| |
 |
|
KOMENTE
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Rugova, Holkeri dhe Daci udhėtuan sot pėr
nė Vjenė |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
-
Prishtinė, 13 tetor 2003
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, shefi i UNMIK-ut Hari Holekri
dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci sot nė mesditė
udhėtuan pėr nė Vjenė, ku do tė marrin pjesė nė fillimin e
bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtje praktike.
-
Anėtarėt e delegacionit tė Kosovės, tė cilėt do ta marrin pjesė nė
takimin e nesėrm tė Vjenė deklaruan para mediave nė aereportin e
Prishtinės se do ta pėrfaqėsojnė Kosovėn nė mėnyrė tė denjė dhe
interesat e qytetarėve tė saj.
-
Presidenti Rugova tha se vendimin pėr tė marrė pjesė nė takimin e
Vjenės e ka marrė nė nė bazė tė kompetencave dhe pėrgjegjėsive tė
institucionit tė Presidentit tė Kosovės, qė dalin nga Korniza
Kushtetuese, si dhe pas kėrkesave tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
Presidenti tha se nė Vjenė pėrfaqėson interesat e qytetarėve tė
Kosovės, nga tė cilėt kėrkoi pėrkrahje dhe mirėkuptim.
-
"Vendimin pėr tė shkuar nė Vjenė e kam marrė nė bazė tė kompetencave
tė mia kushtetuese qė i pėrfaqėsoj tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe
popullin e saj dhe nė bazė tė kėrkesės sė bashkėsisė ndėrkombėtare
qė Kosova duhet tė marrė pjesė nė bisedimet pėr ēėshtje praktike nė
Vjenė", tha Presidenit i Kosovės.
-
-
"Nė tė njėjtėn kohė kėrkoj dhe besoj se
e kam edhe mirėkuptimin e qytetarėve tė Kosovės", theksoi Presidenti
Rugova, duke nėnvizuar se vendimi pėr pjesėmarrje nė takimin e
Vjenės ėshtė marrė me qėllim qė Kosova tė mos akuzohet para
bashkėsisė ndėrkombėtare dhe se dėshiron marrėdhėnie tė mira me tė
gjithė fqinjėt e saj.
-
-
Ndonėse shumica kanė qenė pro
bisedimeve, Presidenti shprehu bindjen se me gjithė dallimet qė
ekzistonin tash, institucionet e Kosovės do tė vazhdojnė tė
funksionojnė si mė parė.
-
Ndėrkaq shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri tha se Kosova do tė
pėrfaqėsohet denjėsisht nė Vjenė, duke shprehur njėherit keqardhje
qė nė delegacionin e Kosovės nuk ndodhet edhe Qeveria.
-
"Pėr fat tė keq, mosuniteti i subjekteve politike ka bėrė qė nė
Vjenė tė mos pėrfaqėsohen tė gjitha institucionet e Kosovės. Prej
tri institucioneve, atje do tė shkojnė vetėm dy. Sigurisht ne do tė
pėrpiqemi qė atje ta pėrfaqėsojmė nė mėnyrė tė denjė Kosovėn".
theksoi Holkeri.
-
Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci tha se takimi i Vjenės do tė jetė
fillimi i njė rruge tė parė dhe tė vėshtirė tė pėrfaqėsimit tė
drejtpėrdrejtė tė shtetit tė Kosovės, duke shprehur bindjen se nė
Vjenė Kosova do tė pėrfaqėsohet nė mėnyrė tė denjė. Kryeparlamentari
Daci tha se mospėrfaqėsimi i qeverisė nė fillimin e dialogut ėshtė
njė hendikep pėr institucionet e Kosovės. "Unė mendoj qė ėshtė njė
hendikep real.
-
-
Do tė ketė kohė pėr riparime tė tilla,
por mendoj se nė momentet kritike, konform forcės qė ka njė subjekt
politik, duhet t'i marrė pėrgjegjėsitė e veta", tha Daci, duke e
quajtur indirekt tė gabuar vendimin Kryeministrit pėr tė mos marrė
pjesė nė takimin e Vjenės.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|