2.10.2003 - Trepca.net

Tregėtia e seksit


 
    

1 tetor 2003 / "Zėri i Amerikės"

Nė takimin e kėsaj jave tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, presidenti Bush veē komenteve pėr luftėn nė Irak dhe kundėr terrorizmit, foli edhe pėr njė tjetėr problem nė shkallė botėrore, tregėtinė e seksit. Cdo vit, nė botė trafikohen rreth njė milon gra dhe fėmijė.

Nė fjalimin e tij para dhjetra udhėheqėsve botėrorė, presidenti Bush dėnoi tregtinė e seksit tė cilėn e quajti njė tė keqe tė veēantė dhe njė formė tė skllavėrisė moderne. Tregėtia ndėrkombėtare e seksit pėrfshin rrjetet kriminale qė detyrojnė ēdo vit qindra mijėra gra dhe fėmijė tė bien viktima tė prostitucionit.

Nė shumicėn e rasteve ky fenomen ushqehet nga turizmi i seksit, qė ka tė bėjė me grupe dhe individė tė veēantė, cilėt vizitojnė vende tė tjera pėr seks me pagesė. Deri tani, ky lloj turizmi ka kaluar pothuajse pa u ndėshkuar por Presidenti Bush tha se ka ardhur koha qė kjo praktikė tė ndryshojė.

Qeveria amerikane po jep 50 milionė dollarė ndihma pėr organizatat, qė pėrpiqen t’i shpėtojnė gratė dhe fėmijėt nga shfrytėzimi seksual, qė i strehojnė ata dhe u ofrojnė ndihmė mjekėsore, me shpresė pėr njė jetė tė re, mė tė mirė. U bėj thirrje edhe qeverive tė tjera tė japin kontributin e tyre, tha presidenti.

Statistikat janė tė frikshme. Qeveria amerikane vlerėson se numri i njerėzve qė trafikohen ēdo vit nė tė gjithė botėn ėshtė 800 deri nė 900 mijė vetė dhe rreth 20 mijė prej tyre, sillen nė Shtetet e Bashkuara. Gjysma e tyre detyrohen tė punojnė si punėtorė tė papaguar, gjysma tjetėr, merren me prostitucion.

Shumica e viktimave janė njerėz tė varfėr, tė cilėt kėrkojnė punė dhe njė jetė mė tė mirė pėr veten dhe familjet e tyre. Nė shumicėn e rasteve, tregėtarėt e seksit i mashtrojnė vajzat me premtime se do t’u gjejnė punė tė rregullt. Lisa Johnson-Firth punon pėr Qendrėn e Drejtėsisė Tahirihk, njė organizatė jo-fitimiprurėse nė Shtetet e Bashkuara, e cila merret me viktimat e trafikut njerėzor.

Ato mashtrohen dhe u shkojnė pas trafikantėve qė i ēojnė nė vende tė tjera. Zakonisht, ato nuk e kanė tė qartė se ku po dėrgohen. Me tė mbėrritur nė destinacion, ato mund tė burgosen, ndėrkohė qė pėrgatiten dokumentet e tyre dhe pastaj dėrgohen nė njė tjetėr vend. Shumė prej tyre rrėmbehen. Shpesh familjet e tyre e dinė tė vėrtetėn por fatkeqėsisht, i shesin me vetėdije vajzat e tyre si skllave, pėr arsye financiare,- thotė zonja Johnson.

Por kohėt e fundit, janė marrė disa masa pėr tė ndaluar tregėtinė e qenieve njerėzore: sipas njė ligjit tė ri amerikan, shtetasve amerikanė u ndalohet seksi me tė mitur qoftė edhe nė vende tė tjera. Pėr shembull, nė muajin qershor, u arrestua njė shtetas amerikan, nėn akuzat pėr marrėdhėnie seksuale me dy djem tė mitur nė Kamboxhia. Gjyqi i tij u zhvillua kėtė javė nė qytetin Seattle.

Edhe gjigandi i kompjuterave dhe internetit, Microsoft, po ndėrmerr hapa pėr mbrojttjen e fėmijėve. Kompania ka bėrė tė njohur se do t’i mbyllė dhomat e bisedave nė Internet nė 28 vende, pasi autoritetet dyshojnė se pedofilėt i gjuajnė fėmijėt me anė tė internetit.

Mbrojtėsit e tė drejtave tė njeriut e kanė pėrshėndetur vendimin e Mikrosoftit dhe veprimet e qeverisė amerikane. Por zonja Johnson-Firth thotė se Shtetet e Bashkuara janė ndėr vendet, qė nuk po bėjnė sa duhet pėr tė ndaluar rrėnjėt e tregėtisė sė seksit.

Ne duhet t’i rishikojmė me kujdes politikat tona nė njė aspekt mė tė gjerė, nga pikpamja e marrėdhėnieve ekonomike dhe tregtare tė Shteteve tė Bashkuara me pjesėn tjetėr tė botės, pėr ta luftuar nė rrėnjėn problemin e trafikut njerėzot, thotė zonja Johnson.

Ajo thotė se ndėrkohė, mijėra gra dhe fėmijė tė pambrojtur, ende rrezikohen tė bien viktima tė tregėtisė sė seksit.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.