|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 
 
 
 

   

E shtune 4 tetor 2003  

 
    

  Pėrmbajtja:

  • Nė Kosovė sot pasdite arrin Hollbruk: nesėr takimet me udhėheqėsit mė tė lartė

  • Presidentit Rugova pėrgėzoi Kancelarin Shrėder me rastin e Ditės sė Bashkimit Gjerman

  • Kreu i UNMIK-ut ka takuar presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova dhe kryetarin e PDK-sė Hashim Thaēi

  • Pėrfaqėsuesit e lartė tė NATO-s gjenerali Xhons dhe admirali Xhonson mbėshtesin dialogun Prishtinė – Beograd

  • Ministria e Shėndetėsisė dhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė oganizojnė fillimin e fushatės kundėr fruthit

  • Nė Prishtinė filloi punimet konferenca profesionale shkencore "Java farmaceutike e Kosovės"

  • Nė Nju Jork, njė grup tė rinjsh shqiptaro-amerikanė kanė filluar tė japin mėsimin e gjuhės shqipe

  • Shtetet e Bashkuara dhurojnė material shkollor pėr Shkollėn Rome nė Gjilan

  • Podujevė: OJQ ēeke “Qindkėmbėshja” dhuroi material shkollor pėr tė gjithė nxėnėsit e 12 shkollave

  • KKSHA i dėrgon letėr tė hapur kryetarėve tė partive politike shqiptare nė Mal tė Zi

  • dhe terrorizėm

  • Nė Manastir filloi procesi gjyqėsor kundėr Dilaver Bojkut pėr trafikimin e vajzave nga Evropa Lindore

  • Disa vende anėtare tė BE-sė kanė kėmbėngulur qė edhe Kosova tash ėshtė njė vend i sigurtė

  • Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė nė Bagdad, kurse njė tjetėr ėshtė plagosur

  • Nė Bagdad ėshtė vrarė njė shkencėtar, kurse ėshtė plagosur njė tjetėr

  • BE para bisedimeve tė vėshtira pėr kushtetutėn e parė evropiane

  • OKB kėrkon qė Uashingtoni tė bėjė njė ndryshim radikal tė projektrezolutės pėr Irakun

  • Trupat amerikane kanė shtėnė nė njė turmė tė ish-ushtarėve irakianė

 

  

Nė Kosovė sot pasdite arrin Hollbruk: nesėr takimet me udhėheqėsit mė tė lartė

   

Prishtinė, 4 tetor 2003 - Sot nė orėt e pasdites nė Kosovė arrin diplomati i shquar amerikan Riēard Hollbruk me njė grup prej 10 politikanėsh dhe analistėsh, nė mesin e tyre edhe ish-kryeadministratori i Kosovės Berard Kushner.

Sonte ėshtė paraparė njė darkė e pėrbashkėt me shefin e UNMIK-ut Hari Holkeri.

Ndėrkaq, nesėr Hollbruk do tė takohet me udhėheqėsit mė tė lartė tė institcioneve tė Kosovės dhe me liderė politikė.

 

    
Presidentit Rugova pėrgėzoi Kancelarin Shrėder me rastin e Ditės sė Bashkimit Gjerman
 
Prishtinė, 4 tetor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova i ka dėrguar Kancelarit tė Gjermanisė Gerhadr Shrėder njė mesazh urimi me rastin e 3 Tetorit, Ditės sė Bashkimit Gjerman, nė tė cilin thuhet:
 
"Me rastin e Festės Tuaj Nacionale, 3 Tetorit, Ditės sė Bashkimit Gjerman, nė emėr tė popullit tė Kosovės Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.

Dita e Bashkimit Gjerman ėshtė njė festė e madhe pėr vendin Tuaj dhe njė ngjarje me rėndėsi pėr botėn moderne. Rėnia e Murit tė Berlinit ishte moment me rėndėsi pėr komunikimin global dhe pėr lirinė e kombeve.

Nė kėtė ditė, Ju falėnderoj Ju dhe popullin gjerman pėr kontributin qė po jepni nė rindėrtimin dhe zhvillimin e vendit tim, Kosovės.

Nė tė ardhmen presim pėrkrahjen Tuaj nė njohjen formale tė Pavarėsisė sė Kosovės, si dhe thellimin e bashkėpunimit dhe tė miqėsisė midis dy vendeve tona", thuhet nė fund tė kėtij mesazhi tė Presidentiy Rugova dėrguar Kancelarit gjerman Shrėder.
 
 
Kreu i UNMIK-ut ka takuar presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova dhe kryetarin e PDK-sė Hashim Thaēi
 
Prishtinė, 4 tetor 2003 - Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri ėshtė takuar dje pasdite me dyer tė mbyllura me Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova dhe kryetarin e PDK-sė Hashim Thaēi, ndėrkaq lideri i AAK-sė Ramush Haradinaj nuk i ėshtė pėrgjigjur ftesės pėr ė marrė pjesė nė kėtė takim.
 
Ky takim ėshtė mbajtur nė pėrpjekje pėr tė siguruar pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės nė bisedimet me Beogradin mė 14 tetor 2003 nė Vjenė. Holkeri kishte ftuar tre liderėt nėnshkrues tė marrėveshjes pėr krijimin e qeverisė sė Kosovės vitin e kaluar.

Pas takimit Presidenti Rugova ka thėnė se biseda me z. Holkeri kishte tė bėnte me pėrgatitjet qė shefi i UNMIK-ut po bėn pėr fillimimin e bisedimeve ndėrmjet Kosovės dhe Beogradit pėr ēėshtje tė ndryshme teknike.

"Ne do tė vazhdojmė javėn e ardhshme tė punojmė nė kėtė plan me z. Holkeri dhe do tė vendosim pėr pėr ēėshtje tė tjera", ka thėnė Presidenti Rugova.

Ndėrkaq, kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi tha se vendimi pėrfundimtar pėr kėto bisedime do tė merret nė Parlamentin e Kosovės.
 
 
Pėrfaqėsuesit e lartė tė NATO-s gjenerali Xhons dhe admirali Xhonson mbėshtesin dialogun Prishtinė – Beograd
 
Prishtinė, 4 tetor 2003 - Komandanti suprem i NATO-s pėr Evropėn, gjenerali Xhejms Xhons vlerėsoi dje nė Prishtinė se situata e sigurisė nė Kosovė ėshtė pėrmirėsuar dukshėm nė katėr vjetėt e fundit, duke siguruar pėrkushtim tė mėtejmė tė NATO-s nė vend.
 
Ai ka mbėshtetur nismėn pėr fillimin e dialogut Prishtinė - Beograd, duke i vlerėsuar si shumė tė rėndėsishme kėto bisedime, duke siguruar pėrkrahje tė NATO-s nė kėtė proces. Ai nėvizoi se dėshtimi i bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit do tė ishte njė kthim prapa.

"Mendoj se kėto bisedime qė priten tė zhvillohen nė Vjenė janė shumė tė rėndėsishme pėr arsye se njerėzit ulėn pėr t'i diskutuar problemet aktuale. Ne mbėshtesim kėto bisedime dhe shpresojmė nė rezultate tė mirq", tha gjenerali Xhons.

Tė njėjtin mendim e kisht edhe komandanti i NATO-s pėr Evropėn admirali Gregori Xhonson. Ai ka thėnė se ky ėshtė njė avancim i natyrshėm, ngase njerėzit duhet tė ulėn nė tavolinė dhe tė bisedojnė, sepse problemet nuk zgjidhen ndryshe, tha admirali Xhonson.
 
 
Ministria e Shėndetėsisė dhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė oganizojnė fillimin e fushatės kundėr fruthit
 
Prishtinė, 4 tetor 2003 - Ministria e Shėndetėsisė dhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė sot nė Prishtinė organizojnė ceremoninė me rastin e fillimit tė fushatės kundėr fruthit, nė tė cilin do tė marrin pjesė edhe zyrtarėt mė tė lartė tė institucioneve vendėser dhe ndėrkombėtare.
 
 
Nė Prishtinė filloi punimet konferenca profesionale shkencore "Java farmaceutike e Kosovės"
 
Prishtinė, 4 tetor 2003 - Nė Prishtinė filloi punimet konferenca profesionale shkencore "Java farmaceutike e Kosovės". Nė kėtė takim u ritheksua nevoja pėr hapjen e njė laboratori pėr kontrollin e barnve. Nė kėtė konfrencė shkencore farmacistėt dhe mjekėt e Kosovės do tė njihen me risitė nė fushėn e farmacisė.
 
Kushti themelor profesional qė duhet plotėsuar dhe zbatuar farmacistėt ėshtė kujdesi farmaceutik ndaj pacientit u tha nė ditėn e parė tė kėsaj konference.
 
 
Nė Nju Jork, njė grup tė rinjsh shqiptaro-amerikanė kanė filluar tė japin mėsimin e gjuhės shqipe
 
Nju Jork, 4 tetor 2003 - Prej disa javėsh nė mjediset e Federatės Pan-Shqiptare VATRA nė Nju Jork, njė grup tė rinjsh shqiptaro-amerikanė kanė filluar tė japin mėsimin e gjuhės shqipe pėr fėmijėt shqiptarė tė moshave tė vogla. Tė rinj shqiptarė qė japin mėsim janė djem e vajza nga Shqipėria e Kosova, studentė tė universiteteve me tė njohura.

Kėta tė rinj janė gjithashtu themeluesit e njė shoqate tė quajtur Gjenerata e Re Shqiptare, e cila mbledh nė gjirin e saj mė sė shumti universitarė shqiptarė pa dallim moshe, me banim nė SHBA dhe vende tė tjera perėndimore.
 
Qė nga emri i shoqatės kuptohet se ata janė tė rinj tė cilėt duan qė tė pėrtėrijnė traditėn e mrekullueshme tė shoqatave patriotike shqiptare nė mėrgim, siē VATRA. Pėr kėtė ata i janė mirėnjohės mė sė pari Kryetarit tė Federatės Pan-Shqiptare VATRA, z. Agim Karagjozi.
 
 
Shtetet e Bashkuara dhurojnė material shkollor pėr Shkollėn Rome nė Gjilan
 
Prishtinė, 4 tetor 2003 – Zonja Marci Ris, shefe e Misionit pranė zyrės amerikane nė Prishtinė dhe gjeneral brigadieri Xheri Bek komandant i kampit "Bondstil", do tė vizitojnė Shkollėn Rome nė Gjilan tė hėnėn, 6 tetor.
 
Gjatė qėndrimit nė Gjilan, zonja Ris dhe gjenerali Bek do t'u prezentojnė fėmijėve pajisje arsimore pėr vitin e ri shkollor si dhe do tė vizitojnė klasėt e tyre, tė cilat sapo janė pajisur me banka dhe mobilje tjera, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės amerikane.

Zonja Ris ka deklaruar se "ky donacion i mobiljeve dhe pajisjeve shkollore ėshtė pjesė e njė kontributi mė tė madh qė populli amerikan e bėn pėr qytetarėt e Kosovės".
 
Ndėrkaq, pėrmes Departamentit tė Mbrojtjes tė SHBA-ve dhe kolegėve nga Kampi "Bondstil", njė ngarkesė e madhe e pajisjeve ėshtė dėrguar pėr nė Kosovė nga bazat ushtarake nė Gjermani pėr tė ndihmuar pajisjen e shkollave dhe klinikave shėndetėsore nė Kosovė.

Trupat amerikane nga kampi "Bondstil" poashtu kanė pajisur dy klasė tė tjera tė shkollės nė Bablak si dhe u kanė dhuruan dy klinikave shėndetėsore nė Kllokot dhe Ribnik pajisje pėr zyre dhe orendi. Vlera e pėrgjithshme e kėsaj ndihme ėshtė afėrsisht 100,000 dollarė amerikanė, thuhet nė kėtė njoftim.
 
 
Podujevė: OJQ ēeke “Qindkėmbėshja” dhuroi material shkollor pėr tė gjithė nxėnėsit e 12 shkollave
 
Podujevė, 4 tetor 2003 - Pas riparimit tė shkollės fillore nė Dobėrdol tė Podujevės nga KFOR-i ēeko-sllovak, OJQ ēeke "Qindkėmbėshja", e cila udhėhiqet nga humanistja Bella Grande Jensen, dhuroi edhe material shkollor pėr tė gjithė nxėnėsit e shkollės.
 
Nė riparimin e shkollės janė investuar 30 mijė euro, kurse humanistja Bella Jensen solli edhe material shkollor tė mbledhur nga 12 shkollat ēeke partnere me shkollat e Podujevės, thotė drejtori Tafil Thaēi.

KFOR-i sllovak poashtu i ka dhuruar shkollės njė kompjuter dhe njė makinė shkrimi. Mirėpo sipas kapitenit tė CIMIC-ut ēeko-sllovak Grande, Bella Jensen ka sjellė edhe njė sasi tė madhe tė materilait shkollor pėr tė gjithė nxėnėsit e kėtyre shkollave, dhuratė e nxėnėsve ēekė.
 
 
KKSHA i dėrgon letėr tė hapur kryetarėve tė partive politike shqiptare nė Mal tė Zi
 
Uashington, 4 tetor 2003 - Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) i ka dėrguar njė letėr tre kryetarėve tė partive politike shqiptare nė Mal tė Zi, zotėrinjve: Mehmt Bardhi, Ferhat Dinosha dhe Osman Rexha.
 
Nė kėtė letėr KKSHA i pėrkujton ata se fund tė Konferencės mbi ēėshtjen shqiptare nė Mal tė Zi, qė u organizua mė 24 e 25 qershor 2003, nė Uashington, bashkė me njė grup kishin marrė pėrsipėr tė shkruajnė KORNIZėn PėR PLATFORMEN POLITIKE PER DEFINIMIN E STATUSIT POLITIK TE SHQIPTAREVE NE MAL TE ZI.
 
Kjo platformė e re politike do tė duhej t'i dorėzohej administratės amerikane brenda 90 ditėve prej pėrfundimit tė konferencės. Nė letėr pėrkjtohet se afati i dorėzimit tė ketij dokumenti ishte 25 shtatori 2003, por deri mė sot nuk ka marre asnjė dokument apo sugjerim prej asnjėrės nga partitė politike shqiptare ėn Mal tė Zi.

"Do tė doja t'ju kujtoj se ne rregulluam pėr ju takime tek Shtėpia e Bardhe dhe Departamenti i Shtetit gjatė tė cilave ju i premtuat qeverisė amerikane se do t'ia dorezonit platformėn tuaj brenda 90 diteve.
 
Pėrvoja ime nė Uashington D.C. mė ka mėsuar se qeveria amerikane ka pak tolerancė ndaj mosrespektimit tė afateve dhe pėrgjegjėsive tė marra pėrsipėr", thuhet nė fund tė letrės tė nga Martin Vulaj, drejtor ekzekutiv i Kėshilli Kombėtar Shqiptaro- Amerikan.
 
 
Nė Vranjė ka filluar procedura hetimore kundėr 10 shqiptarėve tė dyshuar pėr veprimtari armiqėsore dhe terrorizėm
 
Vranjė, 4 tetor 2003 - Gjykata e qarkut nė Vranjė ka filluar procedurėn hetimore kundėr 9 shqiptarėve tė dyshuar pėr veprimtari armiqėsore dhe terrorizėm dhe pėr disa vepra tė tjera penale. Ndėrkaq, kundėr njė tė mituri A.R. (17) ėshtė paraqitur kėrkesa pėr fillimin e procedurės pėrgatitore.

Nė paraburgim nė burgun e Vranjės ndodhen: Faruk Esati e Naim Ramizi nga Tėrnoci i Bujanocit, si dhe katėr pjesėtarė tė policisė: Naser Sejdiu, Enis Shabani, Burhan Ibrahimi nga Tėrnoci dhe Agron Mehmeti nga Lluēani. Ndėrkaq nė arrati ndodhen Besim Tahiri, Ridvan Rashiti dhe Lirim Jakupi.

Sipas mediave serbe, tė gjitha ata thuhet se prej vitit 1999 e deri mė 2000 kanė qenė anėtarė tė UĒPMB-sė, kurse qė nga viti 2002 janė anėtarėsuar nė Armatėn Kombėtare Shqiptare (AKSH).
 
Poashtu ata akuzohen se kanė veprime terroriste dhe akte tė tjera dhune nė komunėn e Bujanocit. Si organizatorė tė grupit thuhet se kanė qenė Ridvan Rashiti, Faruk Esati dhe Naser Sejdiu.
 
 
Nė Manastir filloi procesi gjyqėsor kundėr Dilaver Bojkut pėr trafikimin e vajzave nga Evropa Lindore
 
Manastir, 4 tetor 2003 - Nė Manastir tė Maqedonisė ka filluar dje procesi gjyqėsor kundėr Dilaver Bojkut, i njohur me nofkėn "Leka" nga rrethi i Strugės. Ai po pėrballet me akuza, qė e ngarkojnė pėr trafikimin dhe detyrimin e disa vajzave nga vendet e Evropės Lindore qė tė kryejnė prostitucion. Ky ėshtė procesi i dytė gjyqėsor kundėr z. Bojku.
 
Herėn e parė ai ishte dėnuar me 6 muaj burg nga njė gjykatė e Strugės, por nuk kaloi gjatė nė burg, ngase ai arriti tė ikte dhe tė braktiste vendin. Mirėpo, me ndihmė e Interpolit z. Bojku e kthyen nė Maqedoni para pak muajsh.
 
 
Disa vende anėtare tė BE-sė kanė kėmbėngulur qė edhe Kosova tash ėshtė njė vend i sigurtė
 
Bruksel, 4 tetor 2003 - Ministrat e rendit dhe drejtėsisė tė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian gjatė njė takimi dyditor nė Bruksel arritėn pajtueshmėri pėr hartimin e njė liste tė pėrbashkėt tė tė ashtuqujturave vende tė sigurta, qytetarėve e tė cilave nuk kanė mė shansė pėr tė fituar tė drejtėn e strehimit politik nė shetet perėndimore.
 
Por nė tė njėjten kohė ata nuk arritėn tė dakordohen rreth kritereve nė tė cilat duhet tė bazohet cilėsimi si vend i sigurt. Megjithatė me njė listė paraprake tė vendeve nė tė cilat situata e brendshme politike dhe shkalla e respektimit tė tė drejtave tė njeriut konsiderohet si e mjaftueshme qė kėrkesa e kandidatėve tė hedhet poshtė automatikisht. Nė pėrpilimin e njė liste tė tillė ėshtė ngarkuar Komisioni Evropian.

Burime nga selia e Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Evropian nė Bruksel bėjnė tė ditur se ministrat e rendit dhe tė drejtėsisė tė vendeve anėtare, kanė vendosur Shqipėrinė, Maqedoninė, Serbinė e Malin e Zi si vende tė sigurta.
 
Ndėrkaq, disa vende tė BE-sė kanė kėmbėngulur, qė edhe Kosova tash ėshtė njė vend i sigurtė pėr tė gjithė popullatėn shqiptare, qė jeton kėtu. Kjo do tė thotė se qytetarėve tė kėtyre vendeve do t'i refuzohen kėrkesat pėr strehim politik nė vendet e Bashkimit Evropian.
 
 
Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė nė Bagdad, kurse njė tjetėr ėshtė plagosur
 
Bagdad, 4 tetor 2003 – Gjatė njė sulmi me njė granatė raketore dhe me armė tė vogla zjarri mbi njė patrullė ushtarake amerikane nė Bagdad ėshtė vrarė njė ushtar amerikan, kurse njė tjetėr ėshtė plagosur, ka bėrė tė ditur sot (e shtunė) njė zėdhėnės ushtarak amerikan, njofton Rojter.
 
Ai ka thėnė se ushtari ėshtė vrarė mbrėmė vonė dhe nė kėtė mėnyrė numri i ushtarėve tė vrarė amerikanė arrin nė 85, qė kur mė njė maj Uashingtoni ka shpallur tė pėrfunduar luftėn nė Irak.
 
 
Nė Bagdad ėshtė vrarė njė shkencėtar, kurse ėshtė plagosur njė tjetėr
 
Uashington, 4 tetor 2003 – Dy shkencėtarė irakianė janė qėlluar me armė zjarri nė Bagdad pasi kishin biseduar me ekipin pėr kėrkimin e armėve tė shkatėrrimit nė masė nė Irak, ndaj edhe tė tjerėt besohet tė jenė nė rrezik nėse bashkėpunojnė nė kėrkimin e armėve, ka deklaruar shefi amerikan i inspektorėve tė armėve, Dejvid Kej, njofton Rojter.
 
Njė shkencėtar ėshtė "atentatuar disa orė pas takimit" me njė anėtar tė ekipit tė armėve dhe ėshtė vrarė vėtėm me njė tė shtėnė nė shpinė afėr apartamentit tė tij dhe s'ka pasur shenja tė plaēkitjes, ka thėnė Kej. Tjetri shkencėtar, i cili ka qenė "vėrtetė i artė pėr ne" ėshtė qėlluar gjashtė herė, por ka shpėtuar, ka thėnė ai. Kej ka refuzuar t'i tregojė emrat.
 
 
BE para bisedimeve tė vėshtira pėr kushtetutėn e parė evropiane
 
Romė, 4 tetor 2003 - Udhėheqėsit e 25 vendeve evropiane janė mbledhur nė Romė pėr tė filluar negociatat pėr kushtetutėn e parė evropiane. Ata do tė pėrpiqen qė tė arrijnė nė njė qėndrim tė pėrbashkėt lidhur me projekt-kushtetutėn, e cila ėshtė pėrpiluar pėr t'u pėrballur edhe me zgjerimin e ardhshėm tė Bashkimit Evropian.

Pjesa mė e madhe e projektkushtetutės pritet qė tė miratohet nė muajt e ardhshėm, ndėrsa bisedimet pritet tė fokusohen nė atė se kush e ka pushtetin dhe kush ushtron influencėn nė Bashkimin Evropian.
Disa nga vendet e vogla kanė frikė se nuk do tė mund tė ngrejnė mė zėrin e tyre dhe pėr kėtė qėllim janė kundėr disa prej poropzimeve.

Italia, vendi mikėpritės, dėshiron qė negociatat tė pėrfundojnė nė fund tė vitit, pikėrisht atėherė kur ajo merr edhe presidencėn e rradhės tė BE-sė.

Por analistėt parashikojnė se bisedimet mund tė vazhdojnė deri vitin e ardhshėm, sepse tė gjithė udhėheqėsit duan mė tė mirėn pėr vendet e tyre.
 
 
OKB kėrkon qė Uashingtoni tė bėjė njė ndryshim radikal tė projektrezolutės pėr Irakun
 
Nju Jork, 4 tetor 2003 - Zyrtarė tė OKB-sė kanė ritheksuar qėndrimin se organizata nuk do tė luajė asnjė rol politik nė tė ardhmen e Irakut, nėse SHBA-ja nuk rishikon planet nė Irak.
 
Duke folur para gazetarėve njė zyrtar i lartė i OKB-sė, tha se Uashingtoni duhet tė bėjė njė ndryshim radikal tė projekt-rezolutės pėr Irakun, nėse dėshiron qė Kombet e Bashkuara tė jenė tė pėrfshira nė operacionet humanitare nė Irak.

Kėto vėrejtje reflektojnė kritikat e paradokohshme qė u bėnė nė adresė tė rezolutės prej Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan.

Sipas BBC-sė, kjo ėshtė njė ngjarje e rrallė qė OKB-ja tė shprehė njė qėndrim kaq kundėrshtues ndaj planeve tė bėra nga njė prej anėtarėve tė saj.
 
 
Trupat amerikane kanė shtėnė nė njė turmė tė ish-ushtarėve irakianė
 
Bagdad, 4 tetor 2003 – Trupat amerikane kanė hapur zjarr sot (e shtunė) duke shtėnė nė ajėr pėr tė shpėrndarė njė turmė tė zemėruar tė ish-ushtarėve irakianė dhe kėshtu kanė plagosur disa syresh, kanė thėnė dėshmitarėt, njofton Rojter. Ata ishin mbledhur nė Bagdad pėr tė marrė pagat e ndihmave. Zėdhėnėsja ushtarake amerikane ka thėnė se ende s’ka informacione lidhur me incidentin.

 


  |  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.