POLITIKĖ

   
4.10.2003 - Trepca.net
 

BAROMETRI DIPLOMATIK

 

DIALOGU I VJENĖS  VARET  NGA VENDIMI I PARLAMENTIT TĖ KOSOVĖS, JO NGA HOLLKERI!


 
4 tetor 2003 / Prof. Dr. Mehdi HYSENI
 
Me gjithė deklarimin e kryeadministratorit tė UNMIK-ut, Hari Hollker nė takimin e tij zyrtar me ministrin e Jashtėm tė Gjermnaisė, Joshka Fisher nė Berlin , se “pavarėsisht nga  miratimi i vendimit tė Kuvendit tė Kosovės, mė 14 tetor nė Vjenė, do tė fillojė dialogu midis Prishtinės dhe Beogradit”(BalaknWeb,3.10.2003),  ēėshtja e fillimit tė dialogut serbo-shqiptar ende ėshtė njė PIKĖPYETJE e madhe,  jo vetėm pėr parashikimin hipotetik tė Hari Holkerit, por edhe pėr  vetė politikėn shqiptare nė Kosovė, dhe mė gjerė.
 
Iniciativa propozuese e kryeminstrit tė Qeverisė sė Kosovės, Bajram Rexhepi, qė kusht pėr fillimin e bisedimeve me palėn serbe nė Vjenė, duhet tė jetė  vendimi pėrkatės i aprovuar nga Kuvendi i Kosovės, ėshtė akt racional dhe i ligjshėm, qė duhet tė pėrfillet si nga kuvendarėt e Kuvendit tė Kosovės, ashtu edhe nga i gjithė spektri i politikės  shqiptare nė Kosovė. Nėse Kuvendi i Kosovės shprehet kundėr zhvillimit tė dialogut politik serbo-shqiptar pėr Kosovėn, atėherė, patjetėr njė vendim i tillė, duhet tė merret nė konsideratė  si nga kryepėrfaqėsuesi zyretar i UNMIK-ut, Hari Hollker, ashtu edhe nga faktorėt e tjerė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, sepse ai do ishte akti mė i lartė legjitim dhe institucional, qė  pėrfaqėson dhe prezenton  shprehjen e vullnetit tė lirė dhe demokratik tė shumicės dėrrmuese  shqiptare nė Kosovė. Prandaj, ky ėshtė njė nga argumentet mė tė qėndrueshme juridike, kushtetuese, qė nuk mund tė jetė nė kolizion me politikėn as me dipomacinė e Hari Holkerit, sepse kjo do tė ishte denigurese pėr vetė UNMIK-un, nė saje tė  cilit edhe janė ndėrtuar institucionet demokratike shtetėrore (kryetari, kuvendi, qeveria  etj.) tė Kosovės. Nėse kėto institucione janė vendosur nė mėnyrė demokratike dhe tė ligjshme nga ana e UNMIK-ut, atėherė edhe kryeadministratori i tij, Hari Hollker, ėshtė i obliguar, qė t’i njohė dhe t'i respektojė ligjet dhe vendimet, tė cilat rezultojnė nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovės. Ndryshe, ato, assesi nuk mund tė kuptohen as trajtohen drejtė as nė kuptimin politik, as nė atė juridik ndėrkombėtar, veqse si farsė dhe dekor i demokracisė sė  improvizuar tė ligjeve dhe tė standardeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
 
Pėrkundėr ushtrimit tė trysnisė dhe diktatit tė jashtėm, qė pala shqiptare me ēdo kusht tė hyjė nė dialog, politika  dhe diplomacia shqiptare duhet tė jetė e ekuilibruar dhe konsensuale, duke pėrdorur tė gjitha mjetet dhe format e ligjshme demokratike  e institucionale, qė nė kuadrin e Kuvendit tė Kosovės, tė artikulojė vendimin e saj pėrkatės lidhur me ēėshtjen e dialogut serbo-shqiptar. Kjo ėshtė e drejtė e pajetėrsueshme, morale, politike, demokratike dhe ligjore e institucioneve dhe e organeve tė pushtetit shtetėror tė Kosovės, edhe pse  ndodhen nėn administrimin juridiko-ndėrkombėtar tė OKB-sė, kėto, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė injorohen, sepse janė me bazė tė qėndrueshme legale juridike, politike dhe demokratike.
 
Po qe se Hari Holker, duke pėrdorur “veton” nė emėr tė UNMIK-ut, pėrkatėsisht OKB-sė, do tė injoronte vendimin e “JO-s” sė miratuar nga Kuvendi i Kosovės pėr refuzimin e dialogut pėr Kosovėn me Serbinė, atėherė do tė ilustronte praktikisht se organet shtetėrore tė Kosovės, janė jo vetėm tė kufizuara  dhe tė “mbivotuara” nga “veto” e UNMIK-ut nė ushtrimin e autorizimeve dhe  tė kompetencave tė tyre ligjore dhe demokratike, por ato  janė  edhe tė papranueshme  si nė konteksitin e sė drejtės vendore, ashtu edhe tė asaj juridike ndėrkombėtare. Nė esencė, po qe se do tė ndodhte njė gjė e tillė nga ana e kryeadministratorit tė UNMIK-ut, Hari Hollker, atėherė, pa dyshim, do tė vinte nė shprehje arbitrariteti i politikės fiktive mbi rendin dhe drejtėsinė ndėrkombėtare.
 
Diktati dhe imponimi i jashtėm, qė Kosova me ēdo kusht tė hyjė bisedime me Serbinė, para se tė zgjidhet statusi i saj pėrfundimtar nė shkallė ndėrkombėtare, krijojnė konfuzion dhe dilema nė aspektin e  zgjidhjes sė konflikteve dhe tė krizave ndėrkombėtare sipas sė drejtės pozitive ndėrkombėtare. Para sė gjithash, nė rastin konkret, kemi shfaqjen e absurditetit tė kushtėzimit dhe tė diktatit tė palės serbe dhe tė disa faktorėve tė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė pala shqiptare tė pėrfshihet nė dialogun e “aranzhuar” tė Vjenės, edhe pa vullnetin dhe gatishmėrinė e saj. Kjo kombinatorikė  e diplomacisė  me parashenjė “serbo+ndėrkombėtare” ėshtė nė kundėrshtim me  qėllimet dhe me parimet e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, si dhe me tė drejtėn e pėrgjithshme ndėrkombėtare publike, sepse Kosova  ende nuk ėshtė e njohur si subjekt juridik ndėrkombėtar. Prandaj, nėse dialogu  i parashikuar i Vjenės pėr Kosovėn ka karakter ndėrkombėtar, ngaqė nė tė, palė kontestuese janė dy shtete: Unioni i SMZ-sė dhe Kosova, atėherė, logjikisht, edhe nuk ka pse tė organizohet njė dialog i tillė nė Vjenė, sepse nuk ekziston kurrfarė kontesti ndėrmjet shtetit tė Kosovės dhe Unionit tė SMZ-sė. Mirėpo, tė gjithė jemi nė dijeni se, Kosova ende ndodhet nėn jurisdiksionin ndėrkombėtar tė OKB-sė, ēka do tė thotė se statusi i saj ende qėndron i pazgjidhur nė aspektion e sė drejtės juridike ndėrkombėtare. Si rrjedhim edhe nuk ėshtė e obliguar tė marrė pjesė nė dialogun e theksuar tė Vjenės, sepse momentalisht nė kuptimin juridiko-politik ndėrkombėtar palė nė kontest me Unionin e SMZ-sė ėshtė UNMIK-u, pėrkatėsisht OKB-ja, e jo Qeveria e Kosovės nė asnjė mėnyrė sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe Kartės sė Kombeve tė Bashkuara.
 
Pėr mė tepėr, politika zyrtare e Unionit tė SMZ-sė nė Beograd, ka pohuar botėrisht se dialogu i Vjenės ka  vetėm karakter tė brendshėm provincial, i cili do tė bėhet “midis Serbisė dhe Kosovės-provincės sė saj jugore”(?!) Krejtėsisht “e qartė” nga ana e filozofisė sė politikės kolonialiste serbomadhe, por e papranueshme sot edhe nesėr pėr palėn shqiptare, sepse nė kėtė mėnyrė pėrjashtohet ēdo dialog eventual me Serbinė, sepse ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn historike tė popullit shqiptar tė Kosovės, si dhe me tė drejtėn ndėrkombėtare pozitive dhe me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara.
 
Prandaj, pavarėsisht nga diktati i paralajmėruar dhe shėrbimet  e vullnetit tė mirė tė Hari Holkerit, kryeshefit tė UNMIK-ut, se shqiptarėt me ēdo kusht do t’i detyrojė, tė udhėtojnė nė “ekskursionin politik” tė Vjenės, parapėlqehet qė Kuvendi i Kosovės me vendimin e tij, ta autorizojė ligjėrisht delegacionin shqiptar, qė tė mos i shfrytėzojė “biletat gratis” tė regjisė sė “shuttle diplomacy” tė Hari Holkerit, sepse ato, do tė jenė vetėm njėkahėshe, qė shpeijnė drejt nė Beograd, e jo nė Vjenė, kryeqytetin e Austrisė.
 

*Autori ėshtė bashkėpunėtor i “American Diplomacy”, North Carolina, SHBA.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.