OPINIONE

   
2.10.2003 - Trepca.net
 

Letėr sqaruese e Smajl Latifit, deputet i LKĒK-sė nė Kuvendin e Kosovės

 

Fjala e deputetit tė LKĒK-sė nė Kuvendin e Kosovės, e cila nuk arrit tė paraqitet nė foltoren e Parlamentit pėr shkak tė ndėrprerjes sė debatit dhe seancės sė dt. 2.10.2003


 

2 tetor 2003 / Nga Zyra pėr informim e LKCK-sė

Derisa Kosova qeveriset nga njė dokument i KS tė OKB-sė pėr zbatimin e tė cilit janė tė obliguar tė gjithė mekanizmat ndėrkombėtarė gjendja e popullit shqiptar nuk do tė ndryshojė  nė favor tė shqiptarėve, sepse vetė rezoluta ėshtė nė kundėrshtim me interesin e popullit tonė. Pėrmbajtja kryesore e saj, qė Kosova ėshtė  pjesė e Serbisė ėshtė nė kundėrshtim me aspiratėn e shqiptarėve pėr liri e bashkim kombėtar.

Tani pikėrisht mbi bazėn e kėsaj rezolute, ashtu siē janė bėrė edhe tė gjitha veprimet tjera, janė paralajmėruar bisedimet mes shqiptarėve dhe Serbisė. Pra, kėto bisedime do tė kenė gjithsesi pikėnisje tė qenurit e Kosovės pjesė e Serbisė. Natyrshėm shtrohet pyetja: pėr ēfarė rezultatesh e suksesesh shkojnė shqiptarėt atje? Kosova nė kuadėr tė Serbisė nuk mund tė bėhet fjalė se do tė mund tė pėrfitojė diēka as tė vogėl madje. Kėto bisedime e kanė tė qartė suksesin – ai u takon vetėm serbėve dhe faktorit ndėrkombėtar.

Kosova shėnon suksesin e vet vetėm me ndarjen e saj nga Serbia pushtuese, gjė e cila nuk arrihet me bisedime. Kėto bisedime nuk bėhen pėr status pėrfundimtar sepse Kosova e ka tė caktuar statusin: autonomi substanciale nė kuadėr tė Serbisė. Tė bisedosh me pushtuesin, do tė thotė ta pėrmirėsosh pozitėn e tij para faktorit ndėrkombėtar. Sot Serbia ka nevojė pėr kėtė. Ajo dėshiron tė tregohet e gatshme qė t’u jap shqiptarėve diēka, por vetėm me kushtin qė shqiptarėt dhe Kosova tė jenė pjesė e pashkėputshme e saj. Nė kėto bisedime lėshimet nga ana e Serbisė mund tė jenė si identifikimi i tė zhdukurve, librat e amzės etj tė ngjashme me kėto, por kėto nuk e ndėrrojnė aspak pozitėn tonė prej tė robėruarish.

Njėanėshmėria e faktorit ndėrkombėtar edhe nė kėtė rast ėshtė mėse prezente. Kjo njėanėshmėri tė pėrkujton qėndrimin e vazhdueshėm tė diplomacisė ndėrkombėtare nė raport me ēėshtjen tonė tė pazgjidhur kombėtare. Kjo sjellje vė nė pah edhe njėherė se ky qėndrim  nuk ka ndryshuar nė tė mirėn tonė. Ėshtė po kjo diplomaci e cila vazhdon presionin mbi shqiptarėt qė kėta tė fundit tė pranojnė robėrinė, robėri tė cilėn e kanė gatuar nė shek. XIX dhe e kanė pėrsosur nė shek. XX e e vazhdojnė edhe nė shek. XXI.

Pikėrisht kjo diplomaci ėshtė pėrgjegjėse pėr vuajtjet e shqiptarėve sepse ka ndihmuar politikisht dhe ushtarakisht qė Serbia, Mali i Zi e Maqedonia t’i marrin tokat shqiptare e t’i vrasin e shpėrngulin shqiptarėt nga tokat e tyre stėrgjyshore dhe t’i kolonizojnė ato me ardhacakė sllavė.

 Qėndrimi i kėsaj diplomacie ėshtė qė edhe sot shqiptarėt tė jetojnė nė robėri!

 Gatishmėria e politikanėve shqiptarė  pėr tė marrė pjesė nė kėto bisedime dhe sidomos fjalėt e pavėrteta tė tyre se nė kėto bisedime po shkojnė pėr t’u ndarė e jo pėr t’u afruar me Sebinė, tregojnė qartė se kėta politikanė dhe kjo politikė qė pėrfaqėsojnė ata ėshtė futur nė njė rrugė pa krye, nga ecja nėpėr tė cilėn do tė humbin vetėm shqiptarėt dhe natyrisht do tė fitojnė vetėm tė tjerėt  jashtė nesh.

Afrimi i bisedimeve ėshtė moment i pėrshtatshėm pėr t’i thėnė ne ndal kėsaj rruge. Ajo nuk e ka qėllim ecjen tonė pėrpara si komb. Kjo rrugė nuk na sjell lirinė. Mbetjen nėn Serbi le ta pranojnė ata qė duan ta pranojnė. Populli ynė duhet tė niset njė rruge tjetėr: asaj tė ēlirimit dhe bashkimit kombėtar.

Smajl Latifi, deputet i LKĒK-sė


Fjala e deputetit tė LKĒK-sė nė Kuvendin e Kosovės, e cila nuk arrit tė paraqitet nė foltoren e Parlamentit pėr shkak tė ndėrprerjes sė debatit dhe seancės sė dt. 2.10.2003

Prishtinė, 2 tetor 2003 / Nga Shėrbimi pėr informim i LKCK-sė

-  A duhet t’i nėnshtrohemi presionit tė gjithanshėm qė vazhdojnė ta bėjnė ndaj nesh dhe kundėr nesh qendrat e vendosjes ndėrkombėtare, apo tė interesohemi edhe ne krahas interesimit tė tyre tė madh qė kanė ato si  edhe Serbia pėr kėto bisedime?

- Politika e Serbisė pėrmes politikanit tė saj, Nebojsha Qoviq mbajti qėndrimin se shteti i Serbisė do tė bisedojė me pėrfaqėsuesit e krahinės sė vet, Kosovės. Kjo nuk ėshtė ndonjė ēudi pėr realistėt, sepse ai dhe politikanėt serbė e dinė se ē’kėrkojnė nė Kosovė, pra, ushtrimin praktik tė sovranitetit tė tyre, duke u mbėshtetur edhe nė qėndrimet aktuale tė faktorėve ndėrkombėtarė, tė cilėt nė vend se t’i bėjnė presion Serbisė tė heq dorė nga Kosova, ende ia ruajnė tė drejtėn formale asaj pėr ta pasur Kosovėn.

- Tė mos vazhdojmė tė mbetemi peng brenda procesit qė po na shpie drejt Serbisė, por t’i japim rast kthimit kah vetvetja, kah shfrytėzimi i mundėsive qė ēojnė nga shkėputja me tė? Ta pyesim vetveten dhe tė dalim ballė pėr ballė me popullin qė nuk na e ka dhėnė dhe nuk do tė na jap kurrė mandatin pėr tė vepruar kundėr interesave tė tij.

- Edhe ēka duhet tė ndodhė nė Kosovė qė tė bindemi ne e t’ja vėjmė gishtin kokės, t’i drejtohemi arsyes sė shėndoshė dhe fakteve kokėforta, se Kosovės edhe pas njė lufte tė pėrgjakshme vazhdon t’i mohohet e drejta pėr liri nga qendrat e vendosjes ndėrkombėtare, tė cilat vazhdojnė ende tė imponojnė procese qė nuk i shėrbejnė  realizimit tė aspiratave ligjshme tė njė kombi?

- A do tė pranojmė qė tė udhėtojmė nė njė rrugė pa krye qė do  t’ia zgjasė vuajtjet popullit tonė qė ende nuk i lejohet tė bėhet zot nė tokėn e tij? Kemi dy rrugė: tė dialogojmė me Serbinė dhe tė bėhemi bartės tė pėrgjegjėsisė bashkė me mekanizmat qė e dirigjojnė nė kor kėtė lojė tė rrezikshme nė dėm tė lirisė sė Kosovės apo tė ecim nė rrugėn  e pandalshme pėr t’ia hequr nga kurrizi vuajtjet dhe plagėt qė i kullojnė ende gjak asaj? Ne do ta zgjedhim tė dytėn. Ju ftojmė qė tė reflektoni dhe ta dėgjoni zėrin e arsyes qė ka vetėm njė interes: lirinė. Tė pėrballemi guximshėm me presionet ēfarėdo ēofshin ato, ngado qė tė vijnė ato,  dhe tė mos bėhemi vet fajtor sepse dashakeqėt do t’i pėrdorin mish pėr top pėr interesat e tyre tė drejtat tona, por tani nėse gabojmė edhe si pasojė e njė klase politike tė dėshtuar e cila i falė besimin gjithnjė diplomacisė sė faktorėve ndėrkombėtar qė na kanė ndarė, copėtuar dhe ricopėtuar dhe ky shkak ka lejuar pushtuesit tė ushtrojnė terror e gjenocid shtetėror kundėr shqiptarėve, por edhe ta ruajnė sundimin nė tokat tona deri nė ditėt e sotme. Pėrse tė jemi gjah i presioneve dhe shantazheve qė vazhdojnė tė vijnė si edhe mė herėt, presione tė cilat edhe tani  shigjetat i kanė tė drejtuara  kundėr interesave tona kombėtare.

- Askush nuk mund tė na detyrojė ta japim pėlqimin  apo tė kėrkojė nga ne atė qė do Serbia, atė qė kėrkon rezoluta 1244, atė qė do faktori ndėrkombėtar nė kėtė fazė, askush nuk ka tė drejtė nė emėr tė disa standardeve tė imponuara tė luajė me ndjenjat liridashėse tė njė populli. Kėtė nuk duhet ta lejojnė edhe njerėzit qė janė nė kėtė sallė, siē nuk do ta  lejojnė ata qė janė jashtė kėsaj salle, ata janė nė popull, ai ėshtė vet populli, i cili nėse e japim pėlqimin do tė na hedh nė taborrin e tė dėshtuarve, mos mė keq.

- Edhe nė tė kaluarėn deputetėt pėr tė arsyetuar dhe mbuluar turpet e tyre thonin zėshėm, nuk do tė humbim asgjė dhe merrnin vendime qė u kushtuan baballarėve e vėllezėrve tanė, shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Tė pėrkujtojmė se po tė njėjtit pastaj thurnin fjalė dhe vazhdonin ta mbillnin frymėn, se nuk patėm kah t’ia mbanim, se ishim tė rrethuar, kishim presion, ishte kushtetutė e tankseve dhe broēkulla tė tilla. Ata qė i kanė harruar le t’i kujtojnė. Do ta kenė, sė paku mė lehtė tė deklarohen sot. Politikanėt e kėtij soji janė bėrė si  kameleonė dhe nuk u bėhet vonė me siguri. Edhe kėto i dimė.

Ne kėrkojmė vendosmėrisht dhe me bindje qė t’u themi bashkė:

- Jo bisedimeve me Serbinė, sepse nuk kemi mandat askush qė t’i kontribuojmė forcimit tė pozitave tė pushtuesit nė Kosovė.

- Jo bisedimeve dhe jo koncensuzit politik dhe institucional pėr bisedime me Serbinė, mirėpo, PO bashkimit rreth njė qėllimi tė vetėm: ēlirimit tė plotė kombėtar. Ky ėshtė shqetėsimi i popullit shqiptar, kjo ėshtė sfida qė po e kėrcėnon Kosovėn, ky ėshtė mandati ynė i vetėm qė nuk guxojmė ta shpėrdorojmė nė emėr tė asgjėje. Rrugėn tonė ta zgjedhim vet dhe jo tė na tėrheqin pėr hunde tė tjerėt, sepse gabojmė rėndė.

- Veriu i Kosovės, 2500 hektarėt e grabitur nga marrėveshjet ndėrpushtuese, liria e premtuar pėr popullin, gjaku qė ujiti ēdo pėllėmbė tė kėsaj toke, angazhimi pėr ta ndryshuar status-kuon e dėmshme qė e ka burgosur Kosovėn dhe tė drejtėn e popullit tė saj pėr liri dhe vetvendosje kombėtare, janė fakte tė mjaftueshme pėr tė na bindur tė gjithėve, pėr tė mėsuar edhe Serbia e edhe mbėshtetėsit e saj, se ē’rrugė kanė shqiptarėt pėr tė bėrė dhe do ta bėjnė deshėn apo nuk deshėn shkelėsit e sotėm tė  lirisė sė popullit shqiptar.

- Le tė dėgjohet ky zė, le tė bėhet edhe krizė, le ta dinė tė gjithė se kemi guxim tė pėrballemi me vėshtirėsi, sepse mė shumė se sa liria dhe tė drejtat tona kombėtare nuk vlen jeta e asnjėrit deputetė veē e veē, por as edhe nėse i mbledhim tė gjithė sė bashku.

- Nė fund: ju ftoj qė tė votoni kundėr bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit!

 
Deputeti i LKĒK-sė nė Kuvendin e Kosovės
Smajl LATIFI
Prishtinė, 2 tetor 2003

 


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.