NGA MANIFESTIMI TRADICIONAL NĖ PĖRKUJTIM TĖ SHKOLLĖS SĖ PARĖ SHQIPE NĖ KOSOVĖ

 
 

TAKIMET E DOM MIKELIT 2003 -  MBAJTUR NĖ DIASPORĖ

 
 

 
 
Sirnach ( ZVICĖR), 4 tetor 2003 (QIKSH Albeuropa - ILIRJANA & ILIR  KOLIQI)
 
Manifestimi tradicional nė pėrkujtim tė Shkollės sė Parė Shqipe nė Kosovė «TAKIMET E DOM MIKELIT», qė nė vatrėn a parė tė arsimit tonė kombėtar - nė Stubėll, janė bėrė tradicionale dhe mbahen rregullisht, qė nga viti i kaluar kanė filluar tė organizohen me sukses edhe nė diasporė. Kėtė nismė e ka filluar studiuesi i mirėnjohur - Mr Albert Ramaj, i cili e ka realizuar me veprimtarėt stubllasė tė dėshmuar - Zef Ahmeti, Nue Nikolla, Nikollė Toma dhe tė tjerė.
 
Me vazhdimini  e kėtij manifestimi edhe sivjet, tashmė mund tė themi se edhe nė diasporė do tė jenė kėto takime tradicionale. Nė krahasim me vitin e kaluar, sivjet kualiteti shkencor dhe artistik nė kėtė manifestim ishte i shumėfishuar.
 
Edhe kėtė herė e kanė organizuar dhe barrėn kryesore e kanė bartur veprimtarėt e sipėrpėrmendur - pra, ata qė e kanė filluar vjet, por kėsaj radhe - nėn patronatin e Shoqatės Integruese Kulturore Humanitare «STUBLLA», qė tashmė funksionon me mjaft sukses, me tė njėjtin emėr, nė Zvicėr, nė Gjermani dhe nė Itali.
 
Manifestimi, qė sivjet u mbajt nė Qendrėn e Misionit Katolik Shqiptar, nė Sirnach / kantoni i Turgaut, ka filluar nė ora 19, me fjalėn hyrėse tė kryetarit tė Shoqatės "STUBLLA" - Z. Engjėll Kengji, i cili i ka pėrshėndetur mysafirėt dhe qindėra tė pranishėm, tė ardhur enkas nga Kosova, nga Gjermania, nga Italia e nga Austria. Njė pėrshėndetje e ka bėrė edhe Albert Ramaj.
 
Pastaj Famullitari i Stubllės - Dom Rrok Gjonlleshaj, i ardhur posaēėrisht nga Kosova, ka folur mbi fillimin e kėtij manifestimi, nė vitin 1990 nė Stubėll dhe pėr rrjedhėn e deritashme, duke theksuar se ky gjatė kėtyre viteve ishte manifestimi mė gjithėpėrfshirės nė Kosovė, tanimė i shndėrruar nė manifestim tradicional mbarėkombėtar, qė po tubon nė Stubllėn Krenare shkencėtarė, shkrimtarė, gazetarė, artistė, kėngėtarė - nga mbarė hapsirat arbėrore.
 
Mandej ka dalur para tė pranishmėve profesori Engjėll Koliqi (ardhur nga Italia), i cili me mjaft mjeshtri ka shtjelluar temėn qendrore: "Prej Kolegjit tė Shėn Lukės e deri te Shkolla e Dom Mikelit - peripeci, arsimim edukim dhe emancipim kombėtar nė Stubėll", qė siē tha - ishte njė ekstrakt i nxjerrur nga njė punim mė i gjėrė i tij shkencor. Koliqi nxorri nė shesh njė gjė qė pak kush e kishte ditur deri mė sot - Idriz Seferi planin e Luftės sė Kaēanikut tė vitit 1910 e kishte pėrgatitur nė zyren famullitare nė Stubėll, bashkė me Dom Mikelin dhe me vullnetarėt e parė tė asaj lufte - Engj Pali - Koliqi, Maliq e Jak Munishi, Jozė Ballabani, Simon Pera - Ramaj, Gjon Koliqi etj.
   
 
Prof. Dr Engjėll Sedaj, i ardhur posaēėrisht nga Prishtina ka shtjelluar me mjeshtrinė e shkencėtarit dhe tė profesorit tė rryer universitar temėn: "Mesazhi historik i Shkollės sė Parė nė Stubėll", qė ėshtė pritur me interesim tė jashtėzakonshėm. Dom Marjan Demaj - udhėeqės i Misionit Katolik Shqiptar nė Lucern, e ka shpjeguar dhe shtjelluar jashtėzakonisht bukur Vitin e Shenjtė Shqiptar dhe Jubileun e madh - 300-Vjetorin e Kuvendit tė Arbėrit (1703 - 2003), duke kapur tė gjitha segmentet kryesore.
 
Dom Marjan Marku - udhėheqės i Misionit Katolik Shqiptar nė Sirnach ka shpjeguare tė gjitha drejtimiet dhe domethėniet e veprimtarive shpirtėrore dhe kulturore e kombėtare tė Misionit Katolik Shqiptar nė Zvicėr. Tė gjithė janė ngritur nė kėmbė, kur nė binė ka dalė Dr Dom Lush Gjergji - i ardhur posaēėrisht pėr kėtė manifestim nga Kosova.
 
Dom Lushi kėsaj radhe ka trajtuar temėn mbi Familjen Bojaxhiu dhe fėmijėrinė e Shenjtėreshės sė Dashurisė - Gonxhe Bojaxhiu - Nėna Tereze. Zef Ahmeti ka bėrė paraqitjen e librit tė famshėm tė psikologut gjerman Viktor Frankl dhe rolin e madh tė pėrkthyesit shqi - Albert Ramajt, mu nė kohėn e peripecive tė mėdha shqiptare.
 
Nuk duhet harruar programi i pasur dhe kualitativ kulturo-artistik, me recital, poezi dhe me humor, pėrgatitur nga rinia jonė mėrgimtare. Nė programin kulturo-artistik janė dalluar: Marjan Ukaj, Gabriell Pali, Robert Ukaj, Gjon Zefi, Valdete Demaj, Prenė Gjergji, Njomza Gjokaj etj. Manifestimin e ka udhėhequr rrjedhshėm moderatori - Luigj Ferizi. Pėr mbarėvajtjet teknike dhe pėr iliustrimin fantastik me fotografi dhe pamje filmike, pėrmes kompjuterit, ėshgtė shumė i merituar - Nikollė Tomaj.
 
Pra, mbrėmja e 4 tetorit 2003 ishte njė mbrėmje fantastike, qė pėr persė orė (deri nė ora 24) ka kėnaqur dhe shmallur qindėra mėrgimtarė - pjesėmarrės tė kėtij manifestimi, tė ardhur nga tė gjitha viset e Zvicrės, nga Gjermania, nga Austria e shumė edhe nga Italia (mbi 60 anėtarė tė Shoqatės "Nėna Tereze" nė Lecco dhe tė QKIKH "Albeuropa").
 
Tė dielėn .- mė 5 tetor 2003, nė Will, Dom Rrok Gjonlleshaj udhėhoqi Meshėn Solemne, kushtuar Dom Mikelit dhe tė gjithė pishtarėve tė arsimit tonė kombėtar. Nė meshė ishin tė pranishėm afėr 1000 besimtarė.
 
Tė gjithė tė pranishmit nė kėtė manifestim janė shmallur dhe janė freskuar paksa, duke i harruar pėr disa orė brengat mėrgimtare. Tė gjithė kanė kėrkuar qė manifestime tė tilla tė mbahen mė shpesh, sepse pėrveē argėtimit e shmalljes, edhe janė raste pėr tė mėsuar shumė gjėra tė bukura dhe tė vlefshme nga historia jonė kombėtare. Shumė nga tė pranishmit i kanė lutur ligjėruesit qė t'ua dhurojnė nga njė kopje tė temave tė tyre. Duke e parė kėtė interesim, organizatorėt kanė premtuar botimin e buletinit tė manifestimit, duke pėrfshirė tė gjitha materialet.
 
Ka dalur propozimi qė kėto takime tė jenė tradicionale edhe nė diasporė dhe - gjithnjė nėn patronatin e Shoqatės "STUBLLA" - tė organizohen me rotacion radhe: Zvicėr, Itali, Gjermani, Austri. Manifestimin e kanė pėrcjellur edhe gazetarė tė massmediave vendase dhe tonat.

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.