institucioneve shtetėrore tė Kosovės janė: zhvillimi
ekonomik, tėrheqja e investimeve dhe krijimi i vendeve tė punės pėr
tė rinjtė. Kėto ditė kemi filluar privatizimin sė bashku me UNMIK-un
si proces pozitiv ekonomik. Mund tė themi se Kosova po hyn nė fazėn
e njė jete normale tė njė vendi.
-
Ėshtė politikė nacionale e Kosovės tė ndėrtojė marrėdhėnie tė mira
me tė gjithė fqinjtė e saj. Mund tė themi se edhe nė kėtė fushė kemi
pasur progres. Kėshtu me Shqipėrinė kemi marrėdhėnie tė mira, me
Republikėn e Maqedonisė kemi filluar njė progres si dhe me Malin e
Zi.
-
-
Sot jemi tubuar nė Vjenė qė tė fillojmė
njė proces tė marrėdhėnieve pozitive fqinjėsore me Serbinė nė disa
fusha praktike me interes pėr tė dy vendet dhe pėr rajonin e Evropės
Juglindore. Pėr fillim kemi pranuar tė bisedojmė pėr bashkėpunim nė
fushėn e energjisė, qė ėshtė problem pėr gjithė rajonin e Evropės
Juglindore, pastaj ēėshtjen e tė zhdukurve nga lufta qė krijon
shqetėsime tė vazhdueshme, pėr ēėshtjen e kthimit tė refugjatėve nė
baza individuale tė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė, si dhe
pėr ēėshtje tė transportit dhe tė telekomunikacionit, qė ėshtė me
rėndėsi pėr tė dy vendet dhe pėr rajonin. Me kėtė rast do tė
themelohen grupe punuese, tė cilat do tė prodhojnė marrėveshje nė
nivel tė dy vendeve.
-
Sot kėtu, nė Vjenė jemi takuar pėr tė biseduar pėr disa ēėshtje
praktike midis dy vendeve, Serbisė dhe Kosovės. Dėshiroj tė theksoj
se ėshtė pozitive se tė gjitha vendet e rajonit tė Evropės
Juglindore aspirojnė pėr integrim nė BE dhe nė NATO. Kėtė e aspiron
dhe po pėrgatitet edhe vendi im Kosova.
-
-
Pra, njė Kosovė demokratike, paqėsore e
pavarur dhe e integruar nė BE e NATO dhe nė miqėsi permanente me
SHBA. Ky aspirim ėshtė nė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės dhe do ta
qetėsonte rajonin e Evropės Juglindore. Kosova ėshtė e gatshme ti
pranojė obligimet ndėrkombėtare.
-
Do tė pėrdor autoritetin tim sė bashku me PSSP-nė, zotin Holkeri, qė
nė bisedat rreth ēėshtjeve praktike tė involvohen strukturat
qeveritare tė Kosovės.
-
Ndėrsa gjendemi nė kėtė takim, dėshiroj tė theksoj se e kaluara nuk
bėn tė harrohet, sepse mund tė pėrsėritet nė forma mė tė kėqia, por
duhet tė shikojmė kah e ardhmja. Shpresoj se njė ditė Serbia do tė
kėrkoj falje pėr masakrat e luftės nė Kosovė, qė do ti lehtėsonte
marrėdhėniet midis dy vendeve dhe dy popujve.
Nga ky takim i Vjenės, e pėrshėndesim Presidentin Bush,
Kryeministrin Bler, Presidentin Shirac, Kancelarin Shreder dhe
Kryeministrin Berluskoni.
-
Pėrshėndetje tė veēantė i bėjmė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II,
qė gjithmonė lutet pėr Kosovėn dhe paqen e popujve.
-
Me kėtė rast e falėnderoj zotin Holkeri qė ka punuar shumė pėr
realizimin e kėtij takimi.
Po ashtu e falėnderoj Presidentin Klestil, Kancelarin Shysel dhe
Qeverinė austriake pėr mikpritjen, ashtu siē di Vjena ta bėjė kėtė".
-
-
-
Presidenti Rugova ka vlerėsuar nė Vjenė se vetėm njė Kosovė e
pavarur do ta qetėsonte rajonin
-
-
Vjenė, 14 tetor 2003
- Pas fjalės pėrshėndetėse tė
kancelarit austriak Shysel, takimi i Vjenės ka vazhduar me dyer tė
mbyllura, ku kanė folur pėrfaqėsuesit e lartė tė bashkėsisė
ndėrkombėtare dhe tė Grupit tė Kontaktit, si dhe pėrfaqėsuesit e
delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi.
-
Siē njoftohet nga Vjena, pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian
pėr politikė tė jashtme dhe siguri Havier Solana nė fjalėn e tij ka
shprehur kėnaqėsinė pėr fillimin e dialogut Prishtinė-Beograd ngase,
sipas tij, ky ėshtė hapi i parė, qė ėshtė hapi mė i vėshtirė pėr
bisedime.
-
-
Ai u shpreh i kėnaqur qė sheh nė sallė
pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe tė Beogradit, sepse dialogu shėnon
njė pėrparim tė madh nė rrugėn drejt stabilitetit mė tė madh nė
Ballkan. Solana gjithashtu ka vlerėsuar se zhvillimi i ngjarjeve nė
Kosovė mund tė ketė ndikim tė rėndėsishėm nė shtetet fqinje. Kosova
ėshtė zemėr e rajonit tė Ballkanit, jo vetėm gjeografikisht, por
edhe politikisht dhe nė aspektin e sigurisė, ka thėnė Solana.
-
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova nė fjalėn e tij ka vlerėsuar se
nė takimin e Vjenės ka ardhur pėr tė filluar njė proces tė
marrėdhėnieve pozitive me fqinjėt nė disa fusha praktike me interes
tė pėrbashkėt pėr tė dyja vendet dhe rajonin e Evropės Juglindore nė
tėrėsi.
-
Presidenti Rugova ka theksuar se njohja e njė Kosove tė pavarur,
demokratike e paqėsore, e integruar nė BE, dhe nė NATO dhe nė miqėsi
tė pėrhershme me SHBA-tė, do tė qetėsonte rajonin. Ai gjithashtu ka
theksuar progresin qė ėshtė bėrė nė Kosovė nė fushėn e sigurisė, tė
ekonomisė dhe nė konsolidimimin e demokracisė.
-
-
Ai ka thėnė se tashmė nė Kosovė janė
kthyer mbi 7000 tė zhvendosur, ndėrkaq udhėheqja e Kosovės dhe
institucionet e saj po bėjnė ē'ėshtė e mundur pėr integrimin e tė
gjitha minoriteteve dhe grupeve etnike nė shoqėrinė e Kosovės, ashtu
siē e meriton njė shoqėri e vėrtetė demokratike. Ai pėrshėndeti
bashkėsinė ndėrkombėtare qė ėshtė nismėtare e kėtij dialogu.
-
Ndėrkaq, nga pala serbe ka folur zv.kryeministri serb Nebojsha
Ēoviq, i cili ka pėrsėritur akuzat kundėr Kosovės pėr spastrime
etnike dhe se gjoja nėn presionin e udhėheqjes sė saj nuk kanė
mundur tė marrin pjesė nė bisedime pėrfaqėsuesit e pakicave Milan
Todorviq dhe Resmije Mumxhi.
-
-
Ēoviqi ka akuzuar zyrtarėt e Prishtinės
qė nė vend qė ta shfrytėzojnė Vjenėn si takim pėr dialog pėr
problemet kryesore po vazhdojnė ta pajisin Kosovėn me atribute
shtetėrore. Sipas tij, me njė varg vendimesh tė papjekura tė
autoriteteve tė Prishtinės, dialogu ka humbur rėndėsinė qė ėshtė
pritur.
-
Takimi i Vjenės tashmė ka pėrfunduar dhe priten tė bėhen tė ditura
konkluzionet e tij nga shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri.
-
-
-
Galak: Zhvillimi sotėm ishte shumė i rėndėsishėm dhe e konsiderojmė
hap pėrpara
-
-
Vjenė, 14 tetor 2003
- "Zhvillimi sotėm ishte shumė i rėndėsishėm dhe e konsiderojmė hap
pėrpara. BE do tė mbėshtesė nė tėrėsi angazhimin nė kėtė drejtim",
vlerėsoi zėdhėnėsja e pėrfaqėsuesit tė lartė pėr politikė tė jashtme
tė BE-sė Havier Solana, Kristina Galak.
-
-
"Liderėt duhet tė shohin pėrgjegjėsitė e
tyre. Dhe tė jesh aktiv nė jetėsimin e rezultatave tė mira tė
dialogut ėshtė ēėshtje me rėndėsi tė madhe", tha zėdhėnėsja Galak.
-
-
-
Nė
Vjenė filluan bisedimet pėr ēėshtje praktike Prishtinė Beograd
-
-
Vjenė, 14 tetor 2003
- Pikėrisht nė orėn 9.17, sot nė
pallatin Hofburg nė Vjenė filluan bisedimet pėr ēėshtje praktike
ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
-
Nė hapje, Kancelari i Austrisė Volfgang Shysel, si mikpritės i kėtij
takimi, shprehu bindjen se pjesėmarrėsit e kėtij do tė shkojnė nė
rrugėn e mirėfilltė tė dialogut, me gjithė pengesat e shumta, si tha
ai, pėr tė shkuar nė Vjenė.
-
"Ne jemi dėshmitar se dialogu ėshtė i mundur qoftė edhe nė mes tė
ish-armiqve", tha kamcelari Shysel duke iu drejtuar tė pranishmėve.
"Me kėtė dialog ju mund tė gjeni vendin tuaj nė rajon.
-
-
Por ne nė Vjenė dėshirojmė qė ju tė
vazhdoni me dialogun, e ne do t'ju sigurojmė kushte", tha Shysel
duke shprehur keqardhje qė anėtarėt e tjerė tė delegacioneve nuk
kanė vendosur tė vijnė nė kėtė takim.
-
"Ne jo vetėm qė do ta mbajmė nė mend kėtė sallė, meqė po shėnohet nė
historinė evropiane, por ky do tė jetė vendi ku ata do tė kenė
mundėsi tė bėjnė pėrparim drejt tė ardhmes sė tyre evropiane".
-
Ndryshe nė njė sallė ovale nė kėto bisedime delegacioni i Kosovės
pėrfaqėsohet nga Presidenti Ibrahim Rugova, shefi i UNMIK-ut Hari
Holkeri dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci.
-
-
Ndėrkaq, delegacioni nga Beogradi
pėrfaqėsoshet nga kryeministri serb Zoran Zhivkoviq, zėvendėsi i tij
Nebojsha Ēoviq dhe anėtari i bashkėsisė shtetėrore Serbi-Mali i Zi,
Rasim Lajiq.
-
Nga bashkėsia ndėrkombėtare nė sallė ishin tė pranishėm shefi i
diplomacisė sė BE-sė Havier Solana, komesioneri evropian Kris Paten,
sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s lordi Xhorxh Robertson, ndėrkaq
nga SHBA-tė ndihmėsi i sekretarit amerikan tė Shtetit pėr ēėshtje
evropiane, Lari Rosin, ambasadori amerikan nė Beograd, Uiliam
Montgomeri dhe shefja e Zyrės amerikane nė Prishtinė, Marsi Ris.
-
-
Poashtu janė tė pranishėm edhe
pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit.
-
Pas hapjes solemne, takimi i vazhdoi punimet me dyer tė mbyllura.
-
-
-
Nė
rajonin e Pejės pėr 9 muajt e kėtij viti janė vrarė 26 persona
-
-
Pejė, 14 tetor 2003
- Nė rajonin e Pejės pėr 9 muajt e kėtij viti janė vrarė 26 persona
dhe kėshtu Peja radhitet si komuna ku kanė ndodhur mė sė shumti
vrasje nė Kosovė, tha zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut pėr rajonin e
Pejės, Xho Singėlton.
-
-
Ai tha se pėr kėto vrasje nė pyetje janė
marrė me qindra dėshmitarė dhe se 44 pėr qind tė rasteve janė tė
zgjidhura. Sipas tij, pėr luftimin e krimit dhe nė ruajtjen e rendit
e tė qetėsisė publike nė rajonin e Pejės janė tė angazhuar 830
pjesėtarė tė SHPK-sė dhe 250 policė ndėrkombėtarė.
-
-
Por, ata nuk mund ta kryejnė punėn me
sukses nėe nuk e kanė ndihmėn e popullatės pėr t'i zbuluar autorėt e
krimeve dhe tė vrasjeve, tha zėdhėnėsi Singėlton.
-
-
-
Sot
nė Prishtinė u mbajt njė protestė kundėr fillimit tė bisedimeve nė
Vjenė
-
-
Prishtinė, 14 tetor 2003
- Nė organizim tė LPK-sė sot nė Prishtinė u mbajt njė protestė
kundėr fillimit tė bisedimeve me Beogradin nė Vjenė. Protestuesit
kėrkuan qė Kuvendi i Kosovės tė votojė njė rezolutė pėr Kosovėn
shtet tė pavarur dhe tė kundėrshtojė bisedimet me Serbinė para se
ajo tė njohė pavarėsinė e Kosovės.
-
Para protestuesve foli kryetari i LPK-sė Emrush Xhemajli, i cili tha
se kjo protestė po mbahet pėr tė kundėrshtuar bisedimet e imponuara
me Serbinė. Kėtė protestė e kanė pėrkrahur shoqatat e dala nga lufta
dhe organizata e studentėve UPSUP.
-
-
-
Nė
zgjedhjet nė Azerbajxhan nė cilėsinė e monitoruesve do tė marrė
pjesė edhe njė grup nga Kosova
-
-
Gjakovė, 14 tetor 2003
- Nė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe
presidenciale nė Azerbajxhan pėr herė tė parė nė cilėsinė e
monitoruesve do tė marrė pjesė edhe njė grup nga Kosova, anėtarė tė
organizatės Aksionit Kosovar pėr Iniciativė Civile.
-
Nė pėrbėrje tė grupit kosovar do tė jenė edhe tre pėrfaqėsues tė
Forumit pėr Iniciativė Demokratike (FID) tė Gjakovės tė cilėt edhe
mė parė kanė qenė partner tė Aksionit Kosovar pėr Inisiativė Civile
nė monitorimin e zgjedhjeve tė organizuara nė Kosovė.
-
Delegacioni i FID-it i pėrbėrė nga Arbnor Pula, Mentor Kaēi dhe Fuat
Haxhibeqiri, para nisjes nė Azerbajxhan deklaruan se monitorimi i
zgjedhjeve nė njė shtet tė huaj ėshtė njė mirėnjohje pėr
delegacionin gjakovar dhe kosovar dhe flet pėr avancimin e shoqėrisė
civile nė vendin tonė. (B.A.)
-
-
-
Nesėr
pėrurohet i objekti i shkollės sė mesme nė fshatin Rogovė tė
Gjakovės, i ndėrtuar nga USAID-i
-
-
Prishtinė, 14 tetor 2003
- Zyra e Shteteve tė
Bashkuara nė Prishtinė ka kėnaqėsinė tė shpallė pėrfundimin e
projektit pėr infrastrukturėn e komunitetit, ndėrtesėn e re tė
shkollės sė mesme nė Rogovė.
-
-
Zėvendėsdrejtori i Agjencionit tė
Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID), Misioni nė
Kosovė, David Leong, do tė bėjė pėrurimin solemn tė projektit nė
emėr tė Shteteve tė Bashkuara nė ceremoninė qė do tė mbahet nesėr,
mė 15 tetor 2003.
-
Projekti ėshtė pjesė e angazhimit tė qeverisė sė SHBA-ve pėr tė
ndihmuar nė zhvillimin demokratik dhe ekonomik tė Kosovės.
-
Nėpėrmes USAID-it, populli amerikan ka investuar 264,576 euro nė
ndėrtimin e objektit tė ri me tetė dhoma mėsimi. Nxėnėsit nė rajonin
e Rogovės tani do tė mbajnė mėsimet e shkollės sė mesme nė njė
ndėrtesė qė pėrmbanė njė sallė tė sportit, dy klasa shtesė qė do tė
mund tė pėrdoren pėr bibliotekė dhe laborator dhe njė zyre tė
drejtorit.
-
-
Ndėrtesa e re e shkollės do tė pėrmbushė
nevojat e popullatės sė rajonit tė projektit dhe ėshtė nė pėrputhje
me nivelet e resurseve aktuale dhe atyre tė planifikuara pėr kuadėr,
materiale, pajisje, funksionim dhe mirėmbajtje, thuhet nė njė
njoftim tė Zyrės amerikane nė Prishtinė.
-
-
-
Trafoja e re, njė investim kapital pėr komunėn e Podujevės pėr
furnizimin stabil me energji elektrike
-
-
Podujevė, 13 tetor
- Nė Podujevė janė nė pėrfundim e
sipėr punimet nė instalimin e trafos sė re TS 220/35/20 Kv (hyrje
dalje) dhe tė largpėrēuesit 220 Kv. Ky konsiderohet investim
kapital pėr komunėn e Podujevės pėr furnizimin stabil me energji
elektrike tė qytetarėve.
-
Drejtori i njėsisė sė KEK-ut nė Podujevė, inxh. Sali Fejzullahu tha
se nė kėtė trafo pėr momentin po instalohet pjesa kompjuterike dhe
daljet qė duhet t'i kryejė ekipi i distribucionit. Por, sipas tij,
janė tė nevojshme edhe disa punė shtesė pėr shfrytėzimin e objektit
tė ri.
-
Projekti i ndėrtimit tė kėsaj trafoje ėshtė donacion i Agjencionit
Evropian pėr Rindėrtim dhe investimet pėr pjesėn e Podujevės kapin
shifrėn mbi 5 milion euro.
-
Gjatė njė vizite qė i bėri sot trafos nė ndėrtim, kryetari i komunės
Agim Veliu, me bashkėpunėtorėt, kėtė projekt e vlerėsoi si investim
kapital pėr komunėn e Podujevės, ngase qytetarėt ta zgjedhin
problemin e furnizimit me energji elektrike pėr njė kohė tė gjatė.
-
-
-
Zėvendėskryeministri i Maqedonisė Musa Xhaferi thotė se kosovarėt
duhet t'i pėrgjigjen pozitivisht ftesės pėr dialog me Beogradin
-
-
Shkup, 14 tetor 2003
- Zėvendėskryeministri i
Maqedonisė, Musa Xhaferi thotė se pala kosovare duhet pozitivisht
t'i pėrgjigjet ftesės pėr dialog pėr ēėshtje teknike me Beogradin.
Sipas tij, pavarėsia e Kosovės ėshtė nė favor tė njė perspektive tė
rajonit, e jo vetėm tjesht njė interes egoist i shqiptarėve. Andaj,
ēdo alternativė tjetėr, ėshtė humbje kohe, ka theksuar z. Xhaferi.
-
-
-
Ministrat e jashtėm tė vendeve tė BE-sė nė Luksemburg sėrish i dhanė
mbėshtetje tė plotė dialogut Prishtinė Beograd
-
-
Luksemburg, 14 tetor 2003
- Ministrat e jashtėm tė
vendeve tė BE-sė nė takimin e mbajtur nė Luksemburg edhe njėherė i
ėshtė dhėnė mbėshtetje e plotė nisjes sė dialogut ndėrmjet
Prishtinės dhe Beogradit, duke konfirmuar edhe njėherė pjesėmarrjen
nė nivel mė tė lartė nė Bashkimin Evropian nė atė takim qė fillon
sot nė Vjenė.
-
-
Disa zyrtarė tė BE-sė edhe me kėtė rast
kanė shprehur keqardhje pėr vendimin e kryeministrit tė Kosovės pėr
tė mos marrė pjesė nė bisedimet e Vjenės. Megjithatė kanė shtuar se
nuk shohin ndonjė problem tė madh, pasi qė sipas fjalėve tė tyre
nisja e dialogut nė Vjenė do tė jetė vetėm simbolike e negociatat e
vrėteta teknike do tė vazhdojnė mė vonė nė nivel tė ekspertėve, ku
pjesėmarrja e ekspertėve tė Qeverisė sė Kosovės do tė jetė e
domosdoshme.
-
Ata shfaqėn kėnaqėsinė e tyre se Kosova do tė pėrfaqėsohet nė
takimin e sotėm nė nivelin mė tė lartė tė saj me Presidentin Ibrahim
Rugova dhe kryetarin e Parlamentit Nexhat Daci. Ndėrkaq pėr ndasitė
eventuale tė shqiptarėve thonė se kjo nuk ėshtė ēėshtje e bashkėsisė
ndėrkombėtare, por e vetė shqiptarėve.
-
-
Pėr mosshkuarjen e z. Rexhepi zyrtarėt e
BE-sė thanė se ėshtė vendim i tij personal dhe BE-ja nuk ka mundėsi
tė detyrojė dikė tė shkojė nė njė takim kundėr vullnetit tė tij.
-
"Mendojmė se nisma e dialogut ėshtė me rėndėsi edhe pėr Kosovėn dhe
z. Rexhepi ishte nė Samitin e Selanikut i gatshėm tė bisedojė me
Beogradin e tash ka ndryshuar mendjen. Ky ėshtė problem i tij e jo
problem i yni", tha njė zyratar i BE-sė nė Luksemburg gjatė takimit
tė ministrave tė jashtėm tė vendeve anėtare tė BE-sė.
-
-
-
OSBE-ja i vlerėson zgjedhjet nė Shqipėri njė hap tė rėndėsishėm
drejt njė demokracie tė plotė
-
-
Tiranė, 14 tetor 2003
- Vėzhguesit ndėrkombėtarė, qė
mbikėqyrėn zgjedhjet vendore nė Shqipėri, thonė se votimet shėnuan
njė hap tė rėndėsishėm drejt njė demokracie tė plotė, megjithėse
shtuan ata, duhet ende pėrparim pėr t'u arritur standardet
perėndimore.
-
Votimet u mbikėqyrėn nga mė shumė se dyqind vėzhgues nga Organizata
pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE).
-
Vėzhguesit thanė se derisa votimet shėnuan njė pėrmirėsim tė
rėndėsishėm nė krahasim me zgjedhjet e kaluara, njė numėr tė metash
duhet tė hiqen para mbajtjes sė zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare.
-
Njė zyrtar i OSBE-sė, pranoi se ka patur probleme me listat e
votuesve por shtoi se nuk mendon qė ato tė kenė ndikuar nė
rezultatin pėrfundimtar.
-
-
-
Pritet fjala e vėzhguesve pėr zgjedhjet nė Shqipėri
-
-
Tiranė, 14 tetor 2003
- Vėzhguesit ndėrkombėtare nė
zgjedhjet vendore nė Shqipėri pritet tė thonė fjalėn e tyre pėr
mbarėvajtjen e votimeve, ndėrsa socialistėt nė pushtet dhe
demokratėt e opozitės vazhdojnė tė pretendojnė se kanė fituar.
-
Opozita ka denoncuar parregullsitė nė listat e votimit dhe thotė se
nuk do tė njohė zgjedhjet nė bashkinė e Tiranės dhe Durrėsit dhe
kėrkon qė ato tė pėrsėriten.
-
-
-
Sali
Berisha tha se PD ėshtė mė tash forca e parė politike nė vend, por
PS thotė se ka fituar bindshėm
-
-
Tiranė, 14 tetor 2003
- Sali Berisha ka deklaruar se
Partia Demokratike ėshtė mė tash forca e parė politike nė vend dhe
se ka njė rritje nė jug tė Shqipėrisė, i njohur si bastion i
socialistėve. Ai tha se PD ka korrur fitore tė shkelqyer nė mbarė
vendin.
-
-
Nė kėtė kontekst u shpreh edhe Spartak
Ngjela, i cili tha se ėshtė e pakontestueshme se nė kėtė zgjedhje ka
fituar postin e kryebashkiakut tė Tiranės. Nė anėn tjetėr edhe Edi
Rama thotė se ėshtė fitues e zgjedhjeve pėr kėtė post.
-
Nė pėrfundim tė zgjdhjeve lokale nė Shqipėri tė dyja forcat kryesore
politike: Partia Demokratike nė opozitė dhe Partia Socialiste nė
pushtet pretendojnė se i kanė fituar kėto zgjedhje. Madje nė Tiranė
ende nuk ėshtė arritur njė kompromis me komesionerėt e PD-sė pėr tė
nėnshkruar procesverbalin e votimeve.
-
Sekretari i PS tė Shqipėrisė Gramos Ruēi, ka deklaruar se nė shkallė
vendi socialistėt janė fitues tė zgjedhjeve vendore, ku sipas tij
kanė shėnuar fitore nė 10 bashki tė mėdha, por ka pranuar humbjen nė
disa tė tjera.
-
-
Ndėrkaq, opozita vazhdon t'i kontestojė
rezultatet nė Durrės dhe Tiranė, duke u mbėshtetur nė faktin se
shumė persona nuk kanė pasur emrin nė listat e votimit dhe u ėshtė
hequr e drejta e votės. Ndėrkaq, socialistėt thonė se Tiranė dhe nė
Durrės kanė korrė fitore bindėse.
-
Sipas njoftimeve tė para nė zgjedhjet lokale qė u zhvilluan nė
Shqipėri, PS ka fituar nė 36 bashki dhe 163 komuna, ndėrkaq PD nė 25
bashki dhe 90 komuna.
-
-
-
Pėr
nė Irak u nis njėsiti i dytė i ushtarak paqeruajtės shqiptar
-
-
Tiranė, 14 tetor 2003
- Nga Tirana dje pėr nė Irak u nis njėsiti i dytė i ushtarak
paqeruajtės i Armatės shqiptare. Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko
tha me kėtė rast se ėshtė krenar me forcat ushtarake, qė po
dėshmojnė se janė njė pjesė integrale dhe e respektuar e Aleancės
Veriatlantike.
-
-
-
Sot
nė Bukuresht tė Rumanisė do tė fillojė punimet samiti i parė rajonal
pėr investime
-
-
Bukuresht, 14 tetor 2003
- Sot nė Bukuresht tė Rumanisė do tė fillojė punimet samiti i parė
rajonal pėr investime, ku do tė marrin pjesė 23 shtete nga Ballkani
dhe Evropa Lindore, kurse temė diskutimesh do tė jetė krijimi i
partneriteteve ndėrmjet sektorit shoqėror dhe privat me qėllim tė
zgjerimit ekonomik tė Evropės Lindore.
-
-
-
Ushtria izraelite dėbon 15 tė arrestuarė palestinezė nga Bregu
Perendimor nė Rripin e Gazės
-
-
Gaza, 14 tetor 2003
- Ushtria izraelite ka urdhėruar
dėbimin e 15 tė arrestuarėve palestinezė nga Bregu Perendimor nė
Rripin e Gazės. Korrespondentėt nga rajoni thonė se ky vendim ėshtė
i paprecedent dhe njė dėbim i ngjashėm ka ndodhur vetėm njė herė nė
tė kaluarėn.
-
-
Kėshtu, vjet tre tė afėrm tė
bombarduesve vetėvrasės palestinezė janė dėbuar nga Bregu Perendimor
nė Gaza me shpresė se do tė pamundėsojnė sulmet e mėtejme. Praktika
e dėbimit me dhunė ėshtė denoncuar nga grupet e tė drejtave tė
njeriut, tė cilat kanė thėnė se njė veprim i tillė ėshtė nė
kundėrshtim me ligjin ndėrkombėtar, por qe refuzuar tė zbatohet nga
Gjykata supreme izraelite.
-
-
-
Nė
njė aksident trafiku nė Luiziana tė SHBA-ve, kanė humbur jetėn 8
vetė, kurse janė lėnduar 15 tė tjerė
-
-
Luiziana, 14 tetor 2003
Nė njė aksident trafiku,
qė ka ndodhur nė Luiziana tė SHBA-ve, kur njė autobus i kishės, qė
transportonte udhėtarė pleq, ėshtė pėrplasur pėr rimorkion e njė
kamioni, kanė humbur jetėn tėtė vetė, kurse janė lėnduar edhe 15 tė
tjerė, njofton rrjeti televiziv CNN.
-
-
Zėdhėnėsi i policisė shtetėrore tė
Luzianės ka deklaruar se shkaku i aksidentit ėshtė se shoferin e ka
zėnė gjumi gjatė lėvizjes sė autobusit. Autobusi i kishės sė parė
baptiste tė Eldorados po dėrgonte qytetarė pleq pėr tė vizituar
vende hiistorike. Policia ka thėnė se 5 udhėtarė kanė vdekur nė
vend, kurse 3 tė tjerė kanė vdekur nė spital.
-
-
-
Operacionet izraelite kanė vazhduar edhe sot nė kampin palestinez
Rafah
-
-
Gaza, 14 tetor 2003
Nė vazhdim tė operacionit izraelit tė filluar tė premten e kaluar,
dhjetėra tanke kanė depėrtuar sot (e martė) nė kampin e refugjatėve
Rafah nė pjesėn jugore tė Rripit tė Gazės, njofton BBCworld.
-
-
Dėshmitarėt palestinezė kanė thėnė se
heret nė mengjes dy kolona automjetesh tė blinduara kanė hyrė nė
kamp nė dy drejtime dhe janė drejtuar nė pjesė tė ndryshme tė kampit
nga ai qė ka qenė nė shėnjestėr ditėve tė kaluara.
-
-
Burimet izraelite kanė konfirmuar
vazhdimin e operacionit tė se premtes dhe kanė thėnė se armata po
kėrkon tunelet, qė militantėt i pėrdorin pėr kontrabandim tė armėve
nga Egjipti.
-
-
-
Djali
i Osama bin Ladenit ka rol kryesor nė sulmet vetėvrasėse tė rrjetit
tė Al Kaidės
-
-
Uashington, 14 tetor 2003
Njė nga djemtė mė tė moēėm tė Osama bin Ladenit ėshtė paraqitur tė
ketė luajtur rolin kryesor nė rrjetin e al-Kaidės dhe ėshtė pjesėtar
i njė grupi tė vogėl liderėsh, qė rrjedhin nga grupet nga Irani, bėn
tė ditur "Uashington post" nė njė shkrim tė sotėm (e martė), njofton
Rojter.
-
-
Duke cituar njė burim evropian tė
zbulimit, kjo gazetė thotė se Saad bin Laden dhe njė operativist i
lartė i Al Kaidės nė Iran kanė qenė nė kontakt me njė qelulė nė
Arabinė Saudite pak para bombardimit vetėvrasės tė 12 majit nė
kryeqytetin saudit, kur qenė vrarė 35 njerėz.
-
-
Burimi nuk jep detajet e komunikimit,
por thotė se sulmet e Riadit janė rezultat i kopntakteve tė
planifikuara nė Iran dhe janė urdhėruar qė andej.
-
-
-
Mirėpritet projekt rezoluta pėr Irakun
-
-
Nju Jork, 14 tetor 2003
- Ministrat e jashtėm tė Francės dhe tė Gjermanisė e kanė mirėpritur
versionin e ri tė njė projekt rezolute amerikane nė Kombet e
Bashkuara, pėr rindėrtimin politik dhe ekonomik tė Irakut.
-
Teksti i fundit i jep afat deri mė 15 dhjetor qeverisė sė pėrkohshme
tė Irakut qė tė pėrmbushė afatin pėr hartimin e njė kushtetute tė re
dhe zgjedhjet qė do tė pasojnė.
-
-
-
Nė
luftimet nė Qerbela janė vrarė rreth 10 vetė dhe janė plagosur shumė
tė tjerė
-
-
Qerbela, Irak, 14 tetor 2003
Fraksionet rivale muslimane shite janė pėrleshur gjatė natės nė
qytetin e shenjtė Qerbela, 50 mila nė juglindje tė Bagdadit, ku disa
njerėz janė vrarė ose janė plagosur, kanė bėrė tė ditur sot (e
martė) dėshmitarėt, njofton AP. Policia irakiane ka rrethuar zyret e
liderėve tė njėrit nga fraksioneve.
-
-
Luftimet duken tė jenė pjesė e luftės
pėr pushtet nė komunitetin maxhoritar shit ndėrmjet forcave tė
klerikut Muktadea al-Sadėr, njė kundėrshtar i fuqishėm i forcvave
ushtarake amerikane dhe ithtarėve tė liderėve fetarė, qė kanė
qendrim tė moderuar ndaj amerikanėve. Luftimet kanė pėrfunduar nė
agim.
-
-
Forcat e Al- Sadrit janė tėrhequr nė njė
xhami, ku janė rrethuar nga policia. Nė kėto luftime kanė humbur
jetėn rreth 10 vetė, kurse shumė tė tjerė janė plagosur, kanė pohuar
dėshmitarėt vendės, por kėto shifra ende nuk janė konfirmuar
zyrtarisht.
-
-
-
Sadam
Hysein mund tė jetė i fshehur nė shtėpinė e stėrgjyshve tė tij nė
Tikrit
-
-
Tikrit, 14 tetor 2003
Ish-presidenti irakian, Sadam Hysein, mund tė jetė i fshehur nė
shtėpinė e stėrgjyshve tė tij nė Tikrit, kanė thėnė zyrtarėt
amerikanė, njofton BBCnews. Infrmacionet e zbulimit thonė gjithashtu
se ka indikacione qė lideri i pėrmbysur po e udhėheq rezistencėn e
dhunshme kundėramerikane nė zonė, 140 km nė veri tė kryeqytetit
Bagdad, kanė shtuar kėta zyrtarė.
-
-
Ne kemi indikacione se ai ka qenė kėtu
rishtas...ai mund tė jetė kėtu edhe tash, ka thėnė sot (e martė)
majori Roj Smith, komandant i Divizionit amerikan, tė vendosur nė
Tikrit. Sadam Hyseini nuk ėshtė parė publikisht qė nga fillimi i
prillit, pak para se Bagdadi tu dorėzohet forcave tė koalicionit.
|
|
|
|
|
|
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|