8.10.2003 - Trepca.net
 

Mitrovicė: Kryetari Spahija ka pritur njė delegacion tė komunės Hassleholms nga Suedia

 
 

 
Mitrovicė, 8 tetor 2003 / Hysni SYLA ( Zyrtar pėr informim i KK )
 
Kryetari i Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija ka pritur njė delegacion tė komunės Hassleholms nga Suedia, mė nė krye kryetarin Bengt Andersson, qė nė komunėn e Mitrovicės do tė qėndrojė tri ditė. Kryetari Spahija fillimisht u ka dėshiruar mysafirėve mirėseardhje e qėndrim tė kėndshėm nė qytetin e Mitrovicės, si dhe ka falenderuar ata pėr pėrkujdesjen miqėsore dhe ndihmėn qė kanė dhėnė pėr bashkėqytetarėt tanė qė gjenden me qėndrim tė pėrkohshėm nė kėtė komunė tė Suedisė.
 
Kryetari Spahija u ka thėnė mysafirėve me kėtė rast se gjatė qėndrimt tė tyre nė komunėn e Mitrovicės do tė
kenė rast tė njihen me problemet e vėshtirėsitė qė ekzistojnė kėtu, siq janė problemet e sigurisė, tė shkollimit, tė shėndetėsisė, papunėsia, etj. si dhe me pėrpjekjet e pushtetit lokal pėr zgjidhjen e tyre.
 
Ndėrkaq, kryetari i komunės  Hassleholms nga Suedia, Bengt Andersson, ėshtė falenderuar pėr ftesėn dhe ka thėnė se kjo vizitė bėhet nė kuadėr tė bashkėpunimit tė ndėrsjellė qė ka filluar tri vite mė parė dhe ėshtė mė rėndėsi pėr ta sepse do tė njihen pėr sė afėrmi me situatėn e gjithėmbarshme nė komunėn e Mitrovicės, prej nga njė numėr i madh qytetarėsh jeton aktualisht nė komunėn qė ai e udhėheq. Kryetari i Hassleholmsit, Bengt Andersson, ka shpreh bindjen e tij se bashkėpunimi midis dy komunave do tė jetė nė nivel tė duhur dhe nė tė ardhmen do tė intensifikohet.
 
Ai ėshtė shprehur se komuna e Hassleholmsit ėhtė e gatshme  qė me pėrvojėn qė ka tė ndihmojė Mitrovicėn nė zhvillimin e proceseve demokratike dhe nė forma tė tjera. Mysafirėt nga Suedia gjatė qėndrimit nė Mitrovicė do tė vizitojnė institucione tė ndryshme arsimore, kulturo historike, etj tė komunės, si dhe do t’u bėjnė vizitė disa institucioneve tė vendit nė Prishtinė dhe Zyrės Suedeze nė Prishtinė.

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.