3.10.2003 - Trepca.net

Iljaz BAZNA: Unė isha CICERONI  - Si u shkruajt ky libėr?


 
3 tetor 2003 / TREPCA.NET
 
Ai mė tha nė telefon, me njė anglishte shumė tė keqe, se atė e quanin Iljaz Bazna ishte biznesmen nga Stambolli dhe se Ciceroni ishte spiuni mė i Famshėm i Luftės sė Dytė Botėrore. Ramė dakord qe tė tokohe­shim nė Munih, nė hotelin “Fir Jarescajten”.
 
Duke hyrė nź hollin e hotelit, vura re njė njeri qė i kishin rėnė flokėt, me moshė krejt tė thyer, me shtat tė vogėl dhe me sy tė mendueshėm. Ai e kishte pėrqė­ndruar shikimin nga vajza, qė nė atė moment po i drejtohej daljes.
 
- Sa tė bukura janė vajzat e Munihut, - m’u drejtua mua (kėsaj here nė gjuhėn frėnge).
 
FilIimisht diskutuam pėr probleme tė ndryshme, qė nuk kishin tč bėnin me ēėshtjen. Siē e dija, Baznės i pėlqente shumė qė tė qėndronte nė hollin e hotelit dhe tė shikonte njerėzit qė e rrethonin. Pastaj unė e pyeta atė, se me tė vėrtetė ai ishte pikėrisht Ciceroni.
 
Bazna qėndronte i zhytur i tėri nė kolltuk dhe vėshtronte pa kujdes rreth e qark. Kur dėgjoi pyetjen, sytė e tij vezulluan, u drejtua dhe mė vėshtroi me sy tė ndezur. lshte mėse e kuptueshme qė atė e revoltonte pa masė fakti qė unė nuk i besoja atij. Vetėm sytė e tij, atėherė dhe mė vonė, mė ndihmonin qė tek ai tė merrja me mend njė njeri tepėr tė rrezikshėm. Ai hodhi mbi tavolinė njė fletore tė zakonshme shkolle nė ngjyrė tė gjelbėr.
     
- Kjo ėshtė jeta ime, - tha ai i vendosur dhe nė mėnyrė disi provokuese, si pėr tė hedhur poshtė skepticizmin tim.
 
Unė mendova se njeriu kurrė nuk gėnjen dhe nuk e zbukuron tė vėrtetėn kur tregon rrjedhėn e jetės sė vet. Nė pėrgjigje ai mė hodhi njė vėshtrim tė mprehtė. Mė pas shprehja e fytyrės sė tij ndryshoi papritmas dhe buzėqeshi shumė lirshėm Bashkėbiseduesi, qė ishte pėrpara meje, ishte njeri tepėr i rafinuar i cili kishte njė qėllim tė vetėm tė lidhte njė marrėveshje tė levėrdishme Duke qeshur, ai theksoi:
 
- Ju keni plotėsisht tė drejtė Por nė kėtė fletore ju do tė gjeni heroin, madje dhe patriotin - dhe mė shkeli syrin. Ashtu si ēdo njeri tjetėr, edhe unė mė shumė mendoj pėr vete.
 
Ai i hapi tė gjitha kartat pėrpara meje pa bėrė as pėrpjekjen mė tė vogėl pėr tė mė fshehur diēka. Nė rrėfimin e kėtij njeriu unė pashė sqimatarin e vėrtetė, njė farė frike tė fshehtė dhe synimin e tepruar tė tij pėr kotėsira dhe Iuks. Pastaj e pyeta se pėrse, pas kaq vitesh, ai papritur vendosi tė shesė ditarin e vet.
 
- Mua mė duhen paratė, - u pėrgjigj ai. - Unė dua tė filloj gjyqin kundėr Republikės Federaile Gjermane. Gjermania duhet tė mė japė paratė. Rajhu gjerman mė ka mashtruar nė mėnyrän mė tė paturpshme. Unė dua tė marr nga qeveria federale kompensimin e atyre parave fallso, qė m’i dhanė gjermanėt nė kohän qė unė merresha me veprimtari spiunazhi nė favor tė tyre. (Nė qoftė se ai me tė vėrtetė do tė pėrpiqej tė merrte kompensimin e atyre parave falso, tė cilat i ishin dhėnė atij nė cilėsinė e shpėrblimit pėr spiunazhin nė dobi tė Gjermanisė nė kohėn e luftės, atėherė kjo punė sigurisht qė do tė zgjatej pambarimisht pėr shkok tė kokėfortėsisė sė tij. Por rreth kėsaj do tė flosim mė vonė.)
 
Nė kujtesėn e tij ruheshin disa falimentime qė dukeshin sheshit.  Kėtė  po e shpjegojmė. Nge koha e aventurės sė tij kishin kaluar 17 vjet.  Por ai ishte gjithmonė i gatshėm qė, ku tė mundej, tė merrte vėrtetimin e duhur pėr tė plotėsuar pikėrisht atė boshllėk. Dy gazetarė, Hans Shvarc nga Munihu dhe Tomas Bejl nga Hollivudi, shpenzuan muaj tė tėrė pėr tė kontrolluar vėrtetėsinė e gjithė asaj qė tha Bazna.
 
Gazetori i tretė, Herbert Kaufold ngo Munihu, kontrolloi tė gjitha ato momente tė kujtesės sė tij, nė tė cilat ai nė njė farė mase dyshonte pėr shkak tė ngjarjeve tė pėrshkruara nė tė kaluarėn.
 
Dhe mė nė fund, detaji i fundit, i cili duhej tė konfirmohej, ishte origjinaliteti i kėtij njeriu, i cili e quante veten Ciceron. Ky ishte qėllimi pėr tė cilin ne u kthyem tek zoti Mojzish, me tė cilin ishte lidhur Bazna. Sot Majzishi jeton nė Insbruk. U bė njė ballafaqim.
 
Ky ishte njė takim krejt i veēantė, i ftohtė dhe formal. Partnerėt nė takime tė tilla tė jashtėzakonshme nuk kanė shumė pėr t'i thėnė njėri-tjetrit. Dhe megjithatė zoti Mojzish ishte hallka e vetme qė i mungonte kėtij zinxhiri. Ai konfirmoi se lljaz Bazna ishte me tė vėrtetė ai qė nė tė gjithė botėn njihej me emrin Ciceron.
 
Munih, shkurt 1962.
Hans Nogli


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.