|
13 tetor 2003 / Arben Xhixho
/ "Zėri
i Amerikės"
Fundjavėn qė kaloi u
zhvillua nė New York njė konferencė pėr tėrheqjen e investimeve nė
Kosovė. Ky eshte viti i dytė qė qeveria e Kosovės i bėn thirrje
komunitetit shqiptar dhe afaristėve amerikanė tė investojnė nė Kosovė.
Nė konferencė ishte i pranishėm edhe Ministri i Ēėshtjeve Publike
Jakup Krasniqi, i cili ishte i ftuar nė emisionin Ditari. Ai komentoi
mes tė tjerash edhe pėr bisedimet Prishtinė-Beograd.
Zėri i Amerikės:
Zoti Krasniqi, para se tė ndalemi tek konferenca pėr investimet nė
Kosovė, le tė flasim pėr bisedimet Prishtinė-Beograd. Duket se pėrsėri
kur ėshtė fjala pėr probleme tė rėndėsishme, shqiptarėt mezi e gjejnė
ose nuk e gjejnė dot gjuhėn me njeri-tjetrin. A nuk shkon kjo nė favor
tė atij imazhi tė krijuar me ose pa tė drejtė se shqiptarėt para se tė
kėrkojnė pavarėsinė, qė tė gjithė e kėrkojnė nė Kosovė duhet nė radhė
tė parė tė gjejnė gjuhėn me njėri-tjetrin?
Jakup Krasniqi:
Populli shqiptar nė Kosovė ka mbajtur tre zgjedhje tė lira. Ka mbajtur
zgjedhjet pėr parlamentin e Kosovės dhe institucionet e tjera qėndrore
nė Kosovė dhe do tė duhej krejt natyrshėm qė ēėshtja e bisedimeve mes
Prishtinės dhe Beogradit tė vendosej nė parlament dhe parlamenti tė
merrte vendimin politik pėr shkruarjen nė bisedimet e Vjenė. Ne
konsiderojmė se konferenca e Vjenės nuk ėshtė e pėrgatitur.
Delegacioni kosovar atje ėshtė pa pėrgjegjėsi dhe kompetenca tė
pėrcaktuara. Bisedimet do tė duhet tė zhvilloheshin mes Prishtinės dhe
Beogradit, por vetėm pasi tė bėhej njė marrėveshje paqeje mes
Prishtinės dhe Beogradit dhe pas kėsaj, mbasi mes dy vendeve ka pas
njė luftė, atėherė tė filloheshin pėrgatitjet e kėtyre bisedimeve. Por
paraprakisht qeverisė sė Kosovės dhe institucioneve tė tjera tė
Kosovės administrata ndėrkombėtare do tė duhej tju bartėte
kompetencat e pėrgjegjėsisė qė delegacioni i Kosovės nė Vjenė tė
shkonte me kompetenca tė plota dhe tė kishte mundėsi sovrane pėr tė
vendosur pėr tė gjitha format e bisedimeve me palėn serbe.
Zėri i Amerikės:
Gjithė kėto kushte qė ju pėrmendėt, a nuk do ta bėnte tė pamundur
fillimin e bisedimeve pasi plotėsimi i kėtyre kushteve ėshtė paksa njė
proces i gjatė?
Jakup Krasniqi:
Plotėsimi i kėtyre kushteve dhe marrja e njė vendimi nė parlament do
tė ishte vėrtet krejt e arėsyeshme. Po tė vendosej kjo ēėshtje nė
parlament atėherė delegacioni i Kosovės do tė ishte i plotėfuqishėm,
do tė kishte bazėn e vet ligjore por edhe do tė ishte i pėrgatitur
politikisht dhe do ta merrte pėrgjegjėsinė nga organi ligjvėnės, nga
parlamenti i cili ka marrė votat e qytetarėve tė Kosovės dhe me
vendosjen e ēėshtjes nė parlament delegacioni i Kosovės do tė kishte
pėrgjegjėsi dhe mundėsi tė tjera pėr tė biseduar pėr Kosovėn. Kėshtu
siē janė pėrgatitur kėto bisedime, qė nė fakt faktori kosovar ka qėnė
krejt i lėnė pas dore dhe pa kompetenca dhe pėrgjegjėsi pėr tė
vendosur mbi fatin e vet, nuk di cili do tė ishte pozicioni i
delegacionit por edhe nuk di se si do tė zhvillohen proceset nė kėtė
formė tė papėrgjegjėshme.
Zėri i Amerikės:
A jeni i shqetėsuar se
qeveria e Kosovės me mospjesmarrje nė kėto bisedime po rrezikon qė tė
prishet uniteti brenda saj dhe tė bjerė fare qeveria?
Jakup Krasniqi:
Ne mendojmė se qeveria ka kėrkuar vėrtet krijimin e njė uniteti mes
faktorit politik shqiptar dhe mendoj qė ai unitet ka qėnė i arritur nė
kuvendin e Kosovės. Nė kėtė kuvend tė gjitha subjektet politike u kanė
thėnė po bisedimeve por pasi do tė plotėsoheshin disa kushte. Mirėpo
ēėshtjen e parlamentit, ėshtė njė e vėrtetė e madhe se e ka penguar
kryetari i tij zoti Daci i cili nuk ka lejuar zhvillimin e njė debati
tė gjerė dhe tė gjithanshėm nė parlament. Nė njė mėnyrė paksa tė
ēuditshme ai hodhi nė votim nėse do tė vazhdonte apo do tė ndėrprehej
debati. Deputetėt pėr ēudi nė vend qė tė kėrkonin tė debatohej kjo
ēėshtje me tė vėrtetė shumė serioze pėr Kosovėn, pėr proceset qė po i
kalon Kosova, pėr tė ardhmen e Kosovės, ata votuan pėr ndėrprerjen e
debatit dhe kėshtu pengohet parlamenti pėr ta marrė vendimin politik,
pėr ta autorizuar qeverinė pėr formimin e njė platforme politike dhe
pėr formimin e njė delegacioni tė bisedimeve nė konferencėn e Vjenės.
Zėri i Amerikės:
Zoti Krasniqi, ka zėra qė thonė se brenda partisė suaj kanė filluar
fraksionet, ka njė lloj pėrēarjeje dhe se nje pjesė ėshtė e interesuar
pėr largimin e zotit Rexhepi? A ka ndonjė tė vėrtetė nė to?
Jakup Krasniqi:
Jo. Unė mendoj qė subjekti politik shqiptar sidomos Partia Demokratike
gjatė kėtij muaji tė fundit i ėshtė qasur nė mėnyrė shumė serioze
kėtij problemi. Zoti Rexhepi ėshtė anėtar i kryesisė sė Partisė
Demokratike, ėshtė anėtar i kėshillit drejtues tė kėsaj partie dhe ai
i ka pėrcjellė zhvillimet dhe diskutimet qė janė bėrė nė kėshillin
drejtues tė Partisė Demokratike, din vendimet e kėtij organi
vendimmarrės tė partisė dhe natyrisht ai ka mbajtur qėndrimin edhe tė
partisė por njėkohėsisht edhe tė qeverisė, sepse edhe nė qeveri ėshtė
biseduar pėr kėto probleme dhe nė qeveri ėshtė marrė vendimi qė nėse
parlamenti i Kosovės merr vendimin politik, e autorizon qeverinė pėr
bisedime atėherė ajo do tė pėrgatitej pėr konferencėn e Vjenės.
Zėri i Amerikės:
Megjithatė, zoti Thaēi tha mbrėmė se refuzimi i zotit Rexhepi ėshtė
qėndrimi i tij personal?
Jakup Krasniqi:
Jo, unė mendoj se qėndrimi i zotit Rexhepi nuk ka qėnė qėndrim
personal por ka qėnė edhe vendim i qeverisė por edhe vendim qė del nga
qėndrimet e kėshillit drejtues tė Partisė Demokratike tė Kosovės.
Zėri i Amerikės:
A gėzon zoti Rexhepi mbėshtetjen e plotė tė partisė suaj?
Jakup Krasniqi:
Natyrisht, edhe nė kėto momente zoti Rexhepi vazhdon ta ketė besimin e
Partisė Demokratike tė Kosovės.
Zėri i Amerikės:
Zoti Krasniqi, tė ndalemi
tani tek problemi i konferencės pėr tė cilėn ju erdhėt kėtu nė New
York. Sa e efektshme mund tė jetė njė konferencė e tillė pėr tė
tėrhequr investitorė pėr investime qoftė nga afaristė shqiptarė, qoftė
nga afaristė amerikanė nė njė kohė qė klima politike nė Kosovė tė
paktėn nė prag tė bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit duket se
ėshtė mė tashmė e paqėndrueshme?
Jakup Krasniqi:
Pėr kėtė konferencė ėshtė bėrė njė pėrgatitje para shumė kohėsh. Ėshtė
nė interesin e Kosovės qė tė tėrhiqen investitorė nga tė gjitha vendet
qė janė tė interesuara qė tė investojnė nė Kosovė dhe tė kenė fitimet
e tyre nė Kosovė. Pėr kėtė arsye ne dimė qė nė Shtetet e Bashkuara ka
shumė bashkėatdhetar qė kanė njė fuqi ekonomike, qė kanė mundėsi qė
kapitalin e tyre ta investojnė nė Kosovė dhe tė fitojnė nė Kosovė.
Prandaj qeveria e Kosovės nė kėtė rast ka parė tė arsyeshme tė
organizojė njė konferencė ku ti thėrrasė tė gjithė afaristėt shqiptarė
por edhe jo shqiptarė tė SHBA, ku tė tregojė kushtet dhe mundėsitė qė
janė krijuar, si ato ligjore edhe nga pushteti qėndror edhe nga ai
lokal dhe ne mendojmė qė ka hapėsirė dhe ka mundėsi pėr tė investuar
nė Kosovė dhe ka hapėsirė pėr tė nxjerrė fitime.
Zėri i Amerikės:
Zoti Krasniqi, ēfarė po bėhet me procesin e privatizimit. Administrata
ndėrkombėtare e anulojė pėr sqarimin e disa ēėshtjeve ligjore. A mund
tė jepni njė status tė fundit tė kėtij procesi?
Jakup Krasniqi:
Pėrfaqėsuesi special i sekretarit tė pėrgjithshėm ka ndėrprerė
pėrkohėsisht ēėshtjen e privatizimit por ajo duhet tė verifikohet nga
bordi mbikqyrės i AKMsė dhe ajo nuk ėshtė bėrė, prandaj ėshtė njė
ndėrprerje e pėrkohėshme. Ne e konsiderojmė se ndėrprerja nė kėtė
formė e privatizimit pengon realizimin e standartit tė parė,
zhvillimit ekonomik dhe nė tė vėrtetė kjo duhet tė shikohet mirė si
nga administrata ndėrkombėtare si nga ajo vendore se kjo pengon
zhvillimin ekonomik tė Kosovės, pengon realizimin e njė standarti, i
cili ėshtė ndoshta njė nga standartet kyēe pėr zhvillimin e tė gjitha
proceseve nė vijim nė Kosovė dhe ne shpresojmė qė kjo pengesė do tė
hiqet.
|