|
-
Rugova, Holkeri dhe Daci udhėtuan sot pėr nė Vjenė
-
-
Prishtinė, 13 tetor 2003
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, shefi i UNMIK-ut Hari Holekri
dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci sot nė mesditė
udhėtuan pėr nė Vjenė, ku do tė marrin pjesė nė fillimin e
bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtje praktike.
-
Anėtarėt e delegacionit tė Kosovės, tė cilėt do ta marrin pjesė nė
takimin e nesėrm tė Vjenė deklaruan para mediave nė aereportin e
Prishtinės se do ta pėrfaqėsojnė Kosovėn nė mėnyrė tė denjė dhe
interesat e qytetarėve tė saj.
-
Presidenti Rugova tha se vendimin pėr tė marrė pjesė nė takimin e
Vjenės e ka marrė nė nė bazė tė kompetencave dhe pėrgjegjėsive tė
institucionit tė Presidentit tė Kosovės, qė dalin nga Korniza
Kushtetuese, si dhe pas kėrkesave tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
Presidenti tha se nė Vjenė pėrfaqėson interesat e qytetarėve tė
Kosovės, nga tė cilėt kėrkoi pėrkrahje dhe mirėkuptim.
-
"Vendimin pėr tė shkuar nė Vjenė e kam marrė nė bazė tė kompetencave
tė mia kushtetuese qė i pėrfaqėsoj tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe
popullin e saj dhe nė bazė tė kėrkesės sė bashkėsisė ndėrkombėtare
qė Kosova duhet tė marrė pjesė nė bisedimet pėr ēėshtje praktike nė
Vjenė", tha Presidenit i Kosovės.
-
-
"Nė tė njėjtėn kohė kėrkoj dhe besoj se
e kam edhe mirėkuptimin e qytetarėve tė Kosovės", theksoi Presidenti
Rugova, duke nėnvizuar se vendimi pėr pjesėmarrje nė takimin e
Vjenės ėshtė marrė me qėllim qė Kosova tė mos akuzohet para
bashkėsisė ndėrkombėtare dhe se dėshiron marrėdhėnie tė mira me tė
gjithė fqinjėt e saj.
-
-
Ndonėse shumica kanė qenė pro
bisedimeve, Presidenti shprehu bindjen se me gjithė dallimet qė
ekzistonin tash, institucionet e Kosovės do tė vazhdojnė tė
funksionojnė si mė parė.
-
Ndėrkaq shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri tha se Kosova do tė
pėrfaqėsohet denjėsisht nė Vjenė, duke shprehur njėherit keqardhje
qė nė delegacionin e Kosovės nuk ndodhet edhe Qeveria.
-
"Pėr fat tė keq, mosuniteti i subjekteve politike ka bėrė qė nė
Vjenė tė mos pėrfaqėsohen tė gjitha institucionet e Kosovės. Prej
tri institucioneve, atje do tė shkojnė vetėm dy. Sigurisht ne do tė
pėrpiqemi qė atje ta pėrfaqėsojmė nė mėnyrė tė denjė Kosovėn".
theksoi Holkeri.
-
Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci tha se takimi i Vjenės do tė jetė
fillimi i njė rruge tė parė dhe tė vėshtirė tė pėrfaqėsimit tė
drejtpėrdrejtė tė shtetit tė Kosovės, duke shprehur bindjen se nė
Vjenė Kosova do tė pėrfaqėsohet nė mėnyrė tė denjė. Kryeparlamentari
Daci tha se mospėrfaqėsimi i qeverisė nė fillimin e dialogut ėshtė
njė hendikep pėr institucionet e Kosovės. "Unė mendoj qė ėshtė njė
hendikep real.
-
-
Do tė ketė kohė pėr riparime tė tilla,
por mendoj se nė momentet kritike, konform forcės qė ka njė subjekt
politik, duhet t'i marrė pėrgjegjėsitė e veta", tha Daci, duke e
quajtur indirekt tė gabuar vendimin Kryeministrit pėr tė mos marrė
pjesė nė takimin e Vjenės.
-
-
-
Presidenti Rugova dhe kryeparlamentari Daci pėrfaqėsojnė Kosovėn nė
takimin e Vjenės
-
-
Prishtinė, 13 tetor 2003
- Pas konsultimeve intensive, Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova
dhe Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, kanė vendosur qė tė
marrin pjesė nė takimin e Vjenės mė 14 tetor 2003.
-
Udhėheqėsit mė tė lartė tė Kosovės, Presidenti Ibrahim Rugova dhe
kryeparlamentari Nexhat Daci, kėtė vendim e kanė marrė nė interes tė
sė sotmes dhe tė ardhmes sė vendit tonė, Kosovės.
-
Pėr kėtė vendim ėshtė njoftuar dje nė mbrėmje Pėrfaqėsuesi Special i
Sekretarit tė Pėrgjithshėm (PSSP) Harri Holkeri.
-
-
-
Pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit u dakorduan me Holkerin qė
bisedimet nė Vjenė tė fillojnė edhe pa kryeministrin
-
-
Prishtinė, 13 tetor 2003
- Pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit nė Kosovė nė takimin e djeshėm
kanė rėnė dakord me shefin e UNMIK-ut, Hari Holkerin, qė bisedimet
ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit tė fillojnė nė Vjenė edhe pa
pjesėmarrjen e kryeministrit tė Kosovės.
-
Pas kėtij takimi shefi i Zyrės gjermane, Piter Rondorf ka thėnė se
delegacioni i Kosovės do tė marrė pjesė nė takimin e Vjenės.
-
-
-
Lordi
Robertson udhėton nė Vjenė pėr tė marrė pjesė nė hapjen e bisedimeve
ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit
-
-
Bruksel, 13 tetor 2003
Sekretari i pėrgjithshėm i
NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson do tė udhėtojė nė Vjenė mė 14 tetor,
me qėllim qė tė marrė pjesė nė hapjen e bisedimeve tė para tė
drejtpėrdrejta ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, tė organizuara nga
Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) dhe tė mbėshtetura
nga NATO, Bashkimi Evropian dhe OSBE, njofton selia e NATO-s nė
Bruksel.
-
Bisedimet do tė kryesohen nga Pėrfaqėsuesi i Sekretarit tė
pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, z. Hari Holkeri dhe
do tė pėrqendrohen nė ēėshtjet praktike me interes tė ndėrsjellė pėr
Prishtinėn dhe Beogradin, thuhet nė njė njoftim nga selia e NATO-s
nė Bruksel.
-
-
-
Kryeministri i Kosovės ka vendosur tė mos shkojė nė Vjenė
-
-
Prishtinė, 13 tetor 2003
- Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi ka marrė qėndrim qė tė mos
shkojė nė takimin e Vjenės. Vendimin e tij e ka bėrė publik
nėpėrmjet njė deklarate tė regjistruar pėr mediat elektronike.
-
-
Sipas kryeministrit Rexhepi ky nuk ka
qenė njė vendim i lehtė pėr tė, duke shtuar se nuk i frikėsohet
sfidave dhe konfrontimit me ēėshtje vitale, duke u shprehur kėshtu i
gatshėm pėr tė biseduar me fqinjėt, pėrfshirė edhe Serbinė, por pėr
kėtė duhet tė vendosė Kosova e jo tė tjerėt nė emėr tė saj.
-
-
Rexhepi nė kėtė deklaratė po ashtu ka
thėnė se aktualisht do tė merret me konsolidimin dhe forcimin e
Qeverisė sė Kosovės.
-
-
-
M.
Mekllellėn: Ne tė gjithė do tė jemi tė pėrfaqėsuar nė Vjenė
-
-
Prishtinė, 13 tetor 2003
- Lidhur me
mospjesėmarrjen e kryeministrit tė Kosovės, Bajram Rexhepit nė
bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nė Vjenė, vendet anėtare
tė "kuintit" kanė hartuar njė deklaratė tė pėrbashkėt, tė cilėn nė
emėr tė kėtyre vendeve, e bėri mbrėmė publike, drejtori pėr Informim
nė Zyrėn amerikane nė Prishtinė, Majkėll Mekllellėn.
-
"Shprehim keqardhje tė thellė qė kryeministri ka vendosur tė mos
shkojė nė Vjenė.
-
-
Qeveritė tona, siē edhe e dini nga
gjithė ato qė kemi thėnė kėtu dhe nė kryeqytetet tona janė fuqimisht
pėr atė qė dialogu tė filloj tash. Ky ka qenė qėndrimi unik i
QUIN-tit qė nga fillimi. Kjo ėshtė arsyeja pse ne tė gjithė do tė
jemi tė pėrfaqėsuar nė Vjenė". thuhet nė kėtė deklaratė.
-
-
-
H.
Holkeri: Kosova do tė pėrfaqėsohet nga presidenti Rugova, i cili
ėshtė simbol i unitetit dhe Kosovės multietnike
-
-
Prishtinė, 13 tetor 2003
- Lidhur me vendimin e kryeministrit Rexhepi pėr mospjesėmarrje nė
takimin e Vjenės, ka shfaqur qėndrimin e edhe kryeadministratori i
Kosovės, Hari Holkeri, nėpėrmjet zėdhėnėses sė tij Izabela Karlovic.
-
-
Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė
Pėrgjithshėm Hari Holkeri ka dhėnė kėtė deklaratė:
-
"Gjithė bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė angazhuar nė mėnyrė tė
drejtėpėrdrejt pėr tė mbėshtetur Presidentin Ibrahim Rugova dhe
drejtuesit e tjerė tė Kosovės qė dėshirojnė t'i japin popullit tė
Kosovės shansėn pėr tė qenė tė pėrfaqėsuar nė bazė tė gjerė nė
hapjen e bisedimeve tė drejtėpėrdrejta ndėrmjet Prishtinės dhe
Beogradit tė martėn nė Vjenė.
-
-
Meqė siē u tha doli se ėshtė e pamundur
tė pėrfshihen drejtuesit e Qeverisė nė delegacion. Kosova do tė
pėrfaqėsohet nga presidenti Rugova, i cili ėshtė simbol i unitetit
dhe Kosovės multietnike, Nexhat Daci, kryetar i Parlamentit, po
ashtu do tė jetė nė delegacion.
-
Bisedimet e Vjenės do tė fillojnė nė praninė e pėrfaqėsuesve tė
nivelit tė lartė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, pavarėsisht nga
vėshtirėsitė brenda qeverisė. Ne shpresojmė se kur tė fillojnė
bisedimet e vėrteta teknike nė kuadėr tė grupeve punuese,
institucionet e Kosovės do tė angazhohen nė mėnyrė tė plotė pėr tė
ndihmuar nė zgjidhjen e ēėshtjeve, qė do tė hapen nė diskutim qė
ėshtė interes praktik i drejtėpėrdrejt pėr tė gjithė qytetarėt e
Kosovės".
-
-
-
LDK:
Pjesėmarrja e institucioneve mė tė larta nė takimin e Vjenės ka
rėndėsi tė madhe pėr proceset politike nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 13 tetor 2003
- LDK konsideron se pjesėmarrja e institucioneve mė tė larta tė
Kosovės nė takimin e Vjenės ka rėndėsi tė madhe pėr proceset
politike nėpėr tė cilat po kalon Kosova, dhe ėshtė nė interes tė
Kosovės dhe tė ardhmes sė saj, tha nė njė prononcim zėdhėnėsi i
LDK-sė Lulzim Zeneli.
-
Kosova nė takimin e Vjenės do tė pėrfaqėsohet nė nivelin mė tė lartė
shtetėror nga Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova dhe Kryetari i
Parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci dhe ky takim do tė jetė nė
vazhdėn e afirmimit dhe argumentimin tė vazhdueshėm tė
institucioneve tė Kosovės nė finalizimin sa mė tė shpejtė tė
procesit tė pavarėsisė sė Kosovės, vlerėsoi ai.
-
"Kosova pret ta kalojė kėtė sfidė, kėtė e presin qytetarėt e
Kosovės, kėtė e presin miqtė tanė ndėrkombėtar", thekson Zeneli.
-
Ndėrkaq, sa i pėrket mospjesėmarrjės sė Kryeministrit tė Kosovės,
pėr LDK-nė kjo ėshtė ēėshtje personale e tij dhe e partisė qė ai
pėrfaqėson nė koalicionin qeveritar, tha zėdhėnėsi i LDK-sė Lulzim
Zeneli.
-
-
-
L.Kohen: Nuk mendoj se shqiptarėt e Kosovės do tė mund tė jetojnė nė
njė shtet me serbėt nė tė ardhmen
-
-
Pragė, 13 tetor 2003
- "Nuk mendoj se shumica nė
Kosovė, 95 pėr qind e shqiptarėve do tė mund tė jetojnė nė njė shtet
serb nė tė ardhmen", tha pėr "Evropėn e lirė", Leonard Kohen,
profesor nė Universitetin British Kollumbia nė Kanada dhe autor i
disa librave mbi Ballkanin.
-
-
Kohen nuk shprehet optimist as me gjasat
pėr mbetjen e Unionit Serbi dhe Mali i Zi dhe thotė se shtetet e
tilla sintetike nuk mund tė funksionojnė vetėm me mbėshtetje nga
jashtė.
-
Duke vlerėsuar gjendjen nė Serbi, tri vjet pas rėnies sė
Millosheviqit, Kohen thotė se atje ende ekzistojnė burime tė
fuqishme tė ultranacionalizmit dhe nacionalizmit agresiv.
-
Sipas tij sa i pėrket Kosovės BE dhe komuniteti ndėrkombėtar do tė
pėrpiqet sa mė shumė ta shtyjė pavarėsinė e saj, tė cilėn shqiptarėt
e Kosovės e synojnė.
-
-
-
Pėr
herė tė parė njė aeroplan civil ka ateruar nė aeroportin "Amiko" nė
Gjakovė
-
-
Gjakovė, 13 tetor 2003
- Pėr herė tė parė njė aeroplan civil ka ateruar nė aeroportin
"Amiko" nė Gjakovė. Aeroplani "Boing 737" mbėrriti nga Roma nė
Gjakovė me 200 anėtarė tė personelit ushtarak italian dhe ky ishte
udhėtimi i parė civil i mundėsuar gjatė fundjavės, bėnė tė ditur
pėrfaqėsuesit e aeroportit "Amiko" nė Gjakovė.
-
Aeroporti "Amiko" ėshtė njė bazė ajrore e ndėrtuar gjatė luftės nga
forcat e KFOR-it Italian i cili ėshtė duke funksionuar qė nga 25
shtatori 1999 dhe e ka pistėn e gjatė 1.800 m me hapėsirė parkingu,
rrugė pėr taksi, shėrbim zjarrfikėsish si dhe ėshtė i pajisur me tė
gjitha pajisjet radiofonike.
-
Sipas personelit, aeroporti "Amiko" ėshtė ndėrtuar krejtėsisht nga
aeronautika ushtarake italiane. "Ky aeroport do tė bėhet funksional
pėr fluturimet civile dhe ato ushtarake gjė qė do tė jetė shumė e
rėndėsishme pėr zhvillimin ekonomik tė tėrė Kosovės.
-
-
Aeroporti i Gjakovės do tė jetė edhe mė
shumė funksional nėse kihet parasysh fakti se aeroporti i Prishtinės
gjatė dimrit pėr shkak tė mjegullės nuk mund t'i ofrojė shėrbimet e
veta, thonė ata.
-
Brenda njė kohe tė shkurtėr aeroporti "Amiko" nė Gjakovė do tė
shndėrrohet nga ushtarak nė civil, por mund tė funksionojė edhe me
shėrbim tė alternuar ndėrsa deri atėhere ai do tė jetė nėn komandėn
e trupave tė KFOR-it Italian. (B.A.)
-
-
-
Protestė e studentėve nė Mitrovicė
-
-
Mitrovicė, 13 tetor 2003
- Studentėt e Fakultetit Xehetaro-Matlugjik tė Mitrovicės protestuan
sot nė Mitrovicė, duke kėrkuar kthimin e tyre nė objektet e
uzupruara tė fakultetit nė veri tė qytetit.
-
Ata thanė se janė tė indinjuar me neglizhencėn e faktorit vendor dhe
ndėrkombėtar pėr tė zgjidhur problemin e studentėve tė Mitrovicės,
tė cilėt katėr vjet pas luftės janė jashtė objekteve tė tyre
legjitime universitare. Protesta e studentėve pėrfundoi qetė dhe pa
incidente.
-
-
-
Tė
rinjtė e LDK-sė bėnė nderime para shtatores sė Sali Ēekajt dhe pranė
varreve tė Zemajve
-
-
Deēan, 13 tetor 2003
- Anėtarėt e kryesive tė katėr degėve tė qytetit tė Prishtinės tė
Forumit tė Rinisė tė Lidhjės Demokratike tė Kosovės, nė vazhdėn e
aktiviteteve tė tyre tė pėrbashkėta qė po i realizojnė, dje nė
Strellc tė Deēanit bėnė nderime pranė varreve tė kolegut tė tyre tė
vrarė, Hasan Zemaj (ish-kryetar i degės sė FR tė LDK-sė nė Deēan)
dhe kolonel Tahir Zemaj (ish-komandant i ZO tė Rrafshit tė
Dukagjinit tė ish-UĒK-sė) dhe djalit tė tij, Enisit.
-
Ata u betuan para varreve tė kėtyre dėshmorėve se do ta vazhdojnė
rrugėn e trasuar nga ata drejt realizimit tė pavarėsisė sė Kosovės
dhe se do tė mbeten tė paharruar nė zemrat e ēdo shqiptari. Mė pas,
tė rinjtė e LDK-sė, nė Deēan bėnė nderime edhe para shtatores sė
komandantit tė njohur tė ish-UĒK-sė, Sali Ēekajt.
-
-
-
Holkeri i ka hequr nga pėrbėrja e delegacionit Todoroviqin dhe
Mumxhiun
-
-
Prishtinė, 13 tetor 2003
- Koordinatori pėr personat e zhvendosur nė Qeverinė e Kosovės,
Milan Todoroviq dhe ministrja e Shėndetesisė Resmije Mumxhi, nga
radhėt e minoriteteve, nuk shkojnė nė Vjenė nė pėrbėrėje tė
delegacionit tė Kosovės nė fillimin e bisedimeve Prishtinė-Beograd.
Vendimi qė Todoroviq dhe Mumxhi tė mos shkojnė nė Vjenė ėshtė
njoftuar mbrėmė, pasi qė kryeministri i Kosovės ka refuzuar tė
shkojė nė Vjenė.
-
Todoroviq thotė se atė e ka hequr nga pėrbėrja e delegacionit tė
Kosovės vetė kryeadministratori Holkeri, i cili i ka thėnė se nuk ka
kuptim qė cilidoqoftė nga Qeveria e Kosovės tė marrė nė bisedime
nėse ka heqė dorė kryeministri Rexhepi.
-
-
Todoroviq ka vlerėsuar pėr mediat serbe
se delegacioni i Prishtinės nuk ėshtė multietnik, siē ishte
koncipuar mė herėt, por nėse mbahet takimi i Vjenės, atėherė ato do
tė jenė bisedime serbo-shqiptare, e jo dialog i Beogradit dhe
Prishtinės.
-
-
-
Nė
Podujevė ndodh edhe vetėvrasja e tretė gjatė vetėm njė jave
-
-
Podujevė, 13 tetor 2003
Polica e SHPK-sė
konfirmoi se nė vendin e quajtur "Te Pishat", njė qytetar i ri ka
varur veten nė litar. Policia ka dalė nė vendin e ngjarjes sė bashku
me mjekėt qė kanė konstatuar vdekjen e tij, e cila ėshtė bėrė me
vetėvarje nė litar, njofojnė burimet e DMPD-sė nga Stacioni i
Policisė nė Podujevė.
-
-
I ndjeri qė i ka dhėnė fund jetės sė tij
nė litar, ėshtė Bekim Halim Maloku 26 vjeqar me vendbanim nė
Podujevė, i pamartuar, kurse nuk dihet motivi qė e shtyri t'ia marrė
jetėn vetes.
-
Psikiatri Dr. Shaban Jashari lidhur me tri vetvrasjet e fundit qė
ndodhėn nė komunėn e Podujevės mendon se ato janė pasojė e streseve
traumatike tė pasluftės, ērregullimeve nė familje, papunėsisė dhe
gjendjes sė rėndė sociale, etj.
-
-
"Mirėpo edhe njė prej problemeve qė
ėshtė prezent veēanėrisht te tė rinjtė ėshtė depresioni nga pa
perpsektiva, papunėsia dhe kushtet ekonomike", deklaroi Jashari.
Sipas tij kriza ekonomike sjell edhe krizat tjera, por brengosės
ėshtė fakti se shoqėria nuk po i trajton kėto raste ashtu siē duhet.
-
Ky rast ėshtė vetėvrasja e tretė vetėm brenda javės qė po lėmė pas.
Gjatė muajit tetor pas vetėvrasjes sė njė gruaje nė ujėrat e Liqenit
tė Batllavės dhe vetėvrasjes me armė zjarri qė ndodhi njė javė mė
parė nė fshatin Sfeēėl tė Podujevės, ky ėshtė rasti i tretė qė
njerėzit i japin fund jetės nė njė mėnyrė tė tillė.
-
-
-
Nga
Marrėveshja e tregtisė sė lirė ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė nuk
ka pėrfituar asnjė mall
-
-
Tiranė, 18 tetor
- Megjithė faktin se Marrėveshja e tregtisė sė lirė ndėrmjet
Shqipėrisė dhe Kosovės ka hyrė nė fuqi mė 1 tetor tė kėtij viti,
deri mė tash asnjė mall nuk ka pėrfituar nga ky regjim.
-
-
Sipas burimeve nga dogana e Morinit
shkak pėr bllokimin e kėsaj marrėveshje ėshtė mungesa e njohurive
teknike nga ana e doganierėve shqiptarė pėr zbatimin e saj.
-
-
Pėr kėtė qėllim prej mė shumė se katėr
ditėsh specialistė tė misionit tė evro-doganave pėr Shqipėrinė janė
duke zhvilluar trajnime me doganierėt dhe agjentėt doganorė tė
Morinit.
-
Ndėrkohė, specialistė tė euro-doganave, qė janė duke u marrė me
trajnimin e doganierėve kanė pohuar se problem pėr zbatimin e
Marrėveshjes mbetet origjina e mallit, nėse ėshtė apo jo prodhim
vendės.
-
Trajkovski nėnshkruan njė dekret pėr formimin e njė njėsiti pėr
operacione tė veēanta
Shkup, 13 tetor 2003
- Presidenti maqedonas Boris Trajkovski ka nėnshkruar njė dekret pėr
formimin e njė njėsiti tė ri pėr operacione tė veēanta, i cili do tė
jetė i stėrvitur dhe i pajisur pėr misione tė posaēme tė NATO-s nė
botė.
Njoftohet se formimi i njėsiti tė
posaēėm do tė kushtojė 20 milionė euro, ndėrkaq shpenzimet vjetore
pėr funksionimin e tij do tė jenė 12 milinė euro.
-
-
Shefat e diplomacive tė BE-sė sot nė Luksemburg do tė diskutojnė pėr
gjendjen nė Ballkanin Perėndimor
-
-
Luksemburg, 13 tetor 2003
- Shefat e diplomacive tė Bashkimit Evropian sot nė Luksemburg do tė
diskutojnė pėr gjendjen nė Ballkanin Perėndimor.
-
-
Ndėrkaq nė njė bisedė me kryeprokuroren
e Tribunalit tė Hagės Karla del Ponte, ministrat e BE-sė posaēėrisht
do tė anazhohen pėr domosdoshmėrinė e bashkėpunimit tė vendeve tė
rajonit tė Ballkanit me Hagėn.
-
-
Ministrat evropianė do tė mbėshtesin
dialogun Beograd-Prishtinė, do tė theksojnė domosdoshmėrinė e
marrėveshjeve rajonale, si dhe do tė prekin edhe situatėn poliike nė
Serbi.
-
-
-
PS
dhe PD pretendojnė fitore
-
-
Tiranė, 13 tetor 2003
- Partia Socialiste nė Shqipėri thotė se ka fituar shumicėn e
bashkive dhe komunave nė zgjedhjet lokale tė sė djelės, por Partia
Demokratike e opozitės pretendon gjithashtu tė ketė fituar nė
zgjedhje.
-
Sipas PS-sė, Edi Rama ka fituar nė Tiranė, ndėrsa PD ka lajmėruar se
tė dėrguarit e saj nė komisionet zgjedhore tė Tiranės nuk do tė
nėnshkruajnė procesverbalet e votimeve.
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nė Shqipėri shtyu tė dielėn pėr
1 orė procesin e votimit nė Tiranė, ndėrsa pjesa tjetėr e Shqipėrisė
i mbylli kutitė e votimit nė orėn 19 sipas ligjit.
-
Gjatė gjithė natės pranė shtabeve elektorale tė partive kanė
mbėrritur rezultatet e votimit, por KQZ ka 3 ditė afat pėr shpalljen
zyrtare tė rezultateve.
-
-
-
Janė
pezulluar nga puna dy punonjės tė rendit tė cilėt janė implikuar nė
zhdukjen e disa fletvotimeve
-
-
Shkodėr, 13 tetor 2003
- Drejtoria e policisė nė Shkodėr ka bėrė tė ditur se ka pezulluar
nga puna dy punonjės tė rendit tė cilėt janė akuzuar nga drejtuesit
e Partisė Demokratike nė Shkodėr pėr implikim nė zhdukjen e disa
fletvotimeve nė njė qendėr nė kėtė bashki.
-
-
-
Rreth
1000 refugjatė nga Kosova nė Maqedoni mund tė kenė pėrkujdesje
humanitare deri nė fund tė kėtij muaji
-
-
Shkup, 13 tetor 2003
- Rreth 1000 refugjatė nga Kosova, shumica prej tyre tė pėrkatėsisė
rome, tė cilėt kanė ardhur nė Maqedoni gjatė krizės nė Kosovė, tė
drejtėn e tyre nga statusi i personave me pėrkujdesje humanitare do
tė mund ta shfrytėzojnė deri nė fund tė kėtij muaji.
-
-
Nėse deri mė kėtė afat kėta persona nuk
paraqesin kėrkesėn pėr azil, ata do tė trajtohen si shtetas tė huaj
pa mbėshtetje ndėrkombėtare.
-
Ndėrkaq ligji pėr azil nė Maqedoni ka hyrė nė fuqi para njė muaji me
qėllim qė ky vend pėrfundimisht t'i ofrohet legjislaturės evropiane,
sipas tė cilės njerėzit nuk mund tė kenė statusin e refugjatit mė
shumė se dy vjet.
-
-
-
Persona tė maskuar kanė vrarė nė Indonezi tė pakten 10 tė krishterė
-
-
Xhakartė, 13 tetor 2003
Indonezia ka dėrguar mijėra forca tė sigurimit nė provincėn
qendrore Sulauesi, pasi sulmet e pėrgjakshme kundėr fshatarėve tė
krishterė kanė shtuar frikėn pėr ripėrtritjen e dhunės mbi baza
fetare nė rajon, kanė thėnė sot (e hėnė) zyrtarėt, njofton Rojter.
-
Persona tė armatosur tė paidentifikuar, tė veshur me rrobe maskuese,
kanė vrarė tė pakten 10 tė krishterė nė sulmet e pėrgjakshme nė
katėr fshatra tė provincės Suluasi gjatė javės sė kaluar, ka thėnė
policia. Dėshmitarėt vendės thonė pėr tė pakten 15 tė vrarė. Sulmet
kanė ndodhur afėr qytetit Poso, rreth njėmij mila nė verilindje tė
Xhakartės.
-
Dhuna muslimano-kristiane nė rajon ka shkaktuar vdekjen e rreth 2
mijė vetėve gjatė pėrleshjeve ndėrmjet tyre qė nga viti 1999. Rreth
85 pėr qind tė 210 milionė banorėve tė Indonezisė janė muslimanė.
Pjesa tjetėr janė tė krishterė, hindu dhe animistė.
-
-
-
Njė
grup politikanėsh dhe intelektualėsh izraelitė dhe palestinezė kanė
njė plan alternativ pėr paqen
-
-
Tel Aviv, 13 tetor 2003
- Njė grup politikanėsh dhe intelektualėsh izraelitė dhe palestinezė
thonė se pas 2 vjetėsh bisedime sekrete, kanė rėnė dakord pėr njė
projekt- marrėveshje pėr paqe.
-
Negociatorėt nuk janė tėrhequr prej qeverive tė tyre. Palestinezėt,
pėrfshirė edhe ish ministrat njoftohet se e mbėshtesin udhėheqėsin
palestinez Jaser Arafat.
-
Nga ana e Izraelit ka patur vetėm kritika nga kryeministri Ariel
Sharon. Ai e ka denoncuar me zemėrim kėtė propozim. Zoti Sharon
akuzoi izraelitėt e krahut tė majtė se po pėrpiqen tė rrėzojnė
qeverinė e koalicionit. Sharon vazhdon tė kėmbėngulė se nuk do tė
ketė bisedime kokė mė kokė me palėn palestineze.
-
-
-
Vritet njė ushtar amerikan, kurse njė tjetėr plagoset nė njė minė
tokėsore afėr qytetit Bajxhi
-
-
Bagdad, 13 tetor 2003
Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur kur
automjeti i tyre luftarak ka rėnė nė njė minė tokėsore afėr qytetit
Bajxhi nė pjesėn veriore tė Irakut, ka njoftuar sot (e hėnė)
zėdhėnėsi ushtarak amerikan, njofton Rojter.
-
-
Vrasja e kėtij ushtari ngre nė 95 numrin
e ushtarėve tė vrarė amerikanė qė kur Uashingtoni mė njė maj ka
shpallur tė pėrfunduar luftėn nė Irak.
-
-
-
Nė
njė sulm tė kryengritėsve maoistė nė Nepal, janė vrarė tė pakten 28
vetė
-
-
Katmandu, 13 tetor 2003
Tė pakten 28 vetė janė vrarė kur kryengritėsit maoistė kanė
tentuar tė depėrtojnė nė njė stacion policie trajnimi nė pjesėn
veriore tė Nepalit, ka bėrė tė ditur sot (e hėnė) policia vendore,
njofton Rojter. Sulmi i mbrėmshėm bėhet vetėm njė ditė pasi tė
pakten 40 njerėz, ndėr tė cilėt 37 kryengritės, qenė vrarė nė
luftimet e ashpra, po kėshtu, nė Mbretėrinė e Himalajeve.
-
-
Dhjetėra policė dhe 16 kryengritės kanė
humbur jetėn nė pėrleshjet mė tė reja, qė ndodhen nė Baluang, 250
mila nė perendim tė kryeqyutetit Katmundu, kanė thėnė zyrtarėt.
Dhuna e fundjavės i ka dhėnė fund armėpushimit nėntėditėsh, tė
inicuar nga kryengritėsit gjatė festivalit hindu nė Dasain, qė ėshtė
festivali mė i madh hindu nė Nepal.
-
-
-
Nė
pėrleshjet e policisė boliviane me protestuesit humbin jetėn 20
protestues
-
-
La Paz, Bolivi, 13 tetor 2003
- Rreth 20 protestues kanė vdekur kur qeveria boliviane ka dėrguar
mbrėmė mijėra trupa, tė mbėshtetura me tanke pėr tė shuar protestat
e dhunshme, tė cilat po shtoheshin gjithnjė e mė shumė, kundėr
presidentit Gonzalo Sanēez de Lozada, bėn tė ditur Rojter nė njė
njoftim tė sotėm (e hėnė).
-
-
Protestuesit janė vrarė gjatė njė
pėrleshjeje me trupat nė periferinė e varfėr industriale tė La
Pazit, kanė thėnė zyrtarėt e tė drejtave tė njeriut. Qeveria,
ndėrkaq, ka konfirmuar se nė kėto pėrleshje kanė vdekur vetėm katėr
civilė dhe njė ushtar, ndėrsa 30 tė tjerė janė lėnduar.
-
-
-
Vritet lideri i lartė i njė grupi islamik Vadhur Rohman al-Ghozi
-
-
Manila, 13 tetor 2003
Presidentja e Filipineve, Gloria Macapagal Arrojo i ka
pėrshėndetur forcat e sigurimit pėr vrasjen e njė militanti tė
arratisur indonezian dhe ka thėnė se vdekja e tij tregon se
terroristėt nuk do tė kenė sukses kurrė nė vendin e saj, njofton
Rojter.
-
-
Ushtria e Filipineve ka thėnė se Vadhur
Rohman al-Ghozi, lider i lartė i grupit islamik Xhemah Islamiah dhe
njė nga personat mė tė kėrkuar nė Azi pasi kishte ikur nga burgu i
Manilas nė korrik, ėshtė vrarė dje nė rajonin jugor Mindanao. Ėshtė
kjo mbėshtetja mė e madhe pėr qeverinė para vizitės sė presidentit
Bush nė javėn e ardhshme.
-
-
-
Operacioni pėrfundon me sukses pėr tė ndarė dy binjakėt siamezė
-
-
Dallas, SHBA, 13 tetor 2003
- Doktorėt nė Shtetet e Bashkuara kanė pėrfunduar me sukses
ndėrhyrjen kirurgjikale pėr tė ndarė dy binjakėt siamezė egjiptianė.
-
Njė zyrtar nė spitalin e Dallasit ku u krye operacioni, Doktor Jim
Thomas, i tha BBC-sė se tė dy djemtė ishin mirė dhe se ata priteshin
tė dilnin nga koma pas 3 apo 4 ditėsh.
-
Nuk dihet nėse ndėrhyrja do tė ketė lėnė pasoja neurologjike mbi
fėmijėt.
-
Doktorėt po punojnė pėr tė mbyllur tė ēarat nė kafkė.
-
Tė atit tė fėmijėve i ranė tė fikėt nė momentin kur mori vesh se tė
dy djemtė e tij ishin ndarė.
-
Ekipi prej 50 mjekėsh kaloi mė shumė se njė ditė pėr tė ndarė enėt e
gjakut qė lidhnin kokat e tė dy fėmijėve.
Donacionet e bėra arritėn tė mbulonin koston 2 milionė dollarėshe tė
operacionit.
-
-
-
Shpėrthim nė Bagdad - gjashtė tė vrarė
-
-
Bagdad, 13 tetor 2003
- Njė makinė bombė ka shpėrthyer
dje nė qendėr tė Bagdadit. Objekt i shpėrthimit ka qenė Hoteli
Bagdad, i cili pėrdoret nga pjesėtarė tė kėshillit qeverisės
irakian, dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė qė punojnė me koalicionin.
-
Njė zėdhėnės ushtarak amerikan tha se gjashtė persona, midis tė
cilėve disa policė irakianė, kanė gjetur vdekjen dhe dhjetė tė tjerė
janė plagosur.
-
Shpėrthimet ndodhen jo shumė pranė hotelit, i cili ėshtė i rrethuar
nga njė barrierė betoni.
-
-
-
Pėrsėri viktima nė Irak
-
-
Kirkuk, 13 tetor 2003
- Njė person ėshtė vrarė nė qytetin irakian Kirkuk gjatė pėrpjekjeve
pėr tė hedhur njė granatė ndaj njė rajoni policie. Siē bėnė tė ditur
zyrtarėt lėnda eksplozive ka shpėrthyer nė dorėn e atantatorit para
se ky i fundit tė arrijė ta lėshojė atė. Si pasojė janė plagosur
edhe dy policė.
-
-
-
Nga
sulmet e talibanėve vriten 3 policė
-
-
Kabul, 13 tetor 2003
- Zyrtarėt afganė njoftuan se rreth 100 pjesėtarė tė talibanėve i
kanė sulmuar zyrat e pushtetit nė provincėn jugore Zabul, me ē'rast
3 policė janė vrarė, tre janė plagosur kurse 8 persona janė
rrėmbyer. Sulmi ėshtė kryer me armė tė rėnda dhe raketa.
-
Nė njė zhvillim tjetėr, njoftohet se nga njė burg nė jug tė
Afganistanit, pėrmes njė tuneli tė fshehtė kanė ikur 41 tė burgosur
talibanė.
-
-
-
Tė
paktėn 31 njerėz e kanė humbur jetėn nga zjarri nė njė spital nė
Bellorusi
-
-
Minsk, 13 tetor 2003
- Tė paktėn 31 njerėz e kanė
humbur jetėn nga zjarri qė shpėrtheu nė njė spital psikiatrik nė
Bellorusi.
-
Ministri pėr Situata Emergjente Valery Astapov tha se zjarrin e
kishin ndezur vetė pacientėt e spitalit nė rajonin Grodno, ndėrsa
vonesa gjysėm orėshe e zjarrfikėsve e kishte bėrė tė vetėn.
-
Njoftohet se presidenti Alyaksandar Lukashenka ka urdhėruar hetime
tė plota pėr rastin.
-
-
-
Nė
luftimet ndėrfisnore tė javės sė kaluar nė Kongo janė vrarė 65
njerėz
-
-
Kongo, 13 tetor 2003
Nė luftimet ndėrfisnore tė javės sė kaluar ndėrmjet feiseve Lendu
dhe Hema, nė Kongo janė vrarė 65 njerėz, qė mendohet tė jenė tė
fisit minoritar Hema, tė vrarė nė fshatin Kaēele, njofton BBCĖworld.
-
-
Qė nga viti 1999, kur kanė shpėrthyyer
dhe zhvillohen kėto luftime, kanė humbur jetėn rreth 50 mijė njerėz.
Rrjedhojat e pėrgjakshme tė luftimeve tė javės qė shkoi, kanė bėrė
qė paqeruajtėsit e OKB-sė nė kėtė vend tė zhvendosen nė tri fshatrat
provincės sė trazuar Ituri nė verilindje tė RP tė Kongos.
-
-
Kreu i kėtyre forcave ndėrkombėtare ka
vizituar fshatin Kaēele ku janė kryer vrasjet e lartpėrmendura.
-
-
-
Forcat izraelite kanė shkatėrruar dy shtėpi dhe kanė arrestuar 20
palestinezė nė Rripin e Gazės
Rafa, 13 tetor 2003
- Forcat izraelite kanė shkatėrruar dy shtėpi palestineze nė jug tė
Rripit tė Gazės nė qytetin Rafah, ndėrkohė herėt nė mėngjes 20
palestinezė janė arrestuar nė incidente tė veēanta nė qytetet Xhenin
dhe Turkalem.
Sipas burimeve palestineze (IPC), ushtarėt
izraelitė kanė hapur zjarr dhe kanė plagosur njė vajzė tė vogėl
palestineze, e cila ndodhet nė gjendje kritike
|
-
|