3.10.2003 - Trepca.net

Administratori Holkeri zhvillon takime pėr tė siguruar pjesmarrjen nė bisedimet Prishtinė-Beograd


 

3 tetor 2003  / "Zėri i Amerikės"

Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Harri Holkeri, ėshtė takuar nė orėt e pasditės me dyer tė mbyllura me presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova dhe kryetarin e Partisė Demokratike, Hashim Thaci, nė pėrpjekje pėr tė siguruar pjesmarrjen e pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė Kosovės nė bisedimet me Beogradin pėr zgjidhjen e cėshtjeve teknike tė interesit tė dyanshėm.

Pas takimit dy pėrfaqėsuesit politik shqiptar thanė se kėshillimet do tė vazhdojnė edhe gjatė ditėve tė ardhshme.

Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaci, tha se vendimi pėrfundimtar do tė merret nė Parlamentin e Kosovės. Kėshillimet e sotme, pasuan shtyrjen e debatit rreth kėsaj cėshtjeje pėr seancėn e ardhshme tė Parlamentit pėr shkak tė mospajtimit tė deputetėve qė t’i japin dritėn e blertė qeversiė sė Kosovės, pėr pjesmarrje nė bisedime.

Nė takim nuk morri pjesė kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, partia e tė cilit ka kundėrshtuar fillimin e kėtyre bisedimeve nė gjendjen aktuale nė tė cilėn ndodhet Kosova.

Nderkaq, komandanti i trupave tė NATO-s pėr Evropėn, gjenerali amerikan James Jones, tha sot nė Prishtinė, se dėshtimi i bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit do tė ishte njė kthim prapa.

Gjatė ceremonisė sė ndėrrimit tė komandės sė forcave paqėruajtėse nė Kosovė, ai dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė tė aleancės thanė se NATO-ja mbėshtetė nė tėrėsi nismėn pėr fillimin e bisedimeve, ndėrsa pėrsėriten qėndrimin se kjo aleancė mbetet fuqishėm e pėrkushtuar ndaj misionit tė saj nė Kosovė.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.