|
14 tetor 2003 / TN
Dr.
Aurel PLASARI
Skėnderbeu "mbret" ėshtė njė pėrfytyrim qė ka ekzistuar nė traditėn
popullore shqiptare, sė paku qysh kur na mėsonin nė fillore vargjet:
"Mbre'n e Shqipėrisė/ Skėnderbenė me nam...". Nė njė variant tė tillė
popullor fjala "mbret" ka, padyshim, njė kuptim mjaft mė tė zgjeruar
se ai i sė drejtės shtetėrore karakteristike pėr Kohėn e Mesme, si dhe
pėr atė moderne. Por qė variante tė tilla popullore tė kalojnė edhe nė
shkencėn e historisė i pengon njė kufi, i cili ėshtė i domosdoshėm pėr
tė veēuar historinė nga miti, pėr tė ndaluar mbathjen e
historiografisė me legjenda.
Statusi
juridik i Komandantit tė Lidhjes sė Lezhės (Gjergj Kastriotit,
Skėnderbeut) si dhe marrėdhėniet e tij me Shtetin e Papėve, qė ishte
shteti mė i rėndėsishėm i kohės sė tij, me Mbretėrinė Hungare,
Mbretėrinė e Aragonit (posaēėrisht mbretin Alfons dhe, mandej,
Ferrante), Republikėn e Venedikut dhe Senatin e saj, Dukatin e Milanos
etj. janė tanimė tė dėshmuara gjerėsisht nga burime tregimtare, si dhe
dokumente arkivore. Nė njė gjendje tė kėtilltė tė realitetit tė
fakteve, qė del prej kėtyre burimeve, informacioni i dhėnė dhe i
pėrsėritur kohėn e fundit nga disa media tė shkruara shqiptare (i
riprodhuar tanimė edhe nė site tė internetit): "Vatikani zbulon vulėn
mbretėrore tė Skėnderbeut" nuk mund mos tė tėrheqė vėmendjen. Pėr mė
shumė, kur njė informacion i tillė paraprihet nga mbititulli "Arkivi
Sekret i Vatikanit nxjerr nė dritė mandatin qė shpall mbret
Skėnderbeun" apo vijohet nga nėntitulli "Mandati ėshtė i shkruar nė
pergamen, ku janė varur dy vula origjinale shtetėrore: njėra ėshtė
vula shtetėrore e Skėnderbeut dhe tjetra e noterit Johannes Borcius de
Grillis".
Pra, sė
rishti Arkivi "sekret" i Vatikanit, si nė rastin e "zbulimit" tė tė
quajturit "dorėshkrim shqip i vitit 1210 i Theodor Shkodranit", qė
ende nuk u nxor nė dritė. Madje sė rishti njė dokument "i shkruar nė
pergamenė", pikė pėr pikė si ai i Theodorit nga Shkodra. Bėhet e
nevojshme, nė njė gjendje tė tillė, tė kujtohet se Arkivi i quajtur
"sekret" i Vatikanit (Archivio Segreto Vaticano), sa i pėrket
dokumentacionit mbi Arbėrinė e epokės skėnderbeiane, nuk pėrbėn ndonjė
"sekret" tė madh, sikurse lihet tė kuptohet. Nga ana tjetėr, nuk ėshtė
serioze qė me emrin e tij tė sugjestionohet me tė tepėrt lexuesi.
Arkivi
nė fjalė quhet "i hapur pėr konsultim" prej kohės sė papės Luan III
dhe i riorganizuar disa here mė vonė. Nė ditėn e sotme (fund i
shkurtit 2003) aty lejohet konsultimi deri nė gjithė papnimin e
Benediktit XV (22 janar 1922), ndėrsa pėr disa fonde tė tjera, "tė
nunciaturave", deri mė 1939. Fondet e tij kryesore, nė tė cilat
ndodhen edhe njė shumicė e madhe dokumentesh qė kanė lidhje me
historinė tonė, janė Regjistrat Vatikanė, Regjistrat Lateranas,
pėrmbledhjet "Rationes Camerae", Arkivi Koncistorial etj., tė
pėrshkruara pėrimtisht nė skedarin "Garampi".Ky ėshtė njė skedar
monumental, fryt i nismės sė arkivistit Giuseppe Garampi kur ishte
prefekt i Arkivit Sekret tė Vatikanit nė vitet 1751#8209;1752, qė
pėrbėn ende sot tė vetmin Tregues tė Pėrgjithshėm simbas emrave dhe
lėndėve tė dokumentacionit tė Arkivit nė fjalė deri thuajse nė gjithė
shek. XVIII.
Pėr
dokumentet qė lidhen me Arbėrinė dhe me Skėnderbeun, kėtė arkiv
"sekret" e kanė kaluar pėr duarsh shumė hulumtues tė huaj, si
Raynaldi, vijues i Baronius#8209;it, qė edhe botoi njė shumicė
dokumentesh prej kėtij arkivi nė veprėn shumėvėllimėshe Vjetarėt
kishtarė (vėll. XIX dhe XX, Colonniae Agrippinae 1694); Wadding, qė po
ashtu i botoi nė Vjetarėt e tė Vegjėlve ose Urdhrit tė tretė (vėll.
XI;XIII, Romae 1734;1735); Farlati pėr veprėn e tij Iliriku i Shenjtė
(vėll. VII, Venetiae 1871) etj.
Dokumente tė epokės nė fjalė, pėrfshi edhe asish qė lidhen me Arbėrinė
dhe Skėnderbeun, nxorėn e botuan edhe August Theiner nė Monumente tė
Vjetra qė ilustrojnė Historinė e Hungarisė sė Shenjtė (vėll. I;II,
Romae 1859#8209;1860) dhe Monumente tė Vjetra qė ilustrojnė Historinė
e Sllavėve tė Jugut (vėll. I dhe II, Romae 1860#8209;1863), Makuev nė
Monumente Historike tė Sllavėve tė Jugut (vėll. I Warsawa 1874; vėll.
II Beograd 1882), historiani i papėve Ludwig von Pastor nė veprėn e
vet madhore Histori e papėve (vėll. I#8209;II, Freiburg im Breigau
1901), treshja Thallóczy & Jirecek & Sufflay nė Akte dhe Diploma qė
ilustrojnė Ēėshtje tė Arbėrisė mesjetare (vėll. I#8209;II, Vidobonae
1913, 1918), Jorga nė disa pjesė tė vėllimeve Shėnime dhe fragmente
pėr t'i shėrbyer historisė sė kryqėzatave nė shek. XV
(Paris#8209;Bucarest 1899#8209;1915), Cordignano & Valentini nė Sprovė
e njė Regesti historik (Scutari 1937), Jovan Radonic nė Gjergj
Kastrioti Skėnderbeu dhe Arbėria e shek. XV (Beograd 1942) etj.
Jo tė
gjithė i volėn kėto burime nė vend, d.m.th. nė Arkivin e Vatikanit,
por i shfrytėzuan nė mėnyrė tė tėrthortė: burim mbas burimi, ndėr ta
edhe emra autoritarė, si Farlati, yfflay, Radonic etj. Sa pėrket
drejtpėrsėdrejti fondet pėr Arbėrinė e kohės sė Skėnderbeut dhe vetė
Skėnderbeun, nė shek. XX atė e kanė hulumtuar dhe rihulumtuar studiues
nė zė, si Giuseppe Valentini, Matteo Sciambra, Ignazio Parrino etj.
Prej punės sė zellshme tė tė treve rezultuan, pėr shembull, studimi i
rėndėsishėm Arbėria dhe Skėnderbeu nė planin e pėrgjigjshėm tė
kryqėzatės sė Kalikstit II (Grottaferrata 1967) dhe vepra e
rėndėsishme "Liber Brebium" i Kaliksit III. Kryqėzata, Arbėria dhe
Skėnderbeu (Palermo 1968). Fryt i punės sė tyre nė kėtė arkiv, i
nxjerrė nė krye nga Parrino#8209;ja, ishte e dhe vėll. I i
pėrmbledhjes me dokumente Akte tė Arbėrisė Vatikane (Roma 1968).
Kjo nuk
do tė thotė se Arkivi (Sekret) i Vatikanit ėshtė njė gurrė e shterur
pėr hulumtuesit. Pėrkundrazi, ai mbetet ende njė minierė e hulumtuar
vetėm pėrcipė, prej sė cilės mund tė priten oseēast befasime. Por
pikėrisht prej kėsaj gjendjeje nuk kemi tė drejtė qė prirjen e
publikut shqiptar pėr tė pritur "befasimet" ta shpėrdorojmė njė e dy
me "zbulime" dokumentesh tė zbuluara, me manipulimin e tyre, qoftė
edhe me premtime pėr nxjerrjen dikur nė dritė tė njė dokumenti qė
dikush e paskėsh zbuluar prej vitesh, por nuk ia jep ende publikut.
Vjen njė ditė dhe shpėrdorimi kėsisoj i pritjes sė publikut ēon nė njė
dukuri tė njohur, qė quhet "zhgėnjim i pritjes", e cila bėn qė atėherė
edhe zbulimet e vėrteta tė mos besohen, tė refuzohen. Edhe dokumenti
me tė cilin mėtohet se "Vatikani zbulon vulėn mbretėrore tė
Skėnderbeut", apo "Arkivi Sekret i Vatikanit nxjerr nė dritė mandatin
qė shpall mbret Skėnderbeun" etj., ėshtė njė dokument i zbuluar prej
kohėsh, i lexuar, madje edhe i botuar. Dallimi thelbėsor mes
pėrmbajtjes sė tij tė njohur dhe mėtimit tė sotėm ėshtė se nė tė nuk
pėrmendet nė asnjė vend titulli "mbret" pėr Skėnderbeun dhe as lihet
tė nėnkuptohet ndonjė titull i tillė, sikurse u shėrbehet sot ky
dokument lexuesve.
Qė
ėshtė fjala pėr njė "zbulim tanimė tė zbuluar" del edhe prej pohimit
tjetėr: "Pėrmbyset njė nga datimet e nxjerra gabim nga studiuesit
shqiptarė. Me zbulimin e mandatit tė Skėnderbeut nga Arkivat Sekrete
tė Vatikanit hidhet poshtė datė e shkruar deri mė tani pėr kėtė
dokument. Viti 1463 vėnė nga studiuesit shqiptarė nuk vlen mė. Kjo
datė thuhet se ėshtė vendosur pa e pasur nė dorė dokumentin, as
origjinalin, as kopjen. Ndaj argumentohet gabim ky datim". Ky pohim nė
gjuhėn profesionale quhet thjesht mashtrim. Kėtė dokument e ka kaluar
pėrduarsh, nė origjinal, pėr shembull Lorenzo Tacchella, gjatė punės
sė tij nė fondet e Arkivit Sekret tė Vatikanit. Nė rastin e
Tacchella#8209;s jo vetėm nuk bėhet fjalė pėr ndonjė "studiues
shqiptar", por pėr njė specialist qė ka kaluar pėr duarsh pikėrisht
origjinalin e dokumentit, qė ndohet nė Dollapin XXXIX, fondi Diversa
Cameralia i Dhomės Apostullore, 30, fl. 134 recto#8209;verso. Madje
Tacchella ka dhėnė edhe njė fotografi tė kėtij dokumenti nė fac
simile, prej sė cilės po e riprodhoj kėtu pėr lexuesin kureshtar, nė
librin Gjergj Kastrioti Skėnderbeu dhe papėt e Romės nė shek. XV
(Verona 1987).
Tacchella, i cili e ka lexuar dokumentin korrektisht, e ka shoqėruar
edhe me kėtė shėnim: "Mė 29 tetor 1463, si ka marrė relacionin prej
Martin Muzakės, ambasador i tij pranė Piut II, Gjergj Kastrioti
Skėnderbeu, nga Rodoni nė vendin e Shėn Mėrisė, nė prani tė Pal
Engjėllit [arkipeshkėv, A.P.] tė Durrėsit dhe tė rajonit ilir, tė
Pjetėr Dukės abat i S. Alessandros [Shėn Llezhdrit, a.p.] tė Mullirit
[?] nė dioqezėn e Arbanit nė Arbėri, me Vlashin [Biagio] prior i
domenikanėve tė Kuvendit tė Shkodrės orator dhe nunc apostullor nė
Arbėri, nė prani edhe dėshmitarėsh tė pėrshtatshėm, i jep Martin
Muzakės mandatin si prokurator i tiji i posaēėm, pėr tė vajtur te Papa
dhe nė Kolegjin e Kardinajve tė mbledhur nė koncistor dhe pėr tė
trajtuar ēdo ēėshtje nė lidhje me luftėn kundėr turqve" (f. 56) . Kjo
ėshtė, nė tė vėrtetė, dhe asgjė mė shumė pėrmbajtja e dokumentit.
Sikurse mund tė verifikohet edhe nė fac simile, nė tė nuk gjendet
askund fjala "mbret", as pėr Skėnderbeun, as pėr tjetėr kėnd, pėrpos
emėrtimit tė tij "dux", d.m.th kėtu "prijės".
Fjalia
e pėrkthyer tandenciozisht nė kėtė tekst, mbi tė cilėn edhe ėshtė
ndėrtuar trillimi, ka tė bėjė jo me Skėnderbeun por me noterin qė ka
hartuar aktin: "Unė, Johannes Borcius de Grillis, prift i ipeshkvisė
sė Durrėsit, notar publik me urdhėr dhe autoritet tė mbretit, firmos
tė gjitha kėto dhe secilėn". Pikėsėpari termi "mbret" ("rex", "regii"
etj.), si ėshtė dhėnė prej mėtuesve tė "zbulimit" tė tanishėm, nuk
lexohet nė fjalinė nė origjinal. Nėse interpretohet ashtu ndonjė nga
trajtat e paradigmės sė foljes lat. imperare, qė mund tė shihet nė
origjinal, do tė ishte shpėrdorim, duke qenė se imperare do tė thotė
thjesht "urdhėroj", "porosis": imperare naves = urdhėroj tė gatiten
anijet; imperare pecuniam = vendos taksa; imperare obsides = urdhėroj
tė jepen pengje; imperare arma = vė taksė armėsh; imperare equites =
vė taksė kuajsh; imperare exercitum = mobilizoj ushtarė; madje
imperare arvis = lavroj tokėn etj.
Por,
edhe sikur tė pranohej pėr njė ēast pėrkthimi "me mbret" i kėsaj
fjalie, kjo nuk do tė lidhej me Skenderbeun. Tė bėsh njė lidhje tė
tillė, do tė thotė tė dėshmosh sheshit padije jo vetėm filologjike,
por edhe historike, edhe juridike. Sepse pėr kohėn dhe rrethanat nė
fjalė dihet qė Durrėsi si qytet ishte zotėrim i Republikės sė
Venedikut, e ndėrtuar pėr t'u mbrojtur nga toka, nė tė cilėn tėrhiqej
nė rrethana tė skajshme. Po e pėrmend vetėm rrėshqimthi kėtu padijen e
mėtuesve tė "zbulimit", ose tė gazetarėve tė informacionit, qė
shkruajnė: "Ishte zgjedhur Rodoni, nė jug tė Shqipėrisė, pėr tė
nėnshkruar mandatin e mbretit...". Si "nė jug" tė Shqipėrisė?!) Tė
shpallurit mbret, nė kohėn pėr tė cilėn bėhet fjalė, parakuptonte
procedura tė ndėrlikuara, ceremoni tė posaēme dhe, pėrkatėsisht,
dokumentacione tė shtjelluara.
Nė
variantin e tij, tė "pėrfoljes" pėr gjasėn e tė shpallurit mbret tė
Gjergj Kastriotit nė rrethanat e fillimit tė kryqėzatės sė vitit 1463,
Barleti qė ishte bashkėkohės i heroit ka dėshmuar se i njihte sak kėto
punė, kur ka shkruar nė Historinė e tij se "qarkullonte fjala" qė papa
Piu II, me fillimin e kryqėzatės sė pėrgatititur prej tij, do tė
zbriste pėr tė ēuar meshė nė katedralen e Durrėsit, ku do tė
shuguronte kardinal ipeshkvin e Durrėsit Pal Engjėlli, ndėrsa
Skėnderbeun do ta shpallte "Mbret tė arbėrve dhe epirotėve". (Ja edhe
pėr ata qė e duan nė origjinal: "Circumferebatur iam ubuque Pium
Pontifice maximo contractis undique viribus et copiis omnium
christianorum in unum coactis exppediem advesus Ottomanum egressurum,
qui ut primum in Epirum et Albaniam trajecisset in urbe Dyrrachina
post rem divinam factum Paulum Angelum ejusdem urbis archiepiscopum de
quo supius mentionem fecimus, in culmine praesulatus, et secundam a
summo praesulo et Pontifice maximo dignitatem, quam nunc Cardinalatum
appellant, insignire atque sublimare, Scanderbegum vero in regem
Albanorum et Epirotarum declarare...", Barletius: Historia, XI, 138
verso.)
E kanė
pėrsėritur ose pėrforcuar Barletin pėr kėtė tė dhėnė edhe autorė tė
tjerė, si Lavardin#8209;i (Histoire, 445). Hopf#8209;i, nga ana a tij,
ka mėtuar se ishte Piu II qė i kishte premtuar Skėnderbeut t'i jepte
titullin "mbret" (Griechenland, LXXXV, 155). Zinkeisen#8209;i
gjithashtu ka pohuar qė Papa t'i kishte premtuar Skėnderbeut
personalisht, qysh mė 1460#8209;n, se po tė vinte ai vetė nė Arbėri nė
krye tė kryqėzatės, do ta kurorėzonte atė "Mbret tė Epirit, Maqedonisė
dhe gjithė Romanisė [Rumelisė]", si dhe do t'i jepte komandėn e
ushtrisė qė do tė nisej pėr tė ēliruar Europėn nga "tė pafetė"
(Geschichte, II, 137).
Qė nė
kėtė mes tė bėhej fjalė pėr "premtime", kjo mund tė nxirret edhe nga
Historia e dokumentuar e Venedikut e Romanin#8209;it: "Nė tė njėjtėn
kohė [1463] Skėnderbeu, i mikluar prej gatitjesh tė mėdha tė Papės dhe
tė venedikasve dhe, si mori disa ndihma prej kėtyreve tė fundit,
kishte prishur paqen me Mehmetin" (Storia, IV, 322). Por edhe nė
Vjetarėt e Raguzės flitet, pak a shumė, pėr diēka tė tillė: "Si vdiq
mandej Kaliksti IV [gabim, lexo III, A.P.] pricėrit e sipėrthėnė tė
lutur prej Piut II vendosėn t'i qėndronin vendimit tė parė. Komandant
i pėrgjithshėm i kėsaj lufte tė shenjtė duhej tė ishte Duka i
Burgundjes, ndėrsa flamurmbajtės Gjergj Kastrioti" (Luccari: Annali,
187).
Edhe
vetė Barleti, duke folur pėr prishjen e paqes me osmanėt nė vitin 1462
nga ana e Skėnderbeut nė kontekstin e pėrgatitjes sė kryqėzatės
kundėrosmane tė Piut II, lė tė kuptohet qė mbi Skėnderbeun tė kenė
ndikuar edhe premtime nga ana e Papatit. Por, ndonėse nė tė shumtat e
rasteve panagjerist i heroit, Barleti nė kėtė pikė edhe pėr mundėsinė
e njė shpalljeje tė tillė nė tė ardhmen shprehej mjaft pėrmbajtshėm se
"qarkullonte fjala" ("circumferebatur"). Ai ka formuluar kėshtu njė
variant qė, me sa shihet, mbetet ende nė fuqi duke qenė ky maksimumi i
informacionit qė mund tė jepet deri mė sot mbi mundėsinė e tė
shpallurit "mbret" ("in regem") tė Skėnderbeut nė kontekstin e
fillimit tė kryqėzatės sė vitit 1463
Sikurse
dihet historikisht, nė verėn e vitit 1464 papa Piu II delte nė Akonė,
asikohe port i Shtetit Papnor, pėr t'u vėnė nė krye tė nisjes tė
"kryqėzatės" me flotėn qė do tė mblidhej aty dhe do tė lundronte pėr
Raguzė, ku duhej tė bėhej takimi me mbretin e Hungarisė dhe me
Skėnderbeun dhe ushtritė e tyre pėrkatėse (Pastor: Geschichte, II,
674). Flota, nė tė vėrtetė nuk u mblodh kurrė. Qe e gjitha njė
aventurė qė pėrfundoi nė mėnyrė tė trishtme. Papa vetė vdiq aty, nė
portin e Ankonės. Sė toku me tė, si thuhet, vdiq edhe kryqėzata e tij
por, njėherėsh, edhe ėndrra pėr shpalljen e Skėnderbeut "mbret" dhe
Pal Engjėllit "kardinal". Ky ėshtė kufiri qė e pengon variantin
popullor tė Skėnderbeut "mbret" tė kalojė edhe nė shkencėn e historisė
duke e veēuar kėshtu legjendėn nga historia.
Nė fund
njė thirrje: tė gjitha ata qė mund tė kenė pėr duarsh dokumente nė tė
cilat Skėnderbeu tė rezultojė i shpallur "mbret" apo "perandor" apo
"papė" etj., as ka mundėsi t'i nxjerrin sheshit kėsi dokumentesh, nė
vend qė tė "zhgėnjejnė" oreēast pritjen e publikut pėr befasime tė
tilla me "arkiva sekrete"?
Shkrimin pėr botim nė Trepca.net e dėrgoi mė 12 tetor
2003 ,
z. Ēerēiz Loloēi.
|
|