6.10.2003 - Trepca.net

Podujevė: Komuna me donatorėt dhe komunitetin kanė realizuar projekte me vlerė mbi 8.5 milion euro


 
Podujevė, 6 tetor 2003 (TN) – Nė njė raport tė publikuar Ekzekutori i pėrkohshėm i komunės sė Podujevės Rasim Fejza tha sot se nė periudėn prill- tetor prej se ai qeverisė nė komunėn e Podujevės janė realizuar projektet kapitale qė arrijnė shifrėn mbi 8.5 milion euro, falė donatorėve, komunės dhe komunitetit.
 
“Projektet janė realizuar nė bazė tė planit tė paraparė tė Qeverisė sė pėrparshme, por disa tjera edhe pas emėrimit tė tim si Ekzekutor i pėrkohshėm dhe tė emėrimit tė ushtruesve tė drejtorėve tė drejtorive”, deklaroi Fejza.
 
Ai tha se ėshtė njė sukses i pamohueshėm i komunės nė bashkėpunim me donatorėt dhe komunitetin pėr tė gjitha kėto projekte tė realizuara nė interes tė tė gjithė qytetarėve tė komunės sė Podujevės.
 
Ai pohoi se komuna me buxhetin simbolik, ndihmėn e donatorėve dhe tė komunitetit pothuaj se ka realizuar mbi 75% tė projekteve. Z. Fejza numroi disa prej projekteve kapitale qė janė realizuar nė interes tė qytetarėve llapjanė.
 
Asfaltimi i rrugės “Zahir Pajaziti”, ai i rrugės sė Bradashit, kanalizime nė qytet dhe fshatra, fillimin e ndėrtimit tė shkollės sė fshatit Lupē, asfaltimin e rrrugės Podujevė – Shajkofc, rregullimi i disa rrugėve nė disa fshatra, disa miniprojekte tė realizuara nėpėr shkolla, ndihmat pėr disa famile skamnore, etj.
 
“Komuna nė kėto projekte ka marrė pjesė me mbi 1 milion euro, donatorėt me mbi 7 milion dhe komuniteti me mbi 233 mijė euro”, tha z. Fejza dhe shtoi: Nga donatorėt duhet pėrmendur: AER-in, Qeverinė e Tirolit tė Austrisė, USAID-in, MASHT-in, Ministrinė e sportit, Ministrinė e Postelekomunikacionit, OJQ-nė “Team Kosova”, Ndihmėn e Manēesterit pėr Kosovėn – MaK dhe organizata tjera, mike dhe pėrkrhaėse tė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė komunės sė Podujevės.
 
“Edhe pse njė periudhė e shkurtėr kohore, mendoj qė projektet e realizuara gjithėsesi kanė arsyetuar punėn e udhėheqjes dhe tė ekzekutivit tė komunės nė kėtė periudhė”, deklaroi Fejza.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.