|  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 
 
 
 

   

 E enjte 2 tetor 2003 

 
    

  Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti pėrfaqėsuesit e Shoqatės Farmaceutike tė Kosovės

  • Prej 6 deri mė 16 tetor nė tėrė Kosovėn fillon fushata e imunizimit kundėr fruthit

  • U pėrurua rruga e asfaltuar e fshatit Bradash tė Podujevės

  • Kuvendi edhe sot i pėrmbylli diskutimet pa ndonjė vendim lidhur me bisedimet Prishtinė-Beograd

  • Teatri i Gjakovės po pėrgatit njė dramė tė Murteza Nurės

  • Robertson po viziton Shkupin bashkė me njė delegacion tė Kėshillit tė Aleancės Veriatlantike

  • Koks thotė se Shqipėria do tė pėrkrahet nė rrugėn e integrimit evropian

  • Nė Gllamnik tė Podujevės janė vrarė Rrahim e Feim Kosumi dhe daja i tyre Bajram Nesushta

  • Njė i vrarė e tre tė plagosur nė Strellc tė Deēanit

  • Dy vėllezėr dhe daja i tyre janė vrarė sot nė fshatin Gllamnik tė Podujevės

  • Holkeri nė Vjenė do tė jetė vetėm kryesues i pjesės sė delegacionit tė UNMIK-ut

  • Fitues i Ēmimit Nobėl pėr Letėrsi ėshtė shkrimtari jugafrikan, Xhon Maksuell Koetzi

  • Toni Llojd raportues pėr tė drejtat e njeriut nė Kosovė

  • Solana pėrkrah bisedimet teknike Prishtinė – Beograd

  • Shtefan Lene thotė se pa SHBA-tė nė Kosovė nuk lėvizė asgjė

  • Dėshtoi amnestia pėr dorėzimin e armėve - pėr njė muaj u dorėzuan vetėm 155 armė

  • AAK thotė se pėrpara se tė hyhet nė bisedime me Beogaradin Qeveria e Kosovės tė kompletohet me tė gjitha ministritė e saj

  • Shefja e Zyrės amerikane dhe ai i Zyrės britanike u takuan mbrėmė me liderėt e PDK-sė dhe tė AAK-sė

  • Prej dje ka hyrė nė fuqi zbatimi i Marrėveshjes pėr tregti tė lirė ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė

  • B. Bukoshi: Ēdo bisedė publike nė nivel tė barabartė me Serbinė dhe fqinjėt tė tjerė ėshtė nė dobi tė pavarėsimit tė Kosovės

  • UNHCR thotė se nė disa komuna tė Kosovės janė kthyer 772 persona tė zhvendosur

  • Sali Berisha akuzoi qeverisjen socialiste pėr politikė diskriminuese ndaj zonave veriore tė vendit

  • Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė nė njė sulm afėr qytetit Samara

  • Nė Bruksel u konfirmua se nuk ka asnjė shpresė pėr Korridorin 8

  • Vdekje pėr sulmin nė Bali

  • Bushi paralajmėrohet pėr rritjen e urrejtjes ndaj Amerikės

  • SHBA hartojnė rezolutė tė re pėr Irakun

  • Forcat ushtarake pakistaneze kanė vrarė 12 pjesėtarė tė Al Kaidės

  • Trupat pakistaneze kanė ndėrmarrė njė operacion tė gjerė pėr tė kapur pjesėtarėt e Al Kaidės

 

 
Presidenti Rugova priti pėrfaqėsuesit e Shoqatės Farmaceutike tė Kosovės
 
Prishtinė, 2 tetor 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti pėrfaqėsuesit e Shoqatės Farmaceutike tė Kosovės, ku ishin tė pranishėm edhe farmacistė nga Kanadaja.

Kryetari i Shoqatės Gjon Gegaj e njoftoi Presidentin Rugova me punėn dhe aktivitetet e kėsaj shoqate. Zoti Gegaj bėri tė ditur se nė muajin shtator nė Kongresin Botėror tė Farmaceutikės nė Australi, Shoqata e Farmacistėve tė Kosovės ėshtė pranuar anėtare e rregullt e Fedaratės Ndėrkombėtare tė Farmaceutikės.
 
Sipas tij, nė kėtė federatė pranohen vetėm shtetet e pavarura dhe ky ėshtė fakt qė i gėzon farmacistėt e Kosovės. Zoti Gegaj tha se kjo u bė falė punės sė palodhshme tė shoqatės sė Kosovės dhe falė pėrkrahjes sė miqve nga vende tė ndyshme tė botės, tė cilėt e mbėshtetėn anėtarėsimin e plotė tė Kosovės nė kėtė Federatė. Ai kėtė e vlerėsoi si njė hap tė rėndėsishėm pėr Kosovėn qė do tė mundėsojė njė bashkėpunim tė mėtejshėm me shoqatat farmaceutike tė botės.

Presidenti Rugova i pėrgėzoi farmacistėt e Kosovės pėr kėtė lajm tė gėzuar dhe vlerėsoi se anėtarėsimi i SHoqatės sė Farmacistėve tė Kosovės nė kėtė federatė ėshtė njė ngarje qė i kontribuon pavarėsisė sė Kosovės dhe stabilizimit tė sektorit farmaceutik nė Kosovė. Ky ėshtė edhe njė hap pėrpara nė bashkėpunimin e farmacistėve tė Kosovės me shoqatat e botės.

Nė fund Presidenti Rugova u uroi atyre Javėn e farmaceutikės qė filloi sot nė Kosovė.
 
 
Prej 6 deri mė 16 tetor nė tėrė Kosovėn fillon fushata e imunizimit kundėr fruthit
 
Prishtinė, 2 tetor 2003 - Ministria e Shėndetėsisė dhe Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH) mė 4 tetor nė Prishtinė organizon ceremoninė e fillimit tė fushatės kundėr fruthit, ku do tė marrin pjesė edhe zyrtarėt mė tė lartė tė institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare.

Ndėrkohė, nėn slloganin "Me vaksinim ta zhdukim fruthin", prej 6 deri mė 16 tetor nė tėrė Kosovėn do tė fillojė fushata e imunizimit plotėsues kundėr fruthit, rubelės dhe vitaminės A.

Sipas raporteve tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė ēdo vit nė botė nga fruthi vdesin rreth 800.000 fėmijė sidomos nė shtetet e pazhvilluara dhe atyre nė zhvillim.

Kosova si pjesė e Evropės dhe Botės nuk ka mbetur pa u prekur nga kėto sėmundje.
Nė vazhdėn e aktiviteteve tė shumta, Kosova ka hartuar dhe miratuar Planin strategjik pėr eliminimin e fruthit nga kėto anė.

Programi i eliminimit tė fruthit pėrmban aktivitete tė shumta tė cilat do tė implemetohen brenda kėsaj periudhe kohore 2003-2007.
 
 
U pėrurua rruga e asfaltuar e fshatit Bradash tė Podujevės
 
Podujevė, 2 tetor 2003 - Sot nė komunėn e Podujevės u bė pėrurimi i asfaltimit tė rrugės 3.65 km tė fshatit Bradash nė tė cilin morėn pjesė pos autoriteteve lokale tė komunės sė Podujevės edhe kryetari i komunės sė Prishtinės Ismet Beqiri dhe qytetarė e nxėnės tė kėtij fshati dhe lokaliteteve pėrreth.

Kryetari Agim Veliu tha se udhėt janė zgjidhje, ato janė lidhje, ndėrlidhje e komunikime, ato janė arterie tė sė ardhmes. "Bashkarisht dhamė kėtė vlerė pėr tė mundėsuar zhvillimin, perspektivėn edhe nė meset rurale si ky", tha ai.

Kryetari i komunės sė Prishtinės Ismet Beqiri deklaroi se pėrurimi i kėsaj rruge paraqet njė sukses tė bashkėpunimit nė mes tė komunės dhe komunitetit qė gjithėsesi ėshtė nė interes tė qytetarėve tė kėsaj ane.
Drejtori i firmės “Papenburg + Adriani” Muhamet Durmishi tha se punimet janė sukses i komunės dhe qytetarėve mikpritės tė fshatit Bradash.
 
Rruga e asfaltuar e fshatit Bradash tė Podujevės ėshtė kryer me projektine e financuar nga komuna e cila ka dhuruar 190 mijė euro si dhe komuniteti afro 110 mijė dhe pėr popullatėn prej afro 3 mijė banorėve tė kėsaj ane paraqet njė projekt tė rėndėsishėm”, tha kryetari i Komitetit tė fshatit Avni Maloku.

Pėrurimin e kėsaj rruge tė asfaltuar e bėri kryetari i komunės sė Podujevės Agim Veliu qė premtoi edhe investime tjera nė interes tė qytetarėve llapjanė. (B.T.)
 
 
Kuvendi edhe sot i pėrmbylli diskutimet pa ndonjė vendim lidhur me bisedimet Prishtinė-Beograd
 
Prishtinė, 2 tetor 2003 - Sot i zhvilloi punimet seanca e radhės sė Kuvendit tė Kosovės, nė tė cilėn u diskutua pėr marrjen e njė qėndrimi tė pėrbashkėt pėr fillimin e dialogut midis Prishtinės e Beogradit mė 14 tetor nė Vjenė. Por, pas njė debati tė zhvilluar Kuvendi nuk mori as sot ndonjė qėndrim lidhur me kėrkesėn e Qeverisė pėr bisedime me Beogradin.

Kryeparlamentari Daci kėrkoi edhe pak kohė pėr t'u harmonizuar qėndrimet dhe tha se nuk ėshtė i gatshėm qė ta nxjerrė nė votim kėrkesėn e qeverisė pėr ta ruajtur unitetin e parlamentit.
 
"Mendoj se parlamentit i duhet edhe pak kohė qė tė marrė vendim nė mėnyrė qė ta ruajė unitetin funksional dhe veprues tė institucionit. Nuk jam i gatshėm qė tė marr pėrgjegjėsinė qė tė vėr nė votim pėr tė shkatėrruar diēka qė me shumė mund e kemi arritur. Por, ndjej pėrgjegjėsi qė ne nuk mund ta bllokojmė ardhmėrinė e Kosovės", tha Daci.

Pėrndryshe, kryeparlamentari Nexhat Daci nė hapje tė debatit i njoftoi deputetėt pėr letrėn qė e kishte marrė nga Havier Solana, e cila dje ėshtė bėrė publike, duke theksuar se ka pasur edhe biseda telefonike tė kėtij niveli dhe tė kėsaj pėrmbajtjeje, tha Daci.

Duke folur para deputetėve, Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi tha se dialogu me Serbinė ėshtė njė nga tetė standardet e caktuara nga ish-shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner. Rexhepi tha se qeveria ka kėrkuar shpesh bartjen e kompetencave qė tė shtohet funksionaliteti dhe efikasiteti karshi pritjeve reale tė qytetarėve, pėrmbushjeve tė standaradve dhe tė dialogut gjithashtu.

Por, Rexhepi shtoi se qeveria ka hasur nė mosgatishmėri nga ana e UNMIK-ut, duke thėnė se Holkerit nė formė tė shkruar ia ka dorėzuar kėrkesat pėr themelimin e disa zyrave nė kryeministri si hap i parė drejt ministrive tė ardhshme, por ai tha se nuk ka marrė pėrgjigje decidive.

Andaj, Rexhepi kritikoi Holkerin se nuk ėshtė marrė me problemet reale tė qytetarėve tė Kosovės, por siē u shpreh, tėrė energjia e Holkerit ėshtė koncentruar nė dialog me Serbinė. Ai pati vėrejtje se Beogradi ka caktuar nė krye tė delagacionit Nebojsha Ēoviqin, njeriu i cili ėshtė i njohur me aktivitetet destruktive, tha Rexhepi.

Ai kritikoi UNMIK-un edhe pėr shkak se po e lejon ende sistemin paralel serb nė shumė fusha tė jetės.
Kryeministri tha se qeveria nuk ėshtė e gatshme tė marrė pjesė nė bisedime pa ndonjė vendim pro tė parlamentit, doemos duke pėrfshirė koncensusin e tri grupeve parlamentare tė subjekteve politike nėnshkruese tė marrėveshjes sė 28 shkurtit 2002 pėr formimin e qeverisė sė Kosovės.

Sabri Hamiti, kryetar i Grupit parlamentar tė LDK-sė tha se nuk do tė shtonte asgjė mė tepėr nga ajo qė ka thėnė para dy javėsh, ngase shumė citime nga fjala e kryeministrit duken si citate nga ajo qė ėshtė thėnė para dy jaėvsh nė kėtė parlament. Deputeti Hamiti tha se prononcimi i Kryeministrit ishte jo shumė i qartė dhe ēka kėrkonte nga parlamenti, pėrveē mėdyshjeve pėr mundėsinė e dialogut.

Nė vazhdim, duke pėrkujtuar disa gjėra, ai tha se ėshtė mirė qė tė dihet botėrisht qė pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės, qė nga samiti i BE-sė nė Selanik, nė mėnyrė deklarative kanė thėnė se janė zotuar pėr dialog me fqinjėt, duke pėrfshirė Serbinė e Malin e Zi, qė poashtu janė fqinjė.

"Kėta pėrfaqėsues, por edhe tė partive relevante politike, sa herė kanė biseduar me eksponentė tė politikės ndėrkombėtare, kanė thėnė se janė pėr dialog", tha Sabri Hamiti, duke kėrkuar sjellje tė pėrgjegjshme politike.
 
"Udhėheqėsit dhe njerėzit me pėrgjegjėsi tė lartė udhėheqėse tė flakin hipokrizinė politike dhe qėndrimet e formuara politike insitucioanle t'i mbrojnė njėsoj si me dyer tė mbyllura, si nė kontaktet sy mė sy, si nė kontaktet publike para zgjedhėsve", tha Hamiti.
 
Ai nė vazhdim tha se Kuvendi nuk ka arsye politike tė jetė kundėr dialogut, sidomos kur ai ėshtė njė i ashtuquajtur standard i artikuluar nga Shtajneri, por se a ka dialog pėr standardet paraprake, ai tha se jo.

Sipas Sabri Hamitit, dy nga temat e propozuara nuk duhet tė bisedohen fare, sepse problemi i pėrgjegjėsive pėr tė zhdukurit nė luftė, sanksionohet me konventa ndėrkombėtare dhe ato janė tė obligueshme pėr ēdo shtet.
 
Dy temat e tjera tė propuzuara janė kompetenca tė pėrziera, gjysmė-gjysmė, tha ai.

Nė lidhdje me ēėshtjen e pėrgjegjėsive pėr qeverinė e Kosovės, e cila, siē tha, ėshtė dykrenėshe, ato nuk ia jep UNMIK-u, por nuk mund t'ia japin as deputetėt. "Kjo mund tė ndodhė vetėm me marrėveshje tė fortė midis qeverisė sonė dhe UNMIK-ut para se tė fillojė njė dialog i mundshėm pėr probleme konkrete", nėnvizoi Sabri Hamiti, pėr tė shtuar:

"Nėse nevojitet njė dialog pėr njė fotografi tė pėrbashkėt, si dėshmi se njerėzit mund tė shihen dhe tė fotografohen, unė e konsideroj tė padobishėm, sepse kjo ėshtė lojė. Nėse ėshtė nevojė imanente e shoqėrisė sė Kosovės qė tė bisedohet pėr problemet e qytetarėve - po.
 
Mirėpo, nuk ka kurrfarė interesi qytetar sot nė Kosovė, qė mund tė plotėsohet nė rast se prishet perspektiva politike e atij qytetari", pėrfundoi deputeti i LDK-ėė Sabri Hamiti.

Arsim Bajrami mė emėr tė PDK-sė tha se nga Kosova kėrkohet tė hyjė nė bisedime nė kushte krejtsisht tė pafavorshme dhe tė pabarabarta me Serbinė pėr dy arsye: pėr shkak se Serbia ka tentuar tė kryejė njė agresion kushtetues dhe pėr shkak se Kosova shkon nė kėto bisedime nė pozicion shumė tė pabarabartė, pa kompetenca dhe me njė pėrfaqėsim qė nuk ėshtė i barabartė.

Ai kritikoi bashkėsinė ndėrkombėtare sepse shumė ngadalė e ka pėrgatitur Kosovėn pėr njė identitet politik e juridik, sepse shumė ngadalė po e zbaton rezolutėn 1244 tė KS dhe, sipas tij, tani Kosova ėshtė nė kohėn kur ėshtė miratuar kjo rezolutė.
 
Bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka marrė veprime konkrete institucionale e ligjore qė ta parandalojė Serbinė nė kėto tentativa tė agresionit kushtetues dhe nuk ka marrė veprim konkret pėr tė shpallur tė pavlefshme ato dokumente, tha Bajrami.

Sipas tij, Kuvendi duhet tė bėjė me dije edhe faktorin ndėrkombėtar, po edhe Serbinė e palėt e tjera se statusi final i Kosovės ėshtė njė ēėshtje qė tė do tė vendoset ekskluzivisht nga populli i Kosovės, nga Kuvendi, nė bashkėpunim me faktorin ndėrkomėbtar.

Arsim Bajram theksoi se kushtet pėr njė proces dialogu me Serbinė nuk janė plotėsuar, duke kėrkuar nga UNMIK-u qė tė fillojė procesin e bartjes sė pėrgjegjėsive mbi institucionet vendore.

"Nė emėr tė PDK. kėrkoj qė UNMIK-u parprakisht pėrmes zotit Holker tė marrė vendimin pėr bartjen e pėrgjegjėsive e kompetencave pėr kompletimin e strukturės insitucionale tė Kosovės e qė Kosova tė jetė subjekt i barabartė", tha Bajrami duke kėrkuar njėherit qė Kuvendi tė shpallė tė pavlefshme aktet e agresionit kushtetues tė Serbisė.
 
Ai tha se institucioneve tė Kosovė u mungon njė platformė e strategji qė do tė siguronte se Kosova do tė ketė njė pėrfaqėsim tė denjė. Qeveria e Kosovės nuk guxon tė shkojė formalisht nė bisedime pėr tė pėrmbushur njė standard ndėrkombėtar, por duhet tė shkojė e pėrgatitur, tha Arsim Bajrami.

Dragisha Kėrstoviq, nė emėr tė koalicionit "Kthimi" tha se bisedimet nuk kanė alternativė dhe pėrkrahu fillimin e bisedimeve. Nėse bisedimet nisin nė drejtim tė gabuar e tashmja do tė jetė shumė e vėshitrė, kurse e ardhmja e errėt, tha ai.
 
Koalicioni "Kthimi" pėrshėndet fillimin e bisedimeve sepse ky ėshtė rast pėr tė bėrė kthesa tė mėdha nė ngjendjen e tanishme nė Kosovė, tha Kėrstoviq. Bisedimet mund tė afrojnė dhe pajtojnė tė gjithaė bashkėsitė nė Kosovė e sidimos atė shqiptare dhe serbe, tha ai.

Duke folur nė emėr tė AAK-sė, Ramush Haradinaj tha se pėrgatitjet pėr bisedime janė improvizim, duke shtuar se ka dallim nga qėndrimi parimor nga ato qė po pėrgatiten pėr bisedime, sepse asnjėri nuk i di sesi do tė zhvilloheshin kėto bisedime, tha ai.
 
Haradinaj kėrkoi njė ndėrmjetėsues serioz nė bisedime me Beogradin dhe ai ndėrmjetės duhet tė jetė nga qeveria amerikane. "Si mund t'i japim pėrkrahje bisedimeve kur ka aq shumė paqartėsi", tha ai.

Ai ishte kundėr asaj qė Holkeri tė ketė njė "Task force", por sipas tij, kėtė duhet ta kenė institucionet e Kosovės.
 
 
Teatri i Gjakovės po pėrgatit njė dramė tė Murteza Nurės
 
Gjakovė, 2 tetor 2003 - Ansambli i Teatrit Kombėtar tė Gjakovės (TKGj) ka nisur pėrgatitjet pėr inskenimin e njė premiere tė re.

Hadi Shehu, drejtor i TKGJ tha se trupa e kėtij teatri po bėn pėrgatitjet pėr njė premierė tė re ,pikėrisht pėr dramėn "Vdekja e aktorit" e autorit Murteza Nura.
 
Regjia e kėsaj drame i ėshtė besuar regjisorit Sabedin Prekazi, ndėrsa nė rolet kryesore do tė luajnė aktorėt Hysen Binaku, Ramazan Bėrkani, Nimon Mucaj etj.

"Drama "Vdekja e aktorit" ka nė qendėr tė saj aktorin i cili ka lindur nė dėrrasa dhe tėrė jeta i kalon nėpėr dėrrasat e skenės. Personazhi kryesor pėrmes intervistės multimediale shpalos gjithė biografinė e tij tė bujshme, personalitetin e tij tė aktorit i cili jeton pėr publikun dhe teatrin", tha aktori Hysen Binaku.

Autori i dramės Murteza Nura nė kornizė tė kėsaj drame e cila ka njė koncept filozofik, ka vendosur jetėn e njė aktori i cili gjatė subjektit tė pjesės bėn njė shėtitje nė kohė tė jetės sė vet.

Sipas regjisorit, nė mėnyrė qė tė respektohet dinamika e paraparė nga TKGj, premiera e pestė pėr kėtė vit e kėtij Ansambli Teatror, pritet tė dalė nė skenė nė fund tė muajit tetor. (B.A.)
 
 
Robertson po viziton Shkupin bashkė me njė delegacion tė Kėshillit tė Aleancės Veriatlantike
 
Shkup, 2 tetor 2003 - Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, lordi Robertson, bashkė me njė delegacion tė Kėshillit tė Aleancės Veriatlantike, ka mbėrritur mbrėmė nė Shkup.

Gjatė ditės ai pritet tė bisedojė me udhėheqėsit shtetėrorė e partiakė tė Maqedonisė si dhe do tė bėjė edhe njė vizitė nė ish-zonat e krizės.

Temė kryesore e bisedimeve ėshtė paralajmėruar tė jetė situata politike dhe e sigurisė nė vend, por edhe nė rajon, si dhe pėrgatitjet e Maqedonisė dhe reformat e ushtrisė sė saj pėr anėtarėsim nė NATO.
 
 
Koks thotė se Shqipėria do tė pėrkrahet nė rrugėn e integrimit evropian
 
Tiranė, 2 tetor 2003 - "Shqipėria do tė pėrkrahet nė rrugėn e integrimit evropian dhe nė kėtė rrugė do ta ketė mbėshtetjen e Parlamentit Evropian", tha kreu i europarlamentarėve Pat Koks nė fjalimin qė sot e mbajti nė Kuvendin e Shqipėrisė.

Lidhur me zgjedhjet e 12 tetorit, kryetari i Parlamentit Evropian tha se ato duhet tė jenė tė lira dhe tė ndershme, siē tha ai, "pėr hir tė cilėsisė dhe demokracisė", dhe se "do tė paraqesin provė pėr ecurinė drejt standardeve qė po pėrmirėsohen nė mėnyrė tė qartė dhe tė dukshme".
 
 
Nė Gllamnik tė Podujevės janė vrarė Rrahim e Feim Kosumi dhe daja i tyre Bajram Nesushta
 
Podujevė, 2 tetor 2003 - Sot rreth orės 8 e 15 minuta nė fshatin Gllamnik tė Podujevės me armė zjarri janė vrarė tre persona. Sipas njoftimeve jozyrtare kėta janė: vėllėzėrit Rrahim (1975) dhe Feim Kosumi (1981) nga Gllamniku dhe daja i tyre Bajram Nesushta nga Batllava. Policia ka arrestuar Isuf Kosumin, i cili dyshohet se e ka kryer kėtė vrasje tė trefishtė.

Motivet e kėsaj vrasjeje tė trefishtė nuk dihen, por policia nė UNMIK-ut po i zhvillon hetimet.
Kjo vrasje ka tronditur qytetarėt e fshatit Gllamnik dhe tė komunės sė Podujevės.
 
 
Njė i vrarė e tre tė plagosur nė Strellc tė Deēanit
 
Deēan, 2 tetor 2003 - Mbrėmė rreth orės 23, 15 nė fshatin Strellc i Epėrm i komunės sė Deēanit nė njė pritė me armė zjarri ėshtė vrarė Avdi Mujaj, 37-vjeēar ish-pjesėtar i UĒK-sė, me punė tė pėrkohshme nė Zvicėr, kurse rėndė e lehtė janė plagosur kushėrinjtė e Avdiut, Fidan Mujaj 20-vjeēar dhe Fazli Mujaj 25-vjeēar, tė cilėt janė shtrirė nė spitalin e Pejės dhe jeta e tyre nuk ėshtė nė rrezik.
 
Ndėrkaq Valdet Mujaj, 27 vjeēar, ka marrė plagė tė rėnda dhe ėshtė transferuar nė klinikat e Prishtinės.

Motivet dhe dorasit e kėsaj vrasjeje nuk dihen.
 
 
Dy vėllezėr dhe daja i tyre janė vrarė sot nė fshatin Gllamnik tė Podujevės
 
Podujevė, 2 tetor 2003 - Dy vėllezėr dhe daja i tyre janė vrarė sot rreth orės 9.00 tė mėngjesit nga njė person i panjohur. Kjo ngjaje tragjike ka ndodhur nė fshatin Gllamnik tė Podujevės. Motivet e vrasjes pėr momentin nuk dihen, sikurse as identeti i viktimave. Policia e UNMIK-ut ka dalė nė vendin e ngjarjes dhe po i kyen hetimet.
 
 
Holkeri nė Vjenė do tė jetė vetėm kryesues i pjesės sė delegacionit tė UNMIK-ut
 
Prishtinė, 2 tetor 2003 - Nė njė letėr qė i ka arritur kryeparlamentarit Nexhat Daci nga selia e OKB-sė nė Nju Jork, bėhet e ditur se kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri do tė jetė vetėm kryesues i pjesės sė delegacionit tė UNMIK_ut qė do tė marrė nė bisedimet e Vjenės.
 
Ndėrkaq, kryesues i pjesės tjetėr tė delegavconit nga Kosova do tė pėrcaktohet nga institucionet e Kosovės, njoftoi sot nė seancėn e Kuvendit tė Kosoėvs Nexhat Daci.
 
 
Fitues i Ēmimit Nobėl pėr Letėrsi ėshtė shkrimtari jugafrikan, Xhon Maksuell Koetzi
 
Stokholm, 2 tetor 2003 – Shkrimtari i Afrikės sė Jugut, Xhon Maksuell Koetzi ėshtė laureat i sivjetshėm i Ēmimit Nobėl pėr Letėrsi.

Akademia e Nobelit ka thėnė se Koetzi "nė pamje tė panumėrta portreton involvimin e ēuditshėm tė tė huajit". "Ai ėshtė dyshues i ndėrgjegjshėm, i pamėshirshėm nė kritikėn e tij ndaj racionalizmit tė vrazhdė dhe tė moralitetit kozmetik tė civilizimit perendimor", thuhet nė vlerėsimin e kėsaj Akademie.

Ēmimi kap shumėn perj 10 milionė krunash ose 1.3 milionė dollarė. Favorit pėr kėtė ēmim ka qenė poeti sirian Ali Ahman Said, i njohur mė mirė me pseudonimin Adonis.

Dorėzimi i Ēmimit Nobel pėr Paqe do tė bėhet mė 10 dhjetor, nė ditėn e pėrvjetorit tė vdekjes tė shkencėtarit suedez Alfred Nobėl.  / Biografia zyrtare e
Xhon Maksuell Koetzi - nė: anglisht, suedisht, frėngjisht dhe gjermanisht /
 
 
Toni Llojd raportues pėr tė drejtat e njeriut nė Kosovė
 
Strasburg, 2 tetor 2003 - Ish-ministri britanik Toni Llojd ėshtė caktuar raportues i Kėshillit tė Evropės pėr tė drejtat e njeriut nė Kosovė.

Detyrė e raportuesit ėshtė qė tė mbledhė informacione tė cilat pastaj do t'i paraqesė nė formė raporti para Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės.
 
 
Solana pėrkrah bisedimet teknike Prishtinė – Beograd
 
Prishtinė, 1 tetor - Pėrfaqėsuesi i Lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme e Siguri, Havier Solana, nėpėrmjet njė letre drejtuar kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, konfirmoi edhe njėherė pėrkrahjen e Bashkimit Evropian pėr bisedimet teknike midis Prishtinės e Beogradit, duke i cilėsuar ato me rėndėsi tė dyanshme.
 
Solana u ka bėrė thirrje liderėve tė Kosovės qė tė bashkėpunojnė me kryeadministratorin Holkeri pėr tė siguruar fillimin sa mė tė shepjtė tė bisedimeve tė drejtpėrdrejta Prishtinė-Beograd.

"Fuqimisht besojmė se vonesat nė fillimin e kėtij procesi nuk mund tė justifikohen", ka theksuar z. Solana. "Ne jemi tė bindur se ka ardhur koha qė Kosova tė pėrfshihet nė bisedime direkte, si pjesė e vendosmerisė suaj pėr vlerat evropiane dhe parimin pėr dialog e mirėkuptim tė dyanshėm", thuhet nė letrėn e z. Solana.
 
Nė letėr rikonfirmohet pėrkushtimi i Bashkimit Evropian edhe pėr implementimin e plotė tė konceptit tė UNMIK-ut "standardet para statusit".
 
"Unė ju siguroj se asnjė akt i njėanshėm nuk do tė mund tė ndikojė nė rezolutėn 12 44, e cila vazhdon tė mbetet bazė pėr fillimin e bisedimeve rreth statusit final tė Kosovės.
 
Vetėm pėrmes dialogut dhe bashkėpunimit dhe pasi tė jenė vėnė bazat pėr funksionimin e plotė tė shoqėrisė demokratike dhe multietnike, Kosova mund tė arrijė zgjidhjen politike dhe paqėsore tė statusit final", thekson z. Solana.
 
 
Shtefan Lene thotė se pa SHBA-tė nė Kosovė nuk lėvizė asgjė
 
Bruksel, 2 tetor 2003 - Kosova, Maqedonia dhe reformimi i strukturės sė sigurimit nė Serbi dhe Bosnje e Hercegovinė janė tri fushat kryesore ku ėshtė i domosdoshėm angazhimi i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Ballkan.
 
Kėshtu shprehet nė intervistė pėr "Dojēe velen", Shtefan Lene, drejtor nė Drejtorinė e Kėshillit Evropian pėr Ēėshtje tė Politikės sė Jashtme dhe Ushtarake.

Ndonėse ėshtė i nevojshėm bashkėpunimi midis SHBA-ve dhe BE-sė nė Ballkan e ardhmja e vendeve tė kėtij rajoni ėshtė nė Evropė, thekson mėtutje z. Lene. Ai thekson se megjithatė ndikimi amerikan vazhdon tė jetė jashtėzakonisht i fortė, kryesisht tek popullėsia shqiptare, por edhe tek boshnjakėt.
 
Lene thotė se ėshtė me rėndėsi qė Ėvropa dhe SHBA-tė ndjekin tė njėjtat qėllime dhe ato bashkėpunojnė ngushtė midis tyre dhe hartojnė projekte tė pėrbashkėta tė cilat edhe i zbatojnė sė bashku.

Sipas z. Lene edhe mėtej ėshtė i nevojshėm bashkėpunimi ndėrmjet Amerikės dhe Evropės dhe njėra prej tyre fushave ėshtė Kosova. Ai ndėr tė tjera kė nėnvizuar se pa Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė Kosovė nuk lėvizė asgjė.
 
 
Dėshtoi amnestia pėr dorėzimin e armėve - pėr njė muaj u dorėzuan vetėm 155 armė
 
Prishtinė, 2 tetor 2003 - Zyrtarėt e Programit pėr Zhvillim tė OKB-sė UNDP thanė dje se janė shumė tė pakėnaqur me rezultatet e amnistisė njėmuajshe pėr dorėzimin e armėve tė paligjshme, e cila ka pėrfunduar mė 30 shtator.
 
Robert Pajper nga ky program tha se vetėm 155 armė janė dorėzuar gjatė kėsaj kohe dhe asnjė nga komunat e Kosovės nuk ka plotėsuar numrin prej 300 armėsh tė dorėzuara me ēka do tė pėrfitonin ndihma prej 225 mijė dollarėsh. amerikan.

Sipas UNDP, 330 deri 460 mijė armė tė paligjshzme ende ndodhen nė duart e qytetarėve tė Kosovės.
 
 
AAK thotė se pėrpara se tė hyhet nė bisedime me Beogaradin Qeveria e Kosovės tė kompletohet me tė gjitha ministritė e saj
 
Prishtinė, 2 tetor 2003 - Kėshilli Kombėtar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės nėpėrmjet njė deklarate kundėrshton fuqimisht, siē thuhet, improvizimet nė ēėshtjen e bisedave Kosovė - Serbi.

AAK refuzon fuqimisht improvizimet tė cilat e dėmtojnė rėndė procesin politik nė vend dhe kjo parti thotė se nuk do tė jetė pjesė e kėtij procesi. Kjo parti ka kėrkuar pėrpara se tė hyhet nė bisedime me autoritetet serbe, qė Qeveria e Kosovės tė kompletohet me tė gjitha ministritė e saj.
 
AAK njėherėsh fton institucionet e Kosovės qė tė harmonizojnė qėndrimet pėr shpalljen dhe jetėsimin e shtetit tė pavarur e sovran. Sipas AAK-sė pavarėsi vjen eksluzivisht nga vullneti i popullit tė Kosovės.
 
 
Shefja e Zyrės amerikane dhe ai i Zyrės britanike u takuan mbrėmė me liderėt e PDK-sė dhe tė AAK-sė
 
Prishtinė, 2 tetor 2003 - Shefja e Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Mersi Ris dhe shefi i Zyrės britanike Mark Dikenson u takuan mbrėmė me kryetarin e PDK-sė Hashim Thaēin dhe me kryetarin e AAK-sė Ramush Haradinaj.
 
Qė tė dy takimit kanė qenė tė mbyllura pėr media dhe pjesėmarrėsit nuk kanė deklaruar asgjė pas takimeve.
 
Por burime brenda partive citohen tė kenė thėnė se kėto takime janė zhvilluar nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr tė siguruar koncensus pėr bisedime teknike me Beogradin njė ditė para seancės sė Kuvendit tė Kosovės ku sipas kėrkesės sė Qeverisė pritet tė merret qėndrim politik pėr kėto bisedime, qė janė paralajmėruar tė fillojnė mė 14 tetor nė Vjenė.
 
 
Prej dje ka hyrė nė fuqi zbatimi i Marrėveshjes pėr tregti tė lirė ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė
 
Prishtinė, 2 tetor 2003 - Zyrtarė doganorė nė Vėrmicė kanė konfirmuar se dje ka filluar zbatimi i Marrėveshjes pėr tregti tė lirė ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė. Sipas kėsaj marrėveshje, tė gjitha prodhimet me prejardhje vendore, lirohen nga dogana.

Nė kėtė kontekst edhe kėshilltari nė Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, Mujė Gjonbalaj ka thėnė se qė nga 1 tetori qindra mallra, tė cilat gjenden nė listėn libero do tė kalojnė kufirin pa ngarkesa doganore.
 
 
B. Bukoshi: Ēdo bisedė publike nė nivel tė barabartė me Serbinė dhe fqinjėt tė tjerė ėshtė nė dobi tė pavarėsimit tė Kosovės
 
Prishtinė, 2 tetor 2003 - Kryetari i Partisė sė Re Kosovės, Bujar Bukoshi, ka thėnė se ēdo bisedė publike nė nivel tė barabartė me Serbinė dhe fqinjėt tė tjerė ėshtė nė dobi tė pavarėsimit tė Kosovės. Ai mėtutje ka thėnė se PReK-u nuk konsideron se bisedimet se nė Vjenė janė prioritet.
 
Bujar Bukoshi po ashtu ka thėnė se bisedimet pėr ēėshtje teknike Prishtinė - Beograd shėnon kthesė tė rėndėsishme pėr Kosovėn. Ai ka thėnė se pvarėsisht nga fakti se kėto bisedime janė cilėsuar si teknike, me nisjen e tyre fillon edhe procesi politik i zgjidhjes sė statusit final tė Kosovės.
 
 
UNHCR thotė se nė disa komuna tė Kosovės janė kthyer 772 persona tė zhvendosur
 
Gjilan, 2 tetor 2003 - Zyrtari i Komesariatit tė Lartė tė OKB-sė pėr Refugjatė Ignacio Mateini ka deklaruar dje se gjatė kėtij viti nė disa komuna tė Kosovės, nė rajonin e lindjes janė kthyer 772 persona tė zhvendosur, prej tyre mėse 440 serbė.
 
Nė mesin e tė kthyerve ka edhe pjesėtarė tė nacionliteteve tė tjera nė Kosovė. Ignacio Mateini ka thėnė se ata janė kthyer kryesisht nė vendbanime, ku jetojnė vetėm pjesėtarėt e njė bashkėsie.
 
 
Sali Berisha akuzoi qeverisjen socialiste pėr politikė diskriminuese ndaj zonave veriore tė vendit
 
Shkodėr, 2 tetor 2003 - Kryetari i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sali Berisha, gjatė fushatės qė lidhet me zgjedhjet vendore nė Shqipėri, ka akuzuar nė njė fjalim nė Shkodėr qeverisjen socialiste pėr politikė diskriminuese ndaj zonave veriore tė vendit, por edhe pėr korrupsion. Ai ka shtua se Qeveria e Nanos ėshtė e paaftė pėr tė zgjidhur problemet e shumta nė Shqipėri.
 
 
Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė nė njė sulm afėr qytetit Samara
 
Bagdad, 2 tetor 2003 - Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė nė njė sulm kundėr autokolonės sė forcave tė Shteteve tė Bashkuara nė qytetin Samara, nė veri tė Bagdadit, kanė bėrė tė ditur sot ( e enjte) burimet ushtarake amerikane.

Sulmi nė qytetin Samara ishte pusia e tretė fatale ndaj forcave amerikane nė 24 orėt e fundit.

Ndėrkaq, mbrėmė njė ushtar amerikan u vra dhe njė u plagos nė lagjen Al Mansour nė Bagdad.
 
 
Nė Bruksel u konfirmua se nuk ka asnjė shpresė pėr Korridorin 8
 
Bruksel, 2 tetor 2003 - Komesionerja e Bashkimit Evropian, pėrgjegjėse pėr energjinė dhe transportin, Lojla del Palasio, duke prezentuar rrjetin infrastrukturor tė transportit panevropian konfirmoi se nuk ka asnjė shpresė pėr Korridorin 8.
 
Ajo theksoi Korridori 8 nuk hyn nė kėtė rrjet me faktin se vendet e Ballkanit Perėndimor, nuk pėrfshihen nė listėn e vendeve kandidate tė BE-sė dhe as nuk do tė pėrfshihen nė rrjetin panevropian tė transportit.

Nė selinė e Komisionit Evropian u bė dje e njohur po ashtu se korridori paralel me Korridorin 8, i njohur me emrin "Ignacia", i cili kalon nėpėrmjet Greqisė nė kufirin bullgaro-turk, bėn pjesė nė projektet absolute pėr BE dhe pritet tė pėrfundojė deri nė vitin 2006.

Del Palasio dhe Romano Prodi kanė bėrė tė njohur edhe 28 projekte kryesore nė rrjetin trans-evropian tė transporteve, tė cilėt do tė lidhin me njėri-tjetrin metropolet kryesore tė Evropės.
 
Bėhet fjalė pėr ndėrtimin e 75.200 km. rrugė, 78 km. linja hekurudhore, 330 aeroporteve, 270 porteve detare ndėrkombėtare dhe 210 lokale, si dhe pėr njė infrastrukturė informatike, qė do tė lidhin me njėri tjetrin, pothuajse tė gjithė vendet e Evropėr Perėndimore dhe Lindore, duke filluar nga Lisbona deri nė Bukuresht dhe nga Helsinki deri nė Athinė. Tė gjitha kėto projekte me njė vlerė tė pėrgjithshme prej 220 miliardė eurosh duhet tė pėrfundojnė deri nė vitin 2020.

Korridori 8, i cili do tė kontrobuonte thjesht nė zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė, nuk figuron asgjėkundi nė kėtė listė.
 
 
Vdekje pėr sulmin nė Bali
 
Xhakartė, 2 tetor 2003 - Militanti islamik nga Indonezia qė akuzohet se ka koordinuar sulmin me bombė nė njė klub nate nė ishullin Bali, ėshtė shpallur fajtor.

Prokurorėt thanė se i akuzuari Mukhlas i cili njihet edhe me emrin Ali Gufron, ka qenė koordinatori kryesor i kėtij sulmi nė tė cilin vdiqėn mbi dyqind veta kurse u lėnduan shumė tė tjerė.

Muklas para se t'i shqiptohej dėnimi kishte pranuar pėrfshirjen nė sulm, por mohoi tė ketė patur rolin kryesor.
 
 
Bushi paralajmėrohet pėr rritjen e urrejtjes ndaj Amerikės
 
Uashington, 2 tetor 2003 - Njė raport i komisionuar nga qeveria amerikane thotė se armiqėsitė ndaj Shteteve tė Bashkuara kanė arritur nivele shqetėsuse nė vendet arabe dhe disa rajone myslimane tė botės.

Ai thotė se problemi ėshtė rritur pjesėrisht pėr shkak se Shtetet e Bashkuara po dėshtojnė nė argumentimin e veprimeve dhe politikave tė saj. Raporti thotė se Uashingtoni duhet tė punojė mė shumė nė spjegimin e kėndvėshtrimit tė tij.
 
 
SHBA hartojnė rezolutė tė re pėr Irakun
 
Nju Jork, 2 tetor 2003 - Shtetet e Bashkuara kanė rifilluar perpjekjet nė Kombet e Bahskuara pėr tė siguruar njė rezolutė tė re mbi Irakun duke e qarkulluar tekstin e saj tek anėtarėt e pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit. Projekt-rezoluta thekson faktin se pushtimi nėn udhėheqjen amerikane i Irakut ėshtė i pėrkohshėm dhe se dorėzimi i autoritetit popullit tė irakut duhet tė ndodhė shpejt.

Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė ka bėrė thirrje pėr njė orar tė qartė kohor tė dhėnjės fund te pushtimit te Irakut.
 
 
Forcat ushtarake pakistaneze kanė vrarė 12 pjesėtarė tė Al Kaidės
 
Angore Ada, Pakistan, 2 tetor 2003 – Sipas njoftimeve mė tė reja tė AP-sė gjatė operacionit tė gjerė tė sotėm tė forcave ushtarake pakistaneze kundėr pjesėtarėve tė Al Kaidės nė rajonin kufitar me Afganistanin, pėr tė cilin kemi njoftuar nė edicionet e mėhershme, janė vrarė tė pakten 12 tė dyshimtė, kurse janė arrestuar edhe 12 tė tjerė, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt ushtarak pakistanezė.
 
Po kėshtu njoftohet se njė gazetar i AP-sė ka parė nė vendngjarje edhe katėr trupa tė pajetė tė shtrirė, ndėrsa komandanti i kėtij operacioni ushtarak ka thėnė se nė kėtė zonė, rreth 100 metra mėtutje, ndodhen tė shtrirė edhe tetė trupa tė pajetė, por ėshtė shumė rrezik tė shkohet atje.
 
Ai gjithashtu ka thėnė se pjesa dėrrmuese e luftėtarėve janė tė huaj. Trupat pakistaneze nė kėtė operacion, i cili ende vazhdon, ka pasur tė pakten dy tė plagosur. Tė pakten katėr helikopterė ushtarakė po fluturojnė vazhdimisht mbi zonėn me qė llim vėzhgimi tė lėvizjeve tė forcave talibane dhe tė Al Kaidės, ka thwnw ai.
 
 
Trupat pakistaneze kanė ndėrmarrė njė operacion tė gjerė pėr tė kapur pjesėtarėt e Al Kaidės
 
Islamabad, 2 tetor 2003 – Trupat pakistaneze kanė ndėrmarrė sot (e enjte) njė operacion tė gjerė pėr tė kapur tė arratisurit e dyshimtė tė Al Kaidės afėr kufirit me Afganistanin, njofton BBCnews. Armata ka njoftuar se tashmė janė bėrė disa arrestime nė distriktin e Varizistanit. Fisi i zonės malore afėr provincės afgane Paktika, ėshtė bėrė qendėr e luftėtarėve tė talibanėve tė pėrmbysur nga pushteti.

Ky operacion ka filluar disa orė pasi ndhmėssekretari i Shtetit, Riēard Armitixh, ėshtė pritur tė arrijė nė Pakistan. Udhėtimi i tij tash ėshtė riprogramuar pėr shkaqe tė papėrcaktuara. Shpesh herė ka pasur informacione se shefi i Al Kaidės, Osama bin Laden dhe ndihmėsi i tij Ajman al-Zavahiri, fshihen diku pėrgjatė kėtij kufiri tė largėt.

 


  |  KOMENTE  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.