OPINIONE

   
4.10.2003 - Trepca.net

Gazetės "Koha ditore" pėr rubrikėn "shprehu"

Kultura e mikpritjes dhe mikpritja e pakulturuar – romėt nga Shqipėria


 
Londėr, (Britania e Madhe), 4 tetor 2003 / Faton ABDULLAHU
  
Kosova pothuajse asnjėherė nuk ka qenė vend ku tė huajt kanė parapėlqyer tė vendosen pėr tė jetuar, qė aty ta kėrkojnė fatin e vet, tė kėrkojnė njė jetė mė tė mirė. Nė tė vėrtetė Kosova ėshtė vend prej tė cilit pėr kohė tė gjatė dhe vazhdimisht, njerėzit e lindur e rritur aty, kanė ikur, janė larguar pėr tė kėrkuar gjetiu njė jetė mė tė sigurtė, mė tė mirė. Shkaqet dhe arsyet i dimė tė gjithė. Kėshtu ne jemi bėrė populli qė zė njė nga vendet e para nė planetė pėr nxjerrje tė refugjatėve.
 
Me kėtė deshėm apo jo, aq mė pak e pranuam krejt apo jo i kemi shkaktuar telashe tė shumta dhe nga mė tė nduarnduarta, dhjetra shteteve jo vetėm evropiane. Edhe pse ekziston edhe e vėrteta tjetėr e medaljes, e vėrtetė e madhe ėshtė se me qindra mijėra tė rinjė dhe jo vetėm tė rinjė shqiptarė, janė pritur mirė dhe me korrektėsi dhe kanė gėzuar shumė beneficione dhe vazhdojnė t’i gėzojnė edhe shumė tė tjera edhe sot e kėsaj dite.
 
Tani pas kthesave tė mėdha dhe me sa di unė pėr herė tė parė nė kėtė trajtė, sikur disa nga kėto telashe po na kthehen. Rrugėve tė Kosovės shihen romėt nga Shqipėria dhe nė kėtė vend si duket parapėlqejn tė jetojnė e punojnė edhe disa tajlandez dhe kurd. Ka diēka tė veēantė nė kėtė fenomen tė ri. Kėta tė ardhur, nuk janė kolonialist serb a malazez, ardhacak qė ndihmohen nga shteti i Serbisė, fenomen ky i pėrsėritur nė kohra tė ndryshme qė nė Kosovė njihet mirė, pėr dallim, ata janė emigrant, thjesht ata janė refugjatė social, por edhe politik, qė kanė vendosur tė vijnė nė Kosovė, ta provojnė fatin pėr nje jetė mė tė mirė.
 
 
A janė ata shėmti e rrugėve tona ?
 
Tash sa kohė, pėr romėt qė po vijnė nga Shqipėria, nė Kosovė nuk thuhen fjalė tė mira, bile as nuk shkruhen shkrime tė mira. Ekzistojnė plotė mendime brengosėse, qė mund t’i dėgjosh shpesh, se numri i tyre do tė rritet edhe mė shumė, se dikush po i sjell nė Kosovė me qėllime jo vetėm pėrfitimi, por edhe politike.
 
Dėgjohet tė thonė se ata po na i shėmtojnė rrugėt, se ata po bėjnė vjedhje nga mė tė ndryshme, se nuk kemi kurrfarė dobije qė ti kemi kėtu dhe ajo e fundit se ata duhet tė largohen sa mė shpejt nga Kosova dhe sa mė shpejt duhet tė ndėrmerret diēka qė tė ndalet ardhja e tyre. Nė tė gjitha kėto na pėlqej apo jo, ka qasje diskriminuese dhe shumė refuzime krejt tė pakulturuara, ka jo pak edhe racizėm. Njė mik i imi, deri sa isha kėsaj vere nė Prishtinė, shkoj edhe mė larg, tha se Kosova ėshtė parajs pėr minoritete, prandaj romėt e Shqipėrisė vijnė kėtu sot, qė nesėr tė gėzojnė tė drejtat e mėdha qė i kanė ata vendas. Besom, mė thoshte ai me bindje, do tua shohim sherrin edhe politikisht, qe jemi gjallė! Tek po lexoj e dėgjoj shkrimet dhe mendimet e tilla, natyrshėm mė shkon mendja tek mijėra tė rinjė shqiptarė nė vendet nga mė tė ndryshme tė botės.
 
Sikur tė priteshim ne kėshtu, vuajtjet tona do tė merrnin pėrmasa tragjike. Tė gjithė refugjatėt shqiptarė janė ndier si kėta romė sot rrugėve tė Kosovės dhe tė gjithė ata sidomos nė fillimet e jetės nė dhe tė huaj, kanė bėrė jetė jo rrallė, si tė kėtyre romėve. Askush nuk e di mė mirė se refugjatėt shqiptarė nė Evropė e gjetiu, se sa tė ithta e tė dhembshme mund tė jenė qasjet dhe ofendimet e kėsaj natyre dhe sipas njė logjike askush mė me dhemshuri dhe mė me gatishmėri se familjet e tyre dhe vetė ata qė janė kthyer nė Kosovė, nuk do tė duhet ta shtrinin dorėn e ndihmės gjithė atyre qė vendosin tė vijnė nė Kosovė pėr tė jetuar, pavarėsisht se a janė tajlandez, filipinez, kurd, romė apo ēfardo tjetėr. Por e vėrteta nuk del kėshtu.
 
Nė tė vėrtetė nuk duhet tė jetė relevante se kush i sjell ata nė Kosovė, as tė tjerret kjo ēėshtje deri nė paranojė politike, nuk ėshtė relevante se a vjedhin disa prej tyre, se sa do tė vijnė e sa do tė rijnė, kryesorje ėshtė se ata duhet tė priten me zemėrgjėrėsi, se ata duhet tė ndihmohen. Ėshtė e lehtė tė jesh mikpritės dhe tė sillesh mirė ndaj njė zyrtari amerikan nė Kosovė, ushtaraku spanjoll apo ndonjė ndėrkombėtari tjetėr, ėshtė e vėshtirė tė jesh i tillė me njė rom nga Shqipėria, apo njė kurd nga Iraku. Pothuajse gjithmonė refugjatėt janė pėr shumė ēka nėn nivelin e qytetarėve tė vendit ku vendosen.
 
Pėr mė shumė tė shpeshtėn ata flasin gjuhė tjetėr, kanė fe tjetėr, ngjyrė tjetėr, dhe shumė ēka qė ėshtė e huaj dhe ndryshe. Gjithmonė pėr vendasit kjo ėshtė sfidė e madhe, pėr kulturėn e mikėpritjes, posaēėrisht. Gjithashtu ėshtė plotėsisht e sakt se ne, pėr dallim prej vendeve qė strehojn sot numėr tė madh refugjatėsh, nuk jemi shtet, se nuk i kemi vetė punėt mirė jo vetėm ekonomikisht, se Kosova ėshtė shumė e populluar e tė tjera tė ngjajshme, por aq sa mundemi edhe qytetarėt edhe institucionet, jetėn e kėtyre njerėzve, qė askush nuk i pėrkdheli dhe gjithkush nė ēdo cep tė Evropės i sheh dhe trajton me pėrbuzje, do tė duhej ta bėjmė mė pak tė dhemshme.
 
 
E ardhmja e fėmiut nė strajcė
 
Mendoj se nuk ėshtė aspak e tepėrt tė mendohet e tė merret parasysh e vėrteta humane dhe racionale se, po tu afrua ndihma kėtyre njerėzve, ata nuk do tė jenė shėmti e rrugėve tona, po u ndihmuan, ata nuk do tė jenė tepricė qė duhet tė refuzohet, se ata kėshtu nė njė tė afėrme do tė kthehen nė qytetarė tė vyeshėm e tė dobishėm tė Kosovės. Se tė nesėrmen ata fėmijė qė sot barten nė strajca tė nėnave tė veta, mund tė bėjnė punė tė mira pėr Kosovėn, mu ashtu sikundėr shumė tė rinjė e fėmijė shqiptarė qė kanė shkuar nė Evropėn perendimore e janė kthyer nė qytetarė tė mirė e tė dobishėm nė fusha tė ndryshme tė jetės atje.
 
Trajtimi qė sot po i bėn Kosova kėtyre njerėzve, posaēėrisht ai institucional, ėshtė i papranueshėm dhe shpjegohet sipas njė kodi tė vjetėr moral, qė mund tė pėrmblidhet nė njė thėnjė: kur nuk ta di hallin sot hallexhiu i djeshėm, hallet do tė rriten. Kjo akuzė pėrthekon dimensione edhe mė tė gjėra, nėse merret parasysh se edhe sot e kėsaj dite, jo pak refugjatė shqiptarė nga Kosova, refuzojnė me ēdo kusht e me ēdo ēmim tė kthehen nė Kosovė. Ditė mė parė, njė mik i imi i cili punon pėrkthyes nė Londėr, mė tregoj se si njė grua shqiptare nga Kosova, me tė dėgjuar lajmin nė lokalet e “Home Office”-it se rasti iu ėshtė refuzuar dhe tani duhet tė kthehet nė Kosovė, para oficerit britanez, fillon tė bėrtas me tė madhe, fillon tė shaj, tė qaj para fėmijėve tė vet, me tė vetmin arsyetim se ajo nuk guxon tė kthehet nė Kosovė.
 
Lėnda e saj ka njė arsyetim tė sajuar me kujdesin neveritės tė mbrojtsit (ajo nuk ėshtė e vetme me arsyetime tė tilla) ku thuhet se ajo dhe burri i saj ndiqen nga disa anėtarė tė TMK-sė, ish pjestarė tė UCK-sė, sepse burri i saj duke qenė pjestar i UCK-sė paska bojkotuar gjatė luftės duke refuzuar tė vras kundėrshtarėt. Jam i sigurt se po tė dėgjohen romėt e Shqipėrisė, por edhe tė tjerėt, e duket se ata nuk po I dėgjo askush, nuk do tė dinė tė bėjnė sajesa, as dėme tė tilla. Ata janė tė mjerė si gjithė refugjatėt e kėsaj bote qė nuk trajtohen mirė nė vendin e vet, ata kanė njė gjuhė, njė ngjyrė, njė kulturė, atė tė vuajtjes dhe njė qėllim tė vetėm, njė jetė mė tė denjė, obligimi nė rend tė parė bije mbi institucionet e Kosovės.
 
Ka edhe njė ēėshtje qė dikush mund ta ngreh kur bėhen tė tilla krahasime sikundėr i bėra unė mė lartė. Do tė thotė dikush, ne shqiptarėt ishim nė hallė tė madh kur dolėm refugjatė, krahasimet me romėt dhe tė tjerėt janė tė paqėndrueshme, ne ishim tė rrezikuar deri nė shfarosje. Mirėpo a nuk janė nė zor edhe romėt nga Shqipėria. Fundja pėr dallim nga grekėt qė janė minoritet i pėrkdhelur, kjo nuk mund tė thuhet edhe pėr jevgėt sikundėr i quajn atje. Kjo ėshtė edhe njė arsye mė shumė qė duhet tė na bėj tė mendojmė ndryshme, qė kur fėmiju rom tė afrohet tė na kėrkoj lėmosh, para se t’i japim dhjetra fjalė ofenduese, t’ia shtrijmė dorėn e ndihmės, dhe tė mendojmė e bėjmė mė shumė pėr tė ardhmen e tij.
 
 
Me respekt
Faton Abdullahu - Londėr
e-mail: fatonabd@aol.com


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.