|
-
13
tetor 2003 /
Zejnulla Jakupi
-
-
Vjena uvertyrė e bisedimeve drejt pavarėsisė?
-
Kosova synon me dialogun nė Vjenė fitoren nė betejėn e argumentimit
dhe ballafaqimit. Vetėm pavarėsia do tė jetė mjet pėr paqen nė
Ballkan dhe mė gjerė.
-
Kėtė koment, ese apo opinion, siē quhet nė gjuhėn e gazetarisė, u
kam dėrguar dy gazetave mė tė lexuara nė Kosovė. Kur u dėrgova
komentin e kisha njė qėllim, qė tė jepet edhe njė vot pro dialogut
nė opinionin publik. Por, ky opinion u cenzurua nga dy gazetat.
Posaqėrisht mė mbeti hatri qė, mu ajo gazeta qė e kundėrshton
dialogun nuk e botoi kėtė opinion, edhe pse kjo gazetė shpesh
thirret si gazetė e dalur nga shoqėria civile dhe e ideatorėve tė
saj, ndėrsa, botohen tė gjitha shkrimet, jo vetėm tė gazetarėve, tė
kėsaj gazete, por edhe tė lexuesėve qė shprehen tepėr vrazhdė kundėr
dialogut, dhe kundėr EU-sė dhe SHBA-ve.
-
Pasiqė redaktorėt janė, seleksionuesit dhe tė vetmit qė vendosin se
cili shkrim do ta shoh dritėn e botimit, mė mbetet dritarja e vetme
Trepēa.net, dritarja e vetme ku intelektualėt, shqiptarėt, tė tė
gjitha bindjeve politike a kombėtare mund ta thonė fjalėn e tyre.
Po vallė sikur tė mos ishte Trepēa.net ku do tė mund ta thoshte
shqiptari mendimin e lirė? Mirėpo, besojė se do tė vijė dita kur do
tė thyhet perdja e hekurt e portirėve qė e mbajnė tė monopolizuar
opinionin nė shtypin ditor, duke mos i dhėnė mundėsi lexuesit, ta
thotė s“paku njė fjalė pėr proceset mė tė rėndėsishme politike nė
vend.
-
A ėshtė e vėrtetė thėnija se tė gjitha veprimet lidhur me dialogun
ndihmojnė pėr tė shkuar drejt qėllimit,rrespektivisht drejt
pavarėsisė? Sikur dihet tashmė,tek politikanėt shqiptarė qė nga dita
kur ata morėn ftesėn pėr tė shkuar nė Vjenė pėr bisedime, mund t“i
kujtojmė dy lloje mė tė mėdhenj tė qėllimeve tė Aristotelit. Tipi i
parė qėllimeve sipas Aristotelit mund tė quhet qėllime instrumentale
(Veprime qė bėhen si mjete pėr qėllime tė tjera). Dhe qėllime tė
qenėsishme(veprime qė janė bėrė pėr hirė tė vetvetes). Kėta dy tipe
qėllimesh politike janė shfaqur, edhe nė dekleratat e politikanėve
tanė si veprime qė lidhen me dialogun.
-
-
Duke analizuar shtypin,pikėrisht katėr gazetat ditore nė Kosovė, qė
nga koha kur Hari Holkeri bėri thirrje pėr tė shkuar nė bisedime,
vrehet nė komentime njė tendecė e disa gazetave kundėr dialogut,
tendencė kjo qė mund tė kuptohet si njė seri speziale e veprimeve,
tė cilat nė kėte rast kanė qėllimet e tyre dhe kur qėllimet mbeten
tė papėrfunduara,sipas Aristotelit ato mbeten vetėm mjete me anė te
tė cilave arrihen qėllimet e tjera.
-
-
Si gjithmonė, edhe kėsaj radhe gjenden politikanėt, veprimtarė,
publicistė, botuesė qė me komente thirrje profetike kundėr dialogut,
mundohen tė frenojnė ēdo proces dhe lėvizje kah zgjidhja e problemit
tė Kosovės, veēanėrisht pavarėsimit tė saj. Kėtė art tė frenuarit, u
pa shumė qartė se si e ushtrojnė kundėrshtarėt e dialogut dhe njė
aradhė e tėrė e simpatizuesish tė kėsaj ideologjie,tė cilėt nuk do
t“i pėrmendi,sepse ata dihen tashmė botėrisht.
-
Frenimi i delegacionit dhe pėrfaqėsuesėve shqiptarė nga strukturat e
lartpėrmendura mund tė ketė pasoja,por frenimi i nisjes pėr tė
shkuar nė Vjenė,nuk ėshtė kryerė akoma, realizuesi i tij ka arritur
qėllimin fillestar dhe ėshtė vetėdėshmuar si frenues i proceseve
demokratike nė Kosovė. Por, freri, siē pėrmendėm mė lartė ėshtė njė
mjet pėr kalorsin,nė kėtė rast, rolin e kalorsit e ka Serbia qė nget
kalin e tij nė betejė, pėr tė fituar sa mė shumė,simpati dhe
pėrkrahje nga ndėrkombėtarėt. Gjithashtu, politikanėt shqiptarė nė
Kosovė nuk kanė ndėrtuar platformėn e tyre tė pėrbashkėt dhe ajo me
sa duket nuk u arrit.
-
-
Vėtėm kur tė pėrfundoj(procesi dhe kur do tė arrihet
pavarėsia),atėherė mund tė themi se institucionet tona,politikanėt
tanė e kanė realizuar funksionin e tyre si politikanė tė
pėrgjegjshėm dhe tė ndėrgjegjshėm. Dialogu nė kėtė fazė,nė mėnyrė qė
me vonė tė mund tė jetėsohet pavarėsia,gjithashtu realizon
funksionin e saj, kur ajo siguron ballafaqim dhe kur politikanėt
tanė dalin me fakte dhe argumente dhe i tregojnė botės se dijnė ta
ngrejnė shtetin e tyre dhe t“u sigurojnė strehė tė sigurtė
qytetarėve tė tyre.
-
-
Por, qėllimet e arritura nė Vjenė,pėrmes pėrfaqėsimit insitutucional
tė Kosoves,nuk janė qėllime nė vetvete,por janė instrumente pėr
zgjidhjen e njė mori problemeve tė qytetarėve tė Kosovės, qė akoma i
ka nė dorė Serbia sipas Rezolutės 1244, prandaj edhe kėto bisedime
mund tė quhen teknike. Procesi drejt pavarėsisė mund tė jetė njė
rrugė e gjatė,nėse politikanėt tanė nuk dijnė ta shfrytėzojnė
pėrkrajhen nga SHBA-tė. Drejtuesit e kėtij procesi, nė kėtė rast
janė; Bashkėsia Ndėrkombėtare SHBA dhe EU.
-
-
Pikėrisht pėrmes kėtyre bisedimeve Kosova e realizon funksionin e
saj kur ndėrkombėtarisht njihet si shtet.Bashkėsia ndėrkombėtare e
kryen kėtė funksion, vetėm atėherė kur ajo e realizon kėtė detyrė me
sukses, dhe pėrsėri edhe ky qėllim ėshtė veēmas pėr SHBA-nė njė mjet
pėr sigurimin e paqes dhe stabilitetit nė Rajon.
-
-
Qėllimi i dialogut, nė kėtė rast, bėhet njė mjet pėr shpejtimin e
kėtij procesi.Kosova synon fitoren nė betejėn e argumentimit dhe
ballafaqimit. Nė periudhėn kur tė arrihet pavarėsia, fitorja mbetet
serish mjet pėr paqen nė Ballkan dhe mė gjerė. Prandaj, ne duhet ta
lidhim rolin e politikanit tonė nė kėto bisedime me njė funksion
spezial. Njė politikan ėshtė i mirė, nė qoftė se ai bėn atė qė
pritet qė politikanėt ta bėjnė nė dialogun nė Vjenė.
|
|