|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 
 
 
 

   

E premte 3 tetor 2003 

 
   

  Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova dekoroi sot gjeneral Fabio Minin me "Medaljen Ushtarake nė Shėrbim tė Paqes dhe Lirisė"

  • Rugova: Klinika e Otorinolaringologjisė pėr 30 vjet ka qenė nė shėrbim tė shėndetit tė popullit tė Kosovės

  • Nė njė ceremoni ushtarake u bė ndėrrimi komandės sė KFOR-it - Kamerhof zėvendėson Minin

  • Holkeri thotė se pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut janė nė anėn e Kosovės

  • Forumi i Gruas i LDK-sė thekson tė domosdoshme nxjerrjen e ligjit zgjedhor nga Kuvendi i Kosovės

  • Njė delegacion parlamentar i Kosovės nė Sarajevė

  • Nė Gjakovė i zhvillon punimet simpoziumi dyditor kushtuar pemėtarisė dhe vreshtarisė

  • BE edhe njėherė ka porositur se Prishtina pa ngurrim duhet tė pranojė fillimin e bisedimeve me Beogradin

  • Nesėr nė Kosovė arrin ish-diplomati amerikan Riēard Hollbruk

  • Sot nė Prishtinė do tė mbahet ceremonia solemne e ndėrrimit tė komandantit tė pėrgjithshėm tė KFOR-it

  • Shtefan Lehne tha se shtyrja e bisedimeve Prishtinė - Beograd do tė krijojė shumė frustrime e destruktivitet

  • E. Busek pėrkrah bisedimet dhe kėrkon integrimin e Kosovės nė sistemin energjetik tė Evropės Juglindore

  • Nė Tiranė vdiq kompozitori i mirėnjohur Tish Daija

  • Janė arrestuar 7 shqiptarė nga rrethina e Bujanocit

  • Xh. Robertson tha se puna kryesore qė duhet bėrė nė Maqedoni ėshtė zbatimi i tėrėsishėm i Marrėveshjes sė Ohrit

  • .Ali Ahmeti ka thėnė para ambasadorėve tė NATO-s se pavarėsia e Kosovės siguron njė Maqedoni shumė mė stabile

  • Sipas OSBE-sė, fushata zgjedhore ka qenė e qetė nė Shqipėri

  • Papa Gjon Pali II ndodhet afėr vdekjes

  • Nė njė shpėrthim nė njė xhami nė Filipine kanė humbur jetėn tė pakten dy vetė

  • Nė Kabul janė vrarė dy paqeruajtės kanadezė dhe janė plagosur edhe tre tė tjerė

  • Njė shpėrthim nė njė anije bartėse nė Vietnam ka shkaktuar vdekjen e tė pakten dy vetėve

  • Raporti pėr armėt - para Kongresit

  • Anan kritikon propozimet e reja amerikane pėr Irakun

  • Njė person i armatosur nė Karaēi ka vrarė 5 vetė, kurse ka plagosur edhe 7 tė tjerė

  • Njė shpėrthim nė Afganistan ka shkaktuar vdekjen e tė pakten 7 personave

  • Njė person i armatosurnė Karaēi ka vrarė 4 vetė, kurse ka plagosur disa tė tjerė

  • Kryeministri suedez ka emėruar ministren e re tė Jashtme, nė vend tė Ana Lindit

 

 
 
Presidenti Rugova dekoroi sot gjeneral Fabio Minin me "Medaljen Ushtarake nė Shėrbim tė Paqes dhe Lirisė"
 
 
Prishtinė, 3 tetor 2003 - Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, e dekori sot me Medaljen Ushtarake gjenerallejtnant Fabio Minin, komandant i deritanishėm i KFOR-it, i cili i dha fund misionit tė tij njėvjeēar nė krye tė forcave paqeruajtėse nė Kosovė.

Presidenti Rugova ia dorėzoi dekoratėn gjeneral Minit gjatė ceremonisė sė ndėrrimit tė komandės sė KFOR-it, qė u mbajt sot nė Prishtinė, nė prani tė gjeneralėve tė lartė tė NATO-s dhe autoriteteve mė tė larta vendore dhe ndėrkombėtare nė Kosovė.

Presidenti i Kosovės e ka dekoruar gjenerallejtnant Fabio Minin me MEDALJEN USHTARAKE NĖ SHĖRBIM TĖ PAQES DHE LIRISĖ, me kėtė motivacion: "Pėr meritat nė komandimin e KFOR-it dhe nė konsolidimin dhe forcimin e sigurisė, paqes, lirisė, si dhe nė bashkėpunimin me institucionet dhe popullin e vendit tonė, Kosovės, gjatė mandatit tė Tij, nga 4 tetori 2002 deri mė 3 tetor 2003".

"Medalja Ushtarake nė Shėrbim tė Paqes dhe Lirisė" ėshtė dekoratė zyrtare e themeluar mė 12 qershor 2003, me rastin e 4-vjetorit tė hyrjes sė KFOR-it/NATO-s nė Kosovė.

Faqja e pėrparme

 

    

Faqja e pasme

     
  
Medalja ėshtė e artė, me diametėr 60 mm. Nė faqen e pėrparme paraqet Vulėn e Presidentit tė Kosovės me tekstin: "Presidenti i Kosovės * Medalja Ushtarake". Faqja e pasme paraqet hartėn e Kosovės tė mbuluar me yllin – simbolin e NATO-s, me tekstin: "Nė Shėrbim tė Paqes dhe Lirisė * 12.VI.1999".
 
 
Rugova: Klinika e Otorinolaringologjisė pėr 30 vjet ka qenė nė shėrbim tė shėndetit tė popullit tė Kosovės
 
   
Prishtinė, 3 tetor 2003 - Sot me njė ceremoni solemne u shėnua 30-vjetori i Klinikės sė Otorinolaringologjisė tė Qendrės Klinike Universitare tė Prishtinės, cili ėshtė organizuar nėn patronatin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.

Prof. Dr. Besim Sllamnku tha se me gjithė problemet me tė cilat ballafaqohet shėndetėsia e Kosovės, Klinika e Otorinolaringologjisė ka shėnuar rezultate tė kėnaqshme nė ngritjen e nivelit profesional nė aplikimin e metodave mė bashkėkohėse diagnostike dhe terapeutike tė kirurgjis sė kokės dhe qafės.
 
Duke pėrshėndetur kėtė solemnitet nė shėnimin e kėtij jubileu, Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, tha se kjo klinikė pėr 30 vjet ka kontribuar dhe ka qenė nė shėrbim tė shėndetit tė popullit tė Kosovės.
  
Katėr vjet pas luftės, nė liri, tha Presidenti Rugova, mjekėsia e Kosovės dhe Klinika e Otorinolaringologjike ka bėrė njė proges dhe ėshtė konsiliduar dhe funksionon gjithnjė e mė mirė. Ai theksoi se mbetet detyrė e institucioineve tė Kosovės pėr modernizimin e mjekėsisė sė Kosovės dhe tė kėsaj Klinike, duke punuar pėr aplikimin e njė mjekėsie tė lartė tė Kosovės.
 
Gjithashtu Presidenti tha se duhet punuar nė pėrmirėsimin e kushteve tė kuadrit mjekėsor dhe tė mjekėsisė nė pėrgjithėsi, duke ndėrmarrė tė gjitha hapat qė mund tė bėhen nė kėtė moment.
 
Me forcimin e ekonomisė sė Kosovės do tė ketė edhe mė shumė mundėsi qė tė bėhet mė shumė nė kėtė drejtim, tha Presidenti i Kosovės, nė fund tė fjalės sė tij pėrshėndetėse, duke pėrgėzuar punonjėsit e kėsaj klinke pėr rezultatet e arritura nė kėtė pėrvjetor tė shėnuar.
 
 
Nė njė ceremoni ushtarake u bė ndėrrimi komandės sė KFOR-it - Kamerhof zėvendėson Minin
 
Prishtinė, 3 tetor 2003 - Nė njė ceremoni ushtarake tė organizuar nė selinė e KFOR-it, komandanti i gjertanishėm Fabio Mini ia dorėzoi komandėn gjeneralit gjerman, Holger Kamerhof, e ku ishin tė pranishėm edhe komandantėt e NATO-s pėr Evropėn Xhejms Xhons dhe admirali Gregori Xhonson, si dhe Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, Kryeministri Bajram Rexhepi, kryeadministratori Hari Holkeri dhe zyrtarė tė tjerė tė UNMIK-ut dhe tė institucuioneve tė Kosovės.

Para ceremonisė gjenerali Fabio Mini tha para gazetarėve se ardhmėria e Kosovės ėshtė nė duart e kosovarėve, ndėrsa misioni i NATO-s ėshtė ruajtja e paqes nė vend. "Ju vazhdoni tė ecni pėrpara, sepse e keni tė ardhmen nė duart tuaja. Ne do tė pėrpiqemi pėr ju. E ardhmja ėshtė fati juaj", tha Mini.

Ndėrkaq gjatė ceremonisė sė ndėrrimit tė komandės gjenerali Mini tha se faza e emergjencės nė Kosovė ka marrė fund dhe nuk ka mė rreziqe nga jashtė. "Eshtė e vėrtetė se e kaluara nė Ballkan ka qenė e pėrshkuar me tragjedi.... Njerėzit tashmė janė ngopur me urrejtje dhe ata dėshirojnė njė jetė normale", tha gjenerali Mini.

Komandanti i ri i KFOR-it, Holger Kamerhof, pas pranimit tė detyrės sė re, tha se ėshtė i kėnaqur qė KFOR-i ėshtė njė institucion shumė i respektuar nga qytetarėt e Kosovės. "Tani nė Kosovė Kombet e Bashkuara dhe NATO kryejnė operacionet e tyre tė mėdha.
 
Unė jam shumė i nderuar tė marr pėrsipėr kėtė komandė dhe jam i sigurt se ne do tė lėvizim pėrpara nė rrugėn e multietnicitetit dhe tė integrimit, tolerancės dhe dialogut, ku dhuna nuk do tė tolerohet", tha Kamerhof.
 
 
Holkeri thotė se pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut janė nė anėn e Kosovės
 
Berlin, 3 tetor 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Hari Holker u takua dje nė Berlin me mnistrin e jashtėm gjerman Joshka Fisher, me tė cilin bisedoi pėr situatėn aktuale nė Kosovė dhe pėrgatitjet pėr dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit mė 14 tetor nė Vjenė.

Joshka Fisher e siguroi Holkerin se Gjermania do ta mbėshtesė me tė njėjtin intensitet Kosovėn. "Kosova ėshtė nė qendėr tė pėrpjekjeve pėr tė arritur paqen dhe qėndrueshmėrinė nė rajon, nė Maqedoni, Shqipėri, Serbi e Mal tė Zi, nė mėnyrė qė ky rajon tė mos bėhet mė pėrsėri pre e dhunės dhe e nacionaliznave dhe pėr tė hyrė nė procesin e integrimit nė Evropė", theksoi Fisher.

Ndėrkaq, Hari Holkeri tha para gazetarėve se bisedimet nė Vjenė do tė merren me ēėshtje tė pėrditshme, e kurrsesi nuk do tė trajtojnė statusin final tė Kosovės, ngase kjo ėshtė njė ēėshtje qė i takon KS tė OKB-sė. Por, sipas tij, ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė ecet pėrpara nė realizimin e standardeve dhe dialogu ėshtė pjesė e kėtij procesi.

Hari Hokeri bėri tė ditur se nė kėto bisedime do tė marrin pjesė personalitete tė rėndėsishme ndėrkombėtare dhe pėrfaqėsues tė Qeverisė sė pėrkohshme tė Kosovės dhe tė serbėve.

Sa i pėrket pėrfaqėsuesve tė UNMIK-ut ai tha se ata nė kėtė dialog janė nė anėn e Kosovės dhe shtoi: "Ne jemi partnerė dhe do tė jemi krahpėrkrah me njėri-tjetrin. Unė jam nga Kosova dhe jam prishtinas", tha Holkeri.
 
 
Forumi i Gruas i LDK-sė thekson tė domosdoshme nxjerrjen e ligjit zgjedhor nga Kuvendi i Kosovės
 
Prishtinė, 3 tetor 2003 - Nė mbledhjen e sotme tė Kryesisė sė Forumit tė Gruas tė LDK me kryetaret e degėve tė LDK tė udhėhequr nga znj. Melihate Tėrmkolli, kryetare, u bisedua pėr gjendjen nė Kosovė dhe ēėshtjen e bisedimeve, pėr aktivitetet e LDK dhe tė Forumit tė Gruas tė LDK.

Nė takim u theksua se FG mbėshtet institucionet e Kosovės dhe qėndrimet e LDK-sė rreth zhvillimeve nė vend nė drejtim tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, zhvillimit mė tė shpejtuar ekonomik dhe demokratizimit e forcimit tė institucioneve.
 
Forumi i Gruas nė veēanti thekson tė domosdoshme bartjen e plotė tė kompetencave nė institucionet e Kosovės dhe ushtrimin e tyre nė tėrė territorin e Kosovės.

Sa u pėrket zgjedhjeve tė ardhshme dhe pėrgatitjeve qė po bėn OSBE pėr zgjedhjet, Forumi i Gruas i LDK-sė, thekson tė domosdoshme nxjerrjen e ligjit zgjedhor nga Kuvendi i Kosovės pėrndryshe derisa OSBE punon nė ēėshtjen e pėrgatitjes sė zgjedhjeve
 
Forumi i Gruas mbėshtet qėndrimin pėr sistemin e listave tė mbyllura pėr arsye edhe tė realizimit tė 30 % tė grave nė Kuvendin e Kosovės si edhe nė institucionet e tjera.

Forumi i Gruas i LDK poashtu shpreh qėndrimin dhe pėrkrahjen e fuqishme pėr Projektligjin pėr Barazi Gjinore tė pėrgatitur nga Kuvendi i Kosovės, respektivisht nga Komisioni pėr Barazi Gjinore i Kuvendit tė Kosovės.
 
 
Njė delegacion parlamentar i Kosovės nė Sarajevė
 
Prishtinė, 3 tetor 2003 - Pėr nė Sarajevė ka udhėtuar njė delegacion Parlamentar i Kuvendit tė Kosovės, i kryesuar nga kryeparlamentari Nexhat Daci. Ky delegacion do tė marrė pjesė nė konferencėn parlamentare qė ka si temė rolin e parlamenteve nė zhvillimin shoqėror dhe ekonomik nė Evropėn Juglindore si dhe nė implikacionet nė punėt e ligjvėnies, si dhe mundėsitė pėr bashkėpunim institucional nė rajon.

Gjatė qėndrimit nė kryeqytetin e Bosnjė – Hercegovinės delegacioni nga Kosova do tė njihet edhe me pėrvojat e avancuara pėr pėrgatitjen e legjislacionit, monitorimin e pėrpilimit tė politikave ekonomike, pėr mbrojtjen e grupeve mė tė cenueshme tė shoqėrisė etj.
 
 
Nė Gjakovė i zhvillon punimet simpoziumi dyditor kushtuar pemėtarisė dhe vreshtarisė
 
Gjakovė, 3 tetor 2003 - Nė sot e nesėr nė Gjakovė i zhvillon punimet Simpoziumi i pemėtarisė dhe vreshtarisė. Nė kėtė simpozium do tė paraqiten 22 kumtesa nga profesorė universitarė dhe bashkėpunėtorė e ekspertė nga Kosova e Shqipėria.

Poashtu do tė hapet edhe ekspozita e prodhimeve pemtare dhe vreshtare, ndėrkaq nė ditėn pėrmbyllėse do tė shfaqen dy pjesė tė filmuara nga lėmi i pemėtarisė, vreshtarisė dhe verėtarisė.

Dr. Agim Zajmi tha se Gjakova i plotėson tė gjitha kushtet pėr hapjen e njė instituti pėr pemėtari dhe vreshtari sepse ajo ka traditė shumė tė madhe nė kultivimin e kulturave tė ndryshme.

"Ky simpozium jo rastėsisht organizohet nė kėtė trevė tė Rrafshit tė Dugagjinit, e quajtur ndryshe edhe 'Kalifornia e vogėl', sepse kėtu prodhohen lloje tė ndryshme tė kulturave tė pemėtarisė dhe vreshtarisė"- tha Dr. Zajmi. (B.A.)
 
 
BE edhe njėherė ka porositur se Prishtina pa ngurrim duhet tė pranojė fillimin e bisedimeve me Beogradin
 
Bruksel, 3 tetor 2003 - Zyrtarė tė Bashkimit Evropian kanė porositur se Prishtina pa ngurrim duhet tė pranojė fillimin e bisedimeve me Beogradin mė 14 tetor dhe kanė kėrkuar nga Parlamenti i Kosovės qė tė mos vėrė nė pikėpyetje dialogun pėr ēėshtje praktike.

Tashmė ėshtė konfirmuar se edhe vetė Havier Solana do tė jetė mė 14 tetor nė Vjenė pėr tė marrė pjesė nė fillimin e nisjes sė kėtij dialogu, tė cilin BE-ja e konsideron tė njė rėndėsie tė veēantė.
 
Zyrtarėt e BE-sė e shohin si tė panevojshėm hezitimin e Kuvendit tė Kosovės dhe pėrkujtojnė edhe njė herė se nisja e dialogut Prishtinė - Beograd ka njė mbėshtetje tė madhe ndėrkombėtare prej Uashingtonit, Moskės e Brukseli e deri nė Tiranė, prandaj edhe besojnė se Kuvendi i Kosovės nuk do t'i pengojė kėto bisedime.

Nė Bruksel pėrsėrisin edhe faktin se tė gjitha shtetet anėtare tė BE-sė kanė mbėshtetur njėzėrit nisjen e dialogut dhe kėtė e kanė thėnė edhe nė konkluzat e takimit tė ministrave tė jashtėm qė ishte zhvilluar kėtė javė.

Ndėrkaq, zyrtarėt e BE-se e kanė vlerėsuar si provokative edhe deklaratėn e zėvendėskryeministrit serb Nebojsha Ēoviq qė nė Vjenė do tė takohen kinse pėrfaqėsuesit e shtetit serb dhe tė krahinės sė saj.
 
Kjo deklaratė ėshtė pėr konsumim tė brendshėm nė Serbi, por ėshtė e dėmshme dhe e parėndėsishme, sepse statusi i Kosovės do tė vendoset mė vonė, kanė theksuar zyrtarė nė selinė e BE-sė nė Bruksel.
 
 
Nesėr nė Kosovė arrin ish-diplomati amerikan Riēard Hollbruk
 
Uashington, 3 tetor 2003 - Nesėr nė Kosovė arrin ish-diplomati i shquar amerikan Riēard Hollbruk me njė grup prej 10 politikanėsh dhe analistėsh. Gjatė qėndrimit nė Prishtinė ai pritet tė ketė takime me pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės dhe ndėrkombėtarėve nė Kosovė.

Riēard Hollbruk ka qenė njeri prej diplomatėve kryesorė nė administratėn e ish-presidentit amerikan Bill Klinton. Ai ka qenė i angazhuar edhe rreth ēėshtjes sė Kosovės.
 
 
Sot nė Prishtinė do tė mbahet ceremonia solemne e ndėrrimit tė komandantit tė pėrgjithshėm tė KFOR-it
 
Prishtinė, 3 tetor 2003 - Sot nė Prishtinė do tė zhvillohet ceremonia solemne e ndėrrimit tė komandantti tė pėrgjithshėm tė KFOR-it. Komandanti i deritashėm i KFOR-it, gjenerali italian Fabio Mini do t'i dorėzojė komandėn gjeneralit gjerman Holger Kamerhov, i cili do tė jetė komandanti i shtatė me radhė i KFOR-it.
 
 
Shtefan Lehne tha se shtyrja e bisedimeve Prishtinė - Beograd do tė krijojė shumė frustrime e destruktivitet
 
Prishtinė, 3 tetor 2003 - I dėrguari posaēėm i pėrfaqėsuesit tė lartė tė Bashkimit Evropian Havier Solana, Shtefan Lehne, pas takimit me pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės, ka thėnė se bashkėsia ndėrkombėtare nuk mendon t'i shtyjė bisedat, pasi inicimi i tyre ėshtė bėrė qė nė shkurt dhe tash ėshtė koha qė kėto bisedime edhe tė fillojnė.
 
Sipas tij, shtyrja e vazhdueshme e kėtyre bisedimeve ėshtė njė gjė e rrezikshme qė do tė krijojė shumė frustrime dhe destruktivitet. Ai shpreson se ditėt e ardhshme do tė shfrytėzohen pėr tė ndėrtuar njė ndjenjė dhe pėr tė krijuar njė klimė tė favorshme nė mėnyrė qė tė ecėt pėrpara.
 
Z. Lehne ka shtuar se ky nuk ėshtė dialog pėr statusin pėrfundimtar dhe nuk do tė ketė vendim pėr tė ardhmen, por ėshtė pjesė e standardeve, e normalizimit dhe e ndėrtimit tė mirėbesimit, si dhe e afrimit kah Evropa.
 
 
E. Busek pėrkrah bisedimet dhe kėrkon integrimin e Kosovės nė sistemin energjetik tė Evropės Juglindore
 
Bruksel, 3 tetor 2003 - Erhard Busek, kryesues i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, duke folur pėr dialogun e mundshėm rreth ēėshtjeve teknike ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė e Malit tė Zi, tha se do tė bėhet fjalė pėr problemet e komunikacionit dhe energjetikės, kthimin e refugjatėve, fatin e tė zhdukurve dhe pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar.

Busek nė njė intervistė dhėnė radios "Evropa e lirė", nėnvizoi se kėto probleme duhet tė zgjidhen, sepse nė tė kundėrtėn Kosova do tė mbetet vrimė e zezė, qė gjithsesi ėshtė keq pėr Kosovėn, por edhe pėr Serbinė, sepse kėshtu nuk do tė ketė stabilitet.

Busek u shpreh se edhe rregullimi i ēėshtjes sė kufijve ėshtė me rėndėsi tė madhe, duke pėrfshirė edhe kufirin me Maqedoninė.

UNMIK-u duhet tė pėrfshihet nė marrėveshjne pėr tregti tė lirė sepse stabilizimi i gjendjes ėshtė i domosdoshėm pėr kthimin e refugjatėve. Ndėrkaq sa i pėrket energjisė elektrike, sipas z. Busek duhet bėrė integrimin e Kosovės nė sistemin e vjetėr tė Evropės Juglindore, pastaj tė integrohet nė sistemin e Bashkimit Evropian.
 
 
Nė Tiranė vdiq kompozitori i mirėnjohur Tish Daija
 
Tiranė, 3 tetor 2003 - Sot nė Tiranė nė moshėn 78-vjeēare vdiq kompozitori i mirėnjohur shqiptar, Tish Daija, i cili vuante nga njė sėmundje e rėndė.

Tish Daija ishte njė nga themeluesit e Konservatorit tė Tiranės dhe profesor nė kėtė institucion tė lartė muzikor. Ai ishte anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės.

Tish Daija nė muzikėn shqiptare ėshtė i njohur nė tė gjitha gjinitė muzikore. Ai ėshtė autori i baletit tė parė shqiptar, "Halili dhe Hajria" (1963). Ai ka kompnuar operetėn "Lejlaja", operat "Pranvera" dhe "Vjosa", baletin "Bijtė e peshkatarit", s dhe shumė vepra tė tjera muzikore.
 
 
Janė arrestuar 7 shqiptarė nga rrethina e Bujanocit
 
Bujanoc, 3 tetor 2003 - Policia serbe ka arrestuar nė rrethinėn e Bujanocit 7 shqiptarė, pėr shkak tė dyshimit se kanė kanė bėrė njė sėrė veprash kriminale. sipas mediave serbe janė arrestuar kėta persona: Faruk Esati, polici Naser Sejdiu, i mituri R.A., Naim Ramizi, polici Enis Shabani dhe polici Burhan Ibrahimi, tė gjithė nga fshati Tėrnoc i Bujanovci, si dhe polici Agron Mehmeti, nga fshati Lluēan.
 
Ata dyshohen se si grup i organizuar, tė armatosur me pushkė dhe pistoleta automatike, mė 4 shkurt tė kėtij viti, me maska, nė dyqanin "Beni-Kom" nė Bujanoc kanė vrarė pjesėtarin e shėrbimit sekret serb Selver Fazliun.

Gjithashtu, dyshohet se i njėjti grup mė 23 shtator tė kėtij viti nė lokalet e qendrės arsimore "Mihajlo Pupin" nė Bujanoc kanė vėnė njė mjet shpėrthyes me rreth 600 gram trotilė dhe gozhda, mirėpo nuk ka shpėrthyer. Thuhet se te njė anėtar i kėti grupi, emri i tė cilit nuk pėrmendet, mė 1 tetor tė kėtij viti ėshtė gjetur mina kundėrtanke dhe minahedhėsi i dorės "zola".
 
 
Xh. Robertson tha se puna kryesore qė duhet bėrė nė Maqedoni ėshtė zbatimi i tėrėsishėm i Marrėveshjes sė Ohrit
 
Shkup, 3 tetor 2003 - Delegacioni i 19 ambasadorėve tė Kėshillit Veriatlantik i udhėhequr nga Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, lordi Xhorxh Robertson me autoritetet e Maqedonisė ka shqyrtuar tema kyēe qė kanė tė bėjnė me situatėn politike dhe tė sigurisė nė kėtė vend dhe nė rajon, dinamikėn e zbatimit tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe pėrgatitjet e Maqedonisė pėr anėtarėsim nė NATO.

Presidenti i Maqedonisė Boris Trajkovski ka theksuar se nė agjendėn e lordit Robertson gjithnjė ka qenė prezente Maqedonia dhe se ai me autoritetin e tij ka ndimuar qė ky vend ta kalonte krizėn politike mė lehtė.

Ndėrkaq, Robertson ka thėnė se Maqedoninė nuk e sheh si vend tė krizės, por si anėtare e ardhshme e NATO-s, duke shtuar se puna kryesore qė duhet bėrė nė Maqedoni ėshtė zbatimi i tėrėsishėm i Marrėveshjes sė Ohrit dhe bashkimi i vendit. Robertson ka theksuar se nuk mund tė ketė integrim ndėrkombėtar pa integrim tė brendshėm.

I pyetur pėr ndikimet e mundshme nė Maqedoni gjatė fazave tė bisedimeve Prishtinė - Beograd, Robertson tha se nuk ka hapėsirė pėr problemem por pėr bisedime tė arsyeshme dhe praktike midis njerėzve qė duhet tė jetojnė pėrgjithmonė pran njėri-tjetrit nė kėtė rajon.

Lordi Robertson e ka konfirmuar pjesėmarrjen e tij nė kėto bisedime mė 14 tetor nė Vjenė.
 
 
Ali Ahmeti ka thėnė para ambasadorėve tė NATO-s se pavarėsia e Kosovės siguron njė Maqedoni shumė mė stabile
 
Shkup, 3 tetor 2003 - Kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti nga ambasadorėt e Kėshillit Veriatlantik ka kėrkuar ndihmė tė vazhdueshme nė reformat nė ushtri, polici dhe integrimin e tė gjithė ushtarėve tė ish-UĒK-sė nė shoqėri. Sipas Ali Ahmetit, ambasadorėt e NATO-s kanė shprehur interesim tė veēantė edhe pėr reflektimin e ēėshtjes sė Kosovės pėr Maqedoninė.

"Unė u kam thėnė ambasadorėve tė NATO-s se neve nuk na pengon dėmton statusi final i Kosovės, qoftė edhe e pavarur ajo. Ne duam njė Kosovė stabile, duam institucione funksionale nė Kosovė dhe asgjė e keqe nuk na vjen neve nga pavarėsia e Kosovės, pėrkundrazi pavėrsia e Kosovės siguron njė Maqedoni shumė mė stabile", ka theksuar Ali Ahmeti pas takimit me lordin Robertson.
 
 
Sipas OSBE-sė, fushata zgjedhore ka qenė e qetė nė Shqipėri
 
Tiranė, 3 tetor 2003 - Shefi i misonit vėzhgues tė OSBE-sė dhe ODHIR-it pėr zgjedhjet lokale nė Shqipėri, ambasadori Robert Beri, tha se deri mė tani fushata zgjedhore ka qenė e qetė dhe shtoi se pėrsa i pėrket zgjidhjes sė problemit tė KQZ, ata nuk mund tė ofrojnė sugjerime.

Ai tha se ka njė mosmarveshje tė madhe nga Partia Demokratike e opozitės, sepse ajo nuk ėshtė e kėnaqur pėr mėnyrėn e pėrbėrjes sė Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve. Ata janė tė pakėnaqur me vendimin e qeverisė pėr angazhimin e mė shumė forcave policore ditėn e zgjedhjeve.

"Ne ndodhemi nė Shqipėri thjesht pėr tė vėzhguar zgjedhjet. Shqetėsimi ynė pėr kėtė ėshtė se opozita thotė se kjo ka minuar besimin e tyre me administrimin e zgjedhjeve. Kjo mund tė nėnkuptojė se vetė zgjedhjet mund tė jenė mė tė vėshtira seē duhet tė jenė", tha Beri pėr BBC-nė.
 
 
Papa Gjon Pali II ndodhet afėr vdekjes
 
Vjenė, 3 tetor 2003 – Njė nga kardinalėt udhėheqės evropianė ka thėnė se Papa Gjon Pali II ėshtė duke vdekur, njofton BBCnews. Kryepeshkopi i Vjenės, kardinali Kristof Shoenborn i ka thėnė radios shtetėrore vjeneze:
 
"Mbarė bota e ka tė njohur se papa, qė ėshtė i sėmurė, qė ėshtė i paaftė dhe qė ėshtė duke vdekur, unė nuk e di sa ėshtė afėr vdekja e tij, po i pėrjeton ditėt dhe muajt e fundit tė jetės sė tij".

Kardinali Shoenborn ėshtė zyrtari mė i lartė kishtar qė ka publikuar se papa 83-vjeēar ndodhet afėr vdekjes.
 
 
Nė njė shpėrthim nė njė xhami nė Filipine kanė humbur jetėn tė pakten dy vetė
 
Manila, 3 tetor 2003 – Njė burrė e ka hedhur sot (e premte) njė granatė brenda nė njė xhami nė jug tė Filipineve gjatė faljes sė namazit, duke vrarė kėshtu tė pakten dy vetė dhe plagosur shumė tė tjerė, kanė bėrė tė ditur dėshmitarėt dhe policia, njofton Rojter.
 
Sulmi ka ndodhur nė qyutetin Mindano dhe zyrtarėt vendorė kanė thėnė se mund tė jetė mė shumė i motivuar pėr shkaqe armiqėsore se sa nga urrejtja fetare. Nė xhami kanė qenė shumė zyrtarė dhe tė punėsuar nė administratėn kombėtare qeveritare tė bonifikimit. Radioja lokale ka njoftuar pėr tre tė vrarė dhe 16 tė plagosur.
 
 
Nė Kabul janė vrarė dy paqeruajtės kanadezė dhe janė plagosur edhe tre tė tjerė
 
Kabul, 3 tetor 2003 – Dy paqeruajtės kanadezė janė vrarė dhe tre tė tjerė janė plagosur kur xhipi i tyre ka rėnė nė njė minė tokėsore nė kryeqytetin afgan Kabul, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i Forcės ndihmėse tė sigurimit ndėrkombėtar (ISAF), njofton Rojter.
 
Kanada ka thėnė se kėto vdekje nuk do tė bėjnė tė heqin dorė pėr tė qendruar nė kuadėr tė 5,500 forcave tė NATO-s, pėrgjegjėse pėr siguri nė Kabul. Incidenti shėnon viktimat e para kanadeze qė kur Kanada ka dėrguar rreth 2,000 trupa atje nė gushtin e kaluar.
 
 
Njė shpėrthim nė njė anije bartėse nė Vietnam ka shkaktuar vdekjen e tė pakten dy vetėve
 
Hanoi, 3 tetor 2003 – Njė shpėrthim nė njė anije bartėse, qė ndodhej nė ndėrtim e sipėr nė Vietnamin verior ka shkaktuar vdekjen e tė pakten dy vetėve dhe plagosjen e mbi 10 tė tjerėve, pėrfshirė edhe qytetarėt japonez qė po punonin nė kėtė projekt, ka thėnė policia dhe ekzekutivi i fabrikės, njofton Rojter.
 
Policia ka thėnė se shpėrthimi ka ndodhur mbrėmė nė fabrikėn e anijeve nė Hajfong, 60 mila nga Hanoi. Policia po zhvillon hetimet pėr shkaqet e shpėrthimit.
 
 
Raporti pėr armėt - para Kongresit
 
Uashington, 3 tetor 2003 - Njė ekspert i lartė amerikan i armėve, qė udhėhoqi ekipin e inspektorėve nė Irak, thotė se ende ėshtė herėt qė tė thuhet nėse Sadam Huseini, para luftės, kishte armė tė shkatėrrimit nė masė.

Shkencėtari, Dejvid Kej, i tha Kongresit amerikan, se gjatė disa muaj kėrkimesh tė ekipit tė pėrbėrė prej 1200 vetėsh, deri tani nuk ėshtė zbuluar asnjė armė e tillė.

Megjithatė, ai tha se inspektorėt kanė gjetur prova tė shumta tė aktiviteteve dhe pajisjeve tė paligjshme qė nuk iu janė deklaruar inspektorėve tė OKB-sė kur ata u kthyen atje, vitin e kaluar.
 
 
Anan kritikon propozimet e reja amerikane pėr Irakun
 
Nju Jork, 3 tetor 2003 - Sekretari i pėrgjitshėm i OKB-sė, Kofi Anan, ka kritikuar propozimet mė tė reja amerikane rreth tė ardhmes sė Irakut. Sipas BBC-sė, zoti Anan ka shprehur dyshime rreth projekt-rezolutės gjatė takimi privat me ambasadorėt tjerė tė Kėshillit tė Sigurimit.

Anan ka thėnė se do tė jetė vėshtirė pėr Kombet e Bashkuara qė tė kthehen nė Irak sipas kushteve qė ofron rezoluta e re.

Burime diplomatike nė Kombet e Bashkuara thonė se sekretari i pėrgjithshėm, Kofi Anan ishte shumė direkt nė kritikat e tij ndaj propozim-rezolutės mė tė fundit tė Uashingtonit pėr Irakun.
 
 
Njė person i armatosur nė Karaēi ka vrarė 5 vetė, kurse ka plagosur edhe 7 tė tjerė
 
Karaēi, 3 tetor 2003 – Pesė persona janė vrarė dhe 7 tė tjerė janė plagosur kur njė person i armatosur ka hapur zjarr nė njė autobus, qė barte besimtarė muslimanė shitė nė Karaēi, ka thėnė policia vendore, njofton BBCnews.
 
Autobusi transportonte rreth 20 besimtarė, tė cilėt po shkonin nė xhami pėr tė falur xhumanė sot (e premte). Askush deri tash s’e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė incident. Nė vitet e fundit, grupet ekstremiste muslimane sunite kanė vrarė qindra minoritarė shitė.
 
 
Njė shpėrthim nė Afganistan ka shkaktuar vdekjen e tė pakten 7 personave
 
Baza ajrore e Bagramit, Afganistan, 3 tetor 2003 – Njė shpėrthim afėr bazės ajrore amerikane nė Bagram tė Afganistanit, ka shkaktuar vdekjen e tė paktėn shtatė personave dhe plagosjen e gjashtė tė tjerėve, kanė pohuar dėshmitarėt, njofton BBCnews. Raportet e para kanė njoftuar se shpėrthimi ka qenė aksidental.
 
Zėdhėnėsi ushtarak amerikan nė kėtė bazė ka thėnė se dy shpėrthime tė fuqishme janė dėgjuar nga qytyeti i afėrm Bagram. Tė lėnduarit janė sjellė nė bazė pėr shėrim. Tė gjithė janė vendorė, roje nė bazė, ka thėnė ai.
 
Vendorėt s'e kanė komentuar incidentin, por kanė thėnė se mund tė ketė qenė shpėrthim aksidental. Numri i viktimave mund tė jetė mė i madh, kanė thėnė ata.
 
 
Njė person i armatosurnė Karaēi ka vrarė 4 vetė, kurse ka plagosur disa tė tjerė
 
Karaēi, 3 tetor 2003 – Katėr persona janė vrarė dhe disa tė tjerė janė plagosur kur njė person i armatosur ka hapur zjarr nė njė autobus, qė barte besimtarė muslimanė shitė nė Karaēi, ka thėnė policia vendore, njofton BBCnews.
 
Autobusi transportonte rreth 20 besimtarė, tė cilėt po shkonin nė xhami pėr tė falur xhumanė sot (e premte). Askush deri tash s’e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr kėtė incident. Nė vitet e fundit, grupet ekstremiste muslimane sunite kanė vrarė qindra minoritarė shitė.
 
 
Kryeministri suedez ka emėruar ministren e re tė Jashtme, nė vend tė Ana Lindit
 
Stokholm, 3 tetor 2003 – Kryeministri suedez, Goran Person, ka emėruar Lejla Fereivaldsin, ministre tė re tė Jashtme nė vend tė Ana Lindit, e cila qe vrarė nė muajin e kaluar nė Stokholm, njofton BBCWorld. Lejla Fereivalds ishte ministre e Drejtėsisė pėr nėntė vjet me radhė prej viteve 1980-ta deri nė vitet ’90-ta. Ajo ėshtė njė politikane me pėrvojė.

 


  |  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.