|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Ushtria nis rrugėn drejt Kosovės

 
 

 
12 tetor 2003 / TN  / Gazeta Shqiptare
   
Mė 28 nėntor 2003 inagurohet fillimi i punimeve nga ushtria Shqiptare qė do tė lidhė Durrėsin me Prishtinėn
 
Kėshilli Kombėtar i Rrugėve ka miratuar projektin e rrugės Durrės- Kukės- Morinė, ndėrkohė qė punimet pėr ndėrtimin e segmentit tė parė tė kėtij aksi rrugor pritet tė fillojnė brenda kėtij viti. Nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė Rrugėve, kryeministri deklaroi se segmenti Milot - Rrėshen do tė bėhet mė forcat e Xhenjos. Kėta tė fundit, tė cilėt kanė makineritė e nevojshme dhe inxhinierėt mė tė specializuara tė vendit, kanė ndėrtuar dhe aksin rrugor Llogara-Palasė, rrugėt e Tropojės dhe ndėrtimin e urave.
 
Sipas tė dhėnave zyrtare kostoja financiare e segmentit Milot -Rrėshen ėshtė rreth 42.3 milionė dollarė dhe do tė realizohet me financime tė qeverisė shqiptare. Sipas studimit, varianti i miratuar nė Kėshillin Kombėtar tė Rrugėve, shkurton nė mėnyrė tė ndjeshme distancat e transportit, si dhe krijon kushtet pėr njė lėvizje me shpejtėsi 80-100 km/orė duke realizuar lidhjen e Morinės me Durrėsin pėr rreth 2 orė, nė kushte krejt normale. Sipas kėtij varianti e gjithė distanca Durrės-Kukės-Morinė ėshtė 175 km, ndėrsa sipas ėrllogaritjeve paraprake kostoja e ndėrtimitsi rrugė e klasit tė parė ėshtė 300.5 milionė dollarė. Ndėrkohė, studimi i fizibilitetit tė Rrugės Durrės- Morinė ėshtė kryer me financimin e Bankės Botėrore.
 
Nė mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė Rrugėve, u miratua strategjia dhe objektivat pėr investime nė rrjetin rrugor kombėtar pėr periudhėn 2003-2005. Strategjia e financimit dhe implementimit pėrfshin pėrfundimin e dy akseve rrugore kryesore Lindje-Perėndim dhe Veri-Jug. Kjo pėrfshin edhe ndėrtimin e njė sėrė aksesh rrugore kufitare dhe turistike tė cilat konsiderohen tė njė rėndėsie tė veēantė pėr zhvillimin ekonomik tė vendit, siē janė aksi rrugor Vlorė-Sarandė, i ndarė nė tre segmente Vlorė-Orikum, Orikum-Ura e Palasės si dhe Ura e Palasės-Sarandė.
 
Segmenti rrugor Milot - Rrėshen do tė bėhet me fondet e mbledhura nga taksa "Majko". Nė vitin 2002 ish kryeministri Majko vendosi mbitaksė pėr tė gjithė allrat e importuar, e cila do tė shėrbjė pėr ndėrtimin e rrugės Durrės - Kukės - Morinė. Sipas tė dhėnave nga Ministria e Financave gjatė vitit 2002 janė mbledhur rreth 1.3 miliardė lekė, ndėrsa nė periudhėn janar - gusht 2003 janė mbledhur rreth 2.2 miliardė lekė nga mbitaksa e vendosur. Ndėrkohė, gjatė negociatave me Bashkimin Europian, ky i fundit i ka kėrkuar qeverisė shqiptare qė tė heqė mbitaksėn "Majko". Ky  propozim po shqyrtohet nga specialistėt e Ministrisė sė Financave dhe njė ndėr variantet e diskutueshme ėshtė ajo e heqjes sė mbitaksės prej 1 % qė nė vitin 2004.
 
Nga 3 variantet e paraqitura pėr ndėrtimin e rrugės Durrės - Kukės - Morinė, Kėshilli Kombėtar i Rrugėve ka miratuar variantin mė tė shkurtėr por dhe mė tė shtrenjtin. Dy variantet tė cilat u hodhėn poshtė, arashikojnė kalimin kryesisht nga gjurmėt ekzistuese. Ndėrsa varianti i miratuar parashikon njė ndėrtim tė ri nė luginėn e Fanit tė Madh. Kjo rrugė do tė kalojė nė Milot-Rubik- Rreshen -Reps -Thirre - Kalimash- Morinė. Sipas specialistėve ky variant ėshtė drejtimi mė i shkutėr, 170 kilometra dhe pėrshkohet pėr rreth 2 orė.
 
 
RRUGET TURISTIKE
 
VLORE - ORIKUM me vlerė 500 milionė lekė, ėshtė realizuar projekti i zbatimit.
ORIKUM - URA E PALASES me vlerė 787 milionė lekė financuar nga qeveria shqiptare
URA E PALASES - SARANDĖ me vlerė 6 miliardė lekė ėshtė miratuar studimi
RRUGA E DIVJAKES me vlerė 300 milionė lekė financuar nga qeveria shqiptare
RRUGA E VELIPOJES me vlerė 600 milionė lekė financuar nga qeveria shqiptare
RRUGA E SEMANIT me vlerė 320 milionė lekė financuar nga qeveria shqiptare
 
KORRIDORET
 
LINDJE- PERENDIM
 
ELBASAN - LIBRAZHD me vlerė 22.5 milionė dollarė financuar nga BERZH, koperacioni italian, qeveria shqiptare
QAFE THANE - POGRADEC - KORĒE me vlerė 76 milionė euro, nuk ka financime
 
VERI- JUG
 
LEZHĖ - SHKODER me vlerė 4 miliardė lekė financuar nga qeveria shqiptare
LUSHNJE - FIER me vlerė 20.5 milionė euro, financuar nga Italia dhe qeveria shqiptare
FIER - VLORE me vlerė 38 milionė euro financuar nga BEI
FIER - Tepelenė me vlerė 65 milionė euro finacuar nga BEI, BERZH dhe qeveria shqiptare
TEPELENE - GJIROKASTER me vlerė 20.5 milionė euro nga BEI, KE dhe qeveria shqiptare
JERGUCAT - SARANDE - KONISPOL me vlerė 16.2 milionė euro, nuk ka financime
SHKODER - HANI I HOTIT po kryhet studimi i fizibilitetit me financimet italiane.
 
 
Ky shkrim u botua mė 8 tetor 2003 nė "Gazeta Shqiptare"

Shkrimin pėr botim nė Trepca.net e dėrgoi mė 11 tetor 2003 , z. Saimir LOLJA


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.