|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 
Mediat, ndihmes apo qėllime politke? 
 
 

 
Oslo (NORVEGJI), 9 tetor 2003 / Shkruan: Gėzim MEKULI*
 
Para marrjes se pushtetit nga nacional-socialistet,(1932), ne Gjermanine e asaj kohe kishte jo me pak se 4700 tituj gazetash ditore, javore dhe mujore.
 
Si pasoje e ngushtimit te hapesires komunikative dhe ndalim-publikimi te shtypit, ky numer, maramendes per kohen, deri para perfundimit te luftes se II-te boterore, u cungua ne 900 cope. Ky reduktim nuk rrjedhi se pasoje e krizes dhe problemeve ekonomike apo mungeses teknike, (siq do te mendohej dikush), por si rrjedhoje e politkes se qellimshme mediale dhe komunikative te partise nacional-socialiste gjermane….
 
E terė kjo faqe e zeze e historise gjermane ndodhi para shum deceniesh; por "cuditersiht" opinionit publik shqiptar i duket, se e ka te afert ngjarjen e asaj kohe ne kohen dhe hapesiren ku ai jeton sot!
 
 
Mediat masive dardane, sot jane te shumta ne sasi e te pakta ne cilesi !
 
Ato sot, ne vend se te jene "goja, syri dhe veshi" i shoqerise/popullit, ato, "dinakerisht" e "trullosin" ate! Ato per te njejten ngjarje, ndodhi apo takim, transportimin dhe perpunimin e lajmit rreth se njejtes ndodhi e ndertojnė ne menyra, forma dhe permbajtje tersisht te ndryshme; Qka te lene te dyshosh, nese je duke lexuar, shiquar, apo ndegjuar dy apo me shume ngjarje te ndodhura dhe te "linduara" ne nje largesi te madhe gjeografike e kohore! Lexuesi dhe ndjekesi i ketyre dukurive mediale eshte duke hulumtuar dhe "gjurmuar" se me cilen burim te ushqehet, nga ti tithe informacionet/te rejat. Dikend duhet bojkotuar dhe "harruar".
 
Si rezultat i ketije politizimi dhe klanizimi te gjdo sfere te shoqersie shqiptare, kemi edhe ngecje-shitjen e shum gazetave dhe "mosdegjueshmeri/shiqueshmeri te stacioneve radio-televizive.
  
 
Pakica serbe dhe mediat nderkombetare. Ndihmes apo qellime politke?
 
Ne mediat tona sot, behet aq shum dramatizimi dhe hiperbolizimi i qellimshem, rreth gjoja te kushteve "jo te sigurta dhe te jo te kenaqshme" per jeten e minoriteteve qe jetojne ne Kosove! Kjo behet ekskluzivisht, per qellime politike! Manipulim me banoret e Kosoves,…me pakicat e saja! Shtremberohet, saktesisht, qe ky popull antik te paraqitet, ne mediat nderkombetare (e kjo sipas strategjise politike te disa shteteve europiane) si popull "kokeforte e kokederr"; popull qe "nuk i do te tjeret", popull qe nuk njef  "kushtetute por vetem tutė"…!
 
Eshte i paarsyetuar fakti qe kosova imponohet te quhet "multi etnike" ne vend te saj multi kulturore!. Norvegjia ka pakicat e saja, por kjo nuk quhet multietnike, kjo konsiderohet si multi kulturor. Shiqoni se c’ndodhe me shqiptaret shtetformues ne IRJM!?
 
Ky imigj i "Kosovareve?", i cili eshte duke u "gatuar dhe formesuar" ne laboratorin e mediave ideologjike e politike europiane eshte politikisht i shumrrezikshem, dhe diplomatikisht "mbytes dhe varroses"…per perplotesimit e qellimeve tona te drejta natyrore, humane e kombetare!
 
Tani, sipas "mediave kombetare" e nderkombetare "fotografija" e "kosovareve!?" duhet te shitet sa me "e zbehtė", pra ashtu si politikat e tyre e "perpunojne" dhe e deshirojne. Dardanasit, e pse jo gjith shqiptaret, te paraqiten si "misherim i nje populli me dreqin"… qe neser, mundesisht, te krahasohen e nivelizohen me faqen e zeze te historise se gjermanise hitleriane…!!!
 
Eshte shpresėthyese, se si sot, ne shum media europiane, eshte duke u bere nje seleksionim, nje perzgjedhje dhe nje cenzurim "mesjetar" i politikes informative e kulturore ndaje kombit shqiptar ne pergjithesi. Egziston sot, nje mekanizem (politik) qe nuk lejon te deperton "e verteta" e politikes dhe kultures shqiptare ne opinionin e jashtem europian.
 
Ca politika deshirojne qe te na ndihmojne qe te transmetoje "story-n e bashkesise nderkombetare ne Kosove!". A nuk eksistojnė sot "Story" te perpunuara dhe "latuara" sipas kornizave politike te ketyre shteteve!? Filmimi e informacioni qe vie nga shqipetaret dhe e filmuar nga kamerat televizive (politike) transmetojne e lanqojne vazhdimisht Xhami e hoxhallare shqiptar, tespi e Kur’an te perkthyera ne gjuhen shqipe…. Kishat dhe tempujt kishtare shqiptar nuk transportohen, nuk paraqiten?? Nuk i shef keto shtepi te Zotit syri i kameras (politike) europiane?
 
Pak medialist kundershtuan, shum pak kundershtojne e prodhojne dicka kunder "shtremberimit" dhe keqinterpretimit te politikave, informacioneve dhe kulures shqiptare. Ndoshta disa edhe e kanė bėre ,por pa sukses, se mediat e e medha te vendit nuk i perkarahen ankesat e kolegeve te tyre… Ata "cenzuren nuk e shofin"! Ne vend te saj ata "masturbojne" duke ndjekur serialet televizive kiqprodhuese, asimiluese; artistikisht e moralisht te pa vlera; "zhele" te produksionit spanjoll e ameriko-latin. Apo per medialistet dardan vlen edhe tjetra: "me mire fotografi te cenzuruara, e pse jo edhe te cullakuara, se sa pa to fare!?"
 
 
Politika mediale ne serbi, sot
 
Ne shtetin fqinje , sot, per "profesionalizimin" dhe "rregullimin" e politkes mediale, urdheruar nga qeveria "demokratike", jane duke i investuar me qindra mijera dollar amerikan. Dhe, po kane sukses!
 
Kudo ne shtetet perendimore, si: Norvegji, Gjermani, Suedi…syri te takon artikuje dhe emisione politke mbi dhe per "serbet e harruar europian"! Politikanet serb e "pane gabimin" dhe moren mesimin. Ata e dine, se edhe nje SHBA si nje fuqi e "pashtershme" ekonomike, ushtarake e politike, qe para fillimit  te luftes se gjirit persik, kishin investuar mbi 100 mil. dollar per mediat Televizive. Ata e dine, se SHBA-te sot ne vendet arabe kane investuar, vetem per nje stacion televiziv ne gjuhen arabe (pro amerikane),  afer 1 miliarde dollare me te vetmin qellim qe te neutralizojne kanalin televiziv arab  "Al jazera"
 
Amerikanet ne luften kunder terrorizmit global, kishin investuar ne ate menyre qe per 24 ore rresht te bombardoj qerdhet e terrorizmit dhe te pervetesoj opinionin e brendshem dhe nderkombetare per sulmin mbi Afganstan e Irak.
 
Mediat jo rralle jane me te shpejta dhe me te sukseshme se, ndonjehere ecuria e proceseve diplomatike."
 
Se mediat, ne veqanti TV, ka mundesi te ndikoje ne ecurite, vendimet, suksesin dhe sigurimin e informacioneve politke tregon dhe kristalizon edhe rasti kure nje korrenspondent i CNN-it, gjate sulmit te aleances mbi makinerine ushtarake serbe i shtroj pyetjen zedhenesit se aleances Z. Jimmy Shea, se a mos ka ndonje "porosi" per kasapin e ballkanit, Milloshecviq!? Ai, me nje siguri dhe krenari ushtarake drejtoj koken dhe para kamerave TV dhe qindra "njerezve te lapsit" tha: "Z. Millosheviq, moti mbi Beograd sot eshte plot me diell, djemt tane pilot shofin qarte e kthjellet mbi serbi e mbi Kosovė, nuk ke qerdhe ku te fshifesh. Ke humbur…, kapitulo!"
 
Kjo fjali "perforcon dhe saldon" peshen dhe domethenjen e TV, respektivisht mediave masive. Apo ndoshta, akoma, ne shqiptaret "zjarrendezesit!?" e ballkanit (sipas disa mediave nderkombetare "nuk e kemi kuptuar kėtė fenomen"!?
 
 
* Autori vazhdon studimet nė shkencat e Mediave, Film dhe Komunikacion nė Universitetin e Oslo-s Norvegji


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.