|
-
11 tetor 2003 /
Shkruan: Rexhep Elezaj
-
-
Ēėshtja e dialogut serbo-shqiptar tri ditė para fillimit nė Vjenė
duket se pėr palėn shqiptare, pranė panikut politik, ka edhe
karakter tė fushatės parazgjedhore midis udhėheqėsve tanė partiakė
me vet faktin se disa prej tyre po tentojnė qė fillimin e bisedimeve
me palėn serbe ta kthejnė nė debat publik pranė Kuvendit tė Kosovės
me arsyetimin se delegacioni shqiptar i cili do tė udhtojė pėr
Austri medeomos duhet ta marrė vizėn e shkuarjes atje, por edhe
lejen se ēfarė duhet tė
mbrojė ai (delegacioni) nė kėto bisedime me
palėn serbe.
-
-
Kjo
mėnyrė e vetkushtėzimit pėr pjesėmarrjen ose mospjesėmarrjen e
delegacionit tonė nė bisedime si dhe insistimi pėr aprovimin nga ana
e Kuvendit tė platėformės pėr bisedime, duke e ditur se ēfarė janė
raportet ndėrpartiake brenda spektrit politik shqiptar nė Kosovė,
fletė se kėrkimi i kėtyre lejeve nga Kuvendi nga ana e disa liderėve
partiakė ka prapavijė politike, sepse, derisa ata nė kushte tė
rėndomta nuk ishin nė gjendje qė tė gjejnė gjuhė tė pėrbashkėt me
njėri tjetrin pėr ēėshtje edhe mė madhore, tani kur ėshtė fjala pėr
dialogun me serbėt na duket gjė absurde tė pritet qė subjektet tona
politike brenda njė kohe shumė tė shkurtėr para fillimit tė
bisedimeve do ti koordinojnė qėndriemet rreth asaj se ēfarė do tė
prezantohet ose mbrohet rreth katėr pikave mė kryesore tė cilat do
tė jenė bosht i bisedimeve shqiptaro-serbe. A thua ende nuk mėsuam
nga historia se koha dhe ngjarjet nuk i presin dot shqiptarėt derisa
ata tė merrėn vesh nė mes vetės!?
-
-
Pra,
nuk ka asnjė dilemė se pala shqiptare nė kėtė dialog po hynė e pa
pėrgaditur me fajin e vetė udhėheqėsve partiakė, dhe pėr dėshtim
eventual tė tyre nė Vjenė nuk ėshtė fer qė kėsaj rradhe tė fajsohen
subjektet ndėrkombėtare tė cilat me kohė i kanė paralajmėruar
shqiptarėt se nuk mund ti shmangėn dialogut me serbėt, pa marrė
parasysh (gjithnjė sipas ndėrkombėtarėve) luftėn dhe gjithė
tragjikėn qė regjimi kriminel i Beogradit ua ka shkaktur shqiptarėve
nė vitet 1998/99.
-
-
Andaj,
si tė tilla arsyetimet e disave se nuk kemi patur kohė tė mjaftuar
pėr tu pėrgaditur dalin jo bindėse e ndoshta edhe qesharake.
Insistimi i njė grupi parlamentar qė pėr pjesmarrje tė delegacionit
shqiptar tė merret viza nga Kuvendi i Kosovės nė rrethanat aktuale
politike rezulton si i panevojshėm, bile ishte kėrkesė jashtė
institucionale, kur dihet se temat tė cilat do tė shqyrtohen nė kėto
bisedime nuk janė nė kompetencė tė Kuvendit, por thjeshtė janė
ēėshtje tė Ekzekutivit pėr tė cilat Qeveria e Kosovės ėshtė dashur
me kohė qė tė dal me propozimin se kush dhe cilėt subjekte duhet ta
pėrfaqėsojė shtetin e Kosovės nė takimin e Vjenės si dhe me
konceptin e pėrgaditur pėr bisedime, pa patur nevojė qė ajo tė
hudhet pėr diskutim para delegatėve tė Kuvedit me vetė faktin, sepse
qeveria jonė si ēdo qeveri tjetėr nė botė i ka tė gjithė resorėt
pėrkatės pėr ēdo lėmi tė cilėt i pėrpilojnė materialet dhe bėjnė
analizat e nevojshme pėr nevoja tė qeverisė rreth ēdo teme nga
fushėveprimtaria e tyre, nė mėnyrė qė kur tė paraqitet nevoja ti
kenė ato tė gatėshme mbi tavolinė, qoftė si dokumente zyrtare tė
pėrgaditura nė mėnyrė profesionale nga ekspertė profesionistė, qoftė
qė tiu jipen anėtarėve tė delegacioneve tona si materiale bazė me
tė cilat ato duhet tė shėrbehen gjatė bisedimeve me ēdo palė tjetėr,
siē ėshtė tani rasti i takimit nė Vjenė, duke iu pėrmabjtur
gjithmonė materialeve bazė, siē thamė mė lartė, tė punuara nga
njerėz profesionistė siē ėshtė tani ēėshtja e tė zhdukurėve, e
pengjeve shqiptare qė ende mbahen tė ngujuar nė Serbi, ēėshtja e
pasaportave, e librave kadastrale tė Kosovės qė mbahėn tė fshehura
nė Serbi, ēėshtja e librave amzė pėr tė lindur, etj, rreth tė cilave
me siguri se do tė bisedohet nė takimin e Vjenės me palėn serbe.
-
-
Me njė
fjalė, pėr secilėn lėmi materialėt bazė dhe qėndrimet e palės
shqiptare duhet tė kenė qenė tė pėrgaditura qė mė parė dhe tė
gatėshme pėr ēdo situatė, e jo tė pritet deri nė ēastet e fundit qė
tė hartohet platėforma pėr bisedime e cila mėpastaj do ti jipej
secilit anėtarė tė delegacinonit veē e veē, ngase me sa kemi dijuni
kėshtu nuk veprohet askund nė botė para ēfarėdo dialogu,
ndėrshtetror apo ndėrinstitucional. Atėherė shtrohet pyetja; pse
vetėm politikanėve tanė u duhet ngritja e tensioneve politike,
grindjet, akuzat, pėrēarjet dhe hapja e fronteve tė reja mu para
takimeve tė rėndėsishme pėr Kosovėn, nė vend se nė qetėsi dhe nivel
tė qeverisė tė bėhėn pėrgaditjet meritore, tė mbahėn ndoshta edhe
takime tė fshehta midis subjeteve tona politike pėr tu marrė vesh
pėr minimumin e kompromiseve ose maksimumin e kėrkesave tona dhe tė
gjitha kėto gjėra tė mbahėn sekret deri nė ēastin kur do tė
bisedohet pėr secilėn ēėshtje ndaras.
-
-
Kjo,
pra, do tė ishte mėnyra e pėrgaditjes sė palės shqiptare pėr
bisedime me serbėt e jo qė nė Kuvend tė mbahėn debate maratonike pa
ndonjė efekt tė madh, qė fundja nuk ka organ shtetror i Kosovės i
cili do tė refuzonte pjesmarrjen e pėrfaqėsuesėve tė vetė nė
bisedime ēfarėdo qofshin ato, sidomos aty ku duhet tė mbrohėn
drejtpėrsedrejti interesat kombėtare dhe politike tė njė populli
dymilionėsh. Nga kėtu del se kėrkesat pėr dhėnjėn e vizės pėr
pjesėmarrje ose jo nga ana e Kuvendit ishin tė panevojshme,
posaēėrisht kur dihet se dialogun me serbėt nuk e ka inicuar pala
shqiptare, por ajo ndėrkombėtare.
-
-
Nė
rast se deri te bisedimet shqiptaro-serbe do tė vihej nė bazė tė
kėrkesės sė shtruar nga pala shqiptare, atėherė sigurisht se
pėrgaditjet pėr njė dialog tė tillė do tė bėhėshin mė ndryshe, dhe
derisa shqiptarėt nė kėtė dialog shkojnė me kėrkesė dhe ftesė tė
faktorit ndėrkombėtar, bisedimet do tė kenė njė renditje tė veēantė
nė takimin e Vjenės, por edhe vet pjesėmarrja e shqiptarėve si dhe
karakteri i bisedimeve do tė jetė i njė natyre tjetėr, pėr tė mos
thėnė i qėllimeve tjera tė cilat i dinė mė sė
miri organizatori i kėtij
takimi. Prandaj, kėtė fakt nuk duhet ta harrojnė pėrfaqėsuesit
shqiptarė (nėsė marrin pjesė tė gjithė) gjatė gjithė kohės sa do tė
zgjasin bisedimet, ngase ėshtė ky njė eveniment i fortė politik i
cili palės shqiptare i ofron pozitė tė fortė si dhe rastin e
volitshėm qė politika shqiptare tė dalė nga izolimi ndėrkombėtar.
-
-
Takimin e Vjenės nuk duhet refuzuar, atje duhet shkuar nė pėrbėrje
tė plotė duke e shfrytėzuar ate maksimalisht nė favor tė interesave
tona kombėtare dhe politike, posaēėrisht pėr ēuarjen mėtej tė
procesit tė pavarėsisė sė Kosovės. Bile duke kėrkuar aty pėr aty qė
menjėherė pas mbarimit tė shqyrtimit tė temave me karaktar teknik,
pa humbur kohė tė fillojė debati pėr zgjidhjen e statusit final tė
Kosovės dhe ate pranė KS tė OKB-sė siē ka pohuar vetė me tė ardhur
nė Kosovė z. H. Holkeri, sepse ēdo zhagitje e mėtejme e kėtij
procesi do tė shkoi nė dėm tė interesave dhe aspiratave tė dy milion
shqiptarėve nė Kosovė.
|
|