|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Vatikani pėrgatitet pėr ditėn e madhe tė Lumturimit tė Nėnės Tereze

 
 

 
   
13 tetor 2003 / TN
 
Shkruan: Engjėll KOLIQI (Romė)

Siē kanė njoftuar burimet e Selisė sė Shenjtė, nė Vatikan, pėrgatitjet pėr ceremoninė e Lumturimit tė Nėnės Tereze, mė 19 tetor 2003, nė Sheshin e Shėn Pjetrit, po zhvillohen me njė dinamizėm shumė tė pėrshpejtuar, tė imponuar nga rrethanat tashmė tė njohura, qė po krijohen nga interesimi i jashtėzakonshėm dhe i paparė deri mė tash, nė organizimin e ceremonive tė tilla.

Tė gjithė analistėt paralajmėrojnė thyerjen e rekordit tė pjesėmarrėsve nė ceremoninė e Lumturimit tė Nėnės Tereze, qė i kishte tejkaluar tė gjitha parashikimet, me rastin e shenjtėrimit tė Padre Pio-s, nė vitin e kaluar. Prefektura e Vatikanit, nė pallatin papėror, nė bashkėpunim me forcat e rendit, po pėrgatiten maksimalisht, pėr tė pėrballuar me sukses tė plotė edhe rekordin e ri.
 
Interesimi ėshtė i jashtėzakonshėm, sepse mė 19 tetor 2003, nė altarin qendror, nė Sheshin e Shėn Pjetrit – Ati i Shenjt shpall tė lumtur njė grua qė ishte e vogėl me trup, por mė e madhja e shekullit XX, me veprat e Saj nė mbarė botėn, sepse Papa e shpall tė lumtur atė qė mbarė bota e thirri Nėnė, sepse ajo – pra, nėna e tė varfėrve, e tė sėmurve, e tė lėnėve, e tė dėbuarve – nėna e nevojtarėve – veproi pa dallim, nė tė gjitha kontinentet e botės, duke i ndihmuar njerėzit nevojtarė tė tė gjitha racave, pa shikuar as prejardhjen e tyre gfjeografike apo fetare. Po kush ėshtė kjo nėnė e botės?! Ėshtė bija shqiptare – Gonxhe Bojaxhiu – e bija e Babės Kolė (prizrenas) dhe e Nėnės Drane (gjakovare), e lindur nė Shkup, mė 26 gusht 1910.

Organizatorėt parashohin, qė tė dielėn e 19 tetorit 2003, shtegtarėt qė do tė vijnė nga tė gjitha kontinentet, pėrveē Sheshit tė Shėn Pjetrit, ta vėrshojnė dhe ta stėrmbushin edhe udhėn e gjėrė (mė shumė se njė boulevard) – Via della Conciliazione, deri te Radio Vatikani e deri te porta e Kėshtjellės sė Shėn Engjėllit, ku mund tė jenė qindėramijėra pjesėmarrės.

Presidenca e Kėshillit tė Ministrave tė Italisė, me njė dekret tė nėnshkruar nga kryeministri Silvio Belusconi, Lumturimin e Nėnės Tereze e kla shpallur njė nga ngjarjet mė tė mėdha dhe tė rėndėsishme tė vitit 2003. Pjesėmarrjen e tyre nė ceremoninė e lumturimit e kanė konfermuar: Presidenti i Republikės – Carlo Azeglio Ciampi, me bashkėshorten Franca, ish presidenti i Italisė – Oscar Luigi Scalfaro, kryeministri Silvio Berlusconi, kryetari i Dhomės sė Deputetėve nė Parlamentin e Italisė – Pier Ferdinando Casini, ish kryeministri e senator i pėrjetshėm – Giulio Andreotti, si dhe shumė tė tjerė, qė nga ora nė orė po shtohen.
 
Do tė jenė tė pranishėm edhe: Presidenti i Shqipėrisė – Alfred Moisiu, Presidenti i Kosovės – Ibrahim Rugova, bashkė me kryeministrin Bajram Rexhepi dhe me kryetarin e Kuvendit – Nexhat Daci, Mbretėresha e Belgjikės – Fabiola, Mbretėresha e Spanjės – Sofia, si dhe shumė personalitete tė tjera tė botės, nga institucionet ndėrkombėtare e shtetėrore, politike, ekonomike, si dhe tė kulturės dhe tė organizatave joqeveritare – humanitare (mbi njėqind presidentė shtetesh e kryeministra).
 
Pėr shkak tė veprimtarive tė dendura, kryetari i Komisionit tė Europės – Romano Prodi, ende nuk e ka konfermuar pjesėmarrjen, edhepse ka kėrkuar t’i ruhet njė vend para altarit, nė Sheshin e Shėn Pjetrit. Mbarė trupi diplomatik i akredituar pranė Selisė sė Shenjtė, kanė konfermuar pjesėmarrjen e tyre nė ceremoninė e Lumturimit tė Nėnės Tereze.

Pjesėmarrja e misionareve dhe misionarėve tė Dashurisė, do tė jetė rreth 10% - 450 veta. Tė tjerėt – mbi 4000 sish, nė mbarė botėn, ceremoninė do ta pėrcjellin pėrmes televizionit, sepse nuk duan tė largohen nga tė sėmurit, nga tė varfėrit, nga nevojtarėt. Sipas shembullit tė Nėnės Tereze (themeluese e Rregullit Misionaret e Dashurisė), pjesėmarrėsit e kėtij Rregulli edhe kėtė shtegtim do ta kalojnė jashtė lokaleve luksoze dhe do tė vendosen nėn tenda, nė lokalitetin e Romės – Casilino.

Mbi 3000 tė varfėr – shtegtarė nga tė gjitha kontinentet, nė ceremoninė e Lumturimit tė Nėnės Tereze, mnė 19 tetor, do tė ulen nė radhėt e para – pėrkrah shefave tė shteteve, mbretėrve, ambasadorėve dhe personaliteteve tė tjera botėrore. Pėr ta do tė organizohet dreka solemne, nė sallėn Pali VI, ku zakonisht Ati i Shenjt i mban udiencat e pėrgjithshme katekistike tė tė mėrkurave, me besimtarė. Kjo do tė realizohet me protokollin e ceremonisė, duke i thyer kėshtu tė gjitha traditat dhe rregullat rigjide cerimoniale, me kėrkesėn kėmbėngulėse tė Misionareve tė Dashurisė.

Bashkė me Atin e Shenjt – Gjon Pali i Dytė, nė ceremoninė qendrore – pra, nė Meshėn Solemne tė Lumturimit tė Nėnės Tereze, mė 19 tetor, nė Sheshin e Shėn Pjetrit do tė bashkėcelebrojnė rreth 150 kardinaj (nga 164, sa janė gjithsej) dhe qindėra ipeshkėvinj e priftėrinj, nga tė gjitha kontinentet.
 
Papa ka paralajmėruar se njė nga dhuratat mė tė ēmueshme, qė do tė marrė me rastin e 25-Vjetorit tė papatit tė Tij, do t’ua dhurojė Misionareve tė Dashurisė, me rastin e Lumturimit tė themelueses sė kėtij Rregulli – Nėnės Tereze. Duke folur pėr organizimin e kėsaj cerimonie, qė e ka quajtur ngjarje tė madhe botėrore – Eminenza e Tij, Kardinal Pio Laghi, ka thėnė se padronė tė kėsaj cerimonie nuk do tė jenė vetėm personalitetet dhe autoritetet shtetėrore e kishtare, por mė shumė role e kompetenca do tė kenė tė varfėrit, duke dashur kėshtu tė ndiqet shembulli i Shenjtėreshės sė Dashurisė – Nėnės Tereze. Fėmijė dhe tė rinj, qė Misionaret e Dashurisė i kanė marrė nga rruga dhe i kanė shpėtuar e integruar nė jetėn normale dhe nė civilizimin bashkėkohės, gjatė ceremonisė sė Lumturimit tė Nėnės universale do tė vallėzojnė para altarit qendror e para Atit tė Shenjt, mu si padronė tė kremtes sė madhe botėrore.

Organizatorėt thonė se nė radhėt e para i kanė siguruar vendet edhe pėr njerėzit e Tokės sė Nėnės Tereze – pra, pėr shqiptarėt, qė do tė jenė: rreth 1000 nga Shqipėria, afėr 300 nga Kosova, njė numėr i konsiderueshėm nga Maqedonia dhe disa mijėra nga diaspora.

Njė vulė shumė tė rėndėsishme, ceremonisė sė Lumturimit tė Bijės Shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu – Nėna Tereze, i jep edhe pjesėmarrja e njė delegacioni tė madh ndėrfetar, ku do tė pėrfshihen pėrfaqėsues tė besimeve tė ndryshme, nga shumė vende tė botės, nė shenjė nderimi dhe dashurie ndaj Nėnės sė Botės mbarė, qė jetoi e veproi pėr tė gjithė nevojtarėt, pa shikuar origjinėn e tyre gjeografike, racore, as fetare.
 
Pėr tė pėrfunduar gjithēka mirė e si i ka hije njė ngjarjeje tė madhe botėrore, Qeveria e Italisė, nė bashkėpunim me Mbrojtjen Civile, me Vullnetariatin dhe me Kėshillin Organizativ tė ceremonisė sė Lumturimit tė Nėnės Tereze, pranė Selisė sė Shenjtė, kanė ndėrmarrur masat e nevojshme, mė sa vijon: do tė mobilizohen mbi 1000 pjesėtarė tė forcate tė rendit – nga radhėt e policisė, tė karabinierėve dhe tė atyre tė “Gurardia di Finanza”, si dhe mbi njėmijė tė tjerė, si personel ndihmės tė forcate tė rendit – nga radhėt e Mbrojtjes Civilie, tė vullnetariatit dhe tė Misionarėve tė Dashurisė.
 
Nė qytetin e Romės do tė vendosen pesė qendra informacioni tė sofistikuara, tė udhėhequra nga Misionaret e Dashurisė. Do tė jetė nė disponim njė lokal i pėrshtatshėm operativ pėr Mbrojtjen Civile, njė qendėr speciale pėr udhėheqjen e multiforcave tė sigurisė, njė shėrbim special pėr kontrollimin me helivideo, nga lartė, njė qendėr tendopoli pėr nevoja emergjente, dy punkte informacioni nė hapsirėn e ceremonisė, pesė punkte mjekėsore, tre spitale nė gjendje gatishmėrie dhe 700 banjo kimike. Komandanti i karabinierėve tė repartit territorial tė Romės – koloneli Salvatore Luongo, ka thėnė se askush nuk mund tė hyjė nė hapsirat e ceremonisė i pakontrolluar nga metal-detektorėt, si dhe ka paralajmėruar pėrcjelljen e ēdo lėvizjeje, edhe nga ajri, pėrmes helivideove.

Nga zyrat e Kėshillit Organizativ njoftohet se deri mė tash janė shpėrndarė mbi 150 mijė bileta pėr hyrje nė ceremoninė e Lumturimit tė Nėnės Tereze dhe se numri i atyre qė po i marrin biletat, po ndryshon nga ora nė orė. Mbas italianėve, numri mė i madh i shtegtarėve qė kanė marrė biletat pėr pjesėmarrjen nė ceremoninė qendrore, tė 19 tetorit, ėshtė grupi i shtegtarėve nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė veē ka kaluar mbi 10 mijė.

Me njė interes dhe respekt tė posaēėm, nė Selinė e Shenjtė, do tė priten shtegtarėt shqiptarė – thonė organizatorėt – sepse ata vijnė nga Toka e Nėnės Tereze, pra janė motrat e vėllezėrit e Saj. Disa nga dhuratat, nė hapjen e eukaristisė, gjatė Meshės Solemne, Ati i Shenjt do t’i pranojė nga duart e shqiptarėve, sipas tė gjitha gjasave – anėtarė tė Shoqatės “Nėna Tereze” nga Lecco e Lombardisė, prej nga do tė shkojnė nė Romė disa qindėra shtegtarė. Mirėpo kėtė imazh e ka “prishur” pakca njė funksionar i Kuesturės sė Romės, i cili – anonim – i ka deklaruar javores “Panorama” se njė kontroll i posaēėm do tė jetė nė grupin e shtegtarėve shqiptarė, ku ekziston dyshimi se mund tė infiltrohen shumė klandestinė, qė do tė mundohen tė shpėrndahen e tė mbesin nė Itali.
 
Edhe pėr faktin se funksionari i policisė kėtė deklaratė e ka bėrė i fshehur nė anonimitet, doemos tė vjen dyshimi se ai mund tė jetė njė nga fundėrrinat comuniste, apo fasciste tė legės sė Bossi-t, qė gjithēka tė keqe shohin mbi emigrantėt e sidomos mbi shqiptarėt.

Nė Sheshin e Shėn Pjetrit dhe nė Udhėn e gjerė tė Pajtimit (Via della Conciliazione) do tė vendosen tetė maksiekranė, nė mėnyrė qė tė gjithė pjesėmarrėsit tė mund ta shohin mirė ceremoninė e Lumturimit, nė altarin qendror, si dhe do tė mundėsohet pėrkpthimi simultan nė gjashtė gjuhė, njėra prej tė cilave ėshtė gjuha shqipe.

Me kėtė rast do tė organizohen edhe shumė veprimtari tė tjera shpirtėrore e kulturore, mė sa vijon: shtegtimi nė Loreto, meqė Nėna Tereze, sė pari ishte murgeshė e Rregullit tė Loretos, “Velja Misionare” tė shtunėn, nė vigjilie tė ceremonisė sė Lumturimit, me pjesėmarrjen e mbi 7000 besimtarėve shtegtarė, konferenca tematike, me informazione mbi jetėn dhe veprėn e madhe tė Nėnės Tereze dhe tė Misionareve tė Dashurisė, nė afėr 150 vende, anembanė botės, koncerte e recitale nė Sheshin e Shėn Pjetrit dhe nė sheshe tė tjera tė Romės.
 
Shtegtarėt shqiptarė, sipas tė gjitha gjasave, pėrveē nė Sheshin e Shėn Pjetrit, do tė gumėzhijnė me tė madhe edhe nė Sheshin Shqipėria (Piazza Albania), para pėrmendores madhėshtore tė Heroit tonė kombėtar – Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu. Organizatorėt kanė partalajmėruar edhe njė takim tė Atit tė Shenjt – Gjon Pali i Dytė, me shtegtarėt shqiptarė.

Mė 20-22 tetor, nė Bazilikėn e Shėn Gjonit nė Laterano (nė qendėr tė Romės), do tė ekspozohen reliktet e Nėnės Tereze: tė gjakut dhe tė flokėve (ballukeve), si dhe tė librave, shkrimeve e tė veshjeve tė Saj, me temėn “Jeta, shpirti dhe mesazhi i Nėnės Tereze”.

Organizatorėt nė Selinė e Shenjtė premtojnė mbarėsi dhe sukses tė plotė, nė ēdo hap dhe pikė tė ceremonisė sė Lumturimit, me mrekullinė e Shenjtėreshės sė Dashurisė. Pėr informacione mė tė hollėsishme dhe mė tė detajizuara, tė interesuarit mund tė kyqen edhe nė dritaren e internetit: www.motherteresacause.info, ku do tė njihen me tė gjitha mrekullitė e thjeshtėsisė.

Romė, 12 tetor 2003


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.