OPINIONE

   
3.10.2003 - Trepca.net

Kosova ka nevojė pėr njė adminitrat edhe mė efektive


 

3 shtator 2003 / Zef AHMETI

Hapje e temės

Shteti i Republikės sė Kosovės, pėr arsye tė njohura tė tensioneve politike tė kohės, nuk ka mundur qė tė zhvilloj administrim shtetėror. Pas shpėrthimit tė luftės, pėrkatėsisht me mbarimin e saj administratėn e morėn nė duart e tyre Qeveria e Pėrkohshme e Kosovės, qė udhėhiqej dhe kontrollohej nga krahu i atyre qė thonė se janė i luftės e qė u vunė kundėr shtetit tė shpallur tė Kosovės, duke mos i njohur kushtetutėn e Kaēanikut. Gati e tėrė administrata komunale, edhe pas zgjedhjeve lokale, ende administrohet nga njerzit qė e quajtėn vetėn krahu i luftės, edhe pse ata nė zhgjedhjet demokratike humben.

Akuzat

Administrata e kėtij krahu tė majtė ka kritikuar administratėn e Kombeve tė Bashkuara dhe ėshtė ankuar pėr munges kompetencash. Por shtohet pyetja, ata qė kishin zėnė poste nė stukturat komunale, konkretisht nė administratė  tė komunave, sa ishin ata kompetent dhe sa janė edhe sot prej tyre kompetent?! Para se tė akuzojmė Administratėn e OKB-sė nė Kosovė ne duhet tė jemi sė pari vetkritik.

Nė Kosovė shqiptarėt kanė pushuar tė bėjnė punė administrative njė dekadė tė tėrė. Edukimi komunist i administratės qė ka pas Kosova, pushoi 10 vite, mėpastaj gjeneratat e reja nuk patėn rast tė ushtrojnė profesionet e tyre. Dhe tani pas luftės, kemi njė mish-mash administrat vendore si nė aspektin ideologjik dhe tė kualifikimit tė tyre. Nėpunės administrativ me edukatė komuniste dhe formė komuniste tė tė menduarit dhe vepruarit, me elemente autoritare. Kėta i trajtojnė postet ashtu si janė trajtuar edhe nė komunizėm. Por jo, demokracia e don tjetrėn. Ajo e don pėrgjegjėsinė, besimin dhe besueshmėrinė, qė administrata tė jetė nė shėrbim tė popullit. Kjo pjesė e administratės nuk i njef elementet kryesore, pėrkatėsisht parimet kryesore juridike tė sistemit adminitrativ demokratik. Pjesa tjetėr ėshtė e papėrvojė qė ka nevoj poashtu qė tė edukohet me parimet themelore tė administrimit. Shumė prej kyte kanė mangėsi intelektuale, professionale, duke ia bashkangjitur edhe sjelljet arrogante qė kanė ata. Demokracia don vepra.

Edukimi i mėtutjeshėm

Pėr njohjen e njė shteti nė tė drejtėn publike ndėrkombėtare pėrveē elementeve klasike tė krijimit tė shtetit, sot kėrkohet dhe efektiviteti i pushtetit. Dhe kėtu vijmė te pyetja: si qėndron efektiviteti i pushtetit nė Kosovė?! Njė pėrgjigje do tė ishte se ky pushtet ėshtė i kufizuar dhe pjesėt kryesore kompetencave  qėndrojnė te administrata e UNMIK-ut. Ti lėm me nje anė kėto kompetenca dhe tė kalojmė te ato qė i kanė sot vendorėt. Sa ėshtė efektiv ai pushtet qė ka nė dorė administrata vendere?! Sa  pranohet hierarkia kosovare, duke filluar nga niveli mė i ulėt administrativ e deri te ai mė i larti. A dėgjohen mė shumė urdhėrat qė vijnė nga partitė, apo ligji dhe strukturat qė duhet tė respektohen. Sa repektojnė nėpunėsit komunal, simpatizant tė njė krahu politik, qeveritė komunale qė udhėhiqen nga partitė e kundėrta? 

Qeveria e Kosovės duhet tė formoj njė Komision nė kuadėr tė Kosovės qė tė merret me njė studim gjendjes sė administratės nė rangun Komunal, tė paraqes raport pėr secilėn Komunė, sukseset, e mė shumė magėsit qė duhet tė pėrmirėsohen nė mėnyrė urgjente. Poashtu, administrata lokale duhet tė edukohet mėtutje me kurse plotėsuese. Vijimi nė kėto kurse duhet tė jetė i detyrueshėm pėr secilin qė punon nė administratė.

Problemet dhe zgjidhja e problemeve tė caktuara nė njė Komunė tė trajtohen si shembuj pėr komunat tjera, nėse ato preferohen, tė shkėmbehen pėvojat. Me aftėsimin e stafit administrativ, gjithnjė duke iu bėrė me dije se ligji qėndron mbi tė gjithė, duhet tė provokohen edhe ankesat dhe nėse ka nevoj edhe procedurat gjyqėsore nga nėpunėsit vendor, nėse lind konlflikt lidhur me kompetenca, edhe kundėr administratės komunale tė UNMIK-ut qė tė qartėsohen kompetencat. Dhe n ėse mbesim vetėm te thėnia se kemi kompetenca tė kufizuara, kjo nuk ėshtė zgjidhje. Duke filluar nga baza, nivelit mė tė ulėt administrativ e deri te ai qendror, administrata e UNMIK-ut duhet tė lihet para aktit tė kryer, e atėhere duhet tė kėrkohen kompetencat me kėmbėngulje duke e argumentuar aftėsitė vepruese, por asesi duke i krahasuar administratėn e UNMIK-ut me atė tė regjimit Millosheviq.

Dhe nėse nė njė komunė vetėm pesė gjashtė pėrfaqėsues tė parlamentit komunal marrin seriozisht temat e rendit tė ditės e tė tjerėt fare nuk kanė “haber” se pėr ēka ėshtė fjala, atėherė si mund tė gjykojmė UNMIK-un?! Puna efektive e komunave, e bėn edhe mė efektiv nivelin qendror tė admninistrimit. Dhe efektiviteti i pushtetit, tregon edhe aftėsinė pėr tė qenė shtet. Dhe nėse njė krah politik ende edhe sot asnjėherė nuk e kanė thirrur (marrė nė gojė)  Kryetarin e Kosovės, pėrshkak tė tendecės pėr ta injoruar, mohuar dhe mosrespektuar atė si Kryetar vetėm pse nuk i takon linjės sė tyre politike, atėherė?

( Zef Ahmeti, fundi i shtatorit 2003.)


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.