|
 |
|
-
Prishtinė, 6 tetor 2003
- Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugva priti dje diplomatin e shquar amerikan
Hiēard Hollbruk dhe kryeadministratorin e parė tė Kosovės
Bernar Kushner, tė cilėt bahskė me disa analistė perėndimorė
prej tė shtunės po qėndrojnė nė Kosovė.
-
Presidenti Rugova pas takimit shprehu kėnaqėsinė qė takoi
miqtė e vjetėr tė Kosovės, Bernar Kushnerin, i cili vuri
themelet e Kosovės moderne dhe qė ka qenė pjesė dhe faktor i
rėndėsishėm i progresit tė Kosovės dhe ambasadorin amerikan,
Hollbruk, i cili ndihmoi shumė pėr lirinė e Kosovės.
-
-
Presidenti Rugova tha se gjatė
takimit i ka njoftuar diplomatėt ndėrkombėtarė edhe pėr
rrjedhat mė tė reja tė proceseve nė Kosovė.
|
"Gjatė takimit i
njoftova miqtė pėr progresin qė kemi arritur nė Kosovė nė tė gjitha
fushat e jetės, pėrfshirė kėtu krijimin e njė sigurie mė tė madhe pėr
qytetarėt e Kosovės (megjithėse kemi ende disa incidente), si dhe pėr
forcimin dhe perfeksionimin e policisė sė Kosovės", - tha Presidenti
Rugova.
-
Ai tha se nė kėtė takim u diskutua edhe
lidhur me sfidat nėpėr tė cilat po kalon Kosova dhe ato qė e presim,
duke pėrmendur kėtu zhvillimin ekonomik, privatizimin dhe integrimin
e grupeve nė shoqėri.
-
-
"Padyshim qė nė kėtė takim u bisedua
edhe pėr atė qė unė insistoj ēdo herė, pra, qė Kosova tė pranohet sa
mė parė si vend i pavarur, demokratik dhe paqesor, i integruar nė
Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės", - tha Presidenti Rugova, duke shtuar se kjo
gjė do ta qetėsonte Kosovėn, rajonin dhe do t'i pėrshpejtonte
proceset demokratike dhe tė filluara nė Kosovė, por edhe nė Evropėn
Juglindore nė tėrėsi.
-
Ndėrkaq, ish-shefi i parė i UNMIK-ut, Bernar Kushner, pasi
falenderoi Presidentin Rugova pėr pritjen e pėrzemėrt, tha se nė
takim janė diskutuar shumė ēėshtje, por, pėrveē tjerash, edhe pėr
sigurinė dhe rastet e dhunės qė po shėnohen nė Kosovė. Kushner tha
se duhet bėrė mė shumė qė kėto raste tė ndalen sa mė parė e,
poashtu, tė bėhet edhe kthimi i tė zhvendosurve nė Kosovė. Por,
Kushner, edhe pas kėsaj vėrejtjeje, tha se ėshtė dakord me
vlerėsimin e presidentit Rugova se Kosova tash ėshtė mė e lirė dhe
ka progres nė disa fusha.
-
Nga ana e tij, Riēard Hollbruk takimin e vlerėsoi si mjaft tė
rėndėsishėm dhe tė pėrzemėrt. Nė kėtė kontekst, Hollbruk tha: "Ėshtė
nder ta shohėsh Presidentin Rugova pėrsėri. Ky ka qenė simbol i
rezistencės dhe i lirisė nė Kosovėn e shtypur. Ėshtė shumė kėnaqėsi
qė tė kthehesh kėtu dhe ta shohėsh presidentin e Kosovės nė liri,
duke i vazhduar hapat drejt ėndrrave tua".
-
Hollbruk theksoi se Kushner kishte tė drejtė kur tha se duhet tė
keni kujdes dhe tė mos i shtypni tė tjerėt si kthim ndaj atyre qė iu
kanė bėrė juve. "Nėse doni ti realizoni qėllimet tuaja,
vetėvendosjen dhe pavarėsinė, kjo duhet tė ndalet menjėherė", - tha
ai.
-
Hollbruk bėri edhe njė vlerėsim tė proceseve nė Kosovė, duke thėnė
se proceset nuk janė duke shkuar me ritėm tė kėnaqshėm. Unė besoj
se procesi ėshtė duke ecur shumė shumė ngadalė...
-
-
-
Hollbruk e Kushner dje u kanė bėrė thirrje liderėve tė Kosovės pėr
bisedime me Beogradin
-
-
Prishtinė, 6 tetor 2003
- Gjatė takimeve tė djeshme nė Prishtinė, ish-ambasadori amerikan nė
Kombet e Bashkuara Riēard Hollbruk, ka thėnė se zgjidhja e ēėshtjes
sė Kosovės nuk guxon tė shkojė kaq ngadalė, ndėrsa shqiptarėt duhet
t'i respektojnė tė drejtat e minoriteteve nėse duan tė pėrmbushin
ėndrrat dhe aspiratat e tyre pėr pavarėsinė. Hollbruk, bashkė me
kryeadministratorin e parė tė Kosovės, Bernar Kushner, nė takimet me
udhėheqėsit mė tė lartė tė Kosovės, Presidentin Ibrahim Rugova,
Kryeministrin Bajram Rexhepi dhe kryeparlamentarin Nexhat Daci, ka
biseduar edhe pėr statusin e Kosovės dhe bisedimet e ardhshme
teknike me Beogradin.
-
"Ju nuk mund t'i detyroni serbėt pėr njė spastrim etnik dhe tė
vritni fėmijė serbė dhe ndėrkohė tė pritni pėrkrahjen e bashėksisė
ndėrkombėtare pėr tė arritur realizimin e ėndrrės suaj pėr
vetėvendosje dhe pavarėsi", ka thėnė Hollbruk, duke porositur
bashkėsinė ndėrkombėtare qė tė pėrshpejtojė proceset nė Kosovė, tė
cilat janė tepėr tė ngadalshme. "Kombet e Bashkuara duhet tė lėvizin
mė shpejt, Shtetet e Bashkuara duhet tė kushtojnė mė shumė kujdes,
ndėrsa Bashkimi Evropian duhet tė jetė mė fleksibil, pėrndryshe
proceset po shkojnė tepėr ngadalė", tha Hollbruk dhe ėshtė angazhuar
qė Kosova tė marrė pjesė nė bisdinmet e Vjenės nė nivelin mė tė
lartė tė mundshėm, pasi edhe kėto bisedime janė nė drejtim tė sė
ardhmes qė Ksoova e dėshiron pėr vete.
-
-
Ndėrkaq Bernar Kushner ka thėnė se ishte
me rėndėsi qė Kosova tė marrė pjesė nė bisedimat teknike tė Vjenės:
"Unė vėrtet shpresoj se parlamenti do ta miratojė shkuarjen nė
Vjenė, pasi mosshkuarja do tė ishte njė gabim i madh", tha Kushner,
sipas tė cilit bisedat me serbėt janė tė rėndėsishme pėr Kosovėn,
madje organizimi i serbėve vendorė dhe pikėrisht mbrojtja e
minoriteteve ėshtė pengesa kryesore sipas bashkėsisė ndėrkombėtare
pėr tė ardhmen e Kosovės.
-
Kreyparlamnetari Daci i ka quajtur z.Hollbruk dhe Kushner si
bashkėbiseduesit mė dinamikė nė historinė e Kosovės. "Vėrejtjet e
tyre shumė tė qėlluara se si duhet tė avancojmė proceset nė
institucione dhe me rrugėt e hapura pėr demokracinė e Kosovės, pėr
ekonominė dhe pavarėsinė e plotė tė Kosovės me pėrgjegjėsitė qė
nėnkupton ajo, si sjellja e minoriteteve, lėvizja e lirė e tė
gjithėve, prandaj mendoj se jemi nė njė anije tė pėrbashkėt", ka
thėnė Daci,d uke shtuar se nė bisedat eventuale me Beogradin do tė
shkonte vetėm po tė jetė atje edhe homologu i tij nga Beogradi.
-
-
Ndėrkaq, kryeministri Rexhepi tha se nuk
ka ndonjė lėvizje nga pozicioni i tij i mėparshėm: "Qėndroj nė ato
pozicione qė kam thėnė prej fillimit. Ne tė gjithė jemi tė
pėrgjegjshėm pėr situatėn, por duhet tė kuptohet edhe nga qytetarėt,
se nuk ėshtė lehtė tė hyhet nė diēka pa e analizuar shumė mirė dhe
nėse thuhet se a u frikėsohemi bisedimeve, ne i frikėsohemi
pėrgjegjėsisė, nėse bėhet ndonjė hap i gabueshėm pa u studiuar
mirė", tha Rexhepi, duke se koncenzusi ėshtė i domosdoshėm.
|
|