4.10.2003 - Trepca.net

Izrael: 19 tė vdekur nga njė sulm vetėvrasės


 

4 tetor 2003 "Zėri i Amerikės"

Nė njė sulm vetėvrasės, njė grua hodhi nė erė veten nė njė restorant shumė tė frekueantuar nė Izraelin verior, duke shkaktuar vdekjen e tė paktėn 19 vetėve dhe duke nxitur thirrje tė reja pėr heqjen nga pushteti tė udhėheqėsit palestinez, Jaser Arafat.

Zyrtarėt thonė se nga shpėrthimi nė restorantin Maxim nė Haifa u plagosėn tė paktėn 50 veta, shumė prej tė cilėve rėndė. Policia thotė se autorja e sulmit qėlloi njė roje para restorantit dhe sapo hyri brenda, aktivizoi njė sasi eksplozivėsh qė e kishte lidhur pas trupit. Nga shpėrthimi xhamat e dritareve u thyen dhe ndėrtesa u shkatėrrua.

Shėtitorja e Haifas normalisht ėshtė plot me njerėz tė shtunėn e hebrenjve. Tė premten Israeli izoloi Bregun Perėndimor dhe Rripin e Gazės nė njė pėrpjekje pėr tė parandaluar shpėrthimet vetėvrasėse para festės hebraike Yom Kippur qė fillon nesėr nė perėndim tė diellit.

Ministri izraelit i shėndetsisė, Dany Naveh, tha se ky sulm duhet tė nxisė heqjen nga pushteti tė zotit Arafat. Kryeministri izraelit Ariel Sharon kėrkoi mbajtjen e njė takimi emergjent tė kabinetit pėr tė pėrcaktuar pėrgjigjen e Izraelit.

Zoti Arafat dhe udhėheqja palestineze e dėnuan me forcė sulmin, duke thėnė se rrezikon sė tepėrmi interesat e palestinezėve. Kryeministri i emėruar palestinez Ahmed Qureia u bėri thirrje tė gjitha fraksioneve palestienze qė t’i ndalin menjėherė sulmet ndaj civilėve.

Presidenti Bush tha se e dėnon pa rezervė kėtė akt prej frikacakėsh. Grupi ekstremist palestinez Xhihadi Islamik mori pėrgjegjėsinė pėr sulmin e sė shtunės.

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.