|
13 tetor 2003 / Linda Karadaku, Fahri
Musliu / "Zėri
i Amerikės"
Presidenti i Kosovės Ibrahim
Rugova dhe kryetari i parlamentit Nexhat Daci, janė tė vetmit qė do tė
pėrfaqėsojnė Kosovėn nė bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradit, pėr
cėshtje teknike, tė cilat fillojnė nesėr nė Vjenė.
Zotėrinjtė Rugova dhe Daci, u
nisėn tė hėnėn pasdite nga aeroporti i Prishtinės pėr nė Vjenė,
ndėrkohė qė Lidhja Demokratike thotė se pjesėmarrja e institucioneve
mė tė larta tė Kosovės nė takimin e Vjenės ka rėndėsi tė madhe pėr
proceset politike nėpėr tė cilat po kalon Kosova, dhe ėshtė nė interes
tė Kosovės dhe tė ardhmes sė saj.
Kryeministri Bajram Rexhepi
refuzoi pėrfundimisht pjesėmarrjen nė kėto bisedime, ndėrkohė qė sot u
bė e ditur se tė njėjtėn gjė kanė bėrė edhe ministrja e shėndetėsisė
Resmie Mumxhiu dhe bashkėrenduesi ndėrministror pėr cėshtjet e
Kthimit, nė qeverinė e Kosovės, Milorad Todorovic.
Pėrfaqėsuesit e vendeve tė
pesėshes, Shteteve tė Bashkuara, Britanisė sė Madhe, Italisė,
Gjermanisė dhe Francės, janė pėrpjekur tė hėnėn nė zyrėn amerikane nė
Prishtinė tė bindin kryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim
Thaēi, pėr tė marrė pjesė nė bisedimet e Vjenės, por rezultatet
pėrfundimtare tė kėtyre bisedimeve, janė negative.
Kryeadministratori i Kosovės,
Harri Holkeri, ėshtė cituar nga zėdhėnėsja e tij Izabela Karlovic tė
ketė thėnė se shpreson qė pavarėsisht nga kėto vėshtirėsi,
institucionet e Kosovės do tė pėrkrahin procesin e zgjidhjes sė
ēėshtjeve pėr tė cilat do tė bisedohet nė fazėn e dytė tė dialogut mes
Prishtinės dhe Beogradit.
Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabel
Karlovich, ka thėnė se nė pamundėsi qė nė delegacionin e Kosovės tė
jenė edhe anėtarėt e qeverisė, Kosovėn do ta pėrfaqėsojė presidenti
Ibrahim Rugova, si simbol i unitetit tė Kosovės shumėetnike.
Pėrfaqėsuesit e vendeve tė
pesėshes dolėn mbrėmė me njė deklaratė tė pėrbashkėt, nė tė cilėn
shprehej keqardhja pėr vendimin e kryeministrit pėr tė mos marrė pjesė
nė bisedimet e Vjenės, por njėkohėsisht bėhej e qartė se bisedimet do
tė zhvillohen.
Pjesmarrja e delegacionit
tė Beogradit nuk ėshtė e sigurt
Delegacioni i Beogradit duhet
tė ishte nisur tė hėnėn nė orėn 18:00 por ai ende ndodhet nė Beograd,
gjė qė mund tė shkaktojė shtyrjen e fillimit tė bisedimeve. Arsyetimi
i tyre ėshtė se bisedimet vetėm me Rugovėn e Dacin nuk kanė kuptim,
nėse nė delegacionin e Prishtinės nuk ėshtė edhe pėrfaqėsuesi serb,
pra nėse delegacioni nuk ėshtė shumetnik.
Njė burim i afėrt me
delegacionin e Beogradit ka thėnė se janė duke u zhvilluar kėshillime
intensive midis shefit tė Qendrės bashkėrenduese pėr Kosovėn, Nebojsha
Ēoviē me shefin e UNMIKut, Hari Holkeri.
Delegacioni prej katėr
anėtarėsh i Beogradit pėrbėhet nga Presidenti i Unionit Serbi-Mal i
Zi, Svetozar Maroviē, kyreministri i Serbisė, Zoran Zhivkoviē,
nėnkryeministri serb i ngarkuar pėr Kosovėn, Nebojsha Ēoviē si dhe
ministri pėr tė Drejtat e Njeriut e tė Pakicave, Rasim Lajiē.
Kryeministri i Serbisė, Zoran
Zhivkoviē tha dje se dialogu nė Vjenė, paraqet "fitorėn e palės serbe"
dhe se pret qė kėto bisedime tė jenė njė rast qė pala shqiptare tė
marrė pjesėn e saj tė pėrgjegjėsisė politike e praktike pėr gjendjen
nė Kosovė. Por, tha ai, ato janė rast qė edhe bashkėsia ndėrkombėtare
tė realizojė atė qė pėrcaktohet nė Rezolutėn 1244 tė OKB-sė.
Kryeministri serb u shpreh se delegacioni i Beogradit, qysh nė fillim
tė bisedimeve do tė shprehė pakėnaqėsinė ndaj rezultateve tė punės sė
UNMIK-ut pėrsa i pėrket ēėshtjes sė kthimit tė serbėve tė zhvendosur
dhe sigurisė sė tyre nė Kosovė.
Delegacioni i Beogradit, nė
Vjenė do tė paraqitet me qėndrime tė pėrbashkėta tė cilat mė parė janė
harmonizuar me tė gjitha strukturat e pushtetit e tė opozitės dhe
Kishėn orthodokse serbe, dhe si platformė pėr bisedime do tė ketė
Deklaratėn mbi Kosovėn tė miratuar nė Kuvendin e Serbisė, nė fund tė
gushtit, ku konfirmohet sovraniteti dhe tėrėsia e territorit tė
Serbisė duke pėrfshirė edhe territorin e Kosovės.
|