- Podujevė: OJQ “Qindkėmbėshja” dhuroi material shkollor pėr tė gjithė nėnėsit e 12 shkollave partnere ēeko-shqiptare

   
3.10.2003 - Trepca.net

Kryetari Veliu ftohet ta vizitojė Gjermaninė nga Federata e Futbolit Shqiptar nė Gjermani


 
Podujevė, 3 tetor 2003 (TN) -  Kryetari i komunės sė Podujevės Agim Veliu priti sot njė delegacion tė sportistėve shqiptarė nga Gjermania tė udhėhequr nga Kryetari i Federatės sė Futbollit Shqiptar nė Gjermani Ruzhdi Statovci, trajneri i FC “Kosova” Muhamet Vokrri, karateisti i njohur Enver Cakiqi dhe pėrfaqėsuesi i KF “Besiana” Xheladin Behluli.
 
Kryetari Veliu duke iu dėshiruar mirėseardhje futbollistėve dhe sportistėve shqiptarė nga Gjermania i njoftoi pėr tė arriturat nė komunėn e Podujevės si dhe ndihmėn qė komuna po jep pėr zhvillimin sportit nė pėrgjithėsi. Ai i njoftoi delegacionin nga Gjermania edhe pėr vizitėn qė i bėri Manēesterit dhe takimin qė pati me menagjerin e KF “Manēester United” ser Alex Ferguson.
 
Ndėrkaq z. Ruzhdi Statovci e njoftoi kryetarin Veliu me punėn qė po bėhet me sportistėt e rinjė shqiptarė qė jetojnė nė Gjermani, disa prej tė cilėve luajnė edhe nė Bundesligė nė klubet pėr grupmoshat 14 vjeē. “Qėllimi i vizitės ėshtė qė ta njoftomė kryetarin e komunės me punėn e pėrkushtueshme, disiplinėn dhe pėrpjekjet tona qė ta afirmojmė futbollin dhe sportin kosovar”, pohoi Stativci.
 
Ish futbollisti i KF “Llapi” Muhamet Vokrri falėnderoi kryetarin Veliu pėr pėrkrahjen qė po i jep sportit si dhe veēanėrisht pėr ndarjen e trollit pėr ndėrtimin e fushės sė futbollit pėr KF “Besiana”. “Nė Gjermani veprojnė 26 klube qė mbahen nga biznesmenėt shqiptarė, prandaj ne ju ftojmė qė tė na vizitoni, tė takohemi bashkėrisht pėr tė biseduar pėr mundėsitė e pėrbashkėta qė do ta avansojnė sportin dhe futbollin jo vetėm nė Podujevė por edhe nė Kosovė”, i deklaroi Vokrri kryetarit Agim Veliu.
 
Nė shenjė falėnderimi pėr kontributin qė komuna po jep pėr futbollin llapjan dhe sportin z. Statovci i dhuroi mirėnjohje kryetarit Veliu i cili pranoi me kėnaqėsi ftesėn pėr ti vizituar shqiptarėt nė Gjermani dhe sportistėt. Kryetari Veliu u ftua qė tė mar pjesė nė ndeshjen revyale nė mes tė FC “Kosova” nga Gjermani me KF “KEK”-un si dhe premtoi pėrkrahjen e vazhdushme pėr sportin dhe tė rinjtė llapjanė.
 

 
OJQ “Qindkėmbėshja” dhuroi material shkollor pėr tė gjithė nėnėsit e 12 shkollave partnere ēeko-shqiptare
 
Podujevė, 3 tetor 2003 (TN) -  Drejtori i shkollės fillore “Jetullah Gashi” nė Dobėrdol tė Podujevės njoftoi sot se pos riparimit tė shkollės qė bėri KFOR-i ēeko-sllovak, OJQ “Qindkėmbėshja” e cila udhėhiqet nga humanistja Bella Grande Jensen dhuroi edhe material shkollor pėr tė gjithė nxėnėsit e shkollės sė Dobėrdolit.
 
“Nė pėrurimin e shkollės sė renovuar ku janė investuar 30 mijė euro, humanistja e madhe dhe udhėheqėsja e organizatės Qindkėmbėshja zonja Bella Jensen solli edhe material shkollor tė mbledhur nga 12 shkollat ēeke partenere me shkollat e Podujevės”, deklaroi drejtori Tafil Thaēi.
 
Ai pohoi se renovimi i shkollės i kryer nga KFOR-i ēeko-sllovak pėrshiu ndėrrimin e kulmit, riparimin e dritareve, gėlqerosjen, ndėrimin e pajisjes elektrike, etj. Z. Thaēi tha se KFOR-i sllovak poashtu i ka dhuruar shkollės njė kompjuter dhe njė makinė shkrimi.
 
Mirėpo sipas kapitenit tė CIMIC-ut ēeko-sllovak Grande Bella Jensen ka mbledhur material shkollor nga 12 shkollat ēeke qė janė partnere tė 12 shkollave nga Podujeva dhe me rastin e pėrurimit ka sjellė edhe njė sasi tė madhe tė materilait shkollor pėr tė gjithė nxėnėsit e kėtyre shkollave, dhuratė e nxėnėsve ēekė.
 
Do theskuar se me rastin e pėrurimit tė shkollės sė Dobėrdolit pos autoriteteve tė larta tė KFOR-it ēeko-sllovak mori pjesė edhe zv. shefi i Shtabit tė Shtatmadhorisė sė Armastės Ēeke gjenerali Emil Pupish, zv. kryetari i komunės Agim ikaj dhe nxėnės e prindėr tė shumtė tė Dobėrdolit dhe rrethinės.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.