|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

MOORE: LOJĖ E MADHE SHAHU NĖ BALLKAN

 
 

 
11 tetor 2003 / "Europa e lirė"

"Mendoj se aktualisht po zhvillohet njė lojė e madhe e shahut. Trupat e Unionit Serbi – Mali i Zi po dėrgohen nė Afganistan pėr tė ndėrtuar njė kapital pėr negociatat pėr Bosnjėn dhe Kosovėn" – thotė analisti i Radios Evropa e Lirė, Patrick Moore.
 
 
RADIO EVROPA E LIRĖ : Zoti Moore, diplomati amerikan Richard Holbrooke gjatė qėndrimit nė Bosnje dhe Kosovė tha se do tė ishte gabim historik, nėse ushtarėt amerikanė do tė tėrhiqeshin nga Ballkani. Kush ėshtė duke kėrkuar tėrheqjen e tyre dhe pse?
 

PATRICK MOORE :
Ėshtė diskutuar nė media prandaj nuk ėshtė qind pėr qind e sigurt se kush personalisht ka kėrkuar tėrheqjen, por qartas zėrat vijnė nga Pentagoni dhe mendoj se tė gjithė duhet tė kujtojmė se ka pasur persona tė afėrt me presidentin Bush, para se ai tė fitonte zgjedhjet presidenciale nė vitin 2000, tė cilėt bėnė thirrje pėr tėrheqjen e trupave nga Ballkani.
 
Kondoliza Rajs dha njė intervistė pėr Nju Jork Tajms nė tetor tė vitit 2000, nė tė cilėn e mbėshteti kėtė ide. Arsyeja ėshtė se kėta persona e ndjejnė qė nė njė farė mėnyre kjo do tė ndihmonte pozitėn amerikane nė Afganistan dhe Irak…pra nėse mund t'i tėrheqin disa mijėra ushtarė amerikanė nga Ballkani dhe t'i dėrgojnė kėtu.
 
Le t'i kthehem pyetjes suaj, kur pėrmendėt gabimin historik, sepse mendoj se ka njėfarė lidhje me historinė. Nė kujtimet nga lufta tė Vinston Ēerēil, shkruan se ai asnjėherė nuk e humbi rrugėn drejt qėllimit tė tij kryesor, por gjithashtu ishte i aftė qė tė ndėrmerrte shumė veprime nė tė njėjtėn kohė.
 
Ēerēili kishte gjithmonė njė parim qė del nė pah nė shkrimet e tij, se nėse merr njė numėr tė vogėl ushtarėsh apo pajisjesh dhe i pėrdor pėr njė qėllim shumė tė rėndėsishėm politik, atėherė investimi ėshtė i vlefshėm…madje edhe nėse nuk ėshtė pjesė e frontit kryesor dhe mendoj qė kjo ėshtė e rėndėsishme kėtu. Roli i amerikanėve nė Ballkan ėshtė shumė i rėndėsishėm. Disa mijėra ushtarė ėshtė njė ēmim shumė i vogėl qė tė paguhet.


RADIO EVROPA E LIRĖ : Zoti Moore, Kosovėn para disa ditėsh e vizituan bashkarisht Richard Holbrooke dhe Bernard Kouchner. A ėshtė ky njė mesazh se nė rastin e Ballkanit, Evropa dhe SHBA-tė nė planin ushtarak dhe politik janė duke punuar bashkarisht?

PATRICK MOORE :
Sigurisht. Ky ėshtė mėsimi me tė cilin u ktheva nga njė konferencė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Gjermanisė para disa javėsh. Aty u mblodhėn njė numėr personalitetesh nga BE-ja, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara dhe megjithėqė kishte mospajtime, tė cilat zoti Kouchner dhe zoti Holbrooke i quajnė mospajtime burokratike, ka projekte tė pėrbashkėta pėr tė cilat tė gjithė janė dakort dhe kjo ėshtė ēėshtja pėr tė punuar tė gjithė sė bashku. Sigurisht, e dimė qė ka njerėz, veēanėrisht nė qeverinė aktuale franceze, tė cilėt do tė donin t'i shihnin amerikanėt jashtė Evropės.
 
Ne sapo thamė se ka edhe vetė zyrtarė tė SHBA-ve qė duan njė tėrheqje amerikane nga Ballkani, por ka njė interes strategjik kėtu pėr tė punuar sė bashku nė vazhdimėsi. Ish sekretari amerikan i Shtetit, Henri Kisingjer nė librin e tij "A i nevojitet Amerikės njė politikė e jashtme", i cili u publikua nė vitin 2001, shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian tash kanė njė mundėsi shumė tė mirė qė tė ndihmojnė vendosjen e prosperitetit, demokracisė dhe stabilitetit nė pjesė tė botės tė cilat nuk i kanė pasur kėto.
 
Kisingjeri thekson se do tė jetė njė tragjedi pėr brezat e ardhshėm nėse kjo mundėsi nuk do tė shfrytėzohet. Mendoj se kjo ėshtė ajo qė Holbrooke dhe Kouchner duan tė na tregojnė. Ėshtė e rėndėsishme qė tė punojmė sė bashku dhe tė mos e humbim kėtė mundėsi.


RADIO EVROPA E LIRĖ : Zoti Moore, Serbia dhe Mali i Zi, do tė dėrgojnė nė Afganistan rreth 1000 ushtarė. A do tė thotė kjo se Beogradi nga ky hap do tė pėrfitojė nė planin politik, kur bėhet fjalė pėr Bosnjen dhe Kosovėn?

PATRICK MOORE :
Mendoj se pyetja juaj ėshtė e saktė. Ne kujtojmė se ish-Jugosllavia sė bashku me Bashkimin Sovjetik udhėhiqnin me kryemjeshrit e shahut nė botė. Serbėt dhe malazezėt kanė qenė gjithmonė tė njohur si lojtarė tė mirė shahu. Mendoj se kjo ėshtė ajo qė po zhvillohet tash, njė lojė e madhe e shahut.
 
Trupat po dėrgohen nė Afganistan pėr tė ndėrtuar njė kapital pėr negociatat pėr Bosnjen dhe Kosovėn, ndoshta mund tė ketė edhe njė zbutje tė pozitės sė serbėve nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė kenė mė shumė pėrfitime nė Bosnjė. E kam dėgjuar kėtė shpjegim mė parė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, njė gazetar u takua me ushtarė rumunė qė luftonin nė frontin rus.
 
Kur i pyeti ushtarėt se pėrse po luftonin nė Rusi, rumunėt u pėrgjigjėn qė po luftonin pėr Transilvaninė. Ata po ndėrtonin njė kapital politik me vendet e boshtit, pėr tė arritur qėllimet e tyre kundėr hungarezėve.
 
Mendoj se e njėjta gjė po ndodh me serbėt; ndėrtimi i njė kapitali politik me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n nė mėnyrė qė tė krijojnė simpati pėr ēėshtje qė janė vėrtet tė rėndėsishme pėr Serbinė. Gjithashtu e dimė se serbėt duhet tė ndėrtojnė njė kapital politik, sepse kanė qenė "jashtė loje" pėr mė shumė se njė dekadė dhe siē a thashė ka lojtarė mjaft tė mirė shahu nė Beograd dhe do tė shohim mė shumė lojėra.
 
Intervistoi: Melazim koci


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.