OPINIONE

   
8.10.2003 - Trepca.net
 

Replikė

 
 

Jeta ose numurimi i dhėmbėve

 
 

 
   

Dr. Ardian KYĒYKU

Mė datėn 27 shtator 2003, nė faqen 27 tė sė pėrditshmes "Zėri", qė del nė Prishtinė, u botua njė artikull i Baki Ymerit me titull "Antologjiomania ose si po prezentohemi nė botė / Njė sprovė plot mangėsi". Veē tė pavėrtetave e etjes sė dėshpėruar pėr tė bėrė pak zhurmė e tym helmatisės, artikulli nė fjalė, pėrmes nivelit tė vajtueshėm, shpifjeve e flatrimeve pa pikė lidhjeje e argumentimi qė servir, dėshmon edhe njė pėrēmim tė paparė ndaj lexuesve e sidomos ndaj intelektualėve tanė. Mėnyrat se si ata qė thinjen nė hije ngulmojnė tė dalin nga hija duke sulmuar egėrsisht tė tjerėt, janė tė stėrnjohura dhe nuk e bėjnė hak as tė zihen nė gojė. Nuk do tė merrem gjatė me sulmet qė B. Y. ndėrmerr ndaj antologjisė "Njė alfabet i poezisė shqipe". B. Y. pėrmend, pa iu vėnė emėr, poetė qė e paskan tashmė tė siguruar vendin e tyre nė "historinė e pėrgjithshme tė letėrsisė shqipe". B. Y. duhet tė marrė vesh se askush nuk ia lakmon vendin qė beson se ka, aq mė pak unė, dhe do te duhej tė ishte mėse i qetė kur ndonjė histori e pėrveēme e letėrsisė shqipe nuk e sheh tė denjė pėr ta pėrfshirė. B. Y. tha, mes tė tjerash, se pėrpiluesi i antologjisė nė fjalė, me kėtė libėr turpėron vetveten, Shoqatėn Lidhja e Shqiptarėve tė Rumanisė, madje edhe qeverinė rumune, qė dhėnka mjete pėr botimin e kėtij "kiēi ballkanik".

Guximi i B. Y.-sė do tė mė qe dukur i shėndetshėm nėse artikullin do ta botonte edhe nė Rumani, dhe B. Y., pėr tė mos dalė bukėshkalė, tė pėrmendte me kėtė rast se, vite mė parė, pó qeveria rumune ka dhėnė mjetet pėr botimin e dy vėllimeve tė tij me poezi.

Mė datėn 27 shtator 2003, nė faqen 27 tė sė pėrditshmes "Zėri", qė del nė Prishtinė, u botua njė artikull i Baki Ymerit me titull "Antologjiomania ose si po prezentohemi nė botė / Njė sprovė plot mangėsi". Veē tė pavėrtetave e etjes sė dėshpėruar pėr tė bėrė pak zhurmė e tym helmatisės, artikulli nė fjalė, pėrmes nivelit tė vajtueshėm, shpifjeve e flatrimeve pa pikė lidhjeje e argumentimi qė servir, dėshmon edhe njė pėrēmim tė paparė ndaj lexuesve e sidomos ndaj intelektualėve tanė. Mėnyrat se si ata qė thinjen nė hije ngulmojnė tė dalin nga hija duke sulmuar egėrsisht tė tjerėt, janė tė stėrnjohura dhe nuk e bėjnė hak as tė zihen nė gojė. Nuk do tė merrem gjatė me sulmet qė B. Y. ndėrmerr ndaj antologjisė "Njė alfabet i poezisė shqipe". B. Y. pėrmend, pa iu vėnė emėr, poetė qė e paskan tashmė tė siguruar vendin e tyre nė "historinė e pėrgjithshme tė letėrsisė shqipe". B. Y. duhet tė marrė vesh se askush nuk ia lakmon vendin qė beson se ka, aq mė pak unė, dhe do te duhej tė ishte mėse i qetė kur ndonjė histori e pėrveēme e letėrsisė shqipe nuk e sheh tė denjė pėr ta pėrfshirė. B. Y. tha, mes tė tjerash, se pėrpiluesi i antologjisė nė fjalė, me kėtė libėr turpėron vetveten, Shoqatėn Lidhja e Shqiptarėve tė Rumanisė, madje edhe qeverinė rumune, qė dhėnka mjete pėr botimin e kėtij "kiēi ballkanik". Guximi i B. Y.-sė do tė mė qe dukur i shėndetshėm nėse artikullin do ta botonte edhe nė Rumani, dhe B. Y., pėr tė mos dalė bukėshkalė, tė pėrmendte me kėtė rast se, vite mė parė, pó qeveria rumune ka dhėnė mjetet pėr botimin e dy vėllimeve tė tij me poezi.

Kuptohet qė as do tė kisha marrė mundimin tė jepja njė pėrgjigje, po qe se B. Y. villte vrer vetėm kundėr antologjisė, ndonėse, duke gjykuar nga mania e tij pėr tė vjellė vrer, dalja e njė antologjie tė dėshtuar duhej tė kish qenė pėr tė njė rast qė tė gėzohej a tė festonte. B. Y. ka tė drejtėn tė mos pėlqejė filan libėr, siē kam edhe unė tė drejtėn tė mos mė pėlqejnė shkrimet e tij. Mirpo pagjumėsia e errėt e B. Y.-sė e ka epiqendrėn jo vetėm tek antologjia, por tek gjithė puna dhe arritjet e mia. Diku mė quan "doktorant nė ēallamin Teologjik bukureshtar", diku tjetėr "megaloman ballkanik", diku mė padit pėr "pandjeshmėri kombėtare" apo si "diskriminues fundamentalist i femrės shqiptare". Ē'pėrgjigje mund t'i jepet? Nė radhė tė parė: qė "ēallami Teologjik bukureshtar" ėshtė njė nga institucionet mė tė nderuar nė Evropė e mė gjerė dhe ka nxjerrė viganė tė mendimit teologjik botėror, si Dumitru Staniloae, Irineu Mihailēesku, Parintele Galeriu, apo drejtuesin e tezės sime tė dytė tė doktoraturės, profesorin Remus Rus, - njė nga njohėsit e shquar tė filozofisė islame. Nė radhė tė dytė: i them B. Y.-sė tė mos mė lypė mė falje "nė emėr tė lutjes Ati ynė qė je nė qiej dhe tė Vitit Eminesku", siē bėnte para ca kohėsh, pasi mori pėrgjigje pėr njė tjetėr vjellje vreri!

Ēėshtja me diskriminimin fundamentalist tė femrės shqiptare mė duket qesharake dhe e neveritshme. Po rendit emrat e autorėve tė pėrfshirė nė "Njė alfabet i poezisė shqipe", me qėllim qė lexuesi tė shohė se sa "pandjeshmėri kombėtare" ka qenė e pranishme nė punėn time dhe sa "rastėsore dhe aksidentale" ka qenė pėrzgjedhja: Anonimėt dhe kryeveprat e tyre, si Rozafati, Kostandini dhe Jurendina, Kėnga e Urės sė Qabesė, Vajtimi i Ajkunės, Skėnderbeu dhe Ballabani, Balada e Pal Golemit; krijime tė poetėve Dritėro Agolli, Mimoza Ahmeti, Fran Altimari, Fatos Arapi, Lindita Arapi, Asdreni, Alban Bala, Eqrem Basha, Natasha Bega, Sadik Bejko, Mario Belici, Vinēenc Belmonte, Jorgo Bllaci, Shaip Beqiri, Xhavit Beqiri, Valdet Berisha, Agnes Gonxhe Bojaxhi, Martin Camaj, Beqė Cufaj, Andon Zako Ēajupi, Alket Ēani, Basri Ēapriqi, Anton Ēefa, Gentian Ēoēoli, Rrahman Dedaj, Jeronim de Rada, Shefqet Dibrani, Xhuzepe Skiro di Maxhio, Xhuzepe Skiro di Modika, Gjergj Fishta, Naim Frashėri, Xhozafar Frasino, Adem Gajtani, Mirko Gashi, Zef del Gaudio, Sabit Gecaj, Virion Graēi, Enver Gjerqeku, Ndoc Gjetja, Sabri Hamiti, Ervin Hatibi, Flurans Ilia, Adem Istrefi, Gustin Jordani, Ismail Kadare, Karmell Kandreva, Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Bardhyll Londo, Luljeta Lleshanaku, Gjekė Marinaj, Ervin Marko, Jamarbėr Marko, Petro Marko, Esat Mekuli, Din Mehmeti, Elidor Mėhilli, Migjeni, Ndre Mjeda, Beqir Musliu, Pietro Napoletano, Fan Noli, Rrahman Paēarrizi, Ndoc Papleka, Gert Pashaj, Lluka Perone, Arshi Pipa, Ali Podrimja, Dhimitėr Pojanaku, Lasgush Poradeci, Domeniko Randeli, Frederik Reshpja, Bujar Salihu, Zef Serembe, Vehbi Skėnderi, Enxa Skutari, Xhevahir Spahiu, Ilirjana Stringa, Ragip Sylaj, Azem Shkreli, Edi Shukriu, Pano Taēi, Kasem Trebeshina, Agron Tufa, Vorea Ujko, Olimbi Velaj, Ana Ventre, Dushko Vetmo, Agim Vinca, Kate Xukaro, Bilal Xhaferri, Endri Xhafo, Trifon Xhagjika, Mustafė Xhemaili, Rudian Zekthi, Moikom Zeqo, Preē Zogaj, Zef Zorba, Visar Zhiti.

Nė parathėnien "Edhe shqiponjat veprojnė nganjėherė kėshtu" tė antologjisė, parathėnie tė cilėn B. Y. nuk e pėrmend fare, gjendet edhe paragrafi i mėposhtėm: "Poezia mbetet pó ai terren rrėshqitės, plot humor tė zi dhe shndėrrime tė paparashikueshme. Sot je njė askush - nesėr njė grusht guriēkash tė perėndishme, fjalė-perla tė mbjella si duhet nė murin qė na ndan nga harresa, tė dėbojnė nga hija e kujtesės dhe tė hipin nė njė fron qė s'e ke ėndėrruar kurrė, apo qė vetėm e ke ėndėrruar. Njė ditė tjetėr, njė tjetėr si ti, mbase pak mė i dashur pėr muzat dhe engjėjt, dėrgohet tė tė dėrgojė sėrish nė hije. Sic transit... Me gjithė vėshtirėsitė mėkatare tė periudhės sė tranzicionit, me pamundėsitė dhe kaosin e krijuar nga 'decentralizimi i frymėzimit', janė tė paktėn tė admirueshme pasioni dhe pėrkushtimi me tė cilat shkruajnė sot ata mijėra tė rinj a tė moshuar shqiptarė, duke mbartur secili nė fshehtėsinė e tė qėnit ende njė i panjohur, kurorėn e artė tė poezisė sė madhe. Ata e dijnė se gjuha e tyre amtare nuk para i honeps eksperimentet, por aq mė pak i duron poetėt e bėrė e jo tė lindur. Kėsisoj, secili pėrpiqet tė jetė i lindur. Emrat e kėtyre, ndonėse ende fare pak apo aspak tė njohur, janė shumė. Na nevojitet vetėm njė durim i shkurtėr gjysmėshekullor, ose edhe mė pak, qė tė mund tė lexojmė mes rreshtave tė njė antologjie tė zverdhur nga befasitė, vargjet e tjetrės (...) Nuk synoja kurrsesi tė mblidhja nė njė atdhe tekstual emra autorėsh, por thėrrmija nga dhuntitė e sa mė shumė poetėve".

B. Y. tha se shqipja paska mė pak se 100 poetė qė meritojnė tė hyjnė nė njė antologji. Pastaj rreshton njė sėrė poetėsh qė nuk janė pėrfshirė nė tė. Kam bindjen se shqipja ka shumė mė tepėr se 100 poetė qė meritojnė tė hyjnė nė njė antologji nė gjuhė tė huaj. Pėr kėtė arsye, antologjia e hartuar prej meje titullohet "Njė alfabet i poezisė shqipe" e jo "Alfabeti i poezisė shqipe". Sė shpejti, ky alfabet i poezisė do tė plotėsohet dhe do tė pasohet edhe nga "Njė alfabet i prozės shqipe", qė ka pėr tė dalė nga shtypi nė njė tė ardhme tė afėrt. Me kėtė rast do tė mbaj parasysh vėrejtjet e drejta e konstruktive, si, fjala vjen, ato tė pėrkthyesit e albanologut tė mirėnjohur Hans-Joachim Lanksch nė esenė "Nji alfabet i poezisė shqipe, Poezi shqipe nė rumanisht", botuar nė "Tema" (Fjala) tė Tiranės.

B. Y. tha, mes tė tjerash, se pėrzgjedhja e autorėve tė kujton njė fjalėkryq a nuk e di ēfarė. Me njė autoritet qė i mungon gjer edhe nė palcė, B. Y. jep direktiva se cilėt duhej tė gjendeshin nė kėtė antologji e cilėt jo. Tė marrė vesh se me njė pjesė tė autorėve, pėrfshi 'tė panjohurin' Ervin Marko, mė lidh miqėsia e kulluar intelektuale. Tė marrė vesh e sy e madje edhe shembull se kam besim tė patundur nė krijimtarinė e miqve tė mij, njėlloj siē kanė pasur disa miq tė hershėm besim nė krijimtarinė time, nė njė kohė kur ende s'mė ish botuar asnjė rresht e kur taborė tė pambaruar me grafofilė, - tė cilėt sot s'i mban mend as Perėndia, - shkretonin pyjet shqiptarė duke botuar pamėshirshėm librushka e fletushka.

S'ma kish marrė mendja nė jetė tė jetėve se do tė vinte dita tė citoja ca si B. Y.-ja. Por tė kėtillėt, nė pamundėsi pėr tė arritur gjė tjetėr, kanė aftėsi tė rralla pėr tė sjellė ditė tė tilla. B. Y. tha se "hartuesi i saj (antologjisė - sh. y.) jo vetėm kėtu i manifeston ndjenjat ballkanike tė megalomanisė. Fatmjerisht, s'ėshtė rast i vetėm kur personazhi mė eminent ėshtė vetė ai. Sa pėr ta hutuar lexuesin rumun, rradhit gjithfarė titujsh fantazmagorikė, nga gjithfarė akademishė inekzistente, madje, na del edhe me njė ēmim qė e ka marrė si ēilimi kur ishte piktor nė Osllo, duke i konkuruar Don Kishotit pėrmes paralajmėrimeve gjoja se na qėnka 'projektuesi dhe realizuesi i njė mitologjie tė re ballkanike'".

Duke ditur se gjėrat e tepruara, siē thoshin tė moēmit, vijnė nga djalli, e duke parė sa gjėra tė tepruara B. Y. tha nė artikullin e tij, Don Kyēyku zbuloi se e kish tepruar jo nė punėn e vet, por nė modesti. Prandaj po i dėrgon B. Y.-sė dhe tė tjerėve si ai, - me qėllim qė mikrozemrat t'u bėhen megamale apo anasjelltas, - disa grimca nga shkrimet me tė cilėt kritikė tė shquar rumanė kanė rreth dhjetė vjet qė "hutojnė" lexuesin: "33 episode tė njė sage qė paralajmėron njė mitologji tė re ballkanike... Ardian-Christian Kyēyku ėshtė njė nga vegimet e mėdhenj tė prozės bashkėkohore". (Dan-Silviu Boerescu, Mitologjia e re ballkanike, revista art-Panorama, qershor 1998) // "Nė romanin e tij tė ri Njė fis i lavdishėm e qė jep shpirt (libri i tretė nė gjuhėn rumune, pas Viti kur u shpik mjellma, 1997, dhe E fshehta e ėmbėl e marrėzisė, 1998) Ardian-Christian Kyēyku e ēon mė tej projektin e tij tė guximshėm tė njė mitologjie tė re ballkanike". (Dan-Silviu Boerescu, Kronika e njė historie apokrife tė sė mallkuarės Balcania Magna, Parathėnie e botimit tė parė, Bukuresht 1998) // "... librat e tij janė njė vegim...

Nė kushte kulturore normale, Kyēyku do tė ishte kėqyrur si njė Markez i Evropės Juglindore... Kyēyku ėshtė fėmija-mrekulli i njė Rumanie qė sjell ndėrmend se dikur quhej Traki" (Vasile Andru, Revista Plural, anglisht, Bukuresht, 2000, nr. 4, f. 157) // "... njė roman i vėllimshėm dhe i mahnitshėm, i titulluar Njė fis i lavdishėm e qė jep shpirt, shkruar me ambicje e zhdėrvjelltėsi tė madhe, qė i ka vėnė detyrė vetes, as mė shumė e as mė pak, por ta rishpikė Ballkanin nė kėndvėshtrim parabolik. Autori dėshmon njė siguri tė pazakontė nė tė shkruar, aq sa nuk tė vjen tė besosh qė gjuha e tij amtare nuk ėshtė rumanishtja, por shqipja.

Ky Kadare i ri, me strehė jo nė Paris, por... nė Bukuresht, vjen tė na kujtojė neve, shkrimtarėve dhe lexuesve rumunė, se burimet e fantastikes janė tė pashtershme..." (Dan Stanca, Njė shqiptar shkruan letėrsi nė rumanisht, gazeta Romania libera, 26 janar 1999) // "Specifika ballkanike ėshtė vėshtirė t'u pėrshkruhet atyre qė nuk kanė qenė ndonjėherė nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me mizerien e kudondodhur e tė gjithėfuqishme tė kėtyre trevave... Atė qė nuk (para) guxojnė ta bėjnė prozatorėt tanė tė shquar autoktonė, ia ka dalė mbanė ta bėjė me kėtė roman njė alien, njė i huaj, njė ... shqiptar". (Alcor C. Crisan, Dashuri dhe pranga nė Portat e Orientit, revista Viata romaneasca, gusht 1997) // "... shkrimtari duket se konfirmon qė vendet e vogla dhe gjuhėt e tyre me qarkullim tė kufizuar mund tė ofrojnė autorė tė rėndėsishėm dhe libra tė jashtėzakonshėm si i vetmi shans pėr tė hyrė nė cirkuitin evropian, duke iu imponuar vetėdijes evropiane... Njė fis i lavdishėm e qė jep shpirt ėshtė njė vepėr fundamentale e Shqipėrisė, e shkruar nė gjuhėn rumune sikur rumanishtja tė qenkej shndėrruar brenda natės nė njė nga gjuhėt zyrtare tė OKB-sė.

Opcioni i autorit ėshtė njė bast i fituar me gjuhėn rumune, aq sa rumanishtfolėsve qė janė tė interesuar pėr tė mėsuar gjithēka pėr Shqipėrinė dhe sidomos pėr historinė e shpirtit shqiptar pėrmes mishėrimeve tė tij mitopoetikė, nuk u mbetet veēse tė lexojnė Njė fis i lavdishėm e qė jep shpirt..." (Geo Vasile, Romani i shpėtimit nga robėrimi i harresės, nė vėllimin me studime "Proza rumune mes mijėvjeēarėve", Shtėpia Botuese Odeon, Bukuresht 2001, f. 161-164) // "... Ardian-Christian Kyēyku na shfaqet si njė nga siluetat e kalibrit tė madh nė prozėn e sotme, qoftė ajo rumune, shqiptare, ballkanike apo kontinentale. Sepse vlera e kėtij autori i kapėrcen ... kufijtė e njė atdheu dhe tė njė rajoni gjeografik, duke synuar drejt njė shprehjeje tė fuqishme, me pėrdorimin e njė regjistri simbolesh shkundullues... Ai ka aftėsinė tė ngjizė njė univers imagjinar kolosal". (Titus Vījeu, Njė Markez ballkanik, ese, Bukuresht 2001). Vlerėsime tė tilla kanė bėrė tė mundur pėrfshirjen time nė Enciklopedinė "Who's who in Romania" (Pegasus Press, Bukuresht 2002), nė Historinė e Letėrsisė Rumune hartuar nga kritiku dhe profesori Ion Rotaru, si edhe nė tri antologji dhe nė njė fjalor tė shkrimtarėve tė shquar tė gjuhės rumune.

Ēmimi pėr pikturė m'u dha nė Oslo, si edhe katėr shqiptarėve tė tjerė, nė vitin 1986. Njė vit mė pas "ēilimiu" kish tė shkruara katėr nga shtatė variantet e romanit "Mortėt" qė u botua nė 1997-ėn nė Prishtinė nga "Dukagjini". Dymbėdhjetė vjet pas Ēmimit, nė librin e tij rumanisht "E fshehta e ėmbėl e marrėzisė", "ēilimiu" botoi edhe 22 vizatime, pėr tė cilėt nuk u fol pak dhe me njėrin prej tė cilėve (titulluar "Karizma e dėshtakėve") po shoqėron kėtė shkrim. B. Y.-sė i them se, gjatė kėsaj kohe, "ēilimiu" ka krijuar mbi 100 tablo nė vaj dhe njė numur tė madh vizatimesh.

Lexuesi e sheh qartė se B. Y. ngulmon dėshpėrimisht tė ndajė me Don Kyēykun disa gjėra qė s'mund tė ndahen me askėnd, siē janė dhuntitė dhe vitet e jetuar me punė tė mirėfilltė. B. Y.-ja turfullon qė mua tė mė vijė turp pėr ato qė kam. B. Y.-ja duhet ta ketė dėgjuar shpesh shprehjen disi tė ashpėr e gjithaq tė vėrtetė tė kritikėve tė shquar tė letėrsisė: nė kėtė punė tė duhen topa; nuk mjafton tė jesh topēi! Se mund tė jesh thjesht topēi, por pa topa, e atėbotė ndodh tė heqėsh picirin pėr vite me radhė, tė pėrpėlitesh nė ferrin e tė mosqėnit ai qė ėndėrron tė jesh, e nga ky soj ferri nuk tė nxjerr dot miku a armiku, as nga hija e dendur e anonimatit, as nga ndonjė zyrė.

"Titujt fantazmagorikė" janė: anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve e Artistėve tė Shqipėrisė, anėtar i Bashkimit tė Shkrimtarėve tė Rumanisė dhe anėtar korespondent i Akademisė sė Evropės Qėndrore pėr Shkencė dhe Arte (ACESA). Nė kėtė tė fundit jam zgjedhur nė mars tė vitit 2000 bashkė me Presidentin e Juristėve tė Rumanisė, profesorin Gavril Chiuzbaian, dhe me kryetarin e Akademisė sė Shkencave tė Moldavisė, shkencėtarin Pavel Vlad. Mes personalitetesh tė shquar tė kulturės e shkencės evropiane e mė gjerė, ndėr tė cilėt nobelistė e kandidatė tė Ēmimit Nobel, burra shteti e ambasadorė, nė kėtė "akademi inekzistente" bėjnė pjesė edhe dy shkencėtarė shqiptarė, pėr tė cilėt B. Y.-ja ndofta s'ka dėgjuar: Shaban Demiraj dhe Ylli Popa. Duhet ta marrė vesh qartė B. Y.-ja me shokė se nė akademi tė ketij lloji nuk futesh dot me valutė, me miqėsira apo duke pėrkthyer e trumbetuar 'veprat' e shefave, grave apo kėshilltarėve tė tyre. Pasi B. Y. tė mbarojė sė lexuari tė dyja tezat e mia tė doktoraturės, nė shqip e rumanisht (rreth 1.500 faqe) e pasi ta lėēitė mirė edhe esenė "Hyu Epigon", qė ia kam kushtuar jetės dhe veprės sė Lasgush Poradecit, botuar pó nga ACESA nė koleksionin "Personalitete evropiane tė shekullit XX", mbase do ta kuptojė mė mirė raportin e lashtė llafe-punė.

Aty nga fundi i artikullit tė vet B. Y. tha ngadhnjimtar se "Kyēyku ka frikė nga femrat!" Dhe e mbylli zbulimin e tij me njė pikėēuditėse qė i ve edhe njė pikėpyetje tjetėr tė madhe qėnies sė vet. Unė di se me trimėrinė ndaj femrave nuk mburren as kafshėt. E duke vėrejtur se numuri i femrave shqiptare nė "Njė alfabet i poezisė shqipe" nuk ėshtė 8, por 12 (Mimoza Ahmeti, Lindita Arapi, Natasha Bega, Agnes Gonxhe Bojaxhi, Ledja Dushi, Luljeta Lleshanaku, Enxa Skutari, Ilirjana Stringa, Edi Shukriu, Olimbi Velaj, Ana Ventre, Kate Xukaro), gjithkush arrin nė tre pėrfundime njėherėsh: ose B. Y. nuk di tė numurojė, ose nuk e di alfabetin e shqipes gjer nė fund, ose tė dyja bashkė. Dije tė thella dėshmon B. Y.-ja edhe nė lėmin e turqishtes, kur ma pėrkthen mbiemrin nė "shkurtabiqi", edhe kur merret me pseudonimin tim nė rumanisht (pa ditur mbase qė alfabeti i rumanishtes nuk e ka gėrmėn Y, ndonėse kaherė atė vetė e thėrresin Imeri).

Them se ende nuk ėshtė tepėr vonė qė B. Y.-ja dhe sivėllezėrit e tij nė fushė tė vrerit t'i thellojnė mė tej dijet e tyre pėrkitazi me gėrmat e numurat. Shpresoj qė ata tė kenė dėgjuar njėfarėsoj pėr atė ligj tė natyrės qė bind se, po volle vrer anembanė e kundėr gjithkujt, njė ditė vetė jeta do tė vijė tė t'i numurojė dhėmbėt. E jeta di tė numurojė me njė saktėsi batėrdisėse.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.