|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 
 
 
 

   

 
 E marte 7 tetor 2003 

 
   

  Pėrmbajtja:

  • M. Hamiti: Presidenti Rugova do tė mund tė marrė pjesė nė bisedime vetėm nė pėrfaqėsimin e nivelit tė njėjtė

  • Kuvendi i Kosovės nė seancėn e ardhshme diskuton pėr dy projektligje

  • Podujevė: Vetėvritet Ali Vokrri dhe dy persona goditen me thikė

  • Shtetet e Bashkuara e mirėpresin fillimin e dialogut tė drejtpėrdrejtė ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės`

  • E.Rajter: Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme dhe nuk do tė ketė kurrfarė pasojash pėr vendet fqinje

  • Marsi Ris tha se Uashingtoni do tė pėrfaqėsohet nė bisedimet shqiptaro-serbe nga njė diplomat i nivelit tė lartė

  • Fisher thotė se Gjermania mbėshtet bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit

  • USAID-i ndan 2.5 milion dollarė pėr Iniciativėn e Pėrkrahjes sė Infrastrukturės Komunale nė Kosovė

  • Nė Kosovė ka filluar fushata e vaksinimit tė fėmijėve kundėr fruthit dhe rubelėsØ

  • Filloi viti akademik nė Universitin amerikan tė Kosovės nė Prishtinė

  • Tiranė: Kėshilli Kombėtar i Rrugėve ka miratuar variantin e tretė tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė

  • Shkurtohet afati pėr marrjen e nėnshtetėsisė maqedonase nga 15 nė 8 vjet

  • Nxėnėsit maqedonas protestuan kundėr vendosjes sė nxėnėsve shqiptarė nė njė shkollė tė mesme nė Shkup

  • Bild: Situata e sigurisė nė rajon e pėrmirėsuar

  • BE i ka hedhur poshtė si tė pavlefshme deklaratat e fundit tė kryeministrit serb Zhivkoviq pėr Kosovėn

  • A. Simiq: Nė Serbi ėshtė i pranishėm qėndrimi se nė Kosovė serbėt kanė tė drejtėn historike, kurse shqiptarėt tė drejtėn etnike

  • Vritet njė ushtar izraelit nė kufi me Libanin

  • Bush riorganizon punėn pėr Irakun

  • Turqia e gatshme pėr nė Irak

  • KS dėrgon njė mision nė Afganistan

  • Papa bėn njė vizitė nė Pompei

  • Bush tha se Izraeli ka tė drejtė tė vetėmbrohet nga sulmet terroriste

  • Zyrtari qė ka identifikuar pėr shtypin njė oficere tė CIA-s do tė pushohet nga puna

  • Policia ka shtėnė nė ajėr me armė zjarri pėr tė shpėrndarė turmėn e revoltuar nė Pakistan

  • Njė shpėrthim i fuqishėm ka goditur minstrinė e jashtme tė Irakut nė Bagdad

  • Policia e Filipineve ka vrarė kryengritėsin qė kishte vrarė 3 gardianė nė burgun e Manilės

  • Trupat paqeruajtėse kanė zbuluar 23 trupa tė pajetė nė njė fshat nė Kongo

  • Tre shkencėtarė fituan Ēmimin Nobėl pėr Fizikė

  • Irak: Njė i vrarė nė Kirkuk dhe protesta nė Bagdad

  • Arafati ėshtė betuar para kabinetit emergjent tė Ahmed Kureit

  • Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur nga njė sulm me bombė

 

 
 

  
M. Hamiti: Presidenti Rugova do tė mund tė marrė pjesė nė bisedime vetėm nė pėrfaqėsimin e nivelit tė njėjtė
 
Prishtinė, 7 tetor 2003 - Kėshilltari pėr informim i Presidentit tė Kosovės, Muhamet Hamiti i tha BBC-sė se Presidenti Rugova do tė mund tė marrė pjesė nė bisedimet shqiptaro-serbe vetėm nė rast se tė dyja delegacionet do tė pėrfaqėsohen nė tė njėjtin nivel.
 
Ai tha se Presidenti i Kosovės duhet tė jetė qendra e formėsimit tė delegacionit, tė platformės dhe tė udhėheqjes sė Kosovės nė ēėshtjet politike dhe diplomatike.
 
 
Kuvendi i Kosovės nė seancėn e ardhshme diskuton pėr dy projektligje
 
Prishtinė, 7 tetor 2003 - Kryesia e Kuvendit tė Kosovės, nė mbledhjen e sotme tė drejtuar nga Nexhat Daci, kryetar i Kuvendit, vendosi qė nė seancėn parlamentare tė 9 tetorit tė nxjerrė pėr shqyrtim tė dytė Projektligjin pėr shėrbimet postare dhe Projektligjin pėr siguri nė punė, mbrojtje tė shėndetit dhe mjedisit tė punės.

Po nė kėtė seancė do tė shqyrtohet rekomandimi i Komisionit legjislativ pėr amendamentimin e Rregullores sė pėrkohshme tė punės sė Kuvendit, si dhe propozimi i Kėshillit gjyqėsor dhe prokurorial pėr emėrimin e gjykatėsve dhe prokurorėve.

Kryesia e Kuvendit tė Kosovės shqyrtoi edhe pyetjen e koalicionit "Kthimi" pėr kryetarin e Qeverisė sė Kosovės, qė ka tė bėjė memiratimin dhe pėrdorimin e logos sė instituciuoneve tė Kosovės. Ėshtė lėnė mundėsia qė nė pyetjen e kėtij koalicioni, numri njė i Qeverisė sė Kosovės tė mund tė pėrgjigjet me shkrim ose me gojė.

Kryesia shqyrtoi edhe ēėshtje tė organizimit dhe funksionimit tė mekanizmave tė brendshėm tė Kuvendit, thuhet nė njė njoftim tė Kuvendit tė Kosovės.
 
 
Podujevė: Vetėvritet Ali Vokrri dhe dy persona goditen me thikė
 
Podujevė, 7 tetor 2003 – Policia rajonale e UNMIK-ut nė Prishtinė ka raportuar sot se mbrėmė nė rajonin e Podujevės ka ndodhur njė vetėvrasje nė fshatin Sfeēėl dhe njė tentim vrasje nė Podujevė.

"Nė fshatin Sfeēėl, mbrėmė rreth orės 18.00 policia ėshtė informuar se njė njeri nė atė fshat ishte bindur tė bėjė vetėvrasje me njė revole", thuhet nė raportin e policisė. Policia menjėherė ka dalė vendin e ngjarjes dhe ka gjetur trupin e pajetė tė viktimės tė shtrirė nė banjo me njė revole tė kalibrit 9 mm nė duart e tij.

Zėdhėnėsi i policisė rajonale tė UNMIK-ut Malkolm Eshbi tha se viktima quhet Ali Vokrri i lindur mė 1965, kurse motivi nuk dihet ende derisa hetimet janė duke u kryer. Nga burimet tė tjera merret vesh se i ndjeri para disa muajve ėshtė kthyer nga Gjermania dhe ishte i pamartuar.

Poashtu mbrėmė rreth orės 18.20 nė Podujevė polica ka arrestuar 2 persona pas njė ndeshjeje futbolli qė kishin goditur me thikė dy persona tjerė duke u shkaktuar lėndime tė shumėfishta serioze.
 
Sipas informatave tė policisė, shkaku i kėtij incidenti ishte mosmarrėveshja rreth ndeshjes sė futbollit. Malkolm Eshbi tha se pėr tė dy rastet hetimet janė duke vazhduar.
 
 
Shtetet e Bashkuara e mirėpresin fillimin e dialogut tė drejtpėrdrejtė ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės`
 
Uashington, 7 tetor 2003 – Shtetet e Bashkuara e mirėpresin shpalljen e hapjes sė dialogut tė drejtpėrdrejtė ndėrmjet autoriteteve nė Beograd dhe Prishtinė qė do tė fillojnė nė Vjenė mė 14 tetor.
 
Nė njė deklaratė tė zėdhėnėsit tė Departamentit tė Shtetit Riēard Bauēer thuhet se fillimi i kėtij dialogu ėshtė njė hap i rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn qė ka shtruar Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
 
Ky dialog do tė pėrfshijė diskutimin e ēėshtjeve praktike tė interesit tė pėrbashkėt, si ēėshtjet e energjisė dhe transportit, personave tė zhdukur si dhe kthimi i tė zhvendosurve.
 
Shtetet e Bashkuara e konsiderojnė kėtė dialog jashtėzakonisht tė rėndėsishėm, dhe shpresojnė se qeveria e Serbisė dhe Malit tė Zi dhe udhėheqėsit e Institucioneve tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes tė Kosovės do tė kenė qasje serioze dhe do tė dėrgojnė pėrfaqėsim politik adekuat tė nivelit tė lartė nė nismėn e bisedimeve nė Vjenė.

Nė deklaratė bėhet e ditur se delegacioni i SHBA-ve nė hapjen e bisedimeve nė Vjenė do tė udhėhiqet nga zėvendėsndihmėsi i Sekretarit tė Shtetit pėr ēėshtje evropiane dhe tė evroazisė, Lorens Rosin, dhe nė tė do tė jenė edhe ambasadori pėr Serbi dhe Mal tė Zi, Uilliam Montgomeri dhe shefja e Zyrės sė SHBA-ve nė Prishtinė, Marsi Ris.
 
 
E.Rajter: Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme dhe nuk do tė ketė kurrfarė pasojash pėr vendet fqinje
 
Vjenė, 7 tetor 2003 - Pavarėsia e Kosovės ėshtė e pashmangshme, dhe pavarėsimi i saj nuk do tė ketė kurrfarė pasojash pėr vendet fqinje, deklaroi nė Vjenė Erih Rajter, shef i Drejtorisė pėr ēėshtje tė sigurisė nė Ministrinė e Mbrojtjes tė Austrisė. Ø

Sipas tij, statusi i Kosovės duhet zgjidhur para pavarėsimit tė Malit tė Zi nga unioni i pėrbashkėt me Serbinė.
Rajter ka thėnė se pavarėsia e Kosovės nuk sjell asgjė tė tmerrshme, sepse nėse nė Evropė krijohen shtetet e reja, ato do tė jenė nėn pullazin e njėjtė.

Rajter tha se Bashkimi Evropian duhet tė marrė rolin udhėheqės nė zgjidhjen e problemeve nė Kosovė, nėse dėshiron t'i realizojė projektet e veta paqėsore nė Evropė.

Erih Rajter, autor i librit "Zgjidhja e konflikteve nė Kosovė", njėherit ka thėnė se shqiptarėt nė Kosovė duhet tė jenė mė aktivė, dhe ta detyrojnė bashkėsinė ndėrkombėtare qė ajo tė aktivizohet mė shumė.

"Kosova krejtėsisht dallohet nga Bosnjė Hercegovina, ku bashkėsia ndėrkombėtare e imponoi projektin e saj. Nė Kosovė bashkėsia ndėrkombėtare tash pėr tash nuk ka kurrfarė projekti pėr ardhmėrinė e saj", ka thėnė Rajter, duke shtuar se prania e huaj ushtarake nė Kosovė nevoitet edhe njė kohė tė gjatė.
 
 
Marsi Ris tha se Uashingtoni do tė pėrfaqėsohet nė bisedimet shqiptaro-serbe nga njė diplomat i nivelit tė lartė
 
Gjilan, 7 tetor 2003 - Shefja e Zyrės amerikane nė Prishtinė zonja Marsi Ris ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėrkrahin bisedimet shqiptaro-serbe. Zonja Ris, gjatė qėndrimit dje nė Gjilan, ka bėrė tė ditur se njė zyrtar i lartė nga Uashingtoni do t'i pėrfaqėsojė Shtetet e Bashkuara nė Vjenė nė bisedimet pėr ēėshtjet praktike ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.

Shefja e Zyrės amerikane nė Prishtinė tha se pjesėmarrja e kosovarėve nė kėto bisedime do tė ishte hap pozitiv.
Ndėrkaq, sa i pėrket kthimit nė Kosovė tė personave tė zhvendosur, zonja Ris ka thėnė se gjatė kėtij viti Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė shpenzojnė 14.5 milionė dollarė nė mėnyrė tė veēantė pėr financimin e kthimit tė personave tė tė gjitha bashkėsive etnike qė dėshirojnė tė kthehen nė shtėpitė e veta nė Kosovė.

Ndėrkaq, gjenerali komandues i kampit "Bondstill" gjeneral brigadieri Xhek Bek i cili e shoqėronte zonjėn Ris nė Gjilan tha se statistikat e fundit tregojnė se krimet janė zvogėluar, ndėrkaq ushtarėt amerikanė nė kuadėr tė KFOR-it vazhdojnė tė punojnė pėr tė siguruar njė ambient tė qetė pėr tė gjithė qytetarėt.
 
 
Fisher thotė se Gjermania mbėshtet bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit
 
Berlin, 7 tetor 2003 - Ministri i Jashtėm gjerman Joshka Fisher e konsideroi tė rėndėsishme nismėn e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Ai nuk pranoi tė prononcohet se ēfarė do tė ndodhė nė rast se Parlamenti i Kosovės nuk do tė jetė nė gjendje tė caktojė delegacionin deri mė datėn 14 tetor.
 
"Nuk dua tė spekuloj, ngase mėnyra kushtore nė diplomaci ėshtė njė formė qė mundėsisht duhet tė shmanget", tha ministri i jashtėm gjerman Joshka Fisher. Ai e konsideron tė rėndėsishme nismėn e tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė pėr dialog dhe Gjermania mbėshtet fuqishėm kėtė dialog.
 
 
USAID-i ndan 2.5 milion dollarė pėr Iniciativėn e Pėrkrahjes sė Infrastrukturės Komunale nė Kosovė
 
Prishtinė, 7 tetor 2003 - Qeveria e Shteteve tė Bashkuara nėpėrmjet Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) nė Kosovė, i ka ndarė Mercy Corps-it 2. 5 milionė dollarė pėr njė marrėveshje bashkėpunimi pėr zbatimin e Iniciativės sė re pėr Pėrkrahjen e Infrastrukturės Komunale (MISI).
 
MISI ėshtė njė program 18-mujor qė do tė pėrkrahė pėrmirėsimet e infrastrukturės nė komunat e Kosovės qė janė duke pėrparuar nė vendosjen e kushteve qė favorizojnė kthimin dhe riintegrimin e pakicave.
 
Programi, nė bashkėpunim me UNMIK-un dhe organizatat e tjera donatore, poashtu do t’i ofrojė ndihmė qeverive komunale qė pėrpjekjet e tyre pėr tė pėrmirėsuar kushtet pėr kthim dhe riintegrimit tė pėrmbushen.

Projekti ėshtė pjesė e angazhimit tė Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr tė ndihmuar nė zhvillimin demokratik dhe ekonomik tė Kosovės.
 
 
Nė Kosovė ka filluar fushata e vaksinimit tė fėmijėve kundėr fruthit dhe rubelėsØ
 
Prishtinė, 7 tetor 2003 - Dje nė gjithė Kosovėn ka filluar fushata e vaksinimit tė fėmijėve kundėr fruthit dhe rubeolės. Drejtori i Instititutit Kombėtar tė Shėndetit Publik, Isuf Dedushaj thotė se rėndėsia e kėtij vaksinimi konsiston nė mbrojtjen nga kėto sėmundje tė gjithė fėmijėve nga mosha 1-15 vjeē.
 
 
Filloi viti akademik nė Universitin amerikan tė Kosovės nė Prishtinė
 
Prishtinė, 7 tetor 2003 - Prej dje ka filluar viti akademik nė Universitin amerikan tė Kosovės nė Prishtinė. Kėtė vit janė pranuar rreth 60 studentė. Nė ditėn e parė tė punės ėshtė bėrė ndarja e rreth 60 studentėve tė pranuar nė kėtė Universitet nė katėr grupe, tė cilėt do tė studiojnė ekonominė, ose marketingun e biznesit.

"Ky universitet nė aspektin akademik do tė menaxhohet nga Universiteti i Roēesterit nė Nju-Jork, ndėrkohė qė edhe profesorėt vijnė nga ky Universitet, thotė Ardian Kastrati, menaxher i shėrbimeve akademike nė Universitetin amerikan tė Kosovės.
 
 
Tiranė: Kėshilli Kombėtar i Rrugėve ka miratuar variantin e tretė tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė
 
Tiranė, 7 tetor 2003 - Kėshilli Kombėtar i Rrugėve ka miratuar sot variantin e tretė tė rrugės Durrės-Kukės-Morinė me drejtim Prishtinėn. Nė njė takim tė sotėm, nė prani tė kryeministrit Fatos Nano, i cili ėshtė edhe kryetar i kėtij Kėshilli, ėshtė vendosur qė rruga tė kalojė pėr 175 km nga 180 sa ishte nė njė variant tė mėparshėm.
 
Nėrkaq varianti i tretė dhe mė i shkurti ėshtė edhe mė i pranueshėm nė aspektin infrastrukturor dhe kalon nėpėr zonat verilindore tė Shqipėrisė. Rruga do tė kalojė nė Durrės, Rrėshen, Kukės, Morinė, pėr tė vazhduar nė Prizren nė Kosovė.

Ministri shqiptar i Transportit ka deklaruar mė herėt se punimet nė kėtė rrugė mund tė fillojnė gjatė vitit 2004.
 
 
Shkurtohet afati pėr marrjen e nėnshtetėsisė maqedonase nga 15 nė 8 vjet
 
Shkup, 7 tetor 2003 - Qeveria maqedonase nė mbledhjen e mbrėmshme ka pėrcaktuar ndryshimet e Ligjit pėr nėnshtetėsinė nė Republikėn e Maqedonisė. Me kėto ndryshime shkurtohet afati i marrjes sė nėnshtetėsisė nga 15 vjet sa ishte mė parė nė 8 vjet.
 
Veē kėsaj me kėto ndryshime vendoset edhe njė mėnyrė e privilegjuar pėr tė marrė nėnshtetėsinė e Maqedonisė pėr tė huajin, i cili ėshtė i martuar me shtetasin maqedonas dhe i cili ka lidhshmėri tė fortė dhe efektive, si edhe pėr personat pa nėnshtetėsi ashtu edhe pėr personat me status tė refugjatit.
 
 
Nxėnėsit maqedonas protestuan kundėr vendosjes sė nxėnėsve shqiptarė nė njė shkollė tė mesme nė Shkup
 
Shkup, 7 tetor 2003 - Nxėnės maqedonas tė njė shkolle tė mesme nė Shkup, kanė protestuar para Qeverisė sė Maqedonisė, duke kėrkuar anulimin e vendimit tė Ministrisė sė Arsimit, qė nė kėtė shkollė tė vendosėn edhe katėr klasė tė nxėnėsve shqiptarė. Qeveria e Maqedonisė ka pėrkrahur kėtė vendim tė Ministrisė sė Arsimit si njė njė kompromis, duke mos pranuar kėrkesat maksimale tė njėrės apo palės tjetėr.

Ndėrkohė, policia maqedonase bėri tė ditur se gjysmė ore pas protestės sė djeshme janė shėnuar katėr incidente tė veēanta. Nė tri incidente janė sulmuar shqiptarėt, ndėrkaq nė njė incident tjetėr ėshtė sulmuar njė maqedonas.

Vėzhguesit ndėrkombėtarė nė Maqedoni protestat e maqedonasve kundėr arsimit nė gjuhėn shqipe nė Shkup dhe nė Manastir i kanė pėrshkruar edhe si ksenofobi dhe fenomene qė duhen shmangur.
 
 
Bild: Situata e sigurisė nė rajon e pėrmirėsuar
 
Londėr, 7 tetor 2003 - I dėrguari i posaēėm i OKB-sė nė Ballkan, Karl Bild nė njė intervistė pėr BBC-nė tha se megjithė pėrmirėsimin e situatės nė rajon, vendet e rajonit duhet tė punojnė mė shumė pėr tė mbėrritur Evropėn Perėndimore.

Ndėrkaq duke folur pėr Kosovėn, Bild tha se statusi i Kosovės duhet tė zgjidhet sa mė shpejt. "Duhet tė zgjidhet patjetėr. Kosova ėshtė pjesė e rajonit si Maqedonia, Bosnja, Serbia dhe nuk duhet tė shihet e izoluar nga vendet e tjera. Prespektiva e gjerė pėr rajonin ėshtė absolutisht e rėndėsishme, nė tė kundėrt zgjidhja e njė problemi mund tė hapė njė tjetėr", theksoi Bild.
 
 
BE i ka hedhur poshtė si tė pavlefshme deklaratat e fundit tė kryeministrit serb Zhivkoviq pėr Kosovėn
 
Bruksel, 7 tetor 2003 - Bashkimi Evropian i ka hedhur poshtė si tė pavlefshme deklaratat e fundit tė kryeministrit serb Zoran Zhivkoviq ka vlerėsuar se bisedimet e Vjenės janė mes shtetit dhe krahinės. Nė selinė e BE-sė deklarata e Zhivkoviqit ėshtė quajtur si deklaratė pėr konsumim tė brendshėm nė Serbi.

"Kjo ėshtė njė deklaratė e kotė, e cila nuk do tė ndryshojė asgjė, sepse ne kemi thėnė dhe vazhdojmė tė pėrsėrisim se anjė deklaratė unilaterale nuk mund ta prejudikojė statusin final tė Kosovės", ka thėnė Kristina Galak, zėdhėnėse e pėrfaqėsuesit tė lartė tė BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solanės.
 
 
A. Simiq: Nė Serbi ėshtė i pranishėm qėndrimi se nė Kosovė serbėt kanė tė drejtėn historike, kurse shqiptarėt tė drejtėn etnike
 
Beograd, 7 tetor 2003 - Konflikti i gjatė disa dekada shqiptaro-serb ėshtė i lidhur me statusin e Kosovės, ndėrkaq para fillimit tė dialogut teknik nė Vjenė shumė pengesa mbesin pa u mėnjanuar, ėshtė vlerėsuar dje nė njė tribunė nė Beograd, kushtuar fillimit tė bisedimeve teknike Prishtinė - Beograd.

"Te zyrtarėt e Serbisė ėshtė shumė i pranishėm qėndrimi se nė Kosovė serbėt kanė tė drejtėn historike, kurse shqiptarėt tė drejtėn etnike", ka thėnė eksperti i ēėshtjeve juridike Aleksandėr Simiq.
 
Ndėrkaq, koordinatori i Forumit pėr Marrėdhėniet Etnike, Dushan Janjiq tha se tė dyja palėt hyjnė nė bisedime qė nuk dihet se ku ēojnė. Sipas tij mė 14 apo 18 tetor do tė fillojė diēka qė mund tė japė rezultate pragmatike, por dialogu padyshim se do tė ndėrpritet kur nė rend dite tė vijė ēėshtja e statusit final tė Kosovės.
 
 
Vritet njė ushtar izraelit nė kufi me Libanin
 
Tel Aviv, 7 tetor 2003 - Njė ushtar izraelit ėshtė qėlluar pėr vdekje pranė kufirit me Libanin. Ushtria izraelite tha se ushtari - qė bėnte pjesė nė njė skuadėr, e cila ryente patrullime rutinė, - u qėllua prej njė makine nė anėn tjetėr tė kufirit libanez.

Njė ushtarak izraelit ka fajėsuar pėr sulmin grupin militant Hezbollah qė mbėshtetet nga Siria, por grupi mohoi tė ketė qėnė pėrfshirė nė kėtė sulm.
 
 
Bush riorganizon punėn pėr Irakun
 
Uashington, 7 tetor 2003 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka caktuar Kėshilltaren e tij tė sigurisė, Kondoliza Rajs tė kryesojė njė ekip tė ri pėr tė mbikqyrur rindėrtimin e Irakut. Zoti Bush tha se Grupi i Stabilizimit tė Irakut do tė koordinojė pėrpjekjet e agjencive si departamenti i Mbrojtjes dhe Autoriteti i Koalicionit tė pėrkohshėm nė Irak.

Autoritetet thanė se qėllimi ishte tė ulej burokracia dhe tė pėrshpejtohej puna nė Irak.
 
 
Turqia e gatshme pėr nė Irak
 
Ankara, 7 tetor 2003 - Qeveria turke i ka kėrkuar parlamentit tė pėrkrahė dėrgimin e rreth 10 mijė trupave pėr tė ndihmuar forcat amerikane nė stabilizimin e Irakut. Autoritetet qeveritare thonė se shpresojnė qė parlamenti tė votojė tė martėn propozimin.

Partia nė pushtet, ajo e Drejtėsisė dhe Zhvillimit, ka njė shumicė tė madhe nė parlament, por nė muajin mars para luftės nė Irak, parlamenti refuzoi t'i lejojė trupave amerikane kalimin nėpėrmjet Turqisė pėr nė Irak.
 
 
KS dėrgon njė mision nė Afganistan
 
Kabul, 7 tetor 2003 - Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara po dėrgon njė mision nė Afganistan pėr tė parė mundėsinė e forcimit tė operacioneve paqeruajtėse atje.

Misioni qė do tė shkojė nė Afghanistan nė fund tė muajit, do tė bėjė njė vlerėsim tė efikasitetit tė NATO-s qė drejton Forcėn Ndėrkombėtare tė Sigurisė, (ISAF), operacionet e tė cilės janė pėrqėndruar nė kryeqytetin Kabul.

Misioni erdhi pas thirrjeve tė vazhdueshme tė qeverisė sė presidentit Karzai, pėr tė shtrirė operacionet e ISAF-it pėrtej Kabulit, pas sulmeve tė bėra prej mbėshtetėsve tė ish rregjimit Taleban.
 
 
Papa bėn njė vizitė nė Pompei
 
Pompei, 7 tetor 2003 - Papa Gjon Pali i Dytė zhvillon tė martėn njė vizitė tė shkurtėr nė qytetin e Italisė jugore, Pompei.

Papa 83-vjeēar, gjendja shėndetėsore e tė cilit ka shkaktuar shqetėsim nė javėt e fundit , do tė shkojė prej Vatikanit nė Pompei me helikopter.

Ai do tė qėndrojė nė Pompei mė pak se dy orė nė Kishėn Virgjėresha Mari, pėrpara se tė kthehet nė Romė.
 
 
Bush tha se Izraeli ka tė drejtė tė vetėmbrohet nga sulmet terroriste
 
Uashington, 7 tetor 2003 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se Izraeli gėzon tė drejtėn tė vetėmbrohet kundėr sulmeve terroriste, por ai paralajmėroi qė tė mos ndėrmeren veprime qė do tė shkallėzonin edhe mė shumė tensionet nė rajon.

Duke folur dje me gazetarėt, presidenti Bush nuk e kritikoi Izraelin pėr sulmin ajror nė thellėsi tė territorit tė Sirisė kundėr atij qė autoritetet izraelite e cilėsuan si njė kamp pėr stėrvitjen e terroristėve.
 
 
Zyrtari qė ka identifikuar pėr shtypin njė oficere tė CIA-s do tė pushohet nga puna
 
Uashington, 7 tetor 2003 - Presidenti amerikan Bush thotė se kushdo qė i ka dhėnė njė gazetari emrin e njė oficereje tė CIA-s, bashkėshorti i sė cilės ka kritikuar politikėn e administratės ndaj Irakut, do tė mbajė pėrgjegjėsi.

Reth 2 mijė punonjės tė Shtėpisė sė Bardhė pėrballen sot me afatin e fundit pėr tė dorėzuar tė gjithė informacionit qė mund tė kenė nė lidhje me publikimin e emrit tė oficeres, akt i cili ėshtė bėrė objekt i njė hetimi tė Departamentit tė Drejtėsisė.

Presidenti Bush ėshtė ndėrmjet atyre qė do tė donte tė dinte se kush e zbuloi emrin e oficeres sė CIA-s pėr gazetarin Robert Novak, akt i cili mund tė jetė krim, po qe se vėrtetohet se ka cėnuar ndonjė hallkė tė sigurimit kombėtar.
 
 
Policia ka shtėnė nė ajėr me armė zjarri pėr tė shpėrndarė turmėn e revoltuar nė Pakistan
 
Islamabad, 7 tetor 2003 - Policia ka shtėnė sot (e martė) nė ajėr me armė zjarri pėr tė shpėrndarė turmėn e revoltuar nė qytetin pakistanez Jhang. Kjo dhunė ka shpėrthyer pėr tė kėrkuar hakmarrje pėr liderin militant sunit, i cili ėshtė vrarė dje nė njė atentat deri sa po udhėtonte nė drejtim tė Islamabadit, njofton Rojter. Nė kėtė atentat ėshtė vrarė gjithashtu edhe shoferi dhe tre truproje tė tij.
 
 
Njė shpėrthim i fuqishėm ka goditur minstrinė e jashtme tė Irakut nė Bagdad
 
Bagdad, 7 tetor 2003 – Njė shpėrthim i fuqishėm ka goditur sot e (martė) Minstrinė e Jashtme tė Irakut nė Bagdad, por roja e sigurimit ka thėnė se si duket s’ka pasur viktima nė jerėz, njofton Rojter.
 
Pas shpėrthimit, nė zonė ka pasur edhė tė shtėna me armė zjarri dhe gazertarėt nuk janė lejuar tė afrohen nė kompleksin e ndėrtesave. Disa sulme me bomba dhe projektile tė tjera kanė ndodhur gjatė javėve tė kaluara nė Bagdad.
 
 
Policia e Filipineve ka vrarė kryengritėsin qė kishte vrarė 3 gardianė nė burgun e Manilės
 
Manila, 7 tetor 2003 – Policia e Filipineve ka vrarė sot ( e martė) njė kryengritės musliman nė toaletin e burgut tė Manilės dhe kėshtu i ka dhėnė fund dramės triorėshe tė pengjeve, gjatė sė cilės tre gardianė janė vrarė dhe tre tė tjerė janė plagosur, njofton Rojter.
 
Policia ka thėnė se kryengritėsi nė fjalė, tash i vrarė, kishte rrėmbyer njė pushkė M16 nga njė gardian dhe kishte vrarė, pos gardianit, edhe dy persona tė tjerė qė ishin pėrpjekur ta ndalnin.
 
Pėrpjekja pėr thyerjen e burgut, qė pasoi pas ikjes sė njė militanti indonezian nga i njėjti burg nė korrik, ka shtuar shqetėsimet rreth sigurimit para vizitės qė do t'i bėjė Manilės Presidenti Bush mė 18 tetor.
 
 
Trupat paqeruajtėse kanė zbuluar 23 trupa tė pajetė nė njė fshat nė Kongo
 
Kinshasa, 7 tetor 2003 – Trupat paqeruajtėse kanė zbuluar sot (e martė) 23 trupa tė pajetė nė njė fshat nė verilindje tė Republikės Demokratike tė Kongos, qė duket tė jenė viktimat mė tė fundit tė serisė sė masakrave civile nė kėtė vend, njofton Rojter.
 
Lideri lokal i grupit etnik Hema, qė ėshtė nė konflikt me grupin rival etnik Lendu, ka thėnė se viktimat e sulmit janė pjesėtarė tė fisit tė tij, tė masakruar prej fisit tjetėr. “Ata kryesisht janė vrarė me plumba dhe hanxhar”, ka zėnėsdhėnėsja e OKB-sė nė qytetin rajonal Bunia.
 
 
Tre shkencėtarė fituan Ēmimin Nobėl pėr Fizikė
 
Stokholm, 7 tetor 2003 - Rusėt Aleksej Abrikosov dhe Vitali Ginzburg si dhe amerikan me prejardhje britanike Entoni Leget sot kanė fituar Ēmimin Nobėl pėr Fizikė, ka njoftuar Akademia Mbretėrore e Suedisė, njofton Rojter.

Nė vendimin e Akademisė suedeze thuhet se ēmimi u ėshtė dhėnė pėr "hapjen e rrugėve tė reja nė teorinė e superpėrēuesve dhe superfluidėve".

Ēmimi Nobėl pėr Fizikė jipet qė nga viti 1901 dhe tani kap shumėn prej 1.3 milionė dollarėsh.
 
 
Irak: Njė i vrarė nė Kirkuk dhe protesta nė Bagdad
 
Kirkuk, 7 tetor 2003 - Njė person ėshtė vrarė sot nė Kirkuk nė veri tė Irakut gjatė njė sulmi me minahedhės, ndėrkaq nė Bagdad protestojnė irakianėt e pakėnaqur.

Rreth 400 veta janė tubur para xhamisė sė Bagdadit Ali al-Bajaa, pėr tė protestuar kundėr arrestimit tė njė kleriku lokal dhe tė njė njeriu tjetėr.

Forcat amerikane kanė arrestuar ata nėn akuzėn se kanė fshehur armė dhe u kanė bėrė thirrje irakianėve pėr rezisteencė ndaj okupimit amerikan.

Rreth 200 irakianė nė tė njėjtėn kohė po protestojnė nė pjesėn e qytetit ku ėshtė e vendosur selia e autoritetit tė pėrkohshėm tė koalicionit. Fjala ėshtė pėr ish tė punėsuarit nė shėrbimet e zbulimit, tė cilėt kėrkojnė tė kthihen nė vendet e punės.
 
 
Arafati ėshtė betuar para kabinetit emergjent tė Ahmed Kureit
 
Ramallah, 7 tetor 2003 – Jaser Arafati ėshtė betuar sot (e martė) para kryeministrit tė ri palestinez Ahmed Kurei dhe strukturės sė kabinetit emergjent dhe veprimi i tillė ka pėr qėllim t'ia bėjė mė tė vėshtirė Izraelit qė tė realizojė kėrcėnimin pėr ta larguar atė nga posti i liderit palestinez, njofton Rojter.
 
Arafati duket qartė se ėshtė shqetėsuar pėr aksionin e mundshėm tė Izraelit kundėr tij. Me formimin e kabinetit emergjent, Arafati ka pėrforcuar pozicionin e tij.
 
 
Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur nga njė sulm me bombė
 
Bagdad, 7 tetor 2003 - Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe njė tjetėr ėhstė plagosur nga njė sulm me bombė sot nė perėndim tė Bagdadit, bėri tė ditur Komanda qendrore amerikane.

Ushtarėt ishin nė kuadėr tė regjimentit tė tretė ndėrkaq incidenti ishte shkaktuar nga shpėrthimi i njė mekanizmi me eksploziv.

 


  |  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.