|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Qėndrimet e LKĒK-sė pėr dialogun me Serbinė

 
 

 
Prishtinė, 9 tetor 2003 / Nga Kryesia e LKĒK-sė
 
ZGJIDHJA E ĒĖSHTJES SONĖ KOMBĖTARE NUK QĖNDRON NĖ DIALOGUN ME SERBINĖ
 
Dialogu si njė metodė e punės
 
Vetėm nė historinė mė tė re politike e diplomatike kemi njė sėrė rastesh kur dialogu ka shėnuar njė pėrpjekje pėr t’i zgjidhur problemet e caktuara politike. Kjo zakonisht ka ngjarė nė mes palėve - shteteve tė cilat kanė pasur konflikte tė ndryshme mes vete.
 
Dialogu si njė metodė pune ka njėfarw kuptimi nėse ai bėhet pėr t’i zgjidhur problemet definitivisht mes vendeve e shteteve tė pėrfshira mė parė nė konflikt apo qė janė nė konflikt, por vetėm nė kėto raste ai mund tė ketė kuptimin e zgjidhjes sė ndonjė problemi tė caktuar.
 
Njė metodė e tillė e veprimit do tė ishte e paanshme dhe korrekte po tė pėrdorej vetėm mes palėve tė barabarta. Kjo do duhej tė bėhej pa imponime nė kurriz tė njėrės palė e sidomos tė asaj qė ėshtė e dėmtuar. Nė  kėtė rast dialogu mund tė bėhej mes palėve me vullnet tė mirw.
 
 Mirėpo, kjo metodė e punės aq mė pak do tė jetė e qėlluar nė rastin kur provohet tė ulen nė tryezėn e dialogur pala sunduese me atė tė sunduar!   Ky relacion, ėshtė vetvetiu diskriminues dhe duke qenė i tillė ēdo rezultat nga ky dialogim do tė jetė domosdoshmwrisht nė kurriz tė palės sė sunduar. Me kėtė tė fundit lidhet edhe rasti ynė.
 
Ne jemi palė e sunduar, ndėrsa Serbia ėshtė sunduesja. UNMIK-u apo bashkėsia ndėrkombėtare nėse ėshtė prezente nė kėtė dialog ajo duke u mbėshtetur nė dokumentet me tė cilat e qeverisė Kosovėn, do t’ia lehtėsojw madje do t’ia sigurojė Serbisė pozitėn e epėrsisė nė tryezėn e dialogut tė paramenduar me ēka do tė prejudikojė edhe rezultatin. Ne duhet t’i qasemi kėsaj ēėshtjeje tė ngritur: A duhet tė dialogojmė me Serbinė sot, respektivisht kur? A ėshtė dialogu i tanishėm nė dobi tė Kosovės apo tė Serbisė?
 
Cilat do tė jenė rezultatet e kėtij dialogu dhe ē’dobi ka ēėshtja jonė e pazgjidhur kombėtare nga njė dialog i tillė? Ē’forcė politike dhe morale kanė pas vetes institucionet aktuale politike tė Kosovės administrative, pėrpara njė veprimi tė tillė politik?
 
 
Rrethanat politike nė tė cilat inicohet dialogu
 
Domosdo, se ėshtė nė interes pėr ne edhe opinionin tonė kombėtar qė tė dihet e tė theksohet se nė ē’baza dhe nė ē’rethana politike, ekonomike e shoqėrore po pėrgatitet tė zhvillohet ky dialog, pavarėsisht nivelin dhe kundėrshtarin tonė.
 
Pėr tė faktuar bazėn juridike tė dialogut nuk ka nevojė pėr shumė kohė. Ėshtė Rezoluta 1244, e cila e kėrkon njė gjė tė tillė pėr t’u pėrmbushur standardet qė parashtron ajo nė tė gjitha parametrat e jetės politike mes Kosovės e Serbisė. Tanimė, qėllimi final i kėtij dokumenti, besojmė se ėshtė i njohur pėr tė gjithė, pėr shkak se edhe ky dokument ia ruan sundimin Serbisė mbi Kosovėn. Ai do tė jetė nė thumb tė kritikės dhe do tė kundėrshtohet deri sa tė eliminohet nga skena politike.
 
Pesha e dėmshme e kėtij dokumenti u shtua nė momentin kur faktorė tė caktuar politikw pranuan  tė punojnė sipas tij, pavarėsisht se ato modifikuan njė dokument qė rrodhi prej tij dhe qė nuk i tejkaloi kornizat e tij, por pėrkundrazi u vu nė shėrbim tė zbatimit tė kėtij dokumenti. Dhe tani nga njė bazė e tillė juridike qeverisėse ėshtė e influencuar e tėrė superstruktura shoqėrore nė Kosovėn administrative deri nė poret mė elementare tė jetės.   Ekonomia duke qenė e trajtuar nga njė koncept i tillė politiko-juridik patjetėr qė edhe ajo ėshtė trajtuar si pjesė e sistemit shtetėror serb dhe rrjedhimisht titullar i pronės shoqėrore (shtetėrore) konsiderohet Serbia. Ky raport ka prodhuar stagnim dhe ėshtė frenues serioz i konsolidimit tonė pas njė lufte shkatrrmtare, sidomos pas njė periudhe rraskapitėse okupimi.
 
 Shoqėria shqiptare nė Kosovėn administrative si rezultat i shkallės mė barbare tė shfrytėzimit qė ka pėrjetuar, sot mezi arrin qė ta riprodhojė forcėn e vet matreiale, mendore e fizike. Si pasojė e kėsaj sot kemi rreth 80% tė populltės tė papunė, mijėra nxėnės e studentė jashtw bankave shkollore, mijėra invalidė e pensionistė tė pandihmuar, familje tė tėra tė pastrehė etj.
 
Tė gjitha kėto janė pasojė e bazės sė ulėt ekonomike tė shkaktuar nga pozita e rėndė nė tė cilėn jemi si pasojė e qeverisjes sė dobėt. Nėse dikush kėrkon qė arsyet e prapambetjes sė tillė t’i kėrkojė gjetiu ai gabohet rėndė, sepse ato janė pikėrisht nė pozitėn politike e juridike qė ka sot Kosova. Derisa ajo nuk ėshtė e ēliruar, do tė ballafaqohet gjithnjė me njė gjendje tė tillė tė rėndė tė ēdo aspekti shoqėror e ekonomik.  Kėto fakte i cekėm nga arsyeja qw tw vwmė nė pah pozitėn qė i ėshtė imponuar Kosovės, qė ajo tė nėnshtrohet mė lehtė nė tė ardhmen.
 
Tė gjithė ata qė e kanė ndihmuar kėtė proces, nuk duhet tė pranojnė qė tė mirren me fatin e saj tė ardhshėm. Kjo gjendje, madje nuk do tė mund tė ndryshohet fare me njė politikė dhe qasje jashtė realitetit. Duke e quajtur gjendjen e tillė gjendje tė lirė, madje ka edhe tė atillė qė konsiderojnė se Kosova ka sovranitet politik e territorial (!).
 
 Siē duket, kjo qasje e ka burimin te “guximi” dhe dėshira pėr tė dialoguar me pushtuesin pa u ēliruar nga ai. Me pak fjalė kjo ėshtė gjendja nė tė cilėn pritet qė tė zhvillohet ky dialog: Kosova qeveriset nga UNMIK-u i cili atė e konsideron pjesė tė Serbisė; nėn udhėheqjen e kėtij misioni u ndėrtuan e veprojnė edhe institucionet vendore pa asnjė fuqi thelbėsore politike e ekzekutive; pas  katėr vitesh qevėrisjeje tė tė dy palėve Kosova nuk ka ndryshuar fizionominė e statusit tė saj politik qė kishte para luftės sė fundit.
 

  

Logjikisht, shtrohet pyetja a duhet tė dialogojmė me Serbinė sot nėn kėto kushte?
 
Ēdonjėri qė vėshtron me objektivitet dhe arsyeshmėri gjendjen nė tė cilėn jemi do tė kishte guximin moral dhe politik qė tė pėrfundonte se tė ulesh nė njė tryezė dhe tė dialogosh me ata qė e sollėn Kosovėn nė kėtė gjendje nėnshtrimi, do tė thotė tė bėhesh pjesė e nėnshtrimit.
 
Gjendja e rėndė nė tė cilėn ndodhet Kosova ėshtė edhe njėra nga arsyet pse Serbia e pranon krahėhapur ēdo ulje nė tryezė tė bisedimeve me ne. Ajo duke e ditur gjendjen e pakonsoliduar politike ku para sė gjithash unitetit kombėtar i shqiptarėve ėshtė nėn ēdo nivel dhe i trasuar nė “rrugėzgjidhje” tė parealizueshme politike, ka konkluduar se rezultatin e kėtij dialogu eventual do ta korrė nė ēdo mėnyrė vetėm ajo.    
 
Nė kėto rrethana ėshtė e qartė se baza e bisedimeve i tejkalon shpejt kufijt e bisedimeve pėr “ēėshtje praktike”, “teknike”, “nė interes tė qytetarėve” etj., dhe kjo ēėshtje merr pėrmasat pėr njė trajtim shumė mė serioz dhe parimor.
 
 
Kompromiset
 
Shqiptarėt, pėr politikėn e drejtė dhe tė denjė qė ka marrė pėrsipėr qė ta zgjidhė ēėshtjen e kombit tė vet, janė tė paēliruar, u mohohet formalisht dhe me marrėveshje e dokumente tė shkruara tė cilat janė nė fuqi, e drejta pėr liri dhe vetwvendosje, prandaj ėshtė shumė e dėmshme qė tė zgjedhw dikush rrugėn e bisedimeve me pushtuesit dhe bisedimet me tė t’i prppagandojw si mjet pėr ta realizuar lirinė. Ėshtė edhe mė e dėmshme tė pranosh tė ulesh nė bisedime me mohuesit kategorik dhe mė barbarė tė lirisė sate pėr tė biseduar pėr ēėshtje tė natyrės qė nuk pėrbėjnė thelbin e problemit, si rrjedhim pozita jonė politike nuk do tė ndryshojė.
 
Edhe nė tė kaluarėn janė zhvilluar dialogje tė tilla jothelbėsore, tė cilat mundoheshin tė paraqiten si angazhim i lartė kombėtar. Edhe atėbotė flitej pėr disa “ēėshtje praktike”! Por ēka nė realitet fshihej prapa perdes? Kėshtu atėbotė disa krerė politik pėr shkak tė krizės qė i kishte kapluar, pėr shkak se nuk gjenin mėnyrė pėr ta ndalur hovin e revoltės popullore, shpikėn bisedimet me Serbinė! Nė kėtė kohė kemi bisedimet e famshme pėr arsimin shqip. Kėto bisedime me Serbinė pėr realizimin e marrėveshjes sė arsimit jo vetėm nuk zgjidhėn diēka qė do tė ishte mirė pėr shqiptarėt, por vetėm sa e forcuan bindjen tonė, por dėmtoi zgjimin e popullit nė kryengritje kundėr pushtuesit qė po pėrgatitej atė kohė, duke e shtyrė pėr njė kohė atė.
 
 Serbia e dinte se nuk mund ta evitojė kryengritjen e shqiptarėve pėrgjithmonė, por kėtė do ta provonte ta shtynte, e nėse ndizet, mundėsisht tė dėshtojė. Dhe, nė kėtė ēėshtje bukur shumė ia ka arritur qėllimit, falė edhe politikės sė gabuar qė ėshtė udhėhequr nė skenėn tonė politike. Ndėr kėto, mė e theksueshmja ėshtė mungesa e strategjisė, pėrdorja e taktikave tė gabuara tė luftės, mospėrcaktimi i objektivave politik, mospėrcaktimi ireal i aleatėve, konsiderimi i popullit faktor anėsor nė kėtė proces etj (!!)
Mjafton tė pėrshkruhet atmosfera e para luftės, atmosferėn kur bėhej dialog nėn vringwllimėn e armėve! Dėshtimi sidomos nė Konferencėn e Rambujesė, dėshmoi se dėshtimet nė zgjidhjen e ēėshtjes themelore, ēėshtjes kombėtare do t’i fusin tė gjithė dėshtuesit nė fushėn e vėshtirė dhe komprometuese, nė atė tė kompromisit me pushtuesit.
`
 
Koncenzusi
 
Pse kėrkohet koncenzusi pėr ēėshtje tė tilla.  Duhet tė themi se kjo ėshtė njė ēėshtje shumė parimore, dhe nga kjo  nuk do tė kėrkohej publikisht arritja e njė koncezusi politik. Me vetw faktin janė sheshuar mungesa e guximit dhe pasiguria qė mbretėron nė drejtimin e subjekteve politike tė bashkėqeverisjes. Hezitimin pėr tė marrė pėrgjegjėsitė e kuptojmė qė vjen edhe nga trysnia e opinionit tonė por nė kėtė ēėshtje ka edhe probleme tė natyrės sė konceptit politik i cili pėrmes kėtyre zik-zakeve po manifeston prishjen e tij pėrbrenda, qė nė rend tė parė vjen nga strategjia e gabuar, pasiguri qė do ta pėrcjellė atė deri nė shembjen pėrfundimtare dhe nė ngadhnjimin e konceptit mė produktiv qė ėshtė ai i ēlirimit dhe bashkimit tė kombit. 
 
Ne e kemi provuar nė kurriz, se bisedimet me pushtuesit vetėm sa e ndėrlikuan gjendjen tonė, mbollėn iluzione dhe shpresa qė i kushtuan shtrenjtė popullit tonė.
 
Nė rrethanat politike tė sotme bisedimet me Serbinė dhe presioni nė rritje pėr tė biseduar me tė ėshtė pėrpjekje pėr tė ecw nėpėr shtigje qė Kosovėn, popullin tonė e shpiejnė tek njė kompromis tjetėr i dėmshėm, i cili ėshtė nė vazhdėn e kompromiseve qė jemi duke i pėrjetuar edhe sot si komb i paēliruar.
 
Ne jemi duke hequr pasojat e kompromisit tė dėmshėm nga Rezoluta antishqiptare 1244, e cila ia njeh tė drejtėn Serbisė pėr tė qeverisur me tokat tona. Prandaj nuk kemi nevojw pwr kompromise tjera qw sjellw dialogu me pushtuesit. Shkaktarė i pengesave pėr lirinė tonė ėshtė kjo rezolutė. Nė shtratin e saj tani kėrkohet tė pėrkundemi edhe mė tutje, deri sa tė biem nė gjumin e rėndė qė do tė na zgjojė praktikisht nė njė robėri tė re. Pėr kėtė shkak kundėrshtarėt tanė janė duke bėrė luftė tw madhe politike duke u zhvilluar pėr tė pranuar lirinė e paqenė dhe pėr ta kuptuar lirinė ndryshe se ē’ėshtė ajo nė tė vėrtetė.
 
Deri mė sot u bisedua me shumėkė. U bisedua edhe me shoqata, politikanė, senatorė e kongresmenė tė ndryshėm, gjithnjė duke u thirrur nė mbėshtetje tė popullit shqiptar, nė mbėshtetje tė lirisė sė tyre, duke i krijuar hapėsirė pėr tė ruajtur dominimin e njė politike qė e ruante status-quo-nė - pushtimin, por edhe duke marrė impulse e fuqi tė reja nga ndonjė deklaratė e “ėmbėl” qė e jepnin tė huajt. Kėto aktivitete tė pacifistėve dhe negociatat e “dendura” edhe me tė huaj kishin pėr qėllim ta mbanin gjallė shpresėn se liria jonė po vjen dalngadalė dhe Kosova po trajtohet si problem i bashkėsisė ndėrkombėtare, ėshtė internacionalizuar, gjithnjė sipas politikanėve pacifistė deri aty sa shqiptarėt duhet eksluzivisht tė mbėshteten dhe tė besojnė se faktori i jashtėm ėshtė vendimtar nė zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sonė. Bisedimet nuk paraqesin mjet pėr ta zgjidhur problemin kombėtar, por zvarritje deri nė pamundėsi tė zgjidhjes sė drejtė tė kėtij problemi. Serbia bisedimet kurrė nuk i ka pėrdorur si mjet komunikimi nė funksion tė zgjidhjes sė ēėshtjes sonė, por si njė mjet pėr tė legjitimuar praninė e saj nė tokat tona.
 
Nėse, bisedimet zhvillohen pėr tė arritur nė njė marrėveshje brenda Rezolutės 1244, gjė qė do ta pranonte krahėhapur Serbia, atėherė ky ėshtė njė kompromis i cili na dėmton shumė.
 
Nė bisedime kurdoherė duhet tė shkohet i konsoliduar dhe nė kohėn kur ke lėnė pas vetes rezultate qė nuk e lejojnė kthimin prapa. Ndėrsa sot mendohet tė hyhet nė dialog me pushtuesin ende pa e mundur atė, ende pa u ēliruar plotėsisht nga ai. Pra, thjesht bisedimet nė kuptimin politik, janė tė kornizuara tė zhvillohen nė terrenin e armikut.             
 
Kur e trajtojmė pozitėn tonė jemi tė detyruar t’i marrim parasysh disa argumente tė cilat e bėjnė edhe mė shqetėsuese dhe me rreziqe tė mėdha hyrjen nė bisedime me shtetin qė e gėzon tė drejtėn me dokumente ndėrkombėtare qė ta pushtoje edhe praktikisht tokėn, ndėrkaq dihet mirė se njė pjesė tė trojeve tona i qeveris praktikisht edhe sot (enklavat, K. Lindore etj.).
 
Procesi i bisedimeve  tė deritanishme me pushtuesit, ka dėshmuar se vetw kėto dėshtime politike janė argumenti mė i mirė pėr tė formuar qėndrimin e drejtė ndaj njė dialogu tė ardhshėm me kėta pushtues tė trojeve tona. Kėshtu, shqiptarėt nuk duhet tė pranojnė asnjė lloj bisedimesh me Serbinė pėr kėto shkaqe qė i thamė, si dhe pėr njė mori arsyesh tjera, ku ndėr to po veēojmė:
 
- Ne kemi nevojė tė bisedojmė mes vete dhe tė heqin dorė nga varshmėria ndaj tė tjerėve, duke synuar ndėrrim qenėsor tė politikės sonė nė funksion tė orientimit tė drejtė dhe tė mobilizimit tė forcave pėr ta ndryshuar status-quo-nė e cila po vjen duke u bėrė gjithnjė e mė e rrezikshme pėr ēėshtjen tonė kombėtare;
 
- LKĒK-ja strategjinė e shqiptarėve dhe koncensusin e tyre nuk e sheh si pėrpjekje pėr tė biseduar me Serbinė. Kjo ėshtė rrugė e gabuar. Ne nuk e ndjekim jo pse kemi teke ose pėrfaqėsojmė njė pikėpamje qė mbron interesat e njė subjekti politik, por se nuk duam ta lidhim fatin e popullit  shqiptar nė njė rrugė pa krye, duke pėrdorur mjete qė na lėnė nėn robėri.  Nuk duam ta lidhim edhe LKĒK-nė me zingjirė, pėr ta shuar shpresėn  pėr ēlirim kombėtar, qoftė edhe sė paku pėr njė kohė.
 
- LKĒK-ja strategjinė dhe koncensusin e sheh si njė mundėsi reale qė t’i orientojė tė gjitha energjitė qė ka populli ynė nė krijimin e mekanizmave tė domosdoshėm pėr ta ndryshuar realitetin ekzistues duke bėrė njė politikė dhe pėr t’i hequr pengesat qė e mohojnė lirinė tonė. Ndėrkaq, bisedimet me Serbinė i sheh si pengesė, degradim nė dinjitet kombėtar, ē’vlerėsim tė pėrpjekjeve tona tė pėrgjakshme pėr liri tė dėshmuara me sakrifica tė mėdha, kultivim tė praktikave qė e rikthejnė pushtuesin nė Kosovė, varshmėri edhe mė e madhe ndaj faktorėve tė jashtėm, vazhdim i mashtrimit me rrezikun e demobilizimit tė popullit nė emėr tė pėrhapjes sė iluzioneve pėr bashkėjetesė “paqėsore” me Serbinė “demokratike” etj.
 
- LKĒK-ja konsideron se secili e bart pėrgjegjėsinė mbi vete, por kur ėshtė interesi i pėrgjithshėm askush nuk ka tė drejtė dhe nuk guxon ta dėmtojė atė.
 
- LKĒK-ja duke e njohur dhe analizuar gjendjen politike, duke i analizuar rrethanat politike, kornizėn e bisedimeve dhe bazėn e tyre, ėshtė e bindur se kėto bisedime do ta afrojnė Kosovėn mė shumė kah Serbia. Me kėtė gjest do tė dėshmohet se Serbia ka atė drejtėn qė tė mirret me zgjidhjen e “ēėshtjeve teknike” tė “qytetarėve tė vet” nė Kosovė. Me kėtė hap ajo do qė opinionit tė vet tė brendshėm t’ia dėshmojė se qeveria e tyre nuk e ka Kosovėn jashtw kontrollit politik, etj.
 
Prandaj LKĒK-ja kėrkon qė t’i kthehemi vetes sonė, tė besojmė nė forcėn e popullit tonė. Mė shumė se kurrė tė mobilizohemi dhe tė bashkohemi rreth njė politike tė qartė qė pėrpjekjet pėr ēlirim kombėtar i ka nė plan tė parė, sepse ky ėshtė problemi jetik i shqiptarėve pa zgjidhjen e tė cilit nuk kanė vlerė tė tjerat. Tė ndėrtojmė njė politikė tė pėrbashkėt dhe njė strategji tė qartė tė veprimit nė funksion tė pėrmbushjes sė objektivave kombėtare dhe jo tė futemi nė grackėn e bisedimeve me Serbinė. Tė marrim masat dhe tė organizohemi tė gjithė rreth njė qėllimi tė pėrbashkėt, pėr realizimin e tė cilit duhet tė merremi vesh mes vete, pėr hapat, kohėn, mjetet dhe metodat.
 
 
Pėrfundimisht ēėshtja jonė kombėtare nuk zgjidhet nga dialogu me Serbinė
 
Se gjendja aktuale nė tė cilėn jemi ėshtė mė sė paku e favorshme pėr dialog me kundėrshtarėt, kjo u faktua mjaftueshėm mė sipėr. Tė gjithė faktorėt tjerė, pėrveē nesh, kanė mė shumė interesa pėr njė dialog tė tillė. Nė kėtė rast dialogimi me Serbinė ka pėr qėllim ngritjen e peshės sė saj si faktor i pashmangshėm me tė cilin duhet tė bisedohet pėr Kosovėn. Teza se “do tė bisedohet vetėm pėr disa ēėshtje praktike me interes pėr qytetarėt”, ėshtė maska nėn tė cilėn Kosova do tė detyrohet tė mbėshtetet nė SMZ-nė dhe tė lidhet me sistemin e saj, qė nė gjuhėn e modifikuar quhet “krijim i mirėbesimit”, pėr ta bėrė tė varur plotėsisht nga ajo: sot “pėr ēėshtje praktike” e nesėr edhe pėr ēėshtjen e statusit.
 
Ne jemi kundėr dialogut me Serbinė, qoftė edhe pėr “ēėshtje praktike” derisa ne tė mos e kemi tė zgjidhur ēėshtjen kombėtare, pra derisa pėr ēėshtje tė tilla tė mos vendosim vetė ne, pa imponime. Politika vendore, edhe ashtu pa ndikim, nuk duhet tė vejė pas njė politike e cila udhėheqet nga UNMIK-u nėn kornizat e Rezolutės 1244, sepse dialogu qė po kėrkon UNMIK-u ta zhvillojmė me Serbinė sot, ėshtė metodė pėr hapjen e rrugėve pėr kthimin faktik tė pushtetit serb nė Kosovė nesėr. Pra, ky ėshtė njė manovrim politik sipas kėrkesave tė vetw Rezolutės 1244!
 
- Dialogu i vetėm qė do tė kishte nevojė tė bėhet ėshtė ai mes subjekteve tona politike, edhe atė pėr tė vetmen ēėshtje: si tė ēlirohemi? Nė kėtė drejtim, njė politikė e mirėfilltė kombėtare me caqe dhe vijė politike tė qartė do tė duhej tė ishte nė opozitė me politikėn e UNMIK-ut qė zbatohet nė Kosovė, sepse kėto procese Kosovėn dita-ditės po e ēojnė atė mė thellė nė Serbi.
 
- Ne duam qė t’ia bėjmė me dije gjithė opinionit pėrparimtar demokratik botėror, se fati i Kosovės nuk mund tė parashihet nė kuadėr tė asnjė shteti tė pėrbashkėt me Serbinė. Tė gjithė e dinė dhe duhet ta kuptojnė se ky edhe ka qenė shkaku i luftės qė lamė pas, dhe nėse nuk mwnjanohet, ai do tė jetė shkaku edhe pėr njė luftw tė ardhshme me Serbinė. Kosova nuk mund ta pranojė qė t’i imponohet pushtimi nė emėr tė angazhimit pėr kurrfarė stabiliteti derisa ai “stabilitet” synohet tė ndėrtohet mbi lirinė tonė.
 
Neve nuk bėn tė na imponohet qė me ēdo kusht tė bisedojmė me Serbinė, dhe nė asnjė mėnyrė pėr fatin tonė tė vendosin tė tjerėt, sepse kėshtu nuk i kontribuohet stabilitetit, paqes e lirisė sė popujve! Pėrkundrazi, kėshtu mund tė pėrligjet vetėm tirania mbi popujt e tjerė. E, kundėr kėsaj populli ynė ėshtė i gatshėm tė angazhohet deri sa ta fitojė lirinė.
 
Kryesia e KP tė LKĒK-sė
            Gusht 2003 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.