|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Ballkani, qendra e trafikimit tė qėnieve njerėzore

 
 

 

9 tetor 2003 / Linda Karadaku  / "Zėri i Amerikės"

Trafikimi i qėnieve njerėzore nis nga varfėria, mungesa e ligjeve apo mos-zbatimi i tyre, mos-kuptimi apo ndonjėherė pandjeshmėria pėr atė qė ndodh pėrreth, aleancat e krimit qė sofistikohen dhe nuk njohin etni, kufij apo rajone. Guglielmo Schinina, drejtues i njėsisė pėr ndihmėn pėr viktimat e trafikimit tė qėnieve njerėzore nė zyrėn e IOM-it nė Shkup, shpjegon rrugėt kryesore tė trafikimit tė vajzave tė reja nga dhe pėr nė Ballkan.

Maqedonia ėshtė rrugė kalimi dhe vend mbetjeje pėr vajzat e trafikuara. Qindra bare nate vazhdojnė tė funksionojnė; nė to, vajza tė reja nga Evropa Lindore, Moldavia, Ukraina, Rumania, Bullgaria apo vende tė tjera, shfrytėzohen seksualisht.

Berry Fletcher, zėdhėnės i policisė ndėrkombėtare nė Prishtinė, thotė se trafikimi i qėnieve njerėzore ėshtė problem rajonal.

200 biznese nė Kosovė janė identifikuar si vende ku bėhet prostitucion. Pothuaj tė gjitha vajzat vijnė nga vendet e Evropės Lindore.

Grupet kriminale shqiptare dhe sllave bashkėpunojnė shumė ngushtė nė trafikimin e qėnieve njerėzore.

Kreshnik Spahiu, drejtor i zyrės pėr avokati falas, thotė se Shqipėria ėshtė mė shumė njė vend tranzit sesa njė vend destinacioni pėr viktimat e trafikimit. Ai shton se ka njė dėshtim tė projekteve pėr rehabilitimin e viktimave sepse shqoėria shqiptare nuk e pranon njė vajzė qė ka qenė e trafikuar. Mbetet shumė pėr tė bėrė nė zbatimin e ligjeve, thotė ai.

Avni Jacellari, drejtor pėr anti-trafikimin nė ministrinė e rendit nė Tiranė, thotė se sipas njė studimi tė bėrė vitin e kaluar, 5100 vajza tė reja shqiptare gjendeshin nė perėndim tė trafikuara pėr tė punuar nė rrugė.

Policia shqiptare ka shkatėrruar 75 grupe kriminale, qė merreshin me trafikimin e vajzave, ka arrestuar 500 tutorė dhe 120 persona dėnuar deri tani nga 5 deri nė 20 vjet burg.

Kėtė vit ka pasur 68 raste denoncimesh pėr trafikantė dhe grupe trafikantėsh.

Arjana Qosaj, Mustafa, kėshilltare ligjore nė zyrėn e OSBE-sė nė Prishtinė, thotė se trafikimi i qėnieve njerėzore nė Kosovė ėshtė problem i madh.

Rrugėt kryesore tė trafikimit tė qėnieve njerėzore vijnė nga Evropa Lindore, pėrmes Serbisė e Malit tė Zi, njė pjesė mbeten nė Kosovė dhe njė pjesė vazhdojnė mė tej, pėr nė Greqi apo vende tė tjera, thotė ajo.

Njė dokument i brendshėm i OSBE-sė nė Kosovė, thotė se zyrtarėt e OSBE-sė nuk mund tė shkojnė nė kėto bare sepse dyshohet se aty bėhet prostitucion i detyruar.

Trafikimi i qėnieve njerėzore nuk ndalet thjeshtė tek shfrytėzimi seksual, shumė fėmijė trafikohen pėr tu pėrdorur si lypėsa nga Shqipėria pėr nė rrugėt e Greqisė, mijėra njerėz trafikohen nga vendet e Lindjes, pėrmes Ballkanit pėr nė perėndim nė kėrkim tė njė pune apo tė njė jete mė tė mirė. Njė pjesė e tyre kanė pėrfunduar nė fund tė detiti, ndėrsa tė tjerė nė duart e rrjeteve tė tjera tė trafikantėve.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.