|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

  Shkolla politike-policore

 
 

 
9 tetor 2003 / Afėrditė KAĒIU
  
Veē gabimeve qė kanė bėrė deri mė tani politikajt tanė kanė rėnė kohėve tė fundit edhe nė grackėn tjetėr tė UNMIK-ut, pranimin e dialogut Prishtinė – Beograd qė do tė thotė kthim prapa, edhe pėr njė hap. Bisedimet me Serbinė janė vazhdim i bisedimeve qė dikur zhvillonte Rugova me Millosheviqin, vazhdim i marrėveshjeve qė ata nėnshkruan pėr arsimin e mė pas edhe vazhdim i marrėveshjeve tė papublikuara qė nė atė kohė nėnshkruante lideri pacifist me krerė tė Serbisė.
 
Nga organizimi qė bėnė UNMIK-u shihet qartė se ai ėshtė i interesuar qė bisedimet me Serbinė tė realizohen patjetėr. Ajo ėshtė e qartė pasi qė si UNMIK-u ashtu edhe OSBE-ja punojnė me rekomandime tė KS-sė sė OKB-sė, e cila ėshtė ndėrtuese e robėrisė sonė, pasi qė ajo ėshtė pėrpiluese e Rezolutės 1244 e qė nė fakt nga kjo Rezolutė shihet se ne me Serbinė duhet tė bisedojmė vetėm me grykėn e pushkės, bisedime tjera nuk mundemi sepse pėr tė biseduar dhe pėr tė arritur marrėveshje nė ēfardo sferė duhet tė jemi tė barabartė, ndėrsa raporti ynė me Serbinė ėshtė robėrues – i robėruar andaj nuk ėshtė dashur tė bihet nė grackėn e UNMIK-ut.
 
Veē kėsaj qė ėshtė trajtuar mjaftė mirė nė materialet tona politiko-propagandistike, politikajt tanė kanė rėnė nė grackėn e dytė nė lidhje me po kėtė temė, e qė ėshtė edhe mė banale, e edhe qesharake. Ata pranojnė tė trajnohen se ēka do tė flasin pėr fatet e popullit tė tyre!! Kjo do tė thotė se atyre u caktohet se ēka do tė flasin. Kjo me tė vėrtetė ėshtė e rrezikshme.
 
Pavarėsisht se disa prej liderėve deklaruan se nuk kanė nevojė pėr trajnime tė tilla, ėshtė e kotė, sepse ata i pėrfaqėson kryeministri i tyre, i cili bile shprehet se ēdo trajnim ka dobinė e vet, nga ēdo trajnim mėsohet diēka, gjė qė ėshtė e vėrtetė por se a mėson atė qė vėrtetė tė duhet apo mėson tė kundėrtėn, kjo ėshtė e qartė. Veē tjerash tė thuash se je “Ministėr” apo “kryministėr” dhe tė shkosh tė trajnohesh nga fondacione e shoqata tė ndryshme, pėr tė biseduar me tjetrin, ėshtė mė se qesharake dhe njėkohėsisht shumė tragjike pėr ata qė ia kanė dhėnė votėn kėtij “kryeministri” tė patrajnuar kombtarisht.
 
Ky trajnim, ose mė saktė pranimi i kėtij trajnimi (dhe dialogut natyrisht) nga ana e qeveritarėve ėshtė njė nėnēmim i madh qė i bėhet popullit tonė, duke dhėnė porosinė se ne nuk e dimė as kuptimin themelor se ē’ėshtė dialogu kur njerėzit mė tė zgjedhur kanė nevojė tė trajnohen ende, etj!! Por jo, kjo nuk ėshtė ana kryesore e trajnimit. Ai nė realitet ka pėr qėllim t’i pėrgatisė sa mė mirė “palėn kosovare” qė tė bėjnė lėshime nė dialogun me Serbinė, nė mėnyrė qė skema politike e Rezolutės 1244 tė mos dėshtojė, qė ky standard tė plotėsohet, nė kėtė rast nė dobi tė Serbisė. Ja ky ėshtė trajnimi!
 
Nė mesin e atyre qė trajnohen ka profesorė, magjistra, e edhe doktrorė shkencash, e qė kėta tituj qė i ka vlerėsuar populli nė zgjedhje i zhvlerėson UNMIK-u duke i trajnuar pėr bisedime, e marrėveshje, kjo nuk ėshtė nė tė vėrtetė ashtu, sepse kėta njerėz me kėtė politikė nuk janė vėrtetė nė gjendje ta ēojnė popullin drejt lirisė sė tij. Ata me kėtė gjest quan porosinė nė popull se nuk janė tė denjė tė ballafaqohen me armikun.
 
Ata do tė trajnohen qė tė bisedojnė me armikun ashtu si don UNMIK-u, ashtu si i konvenon atij, jo ashtu si do populli, jo ashtu si ka premtuar derisa ia ka marrė votėn popullit. Ata njė trajnim mė tė mirė pėr kėtė do tė gjenin nė mesin e popullit, nė zėrin e tij (po e dėgjuan),  i cili po tė dėgjohet nga politikanėt, me Serbinė do tė dialogohej ndryshė. Vetėm nė rast se kėta politikaj e pranojnė Serbinė ashtu si ėshtė, si shtet me kushtetutėn e saj tė miratuar para do kohe, me Kosovėn nė tė, do tė mund tė dialogojnė me tė pėr qėshtje tė ashtuquajtura praktike apo edhe tė tjera, pėrndryshe nuk do tė mund tė dialogonin fare me tė po ta dėgjojnė popullin e vet, po tė punonin pėr interesat e tij.
 
Pėr popullin, ka vetėm njė zgjidhje, ai do realizimin e qėllimeve tė tij, arritjen e lirisė – ēlirimin nga zgjedha pushtuese serbe. Por, jo. Pėrfaqėsuesit e tij, nuk mund tė ecin nė kėtė rrugė, sepse nuk janė tė trajnuar ta dėgjojnė popullin, tė luftojnė pėr qėllimet e tij. Kėtė trajnim nuk mund ta mėsosh kur nuk je nė mesin e tij, kur harron qėllimet e tij. Nė kėtė mėnyrė pashmangshėm do tė bėhen kompromise tė dėmshme nė kurrizin e popullit. Fundja pėr politikėn aktuale, nuk ka rėndėsi shumė tė madhe sė a ėshtė trajnuar apo jo me standarde unmikase, sepse ajo edhe ashtu pėrfaqson kėrkesa tė parealizueshme politike, dhe si e tillė do tė dėshtoj, pėrkundėr trajnimeve e kurseve politike tė tė huajve, qė na kujtojnė kurset politike-policore tė Kumrovcit, Beogradit etj., me njė fjalė shkollave tė robėrisė.
 
Nga tė tilla rryma politike, populli ynė me tė vėrtetė ka vuajtur shumė, por kurrė nuk ua ka falur besimin. Nuk do tu falė as kėtyre tė sotmeve. 
 

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.