|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

ZENELI: Pjesėmarrja e institucioneve mė tė larta nė takimin e Vjenės ka rėndėsi tė madhe pėr proceset politike nė Kosovė

 
 

 
   
Prishtinė, 13 tetor 2003 - LDK konsideron se pjesėmarrja e institucioneve mė tė larta tė Kosovės nė takimin e Vjenės ka rėndėsi tė madhe pėr proceset politike nėpėr tė cilat po kalon Kosova, dhe ėshtė nė interes tė Kosovės dhe tė ardhmes sė saj, tha nė njė prononcim zėdhėnėsi i LDK-sė Lulzim Zeneli.
   
Kosova nė takimin e Vjenės do tė pėrfaqėsohet nė nivelin mė tė lartė shtetėror nga Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova dhe Kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci dhe ky takim do tė jetė nė vazhdėn e afirmimit dhe argumentimin tė vazhdueshėm tė institucioneve tė Kosovės nė finalizimin sa mė tė shpejtė tė procesit tė pavarėsisė sė Kosovės, vlerėsoi ai.
 
"Kosova pret ta kalojė kėtė sfidė, kėtė e presin qytetarėt e Kosovės, kėtė e presin miqtė tanė ndėrkombėtar", thekson Zeneli.
 
Ndėrkaq, sa i pėrket mospjesėmarrjės sė Kryeministrit tė Kosovės, pėr LDK-nė kjo ėshtė ēėshtje personale e tij dhe e partisė qė ai pėrfaqėson nė koalicionin qeveritar, tha zėdhėnėsi i LDK-sė Lulzim Zeneli.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.