OPINIONE

   
8.10.2003 - Trepca.net
 

PĖRGJIGJE NĖ ‘’REAGIMIN’’ E LULZIM BERISHĖS : ‘’SHPIFJE DHE ĒMENDURI TĖ SHEFQET JASHARIT’

 
 

 
8 tetor 2003 / Shkruan : Shefqet Jashari-STROFCI
 
            PĖRGJIGJA E PARĖ : ( Po qe se ky Lulzimi ėshtė njėri nga tre Lulzimat qė jetojnė nė kantonin e Berrnit)
 
            DO TA NDIHMOJĖ  LULZIM BERISHĖN PĖR TA KUPTUAR TĖ VĖRTETĖN
 
Po sa e lexova ‘’reagimin’’ e zotėri Lulzim Berishės,( pėr shkaqe objektive me vonesė) kuptova se ky njeri ėshtė i manipuluar nga bajraktarėt e ‘’farės ruse’’, si shumė burra e djelmosha anė e kėnd Shqipėrisė etnike. Vendosa tė mbajė njė qėndrim miqėsor ndaj tij, edhe pse mė kishte fyer, shpifur dhe sharė, duke shpresuar qė  sė paku do ta detyrojė tė mendojė me kokėn e tij pėr gjithė ato fjalė tė rėnda( pa pasur as njė argument) qė i ka thėnė pėr mua dhe gazeten kombėtare’’ Bota sot’’- me siguri i ndikuar prej gazetave pandėl tė Kosovės, apo kryepehlivanave tė Nanosit dhe rrogtarėve tė tyre. 
 
Zotėri Lulėzim,  nė bazė tė ‘’reagimit’’ tėnd jam plotėsisht i bindur se shkrimet e mia nuk i ke lexuar fare. Por as Boten sot nuk e lexon. Vlerėsimet tuaja janė kuturu siē t’i kanė dhėnė tė tjerėt, se pėrndryshe,  nuk do tė ishe ky qė je, por do tė ishe njė njeri krejt tjetėr, me njė horizont shumė mė tė gjėrė tė diturive, dhe nuk do tė ndikoheshit aq shumė prej   mendjeshkurtėve dhe plangprishėve tė Kosovės.
 
Tė kshilloj : Po qe se doni ta gjeni tė  vėrtetėn pėr ē’farė do ēėshtje,  duhet t’i shqyrtosh argumentet e dy palėve nė konflikt. Dhe pastaj,  me anėn e arsyes, logjikės sė shėndosh,  dhe fakteve tė vėrteta , (duke mos i dhėnė krah as njėrės palė,) do ta gjeshė tė vėrtetėn. Para se tė merresh me studjimin e pasojave duhet tė merresh me shkaqet qė i sollėn pasojat. Dhe pėr ta kuptuar tė tanishmen, gjithseqysh  duhet ta kuptoshė mirė tė kaluarėn tonė tė hidhur.
 
Po qe se nuk e ke tė qartė se pse u kall dhe kush e kalli Shqipėrinė mė 1997 . Po qe se nuk e ke tė qartė se pse nė kalljen e Shqipėrisė muarėn pjesė bandat greke, parja serbe, dhe ndihma materjasle dhe fizike e LPK-sė, atėherė nuk do tė jeshė nė gjendje t’i kuptosh pasojat qė i solli shkatrrimi i shtetit shqiptarė ēėshtjes madhore kombėtare. Pra, pa i kuptuar shkaqet e vėrteta tė shkatrrimit tė shtetit shqiptar,  nuk do tė kuptosh pse H.Hyseni&compani bėri pėrpjekje pėr shkatrrimin e LDK-sė . 
 
Nuk do tė kuptoshė as pse Qosja dhe H.Hyseni krijuan LBD-nė kur Drenica kallej flakė. Nuk do tė kuptoshė pse enveristėt dhe karrjeristėt e Kosovės nuk i njohėn Zgjedhjet e Dyta Parlamentare tė Republikės sė  Kosovės dhe organet shtetrore qė dualėn nga ato zgjedhje. Nuk do tė kuptoshė pse u shty nėnshkrimi i marrėveshtjes sė Rambujesė, edhe pse zonja Olbrajt ju garantonte shqiptarėve se pas tri vjetėsh do tė organizohet referendum nė Kosovė pėr caktimin e statusit politik tė saj. Nuk do tė kuptoshė  pse u bė shkelja e Marrėveshtjes sė Osllos nga krerėt e LBDK-sė dhe krerėt e SHP tė UēK-sė . 
 
Nuk do tė kuptoshė pse dhe kush i vrau : Ahmet Krasniqin, Tahir Zemajn Ismajl Hajdarin , Komandant ‘’Drini’’-in, Ukė Bytyqin, Bekim Kastrati, Besim Dajakun e shumė burra tė fortė tė shqiptarisė. Me njė fjalė nuk do tė kuptoshė asgjė ēka po ndodhė nė hapsirėn tonė kombėtare. Dhe si pasojė e gjithė kėsaj do tė jeshė nė mjegull dhe do tė bėhesh rob i robėve tė pehlivanave tė Nanosit. Do t’i pėrkrahėsh verbėrisht  kriminelėt e Kosovės. Dhe mos harro se kriminelė nuk janė vetėm dorasėt.
 
Edhe mė tė mėdhenjė se ta janė urdhėruesit ( qendra) e krimit. Kriminelė janė edhe pėrkrahėsit e krimit (ata qė e finansojnė krimin dhe ata qė e pėrkrahin me fjalė dhe me zemėr krimin). Mblidhi mendėt  pra Lulzim Berisha dhe pendohu per pėrkrahjen qė ua bėre plangprishėve tė Kosovės. Ėshtė njerėzore qė njeriu tė gabojė, por ėshtė edhe mė njerėzore tė kėrkoi falje kur gabon. I Madhi Zot tė mshiroftė ! Mendjen ta kthelloftė, zemren ta pastroftė, dhe tė udhėzoftė nė rrugė tė drejt ! 
 
PĖRGJIGJA E DYTĖ : ( Po qe se me emrin e Lulzim Berishės mshifet tjetėrkush)
 
Pėr shkaqe objektive me vonesė e lexova njė ‘’reagim’’ tė njė rrogtari profesional, tė bajraktarėve tė ‘’farės ruse’’, i cili,  siē duket,  identitetin e tij e mshef me njė emėr  anonim    (edhe pse ai nuk ėshtė anonim). Vet fakti se ky farė ‘’avokati’’, i sojit komunist (qė ka marrė pėr detyrė pėr t’i mbrojtur kriminelėt e kuq tė Kosovės,)  ka frigė pėr ta zbuluar emrin e tijė tė vėrtetė, tregon se edhe mė parė gjatė robėrisė serbo-jugosllave ka qenė argatė i po tė njėjtės farė,  i ‘’farės ruse’’ nė Kosovė, (qė ishte njė variant pak mė tė butė se ai varianti i ‘’farės ruse’’ qė u rrit dhe u zhvillua nė Shqipėri) .
 
Unė nuk dua tė mirrem me krijesa tė tilla qė sy kanė e sy nuk kanė, mend kanė e arsye dhe logjikė tė shėndoshė nuk kanė, zemėr kanė e zemėr nuk kanė. Kėta janė tė humbur bashkė me patronėt  e tyre. Kėta do tė jenė tė poshtėruar dhe tė dėnuar nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Mjerė kėta tė mjertė  se ēka ka pėr t’i gjetur !


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.