|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 
 
 
 

   

 
 E mėrkure, 8 tetor 2003 

 
   

  Pėrmbajtja:

  • Holkeri ua dėrgoi ftesat udhėheqėsve tė institucioneve tė Kosovės dhe atyre tė Unionit Serbi - Mali i Zi pėr takimin e Vjenės

  • Zvicra premton tė investojė 30 milionė euro nė Kosovė

  • Nė spitalin psikiatrik afėr tė Nishit (Serbi) ndodhen 47 pacientė shqiptarė nga Kosova

  • Podujevė: U bė intervistimi i kandidatėve pėr postin e Kryeshefit Ekzekutiv

  • Njė delegacion i komunės Hassleholms nga Suedia po qėndron pėr vizitė nė Mitrovicė

  • Komuna e Gjakovės ka realizuar me dhjetėra projekte nė fusha tė ndryshme tė zhvillimit ekonomik

  • Holkeri iu drejtua sot qytetarėve tė Kosovės lidhur me dialogun Prishtinė-Beograd

  • Presidenca italiane e BE-sė thotė se mospjesėmarrja nė bisedimet e Vjenės do ta dėmtojė rrugėn e Kosovės drejt BE-sė

  • Shefat e pesė zyrave diplomatike thonė se dialogu Prishtinė-Beograd ėshtė njė hap i rėndėsishėm

  • Ministri i jashtėm gjerman Joshka Fisher thotė se statusi i Kosovės zgjidhet nė kontekst evropian

  • Qeveria bullgare ėshtė shprehur pėr fillimin e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit

  • OSBE i ka rekomanduar UNMIK-ut qė tė ndėrmarrė hapa tė shpejtė kundėr strukturave paralele serbe tė Kosovės

  • Kolė Berisha thotė se takimi i paraparė nė Vjenė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nuk do tė refuzohet

  • H. Kamerhov thotė se Kosova e qetė dhe stabile do tė jetė kontributi kryesor pėr stabilitetin e ardhshėm tė Evropės

  • Misioni i BE-sė nė Kosovė ka njoftuar se faza e tretė e privatizimit ėshtė anuluar

  • SHBA pret qė Kroacia tė arrestojė tė akuzuarin pėr krime lufte, gjeneralin Ante Gotovina

  • Komuniteti ndėrkombėtar fton kryetarėt e komunave nė Maqedoni qė tė mbėshtesin aksionin e mbledhjes sė armėve ilegale

  • Austria feston fitoren e Arnold Shvarcenegerit

  • Njė diplomat sirian thotė se Damasku do tė pėrgjigjet ushtarakisht nėse Izraeli vazhdon me sulmet

  • Parlamenti i Turqisė miraton dėrgimin e trupave nė Irak

  • Vendet nė tranzicion tė Ballkanit vazhdojnė tė goditen nga korrupsioni, thotė "Transparensi Interneshėnell"

  • Marrėveshja e nėnshkruar i jep fund luftės civile 10-vjeēare nė Burundi

  • Krahu kryengritės majtist nė Kolumbi ka vrarė dy prefektė lokalė

  • Dy shkencėtarė amerikanė janė laureatė tė Ēmimit Nobel pėr Kimi

  • Kundėrshtime irakiane pėr dislokimin e turqve

  • Bush skeptik pėr gjetjen e rrjedhjes sė emrit tė njė agjenti tė CIA-s

  • Ish-ministri i jashtėm taliban ėshtė liruar nga njė burg amerikan

  • Aktori i Holivudit, Arnold Shvarcenger, u zgjodh gurvernator i Kalifornisė

 

 
  
Holkeri ua dėrgoi ftesat udhėheqėsve tė institucioneve tė Kosovės dhe atyre tė Unionit Serbi - Mali i Zi pėr takimin e Vjenės
 
Prishtinė, 8 tetor 2003 - Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri u ka dėrguar ftesat pėr tė marrė pjesė nė takimin e Vjenės presidentit Rugova, kryeministrit Rexhepi, kryeparlamentarit Daci, koordinatorit ndėrministror Todoroviq, ministres sė Shėndetėsisė Mumxhiu si pėrfaqėsuese e pakicave joserbe, si dhe nga njė ftesė Thaēit e Haradinajt pėr tė emėruar nga njė ministėr nga partitė e tyre qė do tė merrte pjesė nė bisedime, por pa mundėsinė qė nė kėto bisedime tė marrin pjesė vetė Thaēi apo Haradinaj.
 
Holkeri gjithashtu u ka dėrguar ftesė edhe zyrtarėve tė Unioni serbo-malazez Maroviq, Svillanoviq, Zhivkoviq dhe Ēoviq, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i UNMIK-ut Sunil Narula. Ai shtoi se z. Holkeri po ashtu ka ftuar qeveritė anėtare tė Grupit tė Kontaktit, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Britaninė e Madhe, Francėn, Gjermaninė, Italinė dhe federatėn ruse, qė tė marrin pjesė gjatė kėtyre bisedimeve.
 
Pjesėmarrjen e tyre nė kėto bisedime e kanė konfirmuar edhe zyrtarėt e lartė si Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, lordi Xhorxh Robertson, pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme e Siguri, Havier Solana dhe drejtori i pėrgjithshėm i OSBE-sė Xhep Shefer.
 
 
Zvicra premton tė investojė 30 milionė euro nė Kosovė
 
Prishtinė, 8 tetor 2003 - Qeveria e Zvicrės nė forma tė ndryshme nė vitet e pasluftės ka investuar nė Kosovė rreth 150 milionė euro, bėri tė ditur sot para gazetarėve, Hubert Ajzel, drejtor rajonal pėr Evropėn Juglindore nė Qeverinė zvicerane. Ajzel paraqiti fazėn e re tė ndihmės sė kėtij vendi me strategji afatmesme pėr tri vitet e ardhshme, 2004-2006.

Gjithashtu Ajzel me kėtė rast veēoi disa fusha tė investimeve nė Kosovė. "Do tė kemi njė pėrqendrim tė veēantė nė fushėn sociale, nė infrastrukturė, nė ekonomi, bujqėsi, si dhe nė furnizimin me ujė nė Kosovėn Juglindore, nė qeverisje dhe tė fushė tė afarizmit", tha Ajzel.

Sipas shefit tė Zyrės zvicerane nė Prishtinė, Hans Peter Fisher, ndonėse shuma fondeve ėshtė duke zvogluar, ai shpreson qė buxheti i tyre pėr tė investuar nė Kosovė nė tri vitet e ardhshme do tė jetė rreth 30 milionė euro.
 
 
Nė spitalin psikiatrik afėr tė Nishit (Serbi) ndodhen 47 pacientė shqiptarė nga Kosova
 
Prishtinė, 8 tetor 2003 - Kėto ditė, dr. Evica Marinkoviq, mjeke nė Ambulancėn shėndetėsore te hekurudha nė Fushė-Kosovė, i ka deklaruar Nėnkėshillit tė KMDLNJ-sė nė Fushė-Kosovė se nė spitalin psikiatrik nė Topanicė tė Epėrme, nė afėrsi tė Nishit (Serbi) ende gjenden 47 pacientė shqiptarė nga Kosova.

Ndonėse familjarėt e kėtyre pacientėve janė informuar nga kryetari i Asamblesė Komunale nė Fushė-Kosovė, Skender Zogaj, pėr vendndodhjen e anėtarėve tė tyre tė familjes, ata asnjėherė nuk janė interesuar pėr ta dhe as qė i kanė vizituar ndonjėherė.

KMDLNJ apelon tek institucionet vendore tė Kosovės qė tė angazhohen pėr kthimin e kėtyre 47 pacientėve, ashtu qė pėr trajtimin e tyre shėndetėsor tė kujdesen institucionet pėrkatėse nė Kosovė.
 
 
Podujevė: U bė intervistimi i kandidatėve pėr postin e Kryeshefit Ekzekutiv
 
Podujevė, 8 tetor 2003 – Kryetari i komunės dhe Kryetari i Kolegjit pėr intervistimin e kandidatėve qė konkuruan pėr postin e Kryeshefit tė Ekzekutivit tė komunės sė Podujevės Agim Veliu tha ėshtė bėrė intervistimi i kandidatėve pėr kėtė post.

Kolegji intervistues nisi punėn me kohė dhe nė pėrbėrje tė plotė ku ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut dhe tė OSBE-sė, tha Agim Veliu. Por, sipas tij, pesė minuta para fillimit tė intervistimit kandidati qė kishte konkurruar Shaban Llugaliu kishte njoftuar kolegjin se heq dorė nga kandidatura.

Mirėpo, sipas z. Veliu, meqė nė intervistim u paraqit vetėm njė kandidat, dy anėtarėt e kolegjit nga radhėt e PDK-sė Naim Fetahu dhe Isak Shabani, braktisėn mbledhjen me justifikim se pėr Kryeshefin Ekzekutiv ishte vetėm njė kandidat.

Kolegji vazhdoi punėn dhe intervistoi kandidatin Ejup Visoka dhe nė mbledhjen e ardhshme tė Kuvendit do t'ia paraqesė kandidatin pėr t'u votuar.
 
 
Njė delegacion i komunės Hassleholms nga Suedia po qėndron pėr vizitė nė Mitrovicė
 
Mitrovicė, 8 tetor 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės, Faruk Spahija, bisedoi sot me njė delegacion tė komunės Hassleholms nga Suedia dhe falenderoi mysafirėt pėr pėrkujdesjen miqėsore dhe ndihmėn qė kanė dhėnė pėr bashkėqytetarėt tanė qė gjenden me qėndrim tė pėrkohshėm nė kėtė komunė tė Suedisė.

Gjatė qėndrimit nė Mitrovicė mysafirėt do tė njihen me problemet e vėshtirėsitė me tė cilat pėrballet qyteti, siē janė ato tė sigurisė, tė shkollimit, tė shėndetėsisė, tė papunėsisė, por edhe me pėrpjekjet e pushtetit lokal pėr zgjidhjen e tyre.

Kryetari i komunės Hassleholms nga Suedia, Bengt Andersson, tha se kjo vizitė bėhet nė kuadėr tė bashkėpunimit tė ndėrsjellė qė ka filluar tri vjet mė parė dhe ka rėndėsi pėr ta sepse do tė njihen pėr sė afėrmi me situatėn e gjithėmbarshme nė komunėn e Mitrovicės.
 
Zoti Andersson shprehu bindjen e tij se bashkėpunimi midis dy komunave do tė jetė nė nivel tė duhur dhe nė tė ardhmen do tė intensifikohet. Poashtu ai shprehu gatishmėrinė qė komuna e Hassleholmsit ta ndihmojė Mitrovicėn nė zhvillimin e proceseve demokratike dhe nė forma tė tjera.

Mysafirėt nga Suedia gjatė qėndrimit nė Mitrovicė do tė vizitojnė institucione tė ndryshme arsimore dhe kulturo-historike tė komunės, si dhe do t'u bėjnė vizitė disa institucioneve tė vendit nė Prishtinė.
 
 
Komuna e Gjakovės ka realizuar me dhjetėra projekte nė fusha tė ndryshme tė zhvillimit ekonomik
 
Gjakovė, 8 tetor 2003 - Gjatė 6-mujorit tė shkuar tė qeverisjes lokale tė Gjakovės janė realizuar me dhjetėra projekte nė fusha tė ndryshme tė zhvillimit ekonomik tė komunės.
 
Astrit Haraēia, kryeshef i Ekzekutivit nė KK tė Gjakovės, tha se gjatė kėsaj periudhe nė kėtė komunė janė ndėrtuar dhjetėra km rrugė tė asfaltuara, kurse mė kapitalja konsiderohet ajo e fshatit Dujakė, ku pėrveē kontributit tė komunitetit dhe ndihmės sė KFOR-it italian, me njė vlerė prej 100.000 euro ka participuar edhe qeveria komunale.

Ndėr projektet e tjera tė rėndėsishme tė qeverisė sė tij, Haraēia pėrmend vėnien e gurthemelit nė rrugėn Ponoshec-Morinė si dhe fillimin e ndėrtimit tė rrugės Bishtazhin-Gjonaj e gjatė 30 km.

Por, komuna ka nė plan edhe ndėrtimin e disa rrugė tė tjera. Kėshtu, kėto ditė ėshtė hapur tenderi pėr ndėrtimin e rrugės sė gjatė 7 km deri nė Koshare, ndėrkohė qė ka filluar ndėrtimi i rrugės "Sadik Stavileci" brenda nė qytet si dhe po bėhet meremetimi i rrugėve tė tjera. Njė ndihmė tė veēantė qeveria lokale e Gjakovės ka dhėnė edhe nė ndėrtimin e njė pjese tė shtratit tė lumit Krena.

Nė mbledhjen e fundit tė Bordit tė Drejtorėve janė marrė vendime kapitale. Kėshtu u aprovua vendimi qė nė rrugėt "Fehmi Agani" dhe "Minatori" tė fillojė faza e dytė e elektrifikimit nė vlerė prej 25.000 euro, ndėrkohė i ėshtė hapur rruga ndėrtimit tė rrjetit tė ujėsjellėsit nė fshatin Morinė ku mjetet qė do tė investohen nga buxheti komunal kapin shumėn 42.000 euro, thotė Astrit Haracia, kryeshef, i cili paralajmėron realizimin e disa projekteve tė tjera edhe nė arsim, shėndetėsi etj. (B.A)
 
 
Holkeri iu drejtua sot qytetarėve tė Kosovės lidhur me dialogun Prishtinė-Beograd
 
Prishtinė, 8 tetor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri nėpėrmjet mediave elektronike iu drejtua sot qytetarėve tė Kosovės lidhur me dialogun ndėrmjet Prishtinės e Beogradit.

Holkeri tha nė fillim se "ekzistojnė shumė keqkuptime lidhur me atė se ēka do tė thotė dialog i drejtpėrdrejtė ndėrmjet Prishtinės e Beogradit", duek shtuar se "dialogu nuk ėshtė koncept i ri".

"Tė gjithė miqtė e Kosovės, tė cilėt kanė intervenuar mė 1999 dhe e kanė marrė pėrsipėr punėn e rindėrtimit tė Kosovės, e kanė ditur gjithmonė qė dialogu me Beogradin do tė ishte njė jaz vendimtar qė duhej kaluar",
 
tha ai nė vazhdim.

Hilkeri theksoi se tė biseduarit me Beogradin ishte njėri nga tetė standardet e miratuara nga bashkėsia ndėrkombėtare, duke pėrfshirė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, NATO-n, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
 
Tė gjitha kėto institucione e kanė miratuar nė mėnyrė tė posaēme procesin e dialogut qė ėshtė planifikuar tė fillojė javėn e ardhshme nė Austri: Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, NATO, Bashkimi Evropian, OSBE-ja dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė mesin e tė tjerėve, tha ai dhe shtoi se pėrfaqėsuesit e tyre do tė marrin pjesė nė dialog.

"Tė gjithė e dimė qė dialogu ndėrmjet Prishtinės e Beogradit ėshtė nė interesin e drejtpėrdrejtė tė popullit dhe tė institucioneve tė Kosovės", tha Holkeri dhe se ēėshtjet qė do tė diskutohen kanė rėndėsi pėr jetėn e pėrditshme tė kosovarėve.

Sipas Holkerit, me bisedime mund tė ndihmohet ekonomia e Kosovės dhe tė zgjidhen problemet nė sektorin e energjetikės, tė transportit dhe tė komunikimit, pastaj mund tė ndihmohet kthimi i personave tė zhvendosur dhe tė punohet drejt shoqėrisė multietnike.

Ai theksoi se "dialogu ėshtė mėnyra pėr tė prodhuar edhe kapital politik edhe ekonomik. Ėshtė hap vendimtar, absolutisht hap i domosdoshėm drejt asaj tė ardhmeje qė Kosova meriton".

Holkeri nėnvizoi se derisa Kosova shkon drejt tė ardhmes sė saj evropiane, liderėt e saj duhet tė jenė tė gatshėm tė bisedojnė me tė gjithė fqinjėt e tyre. Kėtė punė e kanė liderėt.

"Duke u angazhuar pėr dialog me homologėt e tyre nga Beogradi nė njė platformė tė vetme dhe nė mėnyrė tė burrshtetasve, udhėheqėsit e Kosovės do t'ia demonstrojnė botės pjekurinė e institucioneve tė Kosovės", theksoi Kryeadministratori i Kosovės, pėr tė shtuar se "dialogu nuk ka tė bėjė me statusin". "Nuk ka tė bėjė me politikė. Ka tė bėjė me arritjen e pėrparimit konkret pėr ēėshtje praktike".

Ai tha se UNMIK-u dhe bashkėsia ndėrkombėtare do ta pėrkrahin delegacionin e Kosovės nė ēdo fazė tė procesit, duke u shprehur se tė gjithė dėshirojnė qė dialogu tė ketė sukses, pėr t'u marrė me sfidat e mbetura, nėnvizoi nė fund tė fjalimit tė tij Kryedaministratori i Kosovės Hari Holkeri, duke iu drejtuar qytetarėve tė Kosovės.
 
 
Presidenca italiane e BE-sė thotė se mospjesėmarrja nė bisedimet e Vjenės do ta dėmtojė rrugėn e Kosovės drejt BE-sė
 
Bruksel, 8 tetor 2003 - Presidenca italiane e Bashkimit Evropian ka lėshuar njė deklaratė, me tė cilėn i bėė thirrje Prishtinės qė patjetėr tė marrė pjesė nė dialogun e pėrcaktuar nė Vjenė me Beogradin.

Me kėtė deklaratė tėrhiqet vėrejtja pėr pėrgjegjėsinė e madhe, qė do tė ketė pala e Kosovės nė rast se nuk pranon tė hyjė nė dialog me Beogradin.
 
Deklarata nė fillim pėrkujton vendimin e Kėshillit tė Ministrave tė miratuar nė fund tė muajit tė kaluar pėr mbėshtetje tė dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit dhe konfirmon qė presidenca italiane e BE-sė, pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė, Havier Solana dhe komesioneri Kris Paten tashmė kanė thėnė qartė se do tė marrin pjesė nė takimin e Vjenės.

BE pėr kėtė arsye u bėn thirrje tė gjitha palėve qė tė dėshmojnė njė mbėshtetje tė parezervė pėr dialogun dhe tė gjitha format e bashkėpunimit me pėrfaqėsuesin e lartė tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Hari Holkeri nė kėtė drejtim, sikur edhe t'u pėrmbahen premtimeve qė kanė marrė nė Samitin e Selanikut dhe para BE-sė.
 
Dialogu i drejtpėrdrejtė ėshtė njė element i pashmangshėm i strategjisė sė quajtur standardet para statusit nė bazė tė Rezolutės 1244 tė OKB-sė dhe ky ėshtė njė hap esencial drejt normalizimit tė Kosovės. Nė kėtė deklaratė theksohet se dėshtimi i palėve qė tė hyjnė nė dialog mė 14 tetor do tė jetė njė shansė e humbur pėr Kosovėn dhe nė kėtė mėnyrė do tė mund t'i pengojė dhe t'i dėmtojė shumė hapat e Kosovės drejt BE-sė.
 
 
Shefat e pesė zyrave diplomatike thonė se dialogu Prishtinė-Beograd ėshtė njė hap i rėndėsishėm
 
Prishtinė, 8 tetor 2003 - Shefat e pesė zyrave diplomatike tė shteteve perėndimore me njė kumtesė janė shprehur se dialogu pėr ēėshtje teknike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogardit ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėr arritjen e standardeve para statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Nė kėtė kuadėr takimi i Vjenės ofron njė mundėsi unikate pėr tė ndėrtuar imazhin pozitiv tė Kosovės nė gjithė botėn, duke theksuar se liderėt e Kosovės nuk do tė jenė tė vetmuar nė Vjenė pasi atje marrin pjesė dhe Solana, Robertson, Paten dhe pėrfaqėsues amerikanė. QUINT-it thotė se bashkėsia ndėrkombėtare do tė pėrkrahė fuqishėm tė gjitha zgjidhjet qė janė nė interes tė Kosovės.
 
 
Ministri i jashtėm gjerman Joshka Fisher thotė se statusi i Kosovės zgjidhet nė kontekst evropian
 
Berlin, 8 tetor 2003 - Nė njė takim me gazetarė nė Berlin, ministri i jashtėm gjerman Joshka Fisher, u shpreh se problemet e vėshtira si ai i statusit pėrfundimtar tė Kosovės do tė jenė tė zgjidhshme vetėm nė kontekst evropian. Fisher tha se Bashkimi Evropian paraqet zgjidhjen e vetme pėr vendet e Ballkanit.
 
 
Qeveria bullgare ėshtė shprehur pėr fillimin e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit
 
Sofje, 8 tetor 2003 - Qeveria bullgare ėshtė shprehur pėr fillimin e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Ministria e Jashtme e Bullgarisė, ka thėnė se ky vend mbėshtet implementimin e Rezolutės 1244 tė OKB-sė pėr Kosovėn, si dhe kthimin e refugjatėve joshqiptarė nė Kosovė. Bullgaria angazhohet pėr sigurinė e pėrgjithshme tė tė gjithė qytetarėve nė Kosovė, si dhe pėr njė shoqėri multietnike.
 
Sofja mbėshtet gjithashtu luftėn ndaj kriminalitetit ndėrkombėtar. Qeveria bullgare ėshtė e mendimit se dialogu konstruktiv pėr ēėshtje praktike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit duhet tė fillojė sa mė shpejt, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme bullgare.
 
 
OSBE i ka rekomanduar UNMIK-ut qė tė ndėrmarrė hapa tė shpejtė kundėr strukturave paralele serbe tė Kosovės
 
Prishtinė, 8 tetor 2003 - Misioni i Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE) nė Prishtinė i ka rekomanduar UNMIK-ut qė tė ndėrmarrė hapa tė shpejtė kundėr ndikimit nė rritje tė strukturave paralele serbe tė Kosovės.

Sven Lindholm, zėdhėnės i OSBE-sė, tha se raporti pėrshkruan dhe analizon efektet qė kanė krijuar dhe krijojnė sistemet e ndryshme paralele qė operojnė nė Kosovė. Raporti posaēėrisht ėshtė pėrqėndruar nė sferėn e sigurisė, tė gjyqėsisė, tė drejtat pronėsore, arsimit dhe kujdesit shėndetėsor, si dhe ka vlerėsuar efektet dhe ndikimin e tyre nė shoqėri, ka thėnė zėdhėnėsi i OSBE-sė.
 
Po ashtu ėshė nėnvizuar qė rekomandimet tė jenė objekt i bisedimeve tė parapara ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit e posaqėrisht ato tė cilat sugjerojnė rritjen e nivelit tė bashkėpunimit ndėrmjet tė institucioneve korespondente, pėrkatėsisht ministrive tė arsimit dhe shėndetėsisė, por edhe atyre pėrgjegjėse pėr sigurinė.
 
 
Kolė Berisha thotė se takimi i paraparė nė Vjenė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nuk do tė refuzohet
 
Pejė, 8 tetor 2003 - Deputeti i Kuvendit tė Kosovės dhe nėnkryetari i LDK-sė Kolė Berisha tha dje se takimi i paraparė mė 14 tetor nė Vjenė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, do tė mbahet dhe nuk do tė refuzohet. Pas takimit me udhėheheqjen komunale tė Pejės, Kolė Berisha, ka deklaruar se pėr bisedimet nė Vjenė do tė bėhet njė marrėveshje dhe do tė gjendet njė qėndrim i pėrbashkėt i tė gjitha subjekteve politike tė Kosovės.

"Ne po kalojmė nga faza e bashkėqeverisjes me UNMIK-un nė fazėn e vetėqeverisjes dhe pavarėsisė. Ky proces do tė zgjasė varėsisht nga puna e jonė. Andaj, duhet tė bėjmė mė shumė nė kėtė aspekt", ka theksuar z. Berisha. Nė kėtė takim mori pjesė edhe Nimon Alimusaj dhe kėshilltari pėr ēėshtje ekonomike i Presidentit Rugova, Berim Ramosaj.
 
 
H. Kamerhov thotė se Kosova e qetė dhe stabile do tė jetė kontributi kryesor pėr stabilitetin e ardhshėm tė Evropės
 
Prishtinė, 8 tetor 2003 - Komandanti i ri i Misionit paqeruajtės nė Kosovė, qė udhėhiqet nga NATO-ja, gjenerali gjerman Holger Kamerhov, ėshtė shprehur se Kosova e qetė dhe stabile do tė jetė kontributi kryesor pėr stabilitetin e ardhshėm tė Evropės. Ai mėtutje ka theksuar kėnaqėsinė e tij qė pėr qytetarėt e Kosovės dhe pėr media KFOR-i ėshtė njė institucion shumė i nderuar.
 
Gjenerali Kamerhove ka thėnė se bashkėsia ndėrkombėtare nė Kosovė po e udhėheq njerin nga operacionet mė serioze nė botė dhe ka shtuar se ėshtė i bindur se od tė ecim rrugės sė multietnicitetit, tė integrimit, tė tolerancės dhe tė dialogut.
 
 
Misioni i BE-sė nė Kosovė ka njoftuar se faza e tretė e privatizimit ėshtė anuluar
 
Prishtinė, 8 tetor 2003 - Misioni i BE-sė nė Kosovė, ka bėrė tė ditur se pėr shkak tė sqarimeve tė nevojshme ligjore tė OKB-sė pėr privatizimin, faza e tretė e tenderėve tė shpallur mė 10 shtator 2003 me datė tė paraparė pėr dorėzimin e ofertave mė 11 nėntor 2003 ėshtė anuluar. Aktualisht, Kombet e Bashkuara janė nė proces tė shqyrtimit tė tri ligjeve mbi privatizimin.
 
 
SHBA pret qė Kroacia tė arrestojė tė akuzuarin pėr krime lufte, gjeneralin Ante Gotovina
 
Uashington, 8 tetor 2003 - Njė zyrtar i lartė amerikan tha se Uashingtoni pret qė Kroacia tė bėjė pėrpjekje tė shumta pėr tė arrestuar tė dyshuarin e arratisur pėr krime lufte, gjeneralin Ante Gotovina.
Zyrtari mė i lartė i administratės amerikane pėr krimet e luftės, Pjer-Riēard Prosper, zhvilloi dje bisedime nė Zagreb me ministrin kroat tė drejtėsisė, Ingrid Antiēeviē-Marinoviē.

Ambasadori Prosper tha se angazhimet e zyrtarėve kroatė nuk janė tė mjaftueshme dhe se administrata e presidentit Bush kėrkon marrjen e masave. Dėshtimi pėr kapjen e gjeneralit tė kėrkuar mund tė rrezikojė pėrpjekjet e Kroacisė pėr t’u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian, tha Prosper.
 
 
Komuniteti ndėrkombėtar fton kryetarėt e komunave nė Maqedoni qė tė mbėshtesin aksionin e mbledhjes sė armėve ilegale
 
Shkup, 8 tetor 2003 - Komuniteti ndėrkombėtar u ka bėrė thirrje tė gjithė kryetarėve tė komunave nė Maqedoni, qė tė bashkėpunojnė pėr aksionin e mbledhjeve tė armėve tė paligjshme, qė fillon nė muajin e ardhshėm. Njoftohet se BE, SHBA-tė, OSBE-ja dhe NATO me anė tė njė letre, drejtuar pushtetarėve lokalė u sugjerojnė atyre se ato komuna, qė nuk do tė bashkėpunojnė nė kėtė aksion, nuk do tė pėrfshihen nė ndihmat dhe projektet e mundshme nė tė ardhmen.
 
 
Austria feston fitoren e Arnold Shvarcenegerit
 
   
Vjenė, 8 tetor 2003 - Pas fitores sė aktorit amerikan me prejardhje austriake Arnold Shvarceneger mė zgjedhjet pėr guvernator Kalifornisė, atdheu i tij, Austria ndodhet nė delirium nga gėzimi. Urimet pėr fitoren, atij po i arrijnė nga tė gjitha anėt e Austrisė.

Presidenti austriak Tomas Klestil nė mesazhin e tij thotė: "Tė gjithė jemi krenar me ju"!

Ndėrkaq Kancelari austriak Volfgang Shysel thotė se "Shvarcenegeri do t'ia dalė ta nxjerrė Kaliforninė nga kriza". Shysel madje zgjedhjen e tij e ka vlerėsuar si "reklamė tė madhe pėr Austrinė, sepse Shvarcenegeri kurrė nuk i ka harruar rrėnjėt e veta austriake".
  
Ministrja e Jashtme e Austrisė Benita Ferero-Valdner menjeherė e ka ftuar Arnoldin tė vizitojė Austrinė.
Entuziazėm tė madh ka shprehur edhe prefekti i Vjenės si dhe guvernatorja e krahinės ku ka lindur Shvarcenegeri.

"Moxarti mė nuk ėshtė austriaku mė i famshėm nė botė; prej tani ky ėshtė Arnold Shvarcegener", ka thėnė drejtori i Zyrės turistike tė Gracit.

Entuziazmin e tyre me fitoren e Shvarcenegerit e kanė shprehur edhe qytetarėt e Austrisė.
 
 
Njė diplomat sirian thotė se Damasku do tė pėrgjigjet ushtarakisht nėse Izraeli vazhdon me sulmet
 
Madrid, 8 tetor 2003 – Ambasadori i Sirisė nė Spanjė ka deklaruar sot (e merkurė) se Damasku do tė pėrgjigjet ushtarakisht nėse Izraeli vazhdon sulmet nė territorin sirian, njofton Rojter.
 
I pyetur rreth deklarimeve se Siria ka tė drejtė tė mbrojė vetveten, ambasadori Mohsen Bilal, ka thėnė: "Nėse Izraeli sulmon Sirinė njė, dy dhe tri herė, natyrisht se populli i Sirisė dhe qeveria e Sirisė dhe armata do tė reagojnė nė vetėmbrojtje".
 
Ndėrkaq, i pyetur nėse nėnkupton pėrgjigjen ushtarake, ai ka thėnė: “Me tė gjitha mjetet. Nėse Izraeli vazhdon agresionin, natyrisht ne do tė reagojmė nė sulme, megjithėse ne nė fakt luftojmė pėr paqe dhe dėshirojmė tė rihapet konferenca (e paqes) e Madridit (1991)”.
 
 
Parlamenti i Turqisė miraton dėrgimin e trupave nė Irak
 
Ankara, 8 tetor 2003 - Parlamenti i Turqisė votoi pėr tė dėrguar trupa nė Irak, por disa anėtarė tė Kėshillit Qeverisės Irakian thanė se nuk i duan turqit nė vendin e tyre.
 
Shtetet e Bashkuara pėrshėndetėn vendimin e parlamentit tė Turqisė, nėpėrmjet tė cilit mund tė autorizohet dislokimi i deri 10 mijė trupave. Zyrtarė amerikanė thonė se shqetėsimeve ndėrmjet pjesėtarėve tė Kėshillit Qeverisės Irakian pėr kėtė dislokim mund t’u gjendet zgjidhja.

Administrata e Presidentit Bush ėshtė pėrpjekur nė mėnyrė aktive pėr njė rol paqeruajtės nė Irak nga ana e Turqisė, vend i madh mysliman dhe aleat i Amerikės.
 
Zyrtarėt nė Departamentin e Shtetit thonė se besojnė qė njė prani turke do tė kontribuonte pėr sigurimin e Irakut, megjithė kundėshtimin e hapur nga ana e disa pjesėtarėve tė Kėshillit Qeverisės Irakian.
 
 
Vendet nė tranzicion tė Ballkanit vazhdojnė tė goditen nga korrupsioni, thotė "Transparensi Interneshėnell"
 
Londėr, 8 tetor 2003 - Nė njė raport tė publikuar nga organizata "Transparensi Interneshėnell" me seli nė Londėr, vendet nė tranzicion tė Ballkanit vazhdojnė tė goditen nga korrupsioni.
 
Nė mesin e 133 vendeve nga mbarė bota, bazuar nė, siē thuhet, "indekset e perceptueshmėrisė sė korrupsionit" unioni Serbi – Mali i Zi ėshtė nė vendin e 106 sė bashku me Maqedoninė, me Bolivinė, me Sudanin, me Ukrainėn, me Hondurasin dhe me Zimbabvenė.

Nė kėtė listė Shqipėria gjendet nė vendin e 92.

Bosnjė Hercergovina ėshtė e 70-ta sė bashku me me pesė vende tė tjera. Greqia, i vetmi vend ballkanik anėtar i Bashkimit Evropian ėshtė nė vendin e 50-tė, qė ėshtė pozicioni mė i mirė nė rajonin e Ballkanit.
 
 
Marrėveshja e nėnshkruar i jep fund luftės civile 10-vjeēare nė Burundi
 
Pretoria, 8 tetor 2003 - Presidenti burundian, Domitien Ndayizeye dhe lideri i grupit kryesor kryengritės kanė nėnshkurar marrėveshjen, qė ka pėr qėllim t’i jipet fund luftės civile 10-vjeēare, njofton BBCWorld.
 
Marrėveshja ėshtė nėnshkruar nė orėt e hershme tė ditės sė sotme (e merkrė) pas negociatave tė ndėrmjetėsuara personalisht nga presidenti i Afrikės sė Jugut, Thabo Mbeki, nė Pretoria. Lideri kryengritės, Pierre Nkurunziza, ka bėrė thirrje pėr ndalje tė menjėhershme tė armiqėsive.
 
 
Krahu kryengritės majtist nė Kolumbi ka vrarė dy prefektė lokalė
 
Bogota, 8 tetor 2003 – Krahu kryengritės majtist nė Kolumbi ka vrarė dy prefektė lokalė nė shtetin juglindor Kauka tė Kolumbisė, njofton BBCWorld. Guvernatori i shtetit ka thėnė se Forcat e Armatosura Revolucionare tė Kolumbisė (FARC) kishin ftuar katėr prefektė nė njė takim nė njė vendstrehim tė fshehtė pėr tė sqaruar lidhjet e tyre me krahun e djathtė paramilitar.
 
Dėshmitarėt kanė thėnė se kryengritėsit kanė vrarė prefektin e Bolivarit, Orlando Hojos, duke u pėrpjekur tė ikėn. Ata kanė thėnė se tė tre prefektėt e tjerė kanė ikur me makinė, por njėri syresh, ai i Santa Rosas, Zhaime Zhair Zambrano, ėshtė gjetur i vdekur disa orė mė vonė.

Nė dekadėn e fundit, mbi 35 mijė njerėz besohet tė jenė vrarė nė luftimet e kryengritėsve majtistė. Sipas Federatės sė komunave tė Kolumbisė, tė pakten 30 prefektė dhe 60 deputetė komunash tė qyteteve janė vrarė me atentate nė tri vitet e kaluara.
 
 
Dy shkencėtarė amerikanė janė laureatė tė Ēmimit Nobel pėr Kimi
 
Stokholm, 8 tetor 2003 – Shkencėtarėt amerikanė, Piter Agri dhe Robert Mekkinon kanė fituar sivjet Ēmimin Nobel pėr Kimi pėr zbulimet se si kripa dhe uji mbarten brenda dhe jashtė qelizave tė trupit tė njeriut, njofton Rojter.
 
Akademia Mbretėrore e Shkencave e Suedisė, qė ndan kėtė ēmim prestigjioz, ka thėnė sot (e merkurė) se puna e tyre nė qelizat e membranės ka qenė "me rėndėsi tė madhe qė t'i njohim shumė sėmundje".

Agri, 54-vjeēar, nga Northfild, punon nė Universitetin Xhon Hopkins nė Baltimor, kurse Mekkinon, 47-vjeēar, ėshtė rritur afėr Bostonit dhe punon nė Institutin Mjekėsor tė Hauardit tė Universitetit Rokfeller nė Nju Jork.
 
Ēmimi Nobel nė vlerė prej 1,3 milion dollarė ėshtė themeluar nga industrialisti suedez Alfred Nobel, i cili ka zbuluar dinamitin. Ky ēmim ndahet qė nga viti 1901.
 
 
Kundėrshtime irakiane pėr dislokimin e turqve
 
Bagdad, 8 tetor 2003 - Disa pjesėtarė tė kėshillit qeverisės tė caktuar nga amerikanėt nė Irak kanė shprehur kundėrshtimin e tyre ndaj dėrgimit tė 10 mijė trupave turke mė Irak, qė u miratua nga parlamenti turk tė martėn.

Njė ish-ministėr i jashtėm, Adnan Pachachi, i cili ėshtė mysliman suni, dhe njė pjesėtar kurd i kėshillit, Mahmoud Osman, i thanė BBC-sė se ata kundėrshtonin praninė e trupave nga vendet fqinje.
 
 
Bush skeptik pėr gjetjen e rrjedhjes sė emrit tė njė agjenti tė CIA-s
 
Uashington, 8 tetor 2003 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka pranuar se rasti i rrjedhjes sė emrit tė njė agjenti tė CIA-s, qė ėshtė shkelje e rėndė kriminale nė Shtetet e Bashkuara, mund tė mos zgjidhet ndonjėherė.

"Nuk e di nėse do ta gjejmė zyrtarin e lartė tė administratės, kjo ėshtė njė administratė e madhe dhe ka shumė zyrtarė tė lartė", tha zoti Bush duke folur pak para pėrfundimit tė afatit tė vendosur nga Departamenti i Drejtėsisė, qė i kishte kėrkuar Shtėpisė sė Bardhė tė dorėzojė tė gjitha informacionet rreth kėtij rasti.

Shtėpia e Bardhė thotė se ka foluar me tre ndihmės tė lartė tė zotit Bush, por ka pėrjashtuar se ata mund tė jenė burimi i rrjedhjes.
 
 
Ish-ministri i jashtėm taliban ėshtė liruar nga njė burg amerikan
 
Bagram, 8 tetor 2003 - Ish-ministri i jashtėm taliban Mulla Vakil Ahmed Mutavakil ėshtė liruar nga njė burg amerikan pas qėndrimit 18 muajsh, deklaroi njė zyrtar afgan.

Zyrtari i lartė nga Ministria e Jashtme e Afganistanit ka thėnė se Mutavakil ėshtė liruar me kusht nė liri nga baza ushtarake amerikane nė Bagram pas caktimit tė bisedave midis forcave amerikane dhe talibanėve nė qytetin jugor Kandahar, njofton Rojter.

Thuhet se Mutavakil ėshtė liruar para katėr ditėve dhe tani jeton me familjen e tij nė Kandahar.
 
 
Aktori i Holivudit, Arnold Shvarcenger, u zgjodh gurvernator i Kalifornisė
 
Los Angjelos, 8 tetor 2003 – Aktori me pamje tė njeriut tė fuqishėm i Holivudit, Arnold Shvarcenger, ka fituar tė marten kontrollin nė shtetin mė tė madh dhe mė tė pasur tė kombit, duke u ngritur kėshtu nga njė djalosh fermeri austriak nė njė shpresė tė re tė ndritshme tė papritur tė politikės amerikane, njofton Rojter.
 
Shvarcenger, qė nuk e ka kaluar kurrė asnjė ditė nė zyrėn politike dhe zor qė ka votuar ndonjėherė, e fitoi lehtė postin e gurvernatorit tė Kalifornisė nė zgjedhjet e pėrsėritura, duke e mundur kėshtu guvernatorin demokrat Grei Dejvis, i cili kishte mė pak se 10 muaj nė mandantin e tij tė dytė.

 


  |  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.