|
 |
|
Me
gjak jam shqiptare; me nėnshtetėsi, indiane. Pėrsa i pėrket
besimit, jam murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkas botės.
Por zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit".
Nėnė Terezės, me shtat imcak, por me besim shkėmbor, tė patundur,
iu besua misioni tė kumtonte dashurinė e etur tė Jezusit pėr
njerėzimin, veēanėrisht pėr mė tė varfėrit ndėr tė varfėr.
"Hyji vijon ta dojė botėn dhe na dėrgon ty e mua pėr t'u shprehur
tė varfėrve dashurinė dhe mėshirėn e Tij". Nė shpirtin
e saj, pėrplot me dritėn e Krishtit e me dashuri tė zjarrtė pėr
Tė, kishte njė dėshirė tė vetme : "Tė shuante etjen e dashurisė
sė Tij pėr shpirtrat njerėzore".
Kjo
lajmėtare e ndritur e dashurisė sė Zotit, lindi mė 26 gusht 1910
nė Shkup, qytet i vendosur nė udhėkryq tė historisė sė Ballkanit.
Mė e vogla e pesė fėmijėve tė Nikollė dhe Drane Bojaxhiut, u
pagėzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parė nė moshėn
pesė vjeē e gjysėm e u krezmua nė nėntor tė vitit 1916.
|
|
Nėna Terezė |
|
|
Qė ditėn
e Kungimit tė parė, ndjeu nė zemėr njė dashuri tė thellė pėr shpirtrat
njerėzore. Me vdekjen e papritur tė babait, nė sa Anjezja nuk i kishte
mbushur endč 8 vjetėt, pėr familjen filluan vėshtirėsitė ekonomike.
Dranja, grua burrneshė, i rriti fėmijėt plot dashuri, duke ndikuar
shumė nė karakterin dhe rrugėn e jetės qė do tė zgjidhte e bija. Mė
pas formimi fetar i Gonxhes u thellua nė famullinė Zemrės sė Krishtit,
nėn drejtimin e jezuitėve, nė sa merrte pjesė gjallėrisht ndėr tė
gjitha veprimtaritė.
Nė
moshėn 18 vjeēare, e shtyrė nga dėshira pėr t'u bėrė misionare, nė
shtator tė vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirė shtėpisė atėrore, pėr
tė hyrė nė Institutin e sė Lumes Zojė, qė njihej ndryshe me emrin
"Motrat e Loretos", nė Irlandė. Atje mori emrin motėr Mari Tereza, pėr
nder tė Shėn Terezės sė Krishtit Fėmijė. Nė dhjetor u nis pėr nė Indi.
Nė Kalkutė arriti mė 6 Janar tė vitit 1929. Pasi bėri kushtet e
pėrkohshme, nė maj tė vitit 1931, Motėr Tereza u dėrgua nė bashkėsinė
e Loretos, nė Entali, ku dha mėsim nė shkollėn St.Mary pėr vajza. Mė
24 maj tė 1937-ės, motėr Tereza paraqiti kushtet e pėrjetshme duke u
bėrė, siē tha ajo vetė: "Vashė e Jezusit" pėr "amshim".
Qė nga ajo ditė e tutje u quajt Nėnė Tereza. Vazhdoi tė jepte mėsim nė
St. Mary dhe mė 1944 u emėrua drejtoreshė e shkollės. Grua qė ia
kishte kushtuar jetėn lutjes, qė i donte fort motrat dhe nxėnėset e
saj, Nėnė Tereza jetoi e lumtur nė Loreto pėr njėzet vjet me radhė. E
njohur pėr zemėrgjerėsi, bujari, guxim, aftėsi tė posaēme nė kryerjen
e punėve mė tė rėnda dhe pėr talent tė natyrshėm organizativ, ajo e
jetoi pėrkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndėrmjet motrave, me besnikėri
dhe gėzim.
Mė 10
dhjetor tė 1946-ės, gjatė udhėtimit me tren nga Kalkuta nė Darjeeling,
pėr ushtrimet shpirtėrore vjetore, Nėnė Tereza ndjeu "frymėzimin"
e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atė ditė, si e qysh ajo nuk e
tregoi kurrė, etja e Krishtit pėr dashuri e pėr shpirtra njerėzore e
pushtoi zemrėn e saj dhe dėshira e flaktė pėr ta shuar etjen e Zotit u
bė qėllimi kryesor i jetės. Nė javėt dhe muajt e mėpasėm, ajo nisi tė
dėgjonte njė zė qė i fliste shpirtit tė saj e tė shihte vegime.
Krishti i zbulonte kėshtu dėshirėn e zemrės sė Tij ndaj "njerėzve,
qė duke u flijuar pėr dashurinė", "do tė rrezatonin dashurinė e
tij ndėr shpirtra". "Eja, tė jesh drita ime"- iu lut -
"nuk mund tė shkoj vetėm". E i tregoi sa vuante duke parė
mospėrfilljen ndaj tė varfėrve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk
e njihnin e sa dashuri tė zjarrtė kishte pėr ta. Jezusi i kėrkoi Nėnė
Terezės tė themelonte njė bashkėsi rregulltare, Misionaret e
Bamirėsisė, qė do t'i kushtoheshin shėrbimit ndaj mė tė varfėrve
ndėrmjet tė varfėrve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh,
para se Nėnė Tereza tė merrte lejen pėr fillimin e misionit tė saj tė
ri. Mė 17 gusht tė 1948-ės, veshi pėr herė tė parė sarin e bardhė me
anėt blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit tė Loretos, tė cilin
e donte aq shumė, pėr tė hyrė nė botėn e tė varfėrve.
Pas njė
kursi tė shkurtėr pranė Motrave Mjeke Misionare nė Patna, Nėnė Tereza
u kthye rishtas nė Kalkutė ku gjeti njė strehė tė pėrkohshme pranė
Motrave tė Vogla tė tė Varfėrve. Mė 21 dhjetor shkeli pėr herė tė parė
nė lagjet e tė varfėrve: vizitoi familje, u lau plagėt disa fėmijėve,
u kujdesua pėr njė plak qė dergjej nė rrugė tė madhe dhe pėr njė grua
qė po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditėn me Jezusin nė
Eukaristi; pastaj, me rruzaren nė duar, dilte pėr t'i gjetur dhe pėr
t'u shėrbyer atyre qė janė: "tė braktisur, tė padashur, tė
papėrkujdesur". Disa muaj mė vonė, me tė u bashkuan, njėra pas
tjetrės, disa nga ish-nxėnėset e saj.
Mė 7
tetor tė vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutės njihte zyrtarisht
Kongregatėn e re tė Misionareve tė Bamirėsisė. Nė muajt e parė tė
vitit 1960, Nėnė Tereza filloi t'i dėrgonte motrat e saj nė tė katėr
anėt e Indisė. E Drejta Papnore, lėshuar Kongregatės nga Papa Pali VI
nė shkurt tė 1965-ės, i dha zemėr tė hapte njė shtėpi misionare nė
Venezuelė. Menjėherė pas saj u themeluan shtėpi tė tjera nė Romė e nė
Tanzani dhe, pak mė vonė, nė tė gjitha kontinentet. Duke filluar nga
viti 1980, deri mė 1990, Nėnė Tereza hapi shtėpi misioni pothuajse nė
tė gjitha vendet komuniste, duke pėrfshirė ish-Bashkimin Sovjetik,
Shqipėrinė dhe Kubėn.
Pėr t'iu
pėrgjigjur sa mė mirė si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtėrore
tė tė varfėrve, Nėnė Tereza mė 1963 themeloi Vėllezėrit Misionarė
tė Bamirėsisė; mė 1976, degėn kundruese tė motrave; mė
1979, Vėllezėrit kundrues dhe mė 1984, Etėrit Misionarė tė
Bamirėsisė. Gjithsesi frymėzimi i saj nuk u kufizua vetėm nė
njerėzit e thirrur pėr jetė rregulltare. Organizoi Bashkėpunėtorėt
e Nėnė Terezės dhe Bashkėpunėtorėt e Sėmurė dhe tė Munduar, njerėz
tė feve e tė kombėsive tė ndryshme, me tė cilėt u bė njė nė lutje,
thjeshtėsi, flijim dhe nė apostullimin e saj qė shprehej me vepra tė
pėrvuajtura bamirėsie. Kjo frymė e shtyu tė themelonte mė pas
Misionarėt Shekullarė tė Bamirėsisė. Duke iu pėrgjigjur kėrkesės
sė shumė meshtarėve, mė 1991 Nėnė Tereza themeloi edhe Lėvizjen e
Korpit tė Krishtit pėr Meshtarė, si "rrugė e vogėl qė i ēon nė
shenjtėrim" ata, tė cilėt ishin njė mendje me karizmėn dhe me
shpirtin e saj.
Gjatė
kėtyre viteve, nė sa misioni i saj pėrhapej me tė shpejtė, bota filloi
t'ia ngulte sytė Nėnė Terezės dhe veprės qė ajo kishte nisur. Meritoi
shumė ēmime pėr veprėn e saj, duke filluar nga Ēmimi indian Padmashri,
nė vitin 1962, pėr tė vijuar me Ēmimin e rėndėsishėm Nobel pėr Paqen,
mė 1979, ndėrsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritė
e saj me interes gjithnjė e mė tė madh. Si ēmimet, ashtu edhe gjithēka
qė e vinte nė qėndėr tė vėmendjes, i pranoi "pėr lavdinė e Zotit e
nė emėr tė tė varfėrve".
Gjithė
jeta dhe vepra e Nėnė Terezės ėshtė dėshmi e gėzimit qė buron nga
dashuria, e madhėshtisė dhe e dinjitetit tė ēdo njeriu, e vlerės sė
gjėrave tė vogla tė bėra me besnikėri e me dashuri, e sidomos, e
vlerės sė pakrahasueshme tė miqėsisė me Zotin. Por duhet theksuar edhe
njė virtyt tjetėr heroik i kėsaj gruaje tė madhe, i cili u bė i njohur
vetėm pas vdekjes sė saj. E fshehur nga sytė e tė gjithėve, e fshehur
deri nga ata qė i qėndruan mė pranė, jeta e saj e brendshme u vu nė
provė: pati pėrshtypjen e dhimbshme e tė vazhdueshme se ishte ndarė
nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndėrsa nė shpirt i rritej
gjithnjė e mė tepėr dėshira pėr ta pasur pranė. Atė qė po provonte e
quajti "errėsirė". "Nata e dhimbshme" e shpirtit tė saj, e cila
nisi nė kohėn kur sapo kishte filluar apostullimin mes tė varfėrve e
qė vijoi gjatė gjithė jetės, e ēoi Nėnė Terezėn nė njė bashkim edhe mė
tė thellė me Zotin. Pėrmes errėsirės, mori pjesė mistikisht nė etjen e
Krishtit, nė dėshirėn e tij tė dhimbshme e tė zjarrtė pėr dashuri,
duke u njėsuar me mjerimin e tė varfėrve.
Gjatė
viteve tė fundit tė jetės, pa marrė parasysh problemet e shumta e
serioze shėndetėsore, Nėnė Tereza vijoi t'i printe Kongregatės sė saj
dhe t'u pėrgjigjej nevojave tė tė varfėrve e tė Kishės. Nė vitin 1997
Nėnė Tereza kishte 4000 motra, tė pranishme nė 610 shtėpi misionare,
tė pėrhapura nė 123 vende tė botės. Nė mars tė vitit 1997 bekoi
Eproren e re tė Pėrgjithshme, tė sapo zgjedhur, tė Misionareve tė
Bamirėsisė e bėri edhe njė udhėtim jashtė shteti. Si pati takuar Papėn
Gjon Pali II pėr tė mbramen herė, u rikthye nė Kalkutė ku kaloi javėt
e fundit tė jetės duke pritur vizitorė e duke u dhėnė kėshilla
simotrave. Mė 5 shtator 1997 jeta tokėsore e Nėnė Terezės arriti cakun
e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, nė
pėrfundim tė tė cilit trupi i saj u varros nė Shtėpinė-Nėnė tė
Misionareve tė Bamirėsisė. Shumė shpejt varri i saj u bė cak shtegtimi
e lutjeje pėr njerėz tė besojmave tė ndryshme, pėr tė varfėr e pėr tė
pasur, pa kurrfarė dallimi. Nėnė Tereza na lė testamentin e fesė sė
patundur, tė shpresės sė pamposhtur e tė bamirėsisė sė jashtzakonshme.
Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Jezusit "Eja, tė jesh drita ime!",
u bė Misionare e bamirėsisė, "Nėnė e tė varfėrve", simbol i mėshirės
pėr mbarė botėn e dėshmitare e gjallė e dashurisė sė etshme tė Zotit.
Mė pak
se dy vjet pas vdekjes, pėr shkak tė pėrhapjes sė famės sė shenjtėrisė
dhe hireve tė nxjerra me ndėrmjetėsinė e saj, Papa Gjon Pali II lejoi
tė hapej ēėshtja e kanonizimit. Mė 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin
mbi virtytet heroike dhe mrekullitė e bėra me ndėrmjetėsinė e saj.
Omelia
di Giovanni Paolo II
(Gjon Pali i II).
Biografia:
[Shqip,
Anglisht,
Frėngjisht,
Italisht,
Spanjisht]
|
|