2.10.2003 - Trepca.net

Koks: Shqipėrisė i duhet shumė punė pėr tė hequr imazhin negativ


 

2 tetor 2003  / Armand Mero  / "Zėri i Amerikės"

Kryetari i parlamentit Europian Patrick Cox deklaroi sot se Shqipėrisė i duhet shumė punė pėr tė hequr imazhin negativ pėr nivelet e larta tė korrupsionit, krimit tė organizuar dhe trafiqeve. Duke folur pėrpara deputetėve shqiptar nė sallėn e parlamentit zoti Cox vuri theksin nė rėndėsinė qė ka zhvillimi i zgjedhjeve tė lira e te ndershme nė 12 tetor. Rruga e Shqipėrisė drejt Europės ėshtė e hapur tha ai por realizimi i integrimit ėshtė nė dorėn e shqiptarėve.

Pas takimeve ne Tirane me pėrfaqėsuesit kryesor tė shtetit dhe politikės shqiptare kryetari i parlamentit europian e mbylli vizitėn e tij nė Shqipėri me njė fjalim tė gjatė pėrpara deputetėve. Njė fjalim i ndėrtuar mbi optikėn e marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe BE, por duke nxjerrė nė pah problemet me tė cilat pėrballet sot vendi eduke shprehur qartė se integrimi nuk realizohet vetėm me dėshirėn e mirė, por kėrkon reforma tė thella dhe institucione tė forta e tė qėndrueshme. Zoti Cox foli pėr njė gjyqėsor tė pavarur dhe funksionues, pėr nevojėn e sundimit tė ligjit, funksionimit tė njė ekonomie tregu tė hapur, zyra kontrolli tė rrepta dhe tė pavruara, institucione tė zgjedhura nė mnyrė demokratike por jo tė kontrolluara nga politika dhe tė manipuluara pėr qėllime politike:

"Juve do t’ju duhet shumė pėr tė pastruar atė qė fatkeqėsisht njihet shpesh si imazh negativ. Jeni ngarkuar me imazhin e niveleve tė larta tė korrupsionit dhe krimit tė organizuar e trafikimit qė po i bėjnė shumė dėm imazhit tuaj. Arsyeja kryesore pse ju duhet t’i crrėnjosni nuk ėshtė thjesht se e thotė Europa, por sepse nėse s’e bėni kėtė do prekni interesin tuaj. Ju keni njė rrugė tė gjatė pėr t’i pastruar dhe ju duhet ta bėni nė njė mėnyrė tė dukshme dhe tė prekshme. Nėse jeni tė pėrgatitur pėr ta bėrė kėtė, dhe e kam fjalėn nėse jeni seriozsht tė pėrgatitur, nė udhėtimin tuaj mbėshtetuni nė pėrkrahjen tonė tė plotė", deklaroi zoti Cox.

Gjatė takimeve qė pati gjatė gjithė pasdites dhe mbrėmjes sė djeshme, ka trajtuar edhe problemin e zgjedhjeve tė 12 tetorit ku ka dėgjuar nga palėt vlerėsime tė ndryshme pėr ecurinė e deritanishme tė procesit. Sot nė parlament zoti Cox theksoi rėndėsinė qė kėto votime do tė kenė pėr imazhin e vendit: "Eshtė e rėndėsishmė qė kėto zgjedhje pėr nga mėnyra e zhvillimit dhe pėrfundimit tė jenė tė lira dhe tė ndershme. Sė pari pėr hir tė cilėsisė sė demokracisė, si dhe njė provė pėr ecurinė tuaj drejt standarteve demokratike. Nga mėnyra se si do tė zhvillohen kėto zgjedhje, si do tė perceptohen nga komuniteti ndėrkombėtar do tė kontribuojnė nė imazhin e pėrparimit tuaj", tha kryetari i Parlamentit Europian.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.