2.10.2003 - Trepca.net

Drama e trafikut tė grave


 

2 tetor 2003  / Keida Kostreci  / "Zėri i Amerikės"

Me dėshmi prekėse nga pėrvoja personale, njė eksperte e Fondit tė Zhvillimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr gratė, pėrshkroi dramėn e trafikut tė grave nė shumė zona tė botės. Ish-zyrtarja e lartė finlandeze, dhe ish-nėn sekretare e pėrgjitshme e Kombeve tė Bashkuara komentoi dje mbi gjendjen e gruas dhe mbi shfrytėzimin qė i bėhet asaj, pėrmes dhunės dhe trafikimit. Kolegia Keida Kostreci ndoqi dje (1 tetor) njė takim tė saj me shtypin nė Washington.

Ish-ministrja e mbrojtjes e Finlandės tha se komuniteti ndėrkombėtar ka njė pjesė tė madhe tė pėrgjegjėsisė pėr trafikimin e grave nė shumė zona tė botės, pėrfshirė Ballkanin. Ajo tha nė njė inetrvistė pėr Zėrin e Amerikės, para takimit se trafiku nuk ėshtė problem vetėm i qeverive, por i tė gjithėve, qė nga komuniteti ndėrkombėtar, shoqatat joqeveritare, paqeruajtėsit. “Sepse nėse nuk ka klientė, nuk ka as trafik. Kėshtuqė ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė ketė rregulla tė qarta dhe tė paktėn ndėrkombėtarėt nuk duhet t’i pėrdorin kėto vajza. Por trafiku nė vetvete i ka rrėnjėt tek varfėria, nė shumė nga vendet burim tė trafikut tė grave”, tha zonja Rehn.

Zonja Rehn, e cila ka drejtuar njēė tryezat e Paktit tė Stabilitetit, atė pėr demokratizimin dhe tė drejtat e njeriut, foli me alarm pėr kombinimin e trafikut tė grave dhe vajzave me segmentet e tjerat tė krimit tė organizuar. Ja ē’tha ajo e pyetur pėr Shqipėrinė dhe Ballkanin: “Mė e rėndėsishme ėshtė tė ndryshohet qėndrimi i njerėzve. Ata duhet tė kuptojnė qė nuk bėhet fjalė vetėm pėr krimin e trafikut, por nė pjesėn mė tė madhe ėshtė gjithashtu kombinimi i krimeve tė tilla, si trafiku i drogės, i armėve, pastrimi i parave. Tė gjitha kėto dukuri dhe krimi i organizuar si njė i tėrė duhet tė goditet me forcė”.

Duke folur pėr mėnyrėn sesi nė Shqipėri, Kosovė dhe vende tė tjera tė Ballkani, vajzat e trafikuara nuk shihen si viktima, por si fajtore, zonja Rehn flet pėr vėshtirėsitė qė kanė tė bėjnė me kulturėn e kėtyre vendeve: “Ata qė po i pėrdorin kėto gra, duhet tė ndėshkohen dhe jo vajzat vetė. Organizatat ndėrkombėtare po marrin masa qė t’i kthejnė kėto vajza nė shtėpi, por ato nuk mund tė kthehen, sepse kanė frikė nga hakmarrja”, thotė ajo.

Ekspertja e Kombeve tė Bashkuara thotė se mjeti mė i tmerrshėm qė pėrdoret nė luftra civile kudo nė botė ėshtė dhuna ndaj gruas, pėrfshirė pėrdhunimin dhe poshtėrimin e saj. Zonja Rehn mendon se shfrytėzimi i grave, sidomos trafikimi ėshtė i lidhur me tė gjitha rrethanat shoqėrore dhe ekonomike tė njė vendi.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.