|
- 13 tetor
2003 / TN
-
 |
|
-
Nga
dr. Aurel PLASARI
-
-
Travestķ elitash e quante para do kohe nė shtyp njė kolegu
ynė fushatėn kinse-nacionaliste pėr mbrojen me ēdo kusht tė
shqiptarėsisė sė tė misionares sė madhe tė krishterė Nėnė
Tereza. Pėrfytyroni tani se ēmund tė ndodhė kur ta dojė rasti
qė nė kėtė spektakėl e sipėr tė kesh pėr duarsh njė punim ende
tė papėrfunduar pėr familjet e mėdha voskopojare dhe
voskopjarėt e mėdhenj: Kavaliotėt, Sinat, Shagunat, Dumbat,
Gondut, Bellot, Qopekat, Ballaurėt/Vallaurėt, Fundot etj.;
ndėr to edhe familja Bojaxhi.
-
-
Bojaxhitė qenė dhe janė njė familje nė zė aromane (angl.
Aromanians), e pėrhapur nė disa vise tė Ballkanit, si dhe
pėrtej tij, nė degė tė ndryshme. Pėrfaqėsuesi mė nė zė i
Bojaxhive mbahet historikisht Mihail G. Bojaxhi (Boiagi), me
tė cilin llogaritet tė fillojė historia moderne e aromanėve.
Sė toku me tjetrin filolog aroman Gjorgje Kosta Roza, me tė
cilin vepruan nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XIX, ai u
bė bashkėthemelues i teorisė sė latinitetit tė aromanėve nė
Ballkan.
|
-
-
Qė
tė dy punuan nė qytetet e Perandorisė sė Habsburgėve, por qenė me
prejardhje voskopojare. Sa i pėrket vendlindjes sė Mihail G.
Bojaxhiut, opinionet ndahen dysh: Max Peyfuss-i mendon qė ai tė
ishte lindur nė Budė mė 1780 (Die Druckerei von Moschopolis, 26),
ndėrsa Candroveanu e shėnon Bojaxhiun tė lindur nė Voskopojė mė
1770 (Antologie de proza aromana, 195).
-
-
Duke
vijuar traditėn e shkollės filologjike tė Voskopojės, pėruruar nė
gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, Mihail G. Bojaxhiu botoi tė parėn
gramatikė tė aromanishtes (Gramatica romana sau macedo-romana, 1818)
tė shoqėruar edhe me pėrkthimet greqishte dhe rumanishte. Ai hartoi
edhe njė gramatikė tė bullgarishtes dhe njė tė serbishtes, si dhe
njė libėr mėsimi tė greqishtes, duke dhėnė pjesėn e vet tė ndihmės
nė standardizimin e kėtyre gjuhėve. Bindja e tij prej poligloti nė
pluralitetin gjuhėsor e shtynte tė nėnvizonte: Ēdo gjuhė ėshtė njė
hipostazė e shpirtit njerėzor; sa mė shumė gjuhė tė nxėjė njė njeri,
aq mė shumė gjėra ai di. Njeriu nuk mund ti fitojė tė gjitha dijet
vetėm nga njė gjuhė e vetme, edhe sikur ajo gjuhė tė jetė mė e
pėrkryera nė botė. Tė kėmbėngulėsh mbi njė gjuhė tė vetme ėshtė
njėherėsh kotėsi dhe marrėzi nga pikėpamja praktike (Gramatica, X).
-
-
Degė
tė ndryshme tė familjes Bojaxhi u pėrhapėn jo vetėm nė qytetet e
mėdha habsburgjike (Vjenė, Budė, Pest etj.), por edhe nė qytete tė
Ballkanit, kėshtu edhe nė Shkup. Nė periudhėn e Perandorisė osmane
Shkupi paraqitej si qytet etnikisht i pėrzier: bashkėjetonin aty
shqiptarė, aromanė (vllehė), maqedonė dhe njė bashkėsi e vogėl
familjesh hebreje. Kėtė situatė pėrzierjeje e pati ndeshur qysh nė
shek. XIII rabini udhėtar nga Spanja Benjamin i Tudelės; po kėtė
regjistronte nė shek. XIX Ami Bué-ja; dhe po kjo situatė, me
ndryshimet e kuptueshme nė tė mirė tė bashkėsive maqedone e
shqiptare, rezulton aty edhe sot e gjithė ditėn. Nė Shkup aromanėt
jetonin nė njė lagje veēan, sikurse ishte traditė pėr qytetet
orientale, qė quhej Lagjja e vllehėve: Vlakoj mahala. Nė kėtė
lagje jetonte edhe familja Bojaxhi nė tė cilėn u lind mė 27 gusht
1910 Gonxhe Bojaxhiu, e ardhshmja Nėnė Terezė.
-
-
Nė
ditėn e sotme lagjja nė fjalė ėshtė shpėrbėrė nė njė masė tė madhe:
aty tek ishte shtėpia e Bojaxhive ėshtė tani njė autorrugė pranė njė
qendre tregtare ngjitur me Sheshin Maqedonia. Nuk ka ndonjė dėshmi
qė tė dėftojė se ku Gonxhe Bojaxhiu ėshtė pagėzuar, por ėshtė e
besueshme qė ajo tė jetė pagėzuar nė kishėn e lagjes ku u lind: nė
kishėn e vllehėve. Pėr mėsimet fillore ka ndjekur njė shkollė
jokatolike: kėtė e tregon edhe vetė nė kujtimet e saj. Po ti
lexohen me vėmendje kujtimet dhe ti ndiqen prononcimet, le tė vihet
re: ishte shqipja apo maqedonishtja ndėr gjuhėt qė ajo njihte? Apo
ishte the aromanian? Aromanishtja/vllahishtja nuk ėshtė ndonjė
gjuhė qarkullimi tė gjerė, gjuhė kulture moderne, nga ato qė mėsohen
nėpėr kolegjet e Anglisė apo universitetet e SHBA-sė. Tė diturit e
aromanishtes/ vllahishtes nga njė njeri i rritur shpjegohet vetėm
nėpėrmjet njė fakti: dhe dihet se cili ėshtė ai fakt.
-
-
Nė
moshėn dhjetėvjeēare Gonxhes i vdiq i ati, Nikollė Bojaxhiu dhe, me
vdekjen e tij, ėshtė e kuptueshme tė vinte duke u zbehur edhe
identiteti i tė parėve nga linja e gjakut. Nėn pėrkujdesjen e sėmės
Drane, qė ishte katolike nga rrethinat e Gjakovės, Gonxhja nisi tė
shpihej rregullisht tanimė nė kishėn katolike tė qytetit, tė
kėndonte nė kor, derisa rreth tė dymbėdhjetave, sikurse ka treguar
vetė, ti lindte dėshira pėr tu bėrė motėr e shenjtė.
-
-
Pinjoj
tė familjes sė Bojaxhive tė Maqedonisė ndeshen aty-kėtu, nėpėr
regjistrat e shpėtuar rastėsisht tė shkollave aromane, qysh me
themelimin e tyre nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX aty. Nė shkollėn
aromane tė Gopeshit, pėr shembull, themeluar mė 1867, ndėr
regjistrimet e vitit shkollor 1889-90 del Jani Bojaxhi, ndėrsa nė
shkollėn aromane tė Krushovės, themeluar mė 1868, ndėr regjistrimet
e vitit 1889-90 dalin Ana N. Bojaxhi, Taku Bojaxhi etj. Bojaxhi tė
tjerė tė mbetur nė Maqedoni dhe tė lidhur mbas kishės ortodokse
(pravosllave), me dhjetra emra nė kulturė, politikė, shkencė, sport
(Aleksandėr Bojaxhi, Jani Bojaxhi, Dhimitri Bojaxhi) etj., mbahen
tanimė tė maqedonizuar, ndryshe prej fatit tė Gonxhes qė u
zhvendos nė mjedisin shqiptar katolik tė sėmės, nė Shqipėri.
-
-
Pavarėsisht ndonjė mėtimi joserioz tė FYROM-it zyrtar, Kryetari i
Unionit pėr Kulturėn tė Aromanėve nė Maqedoni Dimo Dimcev e ka
pėrshkruar me korrektėsi prejardhjen e familjes sė Gonxhe Bojaxhiut
nė njė intervistė pėr NIN-in. Si kujton se dikur Jerusalemi i
aromanėve pati qenė Voskopoja dhe se, me prishjen e saj, shumė
familje voskopojare u hapėrdanė nė qytete nė ndryshme tė Ballkanit,
si dhe tė Perandorisė austro-hungare, ai pėrshkruan edhe kalimin e
pjesėve tė ndryshme tė familjes Bojaxhi nė Shkup, Prizren etj.
-
-
Ai ka
vėrejtur se i ati i Gonxhes, Nikolla, ishte pėrfaqėsues i vllehėve
(vlasi) nė kuvendin e qytetit tė Shkupit; pėr kėtė ekziston edhe
dokumenti pėrkatės bėrė i njohur prej Stojan Tren?evskit (Mutter
Teresa, Gondje Boiagi, ist von ihrem Vater Nikola Boiagi her
wlachischer Abstammung; wir berufen uns auf das von dem Autor Stojan
Trencevski entdeckte Dokument, das belegt, dass Nikola Boiagi in den
Fuhrungsorganen der wlachischen Gemeinschaft in Skopje tatig gewesen
war). Nga njė anė tjetėr, as akademiku maqedon Tome Serafimovski
nuk e ka pasur tė vėshtirė ta pranojė kėtė prejardhje: Askush nė
Maqedoni nuk ka mėtuar ndonjėherė qė Nėnė Tereza tė ketė qenė
maqedone, kurse nė Shkup dihet qė ati i saj Nikolla Bojaxhi ka qenė
jo shqiptar, por vllah (Niko nikada u Makedoniji nije tvrdio da je
Majka Tereza bila Makedonka, ali u Skoplju se zna da joj otac Nikola
Bojadzi bio ne Albanac, vec Cincar).
-
-
Qė tė
gjitha kėto orvatje pėr tė depėrtuar nė prejardhjen e njė figure si
Nėnė Tereza, kėto tėrheqje litari me jo ėshtė jona, jo nuk ėshtė
juaja, mund tė jenė nė thelb absurde: me kėtė jam njė mendjeje edhe
unė. E Krishtera e Madhe e Kalkutės ėshtė njė figurė tanimė e
shenjtė qė i pėrkiste/ i pėrket humanizmit tė krishterė
mbarėkombėtar, madje jokombėtar ose mbikombėtar. E para qė do tė
neveritej prej tėrheqjesh tė tilla litari do tė ishte ajo vetė, e
cila refuzoi me ngul tė merrej ndonjėherė me pėrkatėsinė e saj
etnike apo me prejardhjen e saj. Por atėherė pėrse kėta burra shteti
ose minishteti, presidentė, kryebashkiakas etj., marrin pėrsipėr tė
caktojnė a tė mbrojnė prejardhjen e njėrit apo tė tjetrit pa pasur
haber as nga gjenealogjia, as nga filologjia, as nga historia?
Madje, mė sė shumti, pa e ditur as ku bien me shtėpi kėto dije? Dhe
ēfarė argumentesh shtien nė punė nė kėtė spektakėl kinse-nacionalist
qė kolegu ynė me tė drejtė e quante travestķ elitash?
-
-
Ja
ndonjė prej argumenteve, qėmtuar nėpėr mediat shqiptare prej
niveleve tė bulevardit deri tek ato tė profesionistėve tė ATSh-sė,
madje nga ato qė u shėrbehen tė huajve nė anglishte tė Tiranės: Her
real name is Agnes Bojaxhi. Bojaxhi in the Albanian language means
painter! Ose: Mother Teresa was Albanian - her real name was
Agnes Gonxhe Bojaxhiu. In the Albanian language Gonxhe means bud
and Bojaxhi means painter! Me njė fjalė: njė logjikė infantile,
simbas tė cilės Blend Gonxhja (mė doli pikėrisht ky pėrpara pėr
shoqėrim idesh) do tė qitej anglez, sepse: His real name is Blend
Gonxhe and the English Blend means pėrzierje! As u shkon mendja
kėtyre farė filologėve gjenelogjistė tė shpjegojnė se fjalė si bojė
(nė shqip ngjyrė) dhe bojaxhi janė huazime nga turqishtja dhe si tė
tilla kanė hyrė nė mė shumė se njė gjuhė tė Ballkanit. Sepse: si
vallė i thonė bojaxhiut nė aromanishte? Nė aromanishte bojaxhiut i
thonė bojaxhi. (Tė ma falė lexuesi, por mu desh tė merrem kėtu me
njė kėso shpjegimi ordiner.)
-
-
Pėrtej
spektaklit tė travestisė sė elitave kthjellimi i kėtij tė sjelluri
ka rėndėsi nė kulturėn shqiptare edhe pėr diē tjetėr: sepse me
emėrtime si aroman, apo mė keq vllah, kucovllah, deri edhe
ēoban ėshtė abuzuar tradicionalisht (ndonjėherė vijon tė abuzohet)
pėr tė detraktuar personazhe nė zė tė kulturės shqiptare kur kanė
qenė tė padėshirueshėm pėr dikė apo pėr diēka. Ky abuzim ka qenė
(nė mos vijon tė jetė) njė mjet rėndomqar nė luftėn e ideve: atėherė
kur njėra prej palėve ndėrluftuese nuk ka kundėr tjetrės kurrfarė
argumenti tė fushės sė mendimit. Mandej? Mandej, si tė jenė marrė nė
vitet 20-30 tridhjetė me qitjen e Konicės kucovllah tė
konvertuar, si ta kenė zbuluar Fan. S. Nolin aroman dhe
joshqiptar (mjerisht edhe ky vetė e kishte bėrė dikur tė atillė
Konicėn), si ta kenė pėrgojuar Lasgushin pėr vllah Pogradeci etj.,
njė ditė prej ditėsh i shpallin ata shqiptarė tė mėdhenj.
-
-
Po si
kėshtu, me kėta shqiptaromėdhenj? Atėherė, nėse tė qėllon qė nė kėtė
spektakėl e sipėr tė kesh pėr duarsh punimin pėr familjet e mėdha
voskopojare dhe voskopjarėt e mėdhenj, nga njėri prej
gjenalogjistėve bashkėkohorė nuk mund tė mos nėnvizosh kėtė
vėrejtje: Nė ekogjenetikėn e kohės sė sotme bihet njė mendjeje nga
tė gjithė shkencėtarėt se problemi mė therės pėr botėn e gjallė
ėshtė ai i erozionit tė gjeneve, qė nė gjenetikėn humane pėrkon me
erozionin e gjeneve njerėzore. Erozioni gjenetik i njeriut nė
skakierėn sociale kryhet edhe nga persekutimi i njeriut prej
njeriut. Vėrejtje qė tė bėn tė mendosh nė thellėsi: nga
persekutimi i njeriut prej njeriut, ēfarė tė kujton mėnyrėn se si u
sollėn pėr njė kohė tė gjatė nė Shqipėri me mėmėn e Gonxhe
Bojaxhiut, me tė motrėn dhe me vetė Gonxhen tanimė Nėnė Terezė.
|
|