KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  | 

 

OPINIONE

   
 

Shqiptarėt e sotshėm nė dilemėn euro-amerikane

 
 

 
19 tetor 2003 / Adrian VEHBIU*
 
 
Anės detit i palarė
 
Ndėr pashmangėsitė qė u kanė rėnė nė hise shqiptarėve nė shekuj, gjeografia zė vend nderi, nė kuptimin qė historia e kėtij populli mund tė skicohet edhe thjesht duke ia kundruar pozicionin nė hartė: tė qenėt midis Greqisė dhe Romės, Lindjes dhe Perėndimit, Veriut dhe Jugut, Katolicizmit dhe Ortodoksisė, Krishtėrimit dhe Islamit, kampit socialist dhe botės sė lirė; pa pėrmendur pezulltinė mes maleve dhe detit, e cila sugjeron nomadizėm, blegtori, tribalizėm, kusari, kryengritje, dyndje popullsie dhe pėrzierje dramatike nė qytetet.
 
Pothuajse tė gjitha qytetėrimet e kulturat e Evropės dhe tė Mesdheut e kanė lėnė gjurmėn e tyre nė trojet shqiptare: deri edhe fenikasit, avarėt, normanėt e bogomilėt. Shqiptaria ia detyron thelbin e vet sa qėndresės ndaj kėtyre ndikimeve e interferencave, aq edhe joshjes sė parezistueshme ndaj tyre; prandaj edhe sa mė tepėr qė shtyhemi nė tė kaluarėn aq mė vėshtirė e kemi tė ndajmė historinė e shqiptarėve nga ajo e popujve tė tjerė nė Evropė; derisa arrijmė atje ku dallimi midis arbėrores dhe joarbėrores ėshtė thjesht akademik, domethėnė i kotė, nė mos manipulativ.
 
 
Anės dritės i paparė
 
Pas parantezės sė tejzgjatur osmane, evropianizmin ua risollėn shqiptarėve rilindėsit, sė bashku me vetėdijėn kombėtare; Shqipėria u zgjua, si tė thuash, nė shtrat tė Evropės. Miti i Skėnderbeut e luajti nė kėtė rast rolin e atij principi organizues tė psikologjisė popullore qė do tė ishte pėrgjegjės pėr orientimin e mėpastajmė tė shqiptarėve si komb. Jo mė kot ky mit do tė vihej nė themelet e shtetit tė porsalindur shqiptar, si i vetmi koleksion simbolesh romantike tė garantuara; e mė pas do tė shėrbente si truall pjellor pėr mite tė tjera rreth lashtėsisė e fisnikėrisė kombėtare sic e provojnė edhe mitet kadarejane tė evropianizmit mesjetar tė Arbėrit.
 
Epoka e Skėnderbeut do tė pikturohej kėshtu si moment kuintesencial nė historinė shqiptare; sado e shkurtėr dhe jotipike qė ishte, nė tė patėn rast tė pėrvijohen tė gjitha ato elemente qė mė pas do tė integroheshin nė programet iluministe tė elitave rilindėse romantike dhe atyre post-rilindėse liberale: krenaria kombėtare, uniteti pėrballė njė rreziku tė jashtėm, mohimi i fillesave osmane e deri diku edhe bizantine nė ngjizjen e kombit, fytyra vendosmėrisht e kthyer nga Perėndimi, vetėdija e pėrkatėsisė evropiane dhe sidomos e pjesėmarrjes aktive nė historinė e kontinentit.
 
Megjithė adhurimin universal tė Skėnderbeut gjatė periudhės sė totalitarizmit, miti i Perėndimit ndėr elitat liberale tė Tiranės e tė qyteteve tė tjera bregdetare u kultivua doemos nė mėnyrė klandestine dhe kitsch, duke u shndėrruar shkallė-shkallė nė njė lloj feje surrogato (mbetet pėr t’u hulumtuar sa i pėrgjigjet ky mit kujtimit tė Evropės mbijetuar ndėr tė ashtuquajturit "tė pėrmbysur"). Pėr kėtė arsye, elitat qė kanė nė duar fatet politike, ekonomike dhe kulturore tė Shqipėrisė sė sotme nė thelb janė produkte tė njė dukurie qė do ta quaja neurozė tė ndrydhjes totalitare.
 
Nė tė vėrtetė, pėr gati gjysmė shekulli regjimi komunist bėri tė pamundurėn pėr t’ia prerė kulturės shqiptare lidhjet e natyrshme  me Perėndimin, sidomos duke ndaluar qarkullimin e lirė tė njerėzve dhe tė informacionit (media, literaturė, art) e duke ndėshkuar penalisht cdo shfaqje publike tė nostalgjisė e tė dashurisė pėr Evropėn.  Filo-evropianizmi nė politikėn e sotme shqiptare, nė atė masė qė ėshtė idealist, i detyrohet kėsaj neuroze tė vjetėr. Vullneti pėr ta quajtur Shqipėrinė pjesė e Evropės ia detyron kėshtu ekzistencėnt pėr t’u distancuar nga tmerri i izolimit dhe i autarkisė totalitare.
 
 
Konkurrencė polesh
 
Historikisht, orientimi pro-perėndimor i shqiptarėve gjithnjė u ėshtė detyruar parive dhe elitave. Pushtetarėt e sotėm (dhe krejt klasa politike) priren ndaj Evropės jo thjesht ngaqė janė idealistė ose tė motivuar filozofikisht, por ngaqė shohin se interesat u shėrbehen mė mirė duke u integruar nė kontinent. Duke u munduar me mish e me shpirt qė ta paraqitin veten nė publik si "interface" tė Shqipėrisė me Evropėn, kėto elita tani kėrkojnė nė thelb stabilizimin ose legjitimimin e sundimit tė tyre, nėpėrmjet akreditimit nė kontinent. 
 
Pėrndryshe, pėr masėn e votuesve ose "publikun e gjerė" Evropa nuk ekziston aq si mit i vetėmjaftueshėm sesa si njė "tjetėrkund", ose vend gjeometrik jetėrsimit (mėrgimit) post-totalitar. Duket sikur pėr vetėdijėn e shqiptarit standard, Evropa priret tė mbetet skaji i pėrkundėrt i njė dipoli tė tipit "ne-ata"; ose "kėtu-atje"; duke vijuar tė konotojė tė huajėn, tė jetėrsishmen, tė panjohurėn; dhe duke depėrtuar jo aq si kulturė ose mesazh sesa nė trajta tė aureolės qė rrethon objekte ose mallra tė dėshiruara. 
 
Nė atė masė qė mediat vendase e tejngopin infosferėn duke i shtyrė nė plan tė dytė televizionet evropiane, edhe vetė pozicioni i Evropės nė psikologjinė popullore vjen e dobėsohet, pėrkundrejt skajit vėrtet tė fortė: Amerikės. Kėsisoj, nė njė kohė qė elitat me dhe pa pushtet i referohen Evropės dhe luftojnė pėr integrimin evropian tė Shqipėrisė, masat (publiku) vijojnė t’i referohen Amerikės, duke e vėnė kėtė instinktivisht nė piedestalin ku dikur adhuronin Enverin, Stalinin, Musolinin (pėrkatėsisht Sulltanin). Miti i Amerikės, “edhe si hakmarrje ndaj logokracisė "tė urryer" tė elitave dhe kremtim i revanshit tė vulgut” po tregohet palodhshėm tėrheqės e joshės pėr mendėsinė patriarkale autoritare qė vijon tė mbizotėrojė ndėr shqiptarėt.
 
 
Drejt Evropės pa evropianizim?
 
Nga ana e vet, elitat nuk kanė pse t’i pėrbetohen orė e cast Evropės pėr besnikėri e pėrkushtim; detyrė e tyrja e mundimshme ėshtė, pėrkundrazi, qė ta evropianizojnė Shqipėrinė, pėr ta bėrė tė pranueshme pėr standardet kontinentale. Kjo do tė arrihet njėlloj sikurse u arrit dikur zgjimi i ndėrgjegjes kombėtare ndėr shqiptarė gjatė Rilindjes: duke i bindur masat (publikun) se evropiania ėshtė e vetmja alternativė mbijetese pėr Shqipėrinė si komunitet, si kulturė dhe si projekt. Me fjalė tė tjera, qė Shqipėria tė hyjė nė Evropė, ėshtė e domosdoshme tė sillen prova jo pėr filo-evropianizmin e elitave, por pėr evropianizimin kapilar tė shqiptarėve si tė tillė. Dėgjohen ndonjėherė argumente se stepja e Evropės ndaj shqiptarėve gjithsesi lidhet me myslimanizmin e kėtyre tė fundit, nė kuptimin qė Evropa e bashkuar i ka rrėnjėt nė tė kaluarėn e krishterė tė kontinentit.
 
Kėto argumente vijnė nga ato qarqe pėr tė cilat e sotmja ėshtė jo vetėm fatalisht e pėrcaktuar nga e kaluara, por edhe e frymėzuar prej saj; nga ana tjetėr, brenda kėsaj kornize konceptuale, shpesh vihet re si pėrzgjedhja e sė kaluarės historike ėshtė po aq vendimtare sa edhe vetė principi i tė kthyerit kokės prapa. Nė tė vėrtetė, ideja e njė Evrope tė bashkuar ėshtė po aq pjellė e Rilindjes (post-mesjetare) sa edhe e mendėsisė sė krishterė; madje pėr nga etosi i detyrohet sė tepėrmi edhe Iluminizmit tė shekujve XVII e sidomos XVIII,  njė lėvizje e cila hodhi shtat nė ballafaqim tė ashpėr me krishtėrimin e me fenė nė pėrgjithėsi. 
 
Por edhe pa iu drejtuar pėr argumente historisė, mund tė arsyetohet se Islami i kish shkėputur shqiptarėt nga ai shkėmbim informacioni e produktesh kulturore qė doemos qėndron nė themele tė Evropės sė sotme e tė nesėrme; duke i lėnė nė njė gjendje pak a shumė primitive, nė rastin mė tė keq, ose duke i kulturuar sipas njė sistemi vlerash tė papajtueshėm me botėkuptimin evropian, nė rastin mė tė mire, dhe kjo do tė ishte e vėrtetė, sikur tė mos kish treguar Islami nė Shqipėri njė varg tiparesh tė cilat e afruan me Perėndimin nė njė kohė kur Ortodoksia zyrtare kishte rezerva tė mėdha pėr kėtė, ndėrsa Katolicizmi po zyrtar e denonconte liberalizmin pėrtejdetas me zell tė papėrshkrueshėm. Pėr kėtė dhe pėr shumė arsye tė tjera, argumenti fetar tingėllon kallp dhe nuk janė xhamitė fshatrave ato qė do t’ua bllokojnė shqiptarėve rrugėn drejt Evropės, ashtu sic nuk janė kishat ato qė do t’ua celin shtegun. 
 
 
Frytet majhoshe tė shantazhit
 
Pėr elitat nė pushtet, shantazhi ėshtė fisheku i fundit, karta e ruajtur nė mėngė, shpresa e mbrame pėr ta bindur Evropėn se shteti i tyre i ėshtė destinuar bashkėsisė evropiane: pse njė Shqipėri e lėnė forcėrisht jashtė strukturave politike dhe ekonomike tė kontinentit rrezikon tė kthehet nė njė burim tė pashterrshėm kriminaliteti, prostitucioni, emigracioni klandestin, trafiku droge; pa pėrmendur rrezikun tjetėr qė shqiptarėt, tė neveritur nga ato elita qė nuk ua siguruan dot "prosperitetin", tua japin votėbesimin forcave politike tė tjera, anti-evropiane, perspektivisht fondamentaliste (ose qė edhe vetė elitat nė pushtet, tė zhgėnjyera nga Evropa, tė ndėrrojnė flamur).
 
Gjatė dhjetėvjecarit tė shkuar shantazhi si mjet presioni ndaj kancelarive evropiane ėshtė treguar vecanėrisht i suksesshėm dhe gjasat janė qė tė ndodhė kėshtu edhe nė tė ardhmen, sidomos pėr sa kohė qė stabiliteti politik i Shqipėrisė mbetet i varur nga ndihmat e Evropės e nga stabiliteti i vetė elitave nė pushtet. Kjo ėshtė njė lojė qė shqiptarėt kurdoherė kanė ditur ta luajnė me virtuozitet, edhe pse, afatgjatėsisht, nuk i ka dhėnė shumė as Shqipėrisė, as imazhit tė shqiptarėve nė botė.  
 
 
Shtrėngim dorashkash
 
Integrimi nė Evropė jo vetėm garanton njė numėr investimesh jetike pėr ekonominė e vendit, por edhe  tėrthorazi nė stabilitetin e klasės politike qė do tė mbikqyrė realizimin e kėtyre investimeve. Shqipėria ende nuk ėshtė gati, politikisht, pėr tė hyrė nė Evropė; sepse mendėsia e forcave politike dhe e votuesve ende nuk duket ta pranojė pluralizmin dhe diversitetin si njė sistem tė natyrshėm qė nuk mund tė polarizohet moralisht; dhe largimi nga pushteti ende perceptohet si njė katastrofė me pasoja shpesh tė pallogaritshme.
 
Shumė politikanė evropianė qė kanė tė bėjnė me Shqipėrinė, dhe jo vetėm nė fushėn e diplomacisė, duket se marrėdhėniet duan t’i ndėrtojnė mbi baza individuale, pse u besojnė mė shumė personave tė caktuar sesa sistemit; cka do tė thotė edhe se ende vijon tė ekzistojė nė vend njė farė disociimi dramatik midis eksponentėve tė sistemit dhe sistemit vetė. Njė skizofreni e tillė, megjithatė, pritej nė atė masė qė demokracia u zbatua nė Shqipėri nga lart, nėpėrmjet recetash tė gatshme tė pakolauduara me rrethanat specifike tė vendit.
 
Pėr Evropėn, Shqipėria do tė mbetet edhe pėr shumė kohė njė truall i panjohur, enigmatik, i mbarsur me rreziqe, kurthe e tė papritura; por qė gjithsesi ėshtė nė dorė tė njė klase politike tė lidhur me njėmijė fije me Perėndimin  pėr nga botėkuptimi, vlerat dhe interesat, pikėsynimet afatshkurtra dhe afatmesme, ndjeshmėria. Nga kjo pikėpamje, duket sikur elitave me pushtet nė Shqipėrinė e sotme u ėshtė falur “prej tutorėve evropianė” deri edhe korrupsioni i pashembullt (i vėrtetė dhe i pėrfolur) dhe ambiguiteti ndaj shtetit ligjor, pėr sa kohė qė ato elita mbeten i vetmi ndėrfolės njėfarėsoj i besueshėm pėr institucionet e kontinentit tė bashkuar.
 
 
Bota nė njė pikė uji
 
Megjithatė, nė Shqipėri mitit tė Evropės nuk ėshtė se i duhet tė ballafaqohet me ndonjė sistem imunitar armiqėsor; sepse as anti-evropianizmi i elitave konservatore filoislamike as mosbesimi instinktiv ndaj Perėndimit ndėr elementet e ricikluar prej strukturave politike totalitare nuk duket tė kenė ndonjė ndikim pėr tė qenė nė mendėsinė popullore.
 
Pėr elitat filoevropiane tė Tiranės, zgjimi dhe kėndellja e vetėdijes evropiane ndėr shqiptarė do tė lidhet, para sė gjithash, me mėnyrėn si do tė trajtohet kulturorisht miti i vetvetishėm i Amerikės. I pėrforcuar nga ndėrhyrjet e fundit nga SHBA nė favor tė shqiptarėve nė Ballkan e nga protagonizmi amerikan nė arenėn ndėrkombėtare, ky mit duket se ka gjetur truall tė favorshėm nė mendėsinė patriarkale tradicionale ndėr shqiptarė, e cila doemos do tė joshet nga machismo-ja, fuqia ushtarake, zgjidhja e konflikteve me dhunė, dora e fortė, forca goditėse dhe krejt rituali naiv i sjelljes publike tė presidentėve.
 
Nga ana tjetėr, Amerika tradicionalisht ka luajtur rolin e Tokės sė Premtuar pėr tė gjithė ata qė nė Shqipėri nuk kanė mundur a dashur tė jetojnė dot mė. Miti i Amerikės i shkon mirė pėr shtat mendėsisė hiper-materialiste tė njė pjese tė madhe tė shqiptarėve, madje deri atje sa tė kompensojė pėr mungesėn e pėrmasės spirituale nė jetėn e tyre; dhe sidomos turmave qė ende ruajnė nė kujtesėn kolektive memin totalitar tė vijės sė masave dhe tė refuzimit tė meritokracisė.
 
Me teprimet, teatralitetin, kultin e materiales dhe tė teknikės, mashkullizmin dhe apoteozėn e banales Amerika mit ėshtė shumė mė e pranueshme pėr masat sesa Evropa aristokratike, estetike, buzėhollė, kulturorisht mospėrfillėse e madje pėrbuzėse ndaj fqinjėve frymėqelbur e kokėpalarė. Kontradiktat e fundit shpesh dramatike midis SHBA dhe Evropės, nuk kanė mbetur pa u shfrytėzuar nga forcat politike nė Shqipėri; pse konflikti i mėsipėrm ėshtė gjithėpėrfshirės, nė njė kohė qė, pėr shembull, zemėrimi i njėrit a tjetrit tutor nga pushtetarėt nuk mund tė kalojė pa u vėnė re e pa u pėrdorur nga opozita.
 
 
Pse Evropa?
 
Pse ėshtė domosdoshmėri integrimi evropian i Shqipėrisė? Vallė ky integrim do tė jetė thjesht nė favor tė elitave nė pushtet, duke ua pėrjetėsuar sundimin; apo do tė pėrmirėsojė ndjeshėm nivelin e jetesės jo vetėm nė Tiranė, por edhe nė Llėngė, Shishtavec e Frashėr? Cfarė do tė ndodhė me kulturėn shqiptare nė kėtė perspektivė? A ėshtė e rrezikuar  kultura shqiptare dhe vetė thelbi shpirtėror i kombit shqiptar nga ky integrim?
 
Nė tė vėrtetė kultura shqiptare, ashtu sic e njohim, ėshtė tanimė e kėrcėnuar pėr vdekje; jo aq pėr shkak tė konkurrencės vdekjeprurėse nga ana e artit masiv global (filma dhe superheronj tė Hollyėood-it, muzikė e MTV-sė, letėrsi bulevardesh, rrėgjim i gjuhės letrare dhe i aftėsive tė saj shprehėse, kopjim flagrant formash pamore dhe zanore nga kultura tė tjera, vulgarizim i folklorit qytetar dhe atrofizim i folklorit fshatar, perėndimorėzim i mjeteve shprehėse tė mediave), por edhe e sidomos pse dalėngadalė po i humb arsyet e ekzistencės sė vet. Duan apo nuk duan elitat me dhe pa pushtet, integrimi i Shqipėrisė nė struktura mbikombėtare ėshtė i pashmangshėm, edhe ngaqė agjentėt dhe mjetet shprehėse mbikombėtare janė funksionalisht superiore ndaj analogėve tė tyre tradicionalė; nė kuptimin qė kitara, pėr shembull, ėshtė superiore ndaj lahutės ose ciftelisė.
 
Nė atė masė qė modernizohet, Shqipėria doemos merr pjesė nė lėvizjen e pėrbotshme tė globalizimit dhe cėshtja nuk ėshtė nėse kjo lėvizje mund tė kundėrshtohet apo jo (nuk mund dhe nuk ka pse tė kundėrshtohet), por nė cmėnyrė do tė rithemelohet kultura kombėtare gjatė kėtij procesi integrues shumėshkallėsh. Me fjalė tė tjera, Rilindja e De Radės, Naimit dhe Fishtės nuk do tė na udhėheqė dot kulturorisht gjatė shekullit XXI.
 
Integrimi nė Evropė kthehet kėshtu nė njė mundėsi tė papėrsėritshme pėr ta rimarrė nė kontroll Shqipėrinė, sado tė pėrfshirė nė rrjedhėn e rrėmbyer tė globalizimit. Evropa e Bashkuar, tė paktėn ashtu sic e shoh unė, nuk ėshtė dhe aq mohim i identitetit kulturor tė popujve tė mėdhenj e tė vegjėl qė derdhen nė tė, sesa e vetmja mėnyrė sesi ky identitet mund tė mbijetojė nė kushtet e globalizimit teknologjik dhe mediatik, prandaj Evropa e Bashkuar tė paktėn mėton tė jetė njė integrim inteligjent, i harmonizuar nga lart dhe i drejtpeshuar nė dobi tė interesave reciproke tė tė gjitha palėve; jo njė proces i verbėr evolutiv darvinian, i pėrkufizuar vetėm e vetėm nga nevoja pėr mbijetesė. 
 
 
*Autori ėshtė studiues, linguist, kritik letrar, eseist dhe jeton nė SHBA

Shkrimin e dėrgoi mė 10 tetor 2003 - z. Ēerēiz Loloēi.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.