|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 
 
 
 

   

 
 E hėne, 6 tetor 2003

 
   

  Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti dje Hollbrukun dhe Kushnerin

  • Hollbruk e Kushner dje u kanė bėrė thirrje liderėve tė Kosovės pėr bisedime me Beogradin

  • Holbruk e Kushner bėnė thirrje qė liderėt e Kosovės pa hezitim tė marrin pjesė nė bisedimet e Vjenės

  • Kryeparlamentari Daci priti ambasadorin kinez nė Beograd

  • Dega e LDK-sė nė Prizren mbėshtet fuqimisht punėn e Asamblesė Komunale, tė Kryetarit dhe Ekzekutivit tė saj

  • Nuk bėhet fjalė pėr vdekje tė dyshimtė tė njė roje nate, por nga infarkti

  • Njė delegacion i Kryesisė sė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė nė Bruksel

  • Mitrovicė: Kuvendi i Komunės konstaton se nė pjesėn veriore ende vepron administrata paralele serbe

  • Podujevė: Komuna me donatorėt dhe komunitetin kanė realizuar projekte me vlerė mbi 8.5 milion euro

  • Njė delegacion i "Rotari Clubit" nga Gjakova viziton Londrėn

  • Nė Suedi organizohet Festivalin e Poezisė dhe i Muzikės Shqiptare pėr Skandinavi

  • Presidenti Moisiu kėrkon nga Nano tė zgjedhė ministrin e jashtėm

  • Tė paktėn shtatė vetė janė vrarė nė njė shpėrthim nė Pakistan

  • Njė grua 43-vjeēare ka vrarė priftin, nėnėn e saj dhe pastaj ka bėrė vetėvrasje

  • Kidnapues tė armatosur kanė rrėmbyer 6 persona nė bregdetin maleizian Borneo

  • Ēmimin Nobel pėr Mjekėsi e kanė fituar dy shkencėtarė

  • Nė moshėn 114-vjeēare ka vdekur gruaja mė e moēme amerikane

 

 
 

  
Presidenti Rugova priti dje Hollbrukun dhe Kushnerin
 
   
Prishtinė, 6 tetor 2003 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugva priti dje diplomatin e shquar amerikan Hiēard Hollbruk dhe kryeadministratorin e parė tė Kosovės Bernar Kushner, tė cilėt bahskė me disa analistė perėndimorė prej tė shtunės po qėndrojnė nė Kosovė.

Presidenti Rugova pas takimit shprehu kėnaqėsinė qė takoi miqtė e vjetėr tė Kosovės, Bernar Kushnerin, i cili vuri themelet e Kosovės moderne dhe qė ka qenė pjesė dhe faktor i rėndėsishėm i progresit tė Kosovės dhe ambasadorin amerikan, Hollbruk, i cili ndihmoi shumė pėr lirinė e Kosovės.
 
Presidenti Rugova tha se gjatė takimit i ka njoftuar diplomatėt ndėrkombėtarė edhe pėr rrjedhat mė tė reja tė proceseve nė Kosovė.
 
"Gjatė takimit i njoftova miqtė pėr progresin qė kemi arritur nė Kosovė nė tė gjitha fushat e jetės, pėrfshirė kėtu krijimin e njė sigurie mė tė madhe pėr qytetarėt e Kosovės (megjithėse kemi ende disa incidente), si dhe pėr forcimin dhe perfeksionimin e policisė sė Kosovės", - tha Presidenti Rugova.
 
Ai tha se nė kėtė takim u diskutua edhe lidhur me sfidat nėpėr tė cilat po kalon Kosova dhe ato qė e presim, duke pėrmendur kėtu zhvillimin ekonomik, privatizimin dhe integrimin e grupeve nė shoqėri.
 
"Padyshim qė nė kėtė takim u bisedua edhe pėr atė qė unė insistoj ēdo herė, pra, qė Kosova tė pranohet sa mė parė si vend i pavarur, demokratik dhe paqesor, i integruar nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės", - tha Presidenti Rugova, duke shtuar se kjo gjė do ta qetėsonte Kosovėn, rajonin dhe do t'i pėrshpejtonte proceset demokratike dhe tė filluara nė Kosovė, por edhe nė Evropėn Juglindore nė tėrėsi.

Ndėrkaq, ish-shefi i parė i UNMIK-ut, Bernar Kushner, pasi falenderoi Presidentin Rugova pėr pritjen e pėrzemėrt, tha se nė takim janė diskutuar shumė ēėshtje, por, pėrveē tjerash, edhe pėr sigurinė dhe rastet e dhunės qė po shėnohen nė Kosovė. Kushner tha se duhet bėrė mė shumė qė kėto raste tė ndalen sa mė parė e, poashtu, tė bėhet edhe kthimi i tė zhvendosurve nė Kosovė.
 
Por, Kushner, edhe pas kėsaj vėrejtjeje, tha se ėshtė dakord me vlerėsimin e presidentit Rugova se Kosova tash ėshtė mė e lirė dhe ka progres nė disa fusha.

Nga ana e tij, Riēard Hollbruk takimin e vlerėsoi si mjaft tė rėndėsishėm dhe tė pėrzemėrt. Nė kėtė kontekst, Hollbruk tha: "Ėshtė nder ta shohėsh Presidentin Rugova pėrsėri. Ky ka qenė simbol i rezistencės dhe i lirisė nė Kosovėn e shtypur. Ėshtė shumė kėnaqėsi qė tė kthehesh kėtu dhe ta shohėsh presidentin e Kosovės nė liri, duke i vazhduar hapat drejt ėndrrave tua".

Hollbruk theksoi se Kushner kishte tė drejtė kur tha se duhet tė keni kujdes dhe tė mos i shtypni tė tjerėt si kthim ndaj atyre qė iu kanė bėrė juve. "Nėse doni t’i realizoni qėllimet tuaja, vetėvendosjen dhe pavarėsinė, kjo duhet tė ndalet menjėherė", - tha ai.

Hollbruk bėri edhe njė vlerėsim tė proceseve nė Kosovė, duke thėnė se proceset nuk janė duke shkuar me ritėm tė kėnaqshėm. “Unė besoj se procesi ėshtė duke ecur shumė – shumė ngadalė...
 
 
Hollbruk e Kushner dje u kanė bėrė thirrje liderėve tė Kosovės pėr bisedime me Beogradin
 
Prishtinė, 6 tetor 2003 2003 - Gjatė takimeve tė djeshme nė Prishtinė, ish-ambasadori amerikan nė Kombet e Bashkuara Riēard Hollbruk, ka thėnė se zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės nuk guxon tė shkojė kaq ngadalė, ndėrsa shqiptarėt duhet t'i respektojnė tė drejtat e minoriteteve nėse duan tė pėrmbushin ėndrrat dhe aspiratat e tyre pėr pavarėsinė.
 
Hollbruk, bashkė me kryeadministratorin e parė tė Kosovės, Bernar Kushner, nė takimet me udhėheqėsit mė tė lartė tė Kosovės, Presidentin Ibrahim Rugova, Kryeministrin Bajram Rexhepi dhe kryeparlamentarin Nexhat Daci, ka biseduar edhe pėr statusin e Kosovės dhe bisedimet e ardhshme teknike me Beogradin.

"Ju nuk mund t'i detyroni serbėt pėr njė spastrim etnik dhe tė vritni fėmijė serbė dhe ndėrkohė tė pritni pėrkrahjen e bashėksisė ndėrkombėtare pėr tė arritur realizimin e ėndrrės suaj pėr vetėvendosje dhe pavarėsi", ka thėnė Hollbruk, duke porositur bashkėsinė ndėrkombėtare qė tė pėrshpejtojė proceset nė Kosovė, tė cilat janė tepėr tė ngadalshme.
 
"Kombet e Bashkuara duhet tė lėvizin mė shpejt, Shtetet e Bashkuara duhet tė kushtojnė mė shumė kujdes, ndėrsa Bashkimi Evropian duhet tė jetė mė fleksibil, pėrndryshe proceset po shkojnė tepėr ngadalė", tha Hollbruk dhe ėshtė angazhuar qė Kosova tė marrė pjesė nė bisdinmet e Vjenės nė nivelin mė tė lartė tė mundshėm, pasi edhe kėto bisedime janė nė drejtim tė sė ardhmes qė Ksoova e dėshiron pėr vete.
 
Ndėrkaq Bernar Kushner ka thėnė se ishte me rėndėsi qė Kosova tė marrė pjesė nė bisedimat teknike tė Vjenės: "Unė vėrtet shpresoj se parlamenti do ta miratojė shkuarjen nė Vjenė, pasi mosshkuarja do tė ishte njė gabim i madh", tha Kushner, sipas tė cilit bisedat me serbėt janė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, madje organizimi i serbėve vendorė dhe pikėrisht mbrojtja e minoriteteve ėshtė pengesa kryesore sipas bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė ardhmen e Kosovės.

Kreyparlamnetari Daci i ka quajtur z.Hollbruk dhe Kushner si bashkėbiseduesit mė dinamikė nė historinė e Kosovės. "Vėrejtjet e tyre shumė tė qėlluara se si duhet tė avancojmė proceset nė institucione dhe me rrugėt e hapura pėr demokracinė e Kosovės, pėr ekonominė dhe pavarėsinė e plotė tė Kosovės me pėrgjegjėsitė qė nėnkupton ajo, si sjellja e minoriteteve, lėvizja e lirė e tė gjithėve, prandaj mendoj se jemi nė njė anije tė pėrbashkėt", ka thėnė Daci, duke shtuar se nė bisedat eventuale me Beogradin do tė shkonte vetėm po tė jetė atje edhe homologu i tij nga Beogradi.
 
Ndėrkaq, kryeministri Rexhepi tha se nuk ka ndonjė lėvizje nga pozicioni i tij i mėparshėm: "Qėndroj nė ato pozicione qė kam thėnė prej fillimit. Ne tė gjithė jemi tė pėrgjegjshėm pėr situatėn, por duhet tė kuptohet edhe nga qytetarėt, se nuk ėshtė lehtė tė hyhet nė diēka pa e analizuar shumė mirė dhe nėse thuhet se a u frikėsohemi bisedimeve, ne i frikėsohemi pėrgjegjėsisė, nėse bėhet ndonjė hap i gabueshėm pa u studiuar mirė", tha Rexhepi, duke se koncenzusi ėshtė i domosdoshėm.
 
 
Holbruk e Kushner bėnė thirrje qė liderėt e Kosovės pa hezitim tė marrin pjesė nė bisedimet e Vjenės
 
Prishtinė, 6 tetor 2003 - Nė pėrfundim tė vizitės sė tyre nė Prishtinė, diplomati amerikan Riēard Hollbruk dhe kryeadministatori i parė i Kosovės Bernar Kushner u bėnė thirrje liderėve tė institucioneve tė Kosovės qė tė marrin pjesė nė bisedimet e caktuara mė 14 nė Vjenė. Kėto komente Hollbruk e Kushner i bėnė sot nė njė takim nė komunėn e Prishtinės, ku diskutuan nė temėn "Ardhmėnia e Kosovės".

Diplomati Hollbruk edhe njėherė u bėri thirrje liderėve tė Kosovės qė pa hezitim tė shkojnė nė Vjenė, ngase mosshkuarja do tė ishte fitore politike e Serbisė, nėnvizoi ai. Hollbruk shtoi se bisedimet janė shumė tė rėndėsishme dhe kjo do tė jetė edhe fillim i bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
 
"Edhe pse zyrtarisht nuk do tė flitet pėr statusin, kėto bisedime janė pėr statusin, fillim i procesit. Si mund ju qė tė mos shkoni", pyeti Hollbruk. "Nėse liderėt nuk janė tė gatshėm pėr bisedime, ky ėshtė sinjal i keq qė instiucionet e Kosovės nuk janė tė gatshme tė angazhohen pėr ēėshtjet qė janė me rėndėsi pėr popullin e Kosovės", tha ai.

Hollbruk poashtu me kėtė rast tha se edhe pas zgjidhjes sė statusit, nė Kosovė ėshtė e nevojshme prezenca civile dhe ushtarake pėr t'i mbrojtur minoritet, por mė parė shqiptarėt duhet tė dėshmojnė se vetė do t'i mbrojnė ato.

Nga ana e tij Bernar Kushner tha se ėshtė i lumtur pėr tė arritjet e deritashme nė Kosovė, por shprehu pakėnaqėsi pėr vazhdimin e dhunės etnike. "Tani ėshtė nė proces kalimi i kompetencave dhe pėrgjegjėsive. Ky ėshtė proces i gjatė, por ju jeni nė rrugė tė drejtė", tha Kushner, duke shtuar se "dhuna vazhdon ta varrosė procesin paqėsor dhe kjo dėrgon fotografi tė keqe nė botė pėr Kosovėn", tha ai.
 
"Qytetarėt e Kosovės nuk do tė mund tė realizojnė qėllimet e tyre nėse serbėt nuk janė tė sigurtė dhe nuk mund tė kthehen nė shtėpitė e tyre". u shpreh Kushner.
 
 
Kryeparlamentari Daci priti ambasadorin kinez nė Beograd
 
Prishtinė, 6 tetor 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, priti sot ambasadorin e Kinės nė Beograd, Wen Xigui dhe bisedoi me tė pėr dialogun me Beogradin dhe pėr bashkėpunimin ndėrmjet Kosovės dhe Republikės sė Kinės.

Daci e vlerėsoi tė pakapėrcyeshėm dialogun pėr ēėshtjet me interes pėr qytetarėt e Kosovės dhe tė Unionit Serbi-Mal i Zi, por insistoi nė agjendė tė pėrcaktuar mirė, pėr paritet dhe ndėrmjetėsim tė fuqishėm ndėrkombėtar.

Ambasadori Xigui vlerėsoi se dialogu pėr zgjidhjen e problemeve nė periudhat paskonfliktuale, nuk ka alternativė.

Kryeparlamentari Daci e ftoi kryetarin e Parlamentit Kinez pėr tė vizituar Kosovėn dhe e vlerėsoi tė nevojshme hapjen e njė zyre kineze nė Prishtinė. Ai tha se sheh hapėsira tė gjera tė bashkėpunimit me Kinėn, sidomos nė planin ekonomik, thuhet nė njė njoftim nga ky takim.
 
 
Dega e LDK-sė nė Prizren mbėshtet fuqimisht punėn e Asamblesė Komunale, tė Kryetarit dhe Ekzekutivit tė saj
 
Prizren, 6 tetor 2003 - Lidhja Demokratike e Kosovės, Dega nė Prizren, nė takimet e veēanta me tė gjitha strukturat e saja, ka shqyrtuar situatėn mė tė re politike nė komunėn e Przirenit, nė mėnyrė tė gjithanshme dhe ka marrė disa pėrfundime.
 
LDK mbėshtet punėn e Asamblesė Komunale, tė Kryetarit dhe Ekzekutivit tė saj, angazhimet programore tė partisė pėr kultivimin e vlerave tė mirėfillta tė shoqėrisė demokratike, pėrpjekjet nė ndėrtimin dhe ruajtjen e dinjitetit tė qytetarit dhe votuesit, duke u pėrpjekur nė ndėrtimin e shtetit ligjor.

Dega e LDK-sė mbėshtet fuqishimisht kryetarin e Asamblesė Komunale, Eqrem Kryeziu, duke e kurajuar pėr punė tė mėtejme tė angazhuar nė ndėrtimin e jetės dhe mirėqenies qytetare, vlerave demokratike dhe mbrojtjes sė ligjit, thuhet nė njė komunikatė tė kėsaj dege, duke hedhur poshtė angazhimet destruktive tė disa subjekteve politike dhe asociacioneve joqeveritare dhe i vlerėsojmė ato si angazhime pėr tė vėnė diktate staliniste ndaj qytetarėve, pushtetit tė tij tė zgjedhur me votėn e lirė qytetare.
 
Ndėrkaq, kėrkesėn e Grupit tė Kėshilltarėve tė PDK-sė pėr shkarkimin e Kryetarit tė Asamblesė komunale, kjo degė e vlerėson si fiskulturė politike dhe tendencė pėr mbulimin e shkelejeve tė vendimeve tė Asamblesė qė bėri dhe po bėn ky subjekt politik opozitarė.

Dega e LDK-sė nė Prizren i vlerėson tė papėrgjegjshme sjelljet e ministrit Krasniqi dhe Kryeministrit Rexhepi, tė cilėt me veprimet dhe kurajimet e tyre tė drejtėpėrdrejta i japin krahė veprimeve tė paligjshme tė subjekteve politike dhe asociacioneve joqeveritare;

Dega e LDK-sė nė Prizren konstaton se vendosja e dy shtatorėve nė Prizren, nė ditė dhe kohė tė njėjtė tė manifestimit tė pėrvjetorit tė 125 tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, simbolit tė unitetit dhe pėrpjekjes sė vazhdueshme pėr liri tė shqiptarėve, ėshtė kryer tinėzisht dhe paligjshmėrisht, duke rėnė ndesh me ligjin dhe vendimet e Asamblesė Komunale.
 
Gjithashtu kjo degė konstaton se AVLUĒK dhe SHILUĒK-sė keqpėrdorėn gatishmėrinė e subjekteve tė pėrfaqėsuara nė AK tė Prizrenit, pėr tė biseduar dhe ofruar zgjidhje tė pėrshtatshme, tė ligjshme dhe vlerėsuese pėr bustet nė fjalė.
 
Njėherit bėn thirrje qė asociacionet e mėsipėrme, eksponentėt e saj tė heqin dorė nga keqpėrdorimi i gjakut tė tė rėnėve pėr liri nė drejtim tė terrorizimit psikologjik e fizik tė qytetarėve, ndarjes sė tė rėnėve sipas preferencave rajonale, familjare e ideologjike, pėrdorimit tė tyre pėr interesa tė ngushta politike etj.

Dega e LDK-sė nė Prizren bėn thirrje pėr zgjidhje dhe mbrojtje institucionale tė figurės sė tė rėnėve pėr liri dhe pavarėsi tė Kosovės.

Grupi i Kėshilltarėve tė LDK-sė nė Asamblenė Komunale vlerėson pėrgjegjen e Kryetarit tė Asamblesė ndaj njė farė shkrese tė grupit tė PDK-sė, pėrgjegje kjo e cila mbėshtetet nė vlera demokratike dhe tolerancė qytetare tė udhėheqėsit publik, por shpreh jogatishmėri tė marrė pjesė nė ēfarėdo mbledhjeje tė Asamblesė e cila nuk udhėheqet nga Kryetari i saj, tė cilit ia ka dhėnė besimin dhe nė punėn e tė cilit janė plotėsisht tė kėnaqur dhe gėzon mbėshtetjen e tyre tė plotė.

Dega e LDL-sė nė Prizren apelon tek institucionet qendrore qė tė mbrojnė ligjin dhe vlerat e mirėfillta tė shoqėrisė demokratike, tė respektojė ligjin dhe votėn e qytetarit, thuhet nė njė komunikatė tė Degės sė LDK-sė nė Prizren tė nėnshkruar nga kryetari i saj Fadil Kryeziu.
 
 
Nuk bėhet fjalė pėr vdekje tė dyshimtė tė njė roje nate, por nga infarkti
 
Podujevė, 6 tetor 2003 – Nė raportin ditor tė policisė rajonale tė UNMIK-ut nga Prishtina ėshtė njoftuar pėr njė vdekje tė dyshimtė e cila ka ndodhur dje. "Njė burrė i cili ishte roje e disa shitoreve ka vdekur nė rrethana tė pasqaruara meqė nė kokėn e viktimės kishte njolla gjaku", thuhet nė kėtė raport.

Mirėpo sipas vajzės sė tij Hanėmshahe Berisha babai i saj Mustafa ika pėsuar infarkt tė cilin e kanė konstatuar edhe mjekėt. "Derisa ishte nė rojė afėr shitoreve Te Muharremi ku punon qe 4 vjet babai sipas mjekėve ka pėsuar infarkt dhe nuk ėshtė fjala pėr kurrfarė vrasjejej tė raporrtuar", tha znj. Berisha.

Kėtė rast e kanė konfirmuar edhe burime nga SHPK-ja e Podujevės, por edhe zėdhėnėsi rajonal i policisė sė UNMIK-ut Malkolm Eshbi, i cili tha se nuk bėhet fjalė pėr vrasje tė dyshuar, siē ka dalė nė raport.
 
 
Njė delegacion i Kryesisė sė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė nė Bruksel
 
Prishtinė, 6 tetor 2003 - Njė delegacion i Forumit tė Rinisė sė LDK-sė, i udhėhequr nga nėnkryetari Sejdė Tolaj, do tė vizitojė Brukselin ku do tė njoftohet me aktivitetin qė ka zhvilluar dega e FR tė LDK-sė, si dhe do tė njoftojė me punėn qė ka zhvilluar Kryesia qendrore dhe pėr aktivitetet nė tė ardhmen.

Ky delegacion do tė ketė edhe takime tė tjera si me degėn e LDK-sė po ashtu edhe me nėndegėt e FR tė LDK-sė.

Nė kėto takime posaēėrisht do tė shqyrtohet pozita dhe organizimi i mėrgatės shqiptare dhe sidomos i tė rinjve shqiptarė qė jetojnė nė kėto shtete dhe inkuadrimi i tyre sa mė i madh nė aktivitetet qė zhvillon FR-ja dhe LDK-ja nė pėrgjithėsi nė kėto shtete.
 
 
Mitrovicė: Kuvendi i Komunės konstaton se nė pjesėn veriore ende vepron administrata paralele serbe
 
Mitrovicė, 6 tetor 2003 - Kuvendi i Komunės sė Mitrovicės nė mbledhjen e 26 09.2003, me vendimin unanim tė kėshilltarėve tė pranishėm, shqyrtoi edhe zhvillimet e fundit nė pjesėn veriore tė komunės, si pikė tė veēantė tė rendit tė ditės dhe miratoi disa konkluzione.

Kuvendi i Komunės konstaton se vlerėsimet e tij pėr situatėn e pėrgjithshme nė komunė kanė qenė pėrherė realiste dhe nė masėn mė tė madhe identike me vlerėsimet dhe qėndrimet e institucioneve dhe organizatave tė ndryshme ndėrkombėtare dhe vendore. Por nė anėn tjetėr vlerėson se UNMIK-u, policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i nuk kanė pas qasje tė barabartė pėr zgjidhjen e problemeve tė ndryshme tė qytetarėve nė tėrė hapėsirėn e komunės.

Ndėrkaq konstatohet se UNMIK-u, policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i nuk kanė treguar gatishmėri dhe vendosmėri pėr implementimin e plotė tė ligjit nė pjesėn veriore tė qytetit dhe tė vendit.

Ndonėse administrata e UNMIK-ut ka shėnuar rezultate fillestare nė pjesėn veriore tė qytetit, Kuvendi i Komunės konstaton se atje ende vepron administrata paralele serbe, pėr zhbėrjen e sė cilės nuk po ndėrmirren masa konkrete ligjore, duke e bėrė pėrgjegjės UNMIK-un, ngase veprimtaria e strukturave paralele dhe veprimi i ekstremistėve serbė ka vazhduar me tė njetin intensitet.

Kėshilltarėt e Kuvendit tė Komunės shprehin shqetėsimin pėr blerjen e pronave tė shqiptarėve nga Kėshilli Kordinues Serb pėr Kosovėn, me mjete tė Qeverisė sė Serbisė dhe vlerėsojnė se kjo bėhet pėr motive politike, me qėllim tė spastrimit etnik tė kėtyre hapėsirave nga shqiptarėt.
 
Kuvendi i Komunės konsideron se njė veprim i kėtillė e tensionon situatėn nė komunė, andaj edhe kėrkon veprim energjik tė UNMIK-ut, policisė dhe KFOR-it, pėr parandalimin e kėsaj dukurie dhe dėbimin e pjestarėve tė "rojave tė urės" nga shtėpitė e blera tė shqiptarėve, tė cilėt janė instaluar nė to pėr tė futur frikė dhe panik tek banorėt shqiptarė me qėllim qė tė zhvendosen nga trojet e tyre, thuhet veē tjerash nė kėto konkluzione tė Kuvendit tė Komunės sė Mitrovicės.
 
 
Podujevė: Komuna me donatorėt dhe komunitetin kanė realizuar projekte me vlerė mbi 8.5 milion euro
 
Podujevė, 6 tetor 2003 – Nė njė raport tė publikuar Ekzekutivi i pėrkohshėm i komunės sė Podujevės Rasim Fejza tha sot se nė periudhėn prill- tetor prej se ai ndodhet nė krye tė qeverisė komunale janė realizuar projektet kapitale qė arrijnė shifrėn mbi 8.5 milionė euro, falė donatorėve, komunės dhe komunitetit.

"Projektet janė realizuar nė bazė tė planit tė paraparė tė Qeverisė sė pėrparshme, por disa tjera edhe pas emėrimit tė tim si Ekzekutiv i pėrkohshėm dhe tė emėrimit tė ushtruesve tė drejtorėve tė drejtorive", deklaroi Fejza. Komuna me buxhetin simbolik, me ndihmėn e donatorėve dhe tė komunitetit pothuaj se ka realizuar mbi 75% tė projekteve, thotė Fejza.

Me mjetet vetjake komuna ka marrė pjesė me mbi 1 milion euro, donatorėt me mbi 7 milion dhe komuniteti me mbi 233 mijė euro, tha z. Fejza, duke pėrmendur donatorėt nga jashtė siē janė: AER-in, Qeveria e Tirolit tė Austrisė, USAID-in, MASHT-in, Ministrinė e Sportit, Ministrinė e Postelekomunikacionit, OJQ-nė “Team Kosova”, ndihmėn e Manēesterit pėr Kosovėn – MaK dhe organizata tjera, mike dhe pėrkrahėse tė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė komunės sė Podujevės.
 
 
Njė delegacion i "Rotari Clubit" nga Gjakova viziton Londrėn
 
Gjakovė, 6 tetor 2003 - Njė delegacion i "Rotari Clubit" nga Gjakova, me ftesė tė "Rotari Clubit" nga Londra ėshtė nisur pėr njė vizitė shtatėditėshe nė Londėr ku do tė bisedojnė pėr ēėshtje me interes pėr zhvillimin e komunės sė Gjakovės.

"Rotari Clubi" i Gjakovės do tė kėrkojė qė ēdo vit tė dėrgojė nga 20 tė rinj pėr studime universitare nė Britaninė e Madhe pėr t'u specializuar nė fushta e menaxhimit, pėr studime pėr mbrojtjen e ambientit, nė jurisprudencė, teknologji biznesi, informatikė, shkenca politike etj.

Gjithashtu temė e bisedimeve mes dy rotari klubeve do tė jetė mundėsia pėr mbėshtetjen e popullatės gjakovare me ndihma humanitare me qėllim tė pėrgatitjes pėr sezonin e dimrit, bėri tė ditur sekretari i "Rotari Clubit" tė Gjakovės, Gėzim Pozhegu. (B.A)
 
 
Nė Suedi organizohet Festivalin e Poezisė dhe i Muzikės Shqiptare pėr Skandinavi
 
Malme, 6 tetor 2003 - Rrethi i Shoqatave Shqiptare pėr ra rajonin e Skones, nė Suedi, edhe sivjet organizon Festivalin e Poezisė dhe tė Muzikės Shqiptare pėr Skandinavi. Ky festival, qė ėshtė i treti me radhė, sivjet do tė mbahet mė 22 nėntor nė Kopenhagė nėn patronatin e Qendrės Shqiptare pėr Kulturė dhe Sport.

Nė kėtė manifestim tė rrallė tė diasporės shqiptare, me punimet e veta origjinale dhe tė pabotuara, do tė prezentohen krijuesit letrarė dhe ata muzikorė qė jetojnė e veprojnė nė shtetet skanindave. Gjithashtu do tė merr pjesė edhe njė shkrimtar nga Kosova.

Organizatori dhe nikoqiri, pėr punimet mė tė suksesshme do tė ndajnė shpėrblime modeste. (R.R.)
 
 
Presidenti Moisiu kėrkon nga Nano tė zgjedhė ministrin e jashtėm
 
Tiranė, 6 tetor 2003 - Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, kėrkoi nga kryeministri Fatos Nano qė tė zgjedhė sa mė parė Ministrin e Jashtėm tė kabinetit pėr vendin e mbetur bosh qė nga dorėheqja e zotit Ilir Meta.

Sipas zyrės sė shtypit tė Presidencės, zoti Moisiu, e shfaqi publiksht kėtė qėndrim tė vetin pėr t’iu pėrgjigjur shqetėsimit publik dhe politik qė ekziston lidhur me kėtė ēėshtje institucionale.

"Presidenti ėshtė nė pritje qė Kryeministri Nano tė ndėrmarrė hapat e nevojshėm proceduriale pėr zgjidhjen sa mė parė tė kėtij problemi", thuhet nė deklaratė.
 
 
Tė paktėn shtatė vetė janė vrarė nė njė shpėrthim nė Pakistan
 
Islmabad, 6 tetor 2003 - Tė paktėn shtatė vetė janė vrarė ndėrkaq me dhjetra janė plagosur nė njė shpėrthim qė ka ndodhur sot nė njė fabrikė nė krahinėn e Pakistanit Kasur.

Dėshmitarėt nė vendin e ngjarjes thanė se shpėrthimin e kanė shkaktuar mjetet eksplozive qė ruhen nė fabrikėn e vogėl tė vendosur rreth 300 km nė juglindje tė Islamabadit, njoftojnė mediat e huaja.
 
 
Njė grua 43-vjeēare ka vrarė priftin, nėnėn e saj dhe pastaj ka bėrė vetėvrasje
 
Atlanta, 6 tetor 2003 – Njė grua 43-vjeēare ka hapur zjarr me armė nė njė kishė nė Atlanta tė Shteteve tė Bashkuara dhe kėshtu ka vrarė priftin, nėnėn e saj dhe pastaj ka bėrė vetėvrasje, kanė bėrė tė ditur dėshmitarėt dhe policia, njofton Rojter.
 
Motivet e kėtij akti tragjik nuk dihen. Policia ende nuk e ka dhėnė identitetin e viktimave, por ka thėnė se vrasėsja ėshtė e moshės 43-vjeēare, kurse dėshmitarėt e kanė identifikuar priftin e vrarė.
 
 
Kidnapues tė armatosur kanė rrėmbyer 6 persona nė bregdetin maleizian Borneo
 
Kuala Lampur, Malaizi, 6 tetor 2003 – Kidnapues tė armatosur, me njė motoskaf tė shpejtė, kanė rrėmbyer 6 persona nė bregdetin e largėt malaizian Borneo dhe pastaj kanė ikur, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt, njofton Rojter. Tė rrėmbyerit janė tre indonezianė dhe tre filipinas, tė gjithė burra rreth tė ‘30-tave.
 
Kidnapuesit besohet tė jenė piratė maleizianė dhe nuk besohet tė jenė pėrzier tė huajt, kanė thėnė zyrtarėt. Por, diplomatėt kanė thėnė se sulmi ka ngjashmėri mė dy sulmet e vitit 2000 nė bregdetin maleizian, tė kryera nga grupi ekstremist islamik nė jug tė Filipineve, Abu Sajaf, qė ka lidhje me Al Kaidėn.
 
 
Ēmimin Nobel pėr Mjekėsi e kanė fituar dy shkencėtarė
 
Stokholm, 6 tetor 2003 – Dy shkencėtarė, qė kanė zhvilluar mėnyrėn pėr tė shikuar brenda nė trup, me mė pak dhembje dhe jep mė shumė informacione para operimit, kanė fituar Ēmimin Nobel pėr Mjekėsi, ka bėrė tė ditur sot (e hėnė) Instituti suedez i Nobelit, njofton Rojter.
 
Pol Loterbur, 74-vjeēar, i Universitetit tė Illinoisit dhe Piter Mensfild, i cili kėsaj jave hyn nė tė ’70-tat, nga Britania e Madhe, janė laureatė tė kėtij Ēmimi pėr zbulimet lidhur me pėrdorimin rezonancave magnetike nė diagnostifikimet dhe kėrkimet mjekėsore, ka njoftuar Instituti i Asamblesė sė Nobelit. Ēmimi ka vlerėn prej 1, 3 milionė dollarė.Ø
 
 
Nė moshėn 114-vjeēare ka vdekur gruaja mė e moēme amerikane
 
Nju Xhersi, 6 tetor 2003 - Njė grua qė thuhej se ėshtė gruaja mė e moēme amerikane dhe personi i tretė mė i moēėm nė botė qė jetonte, ka vdekur nė moshėn 114 vjeēare, njofton BBCWorld.
 
Elena Slough ka vdekur nė Nju Xhersi vetėm tri ditė pasi bija e saj 90-vjeēare kishte ndėrruar jetė nė tė njėjtėn shtėpi pleqėsh, ku kushin jetuar sė bashku.
 
Znj. Slough, qė besohej tė ketė lindur mė 1888, kishte pėrjetuar shtatė lufta amerikane dhe 21 presidentė. Personi mė i moēėm nė botė ėshtė japonezja Kamato Hongo, e cila ka mbushur muanjin e kaluar 116 vjet.

 


  |  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.