OPINIONE

   
1.10.2003 - Trepca.net
     

„BJE NJI KASHTĖ E I NXJERR GJASHTĖ“

(Rreth shkrimit Riaktualizimi i dy toponimeve tė gabuara - Kastriot - Shkabaj!!)


 
Vjenė (AUSTRI), 1 tetor 2003 / S. GASHI
 
Artikullshkruesi K. Mani ka tė drejtė kur reagon pėrkitazi me “pagėzimin” e dy vendbanimeve tė Kosovės me emra tė rinj: Obiliqin me Kastriot e Orlloviqin me Shkabaj. Njė gjė e kanė tė pėrbashkėt tė dyja kėto variante tė reja: qė tė dyja janė tė reja; janė politizim i historisė e sė kėndejmi edhe administrative, librare. Me sa dihet deri tani nga gjeografia historike dhe nga onomastika e Kosovės, emri Obiliq i vu vendbanimit i cili shumė kohė (sė pakut) para vitit 1455 quhej Kloboderica pėrkatėsisht Globoderica dhe qė asokohe i kishte 7 shtėpi. Emri i kryehershėm (gjithsesi me origjinė sllave), Klobodarica/Globodarica u ndryshua nė Obilić pas Luftės Ballkanike. Duke u mbėshtetur nė rrethanėn se ndėr banorė tė Prishtinės kishte familje qė e mbanin mbiemrin Glloboderi dhe e dinin se ky mbiemėr lidhet me emrin e vjetėr tė Obiliqit tė sotėm, ka arsye tė pohohet se, pa e marrė parasysh pėrkatėsnė gjuhėsore tė emrit, ka njė kontinuitet shqiptar tė emrit mesjetar Globoder(ica) nė Glloboder.
 
Varianti i imponuar i ri serb Obilić i heq rrėnjėt nga apelativi serb obilje “pasuri e madhe; vend i bereqetshėm” dhe nuk ka pra kurrfarė lidhje me emrin Kopiliq tė katundit tė Drenicės. Vetė katundi Kopiliq i Drenicės pėrmendet po mė 1455, kur kishte vetėm 2 shtėpi. Emri i kėtij katundi e ka pėr bazė emrin personal Kopil. Ky antroponm dėshmohet nė dokumentacionin kishėtar serb tė shek. 14 kryesisht nė mjedise tė cilėsuara pėr tė vllehėve. Kėshtu, nė krisobulėn e Banjskės tė viteve 1313-1318 njėri ndėr banorė tė katunit (= „vendbanimit blegtoral”) tė vllehėve Ursulovci, i cili ka gjasė tė mos ketė qenė largė Mitrovicės sė sotme, quhej Kopil, ndėrsa nė krisobulat e Deēanit tė vitit 1330 njė banor i quajtur Kopil dėshmohet edhe nė katundin e sotėm Ēabiq tė Klinės. Ky katund, le ta themi tėrthorazi, ndodhej krejt afėr mikroregjionit tė quajtur vlaška zemlja «vend i vllehėve» qė pėr qendėr e kishte katundin e sotėm Kijevė tė Klinės.
 
Antroponimi Kopil ėshtė ruajtur deri nė ditė tonat nė disa mikrotoponime tė territorit tė Kosovės. Kėshtu, nė Rahovec ekzistojnė mikrotoponimet: Lugi Kpilit, Gropa Kopilit dhe Guri Kopilit; nė katundet Krushevc e Beran tė rrethinave tė Pejės dhe nė Brezhnicė tė rrethinave tė Prishtinės gjallojnė gjithandej mikrotoponimet Lugu i Kopilit.
 
Tek antroponimi Kopil, e rrjedhimisht edhe tek emri i katundit i cili do tė jetė quajtur sipas njė pararendėsi tė quajtur Kopil, i zgjeruar me prapashtesėn sllave –ić, gjendet apelativi kopil - i pėrhapur pothuaj nė tė gjitha gjuhėt e Ballkanit khs.: shqip kopil “shėrbėtor”, njė kuptim i dėshmuar mė 1827 nė pėrkthimin shqip tė Ungjillit tė shėn Matheut nga Grigor Gjirokastriti; tek arbėreshėt nė Kalabri kopile “vajzė e re”, nė shqipen moderne kopil,-i m. “fėmijė mashkull i lindur jashtė martese; shėrbėtor”. Kuptimin e fėmijės jashtė martese kjo fjalė e ka edhe nė serbishten e nė bullgarishten; nė greqishten e re kopeli e ka kupimin “shėrbėtor” fem. kopela “vajzė e re”, ndėrsa nė rumanisht copil e ka kuptimin “fėmijė”dhe fem. copila “vajzė; shėrbėtore.”
 
Pa u zgjatur nė stėrhollime, mund tė thuhet se nė emrin e katundit Kopiliq kemi tė bėjmė me njė ballkanizėm. Ka shumė gjasė qė nė kėtė emėr nuk pėrmbahet fjala kopil nė kuptimin “fėmjė mashkull jashtė martese”, jo pse nė kėtė mėnyrė do tė pėrjashtohej a priori elementi sllavishtfolės si emėrtuers i kėtij vendi, pose pse ėshtė e vėshtirė tė besohet qė njė vėllazėri e, rrjedhimisht edhe njė kaktund, tė quhet “bastard, kopil; fėmijė jashtė martese”. Duke e ndjekur metodėn e eleminimit, pėr faktor emėrtues i kėtij katundi nuk vie nė konsideratė as greqishtja e re, pėr shkak tė mungesės sė pranisė sė greqishtfolėsve nė kėtė pjesė tė hapėsirės gjuhėsore e etnike tė shqipes.
 
Arrijmė kėshtu qė nė rrethin mė tė ngushtė tė “kumbarės” sė emrit Kopiliq tė jenė ose shqifolėsit ose vllahishtfolėsit. Nė tė mirė tė emėrtimit tė kėtij vendi nga vllehėt do tė fliste rrethana se nė regjionin e Drenicės pėrveē qė mė 1313-1318 dėshmohen psh. vllehėt Proillovci– sot Prellovc; vllehėt Tudoriēevci mė 1330 – sot Turiēevc, ka edhe disa tponime tė tjera me prejardhje vllahe si Magura; Mikushnica, Ēiēavica etj. Kjo mundėsi do tė ishste e besueshme sikur tė mund tė dėshmohej se rum. copil do ta ketė pasė dhe kuptimn si fjalėt e shqipes ēun, ēunak. Sido qė tė jetė, kėsaj teze i del krah edhe rrethana se emra familiarė Kopil- dėshmohen gjatė mesjetės sidomos nė ato vise ku kishte popullatė romane si psh. nė rrethina tė Kotorit pėrkatėsisht andej kah kishte vllehė siē ėshtė rasti me regjionin e Vranjės e tė Banatit nė Serbi. I njėjti konstatim vlen edhe pėr Kosovėn mesjetare (kujto dėshmitė e antroponimit nė katunin e vllehėve Ursulovci dhe tė katundit Ēabiq mė 1313-1318 dhe mė 1330). Nė tė mirė tė prejardhjes shqipe tė emrit Kopiliq do tė fliste vlera e kryeherėshme kuptimore “shėrbėtor” e fjalės kopil nė kėtė gjuhė.
 
Nė kėtė rast emri Kopil (iq) do tė duhej ta kishte vlerėn kuptimore si tė antroponimit vllah Sherban / Sharban nga (lat. servus “shėrbėtor”), gjė qė nuk mund tė verifikohet. Pėrveē kėsaj, nuk ka asnjė dėshmi tė antroponimit Kopil as ndėr banorė tė sanxhakut tė Dukagjinit tė vitit 1485 e as nė asnjė defter tjetėr tė mėvonshėm tė regjistrmeve osmane- turke tė kryefamiliarėve nė gjithė territorin historik tė Kosovės. Pėrkundrazi, nė nga shek. 17 janė dėshmuar tek rumunėt mbiemrat Copilescu, Copilul, Copiloniul etj. Mbiemra tė tillė dalin edhe sot nė Rumani e gjitu kah ka vllehė e edhe ndėr vllehė tė serbizuar tė Serbisė.
 
Sė kėndejmi, po tė veprohej sipas rekomandimit tė z. Mani, do tė binim nė njė gabim tjetėr, sepse – sikundėr mund tė shihet nga ē`u tha ė lart – kėtu kemi tė bėjmė me dy toponme, me dy vende tė ndryshme dhe bartja e emrit tė njėrit mbi vendbanimin tjetėr do tė ishte gabim nė rrafshin e gjeografisė historike dhe tė onomastikės. Pėr zgjidhjen e kėtij “problemi” do tė duhej propozuar ndonjė zgjidhje tjetėr, por konkrete.
 
Njė ēėshtje tjetėr qė z. Mani e shtron me nervozizėm e me urrejtje patetike (tė drejtė e tė arėsyeshme nė rrafshin historik e nacional, jo porse tė mbėshtetur edhe shkencėrisht pėr rastin konkret ) ndaj robėruesit serb e qė do tė meritonte tė bluhej nėn moknėn e realitetit ėshtė ajo sipas sė cilės: “[...] Millosh Kopiliqi ishte shqiptar nga fshati Kopiliq i Drencės, dhe pikėrisht, pėr ta shtrėmbėruar historinė, shkiet ia kanė hequr inicialen-K, dhe e kanė quajtur Obiliq!“.
 
Tė deklarosh me patetizėm e me patriotizėm nė mėnyrė kaqė tė prerė se atentatori mbi sulltan Muratin na paska qenė shqiptar vetėm pse e paska pasur njė mbemėr vllah Kopliq dhe pse mbiemri i tij po pėrkuaka me emrin Kopiliq tė katundit tė Drenicės, mė duket se mund tė jetė njė shpallje lufte mullinjve tė erės pėr ta zbutur nė sinkroni kompleksin tonė tė inferioritetit – zbutje kjo qė, fundja, shpie tek barazimi me kompleksin e serbėve – tė njė populli qė nuk ka kurrfarė lidhje me antikėn e Ballkanit dhe qė historia e tyre (sė pakut nė Kosovė) fillon me zgjerimin nė shek. 12 tė principatės sė Rashkės nė dėm tė tokave tė shqiptarėve nė tė cilat bashkėjetonin edhe romanė, pėrkatėsisht vllehė, (ri)shqiptarizimi i tė cilėve mori fund sė pakut nė shek. 15.
 
Kam frikė se deklarimet e kėtilla (mbase pa kompetencė profesionale) s’mund tė quhen ndryshe pos njė reprizė e manirit serb tė historisė sė mbėshtetur jo mbi fakte historike por mi emocione dhe mbi mite, legjenda e etimologji popullore tė politizuara. Po e them kėshtu sepse pjesėmarrjen e feudalėve shqptarė tė Arbanonit nė betejėn e Kosovės (1389) duke e pėrfshirė kėtu edhe popullatėn vendėse dhe ndonjė tė vetėquajtur feudal kosovar nė anėn e koalicionit tė tė krishterėve (vllehė, bullgarė, boshnjakė, raguzas, serbė e tė tjerė) - sė pakut tani e dy dhjetėvjetėsh nuk e mohon asnjė historian serioz eurperėndimor.
 
Ėshtė njė e vėrtetė e pranuar katėrcipėrisht se nė krye tė forcave tė koalicionit tė tė krishterėve vendės (ēfare ishin edhe kosovarėt e asaj kohe) ishte njė princ i quajtur Lazar, tė cilin sė pakut raguzasit e njihnin pėr katunar pėrkatėsisht pėr blegtor, ēoban pra, nė vija mė tė largėta jo serb, ndoshta vllah apo eventualisht shqiptar. As kjo rrethanė, edhe sikur tė mund tė dėshmohej nė ndonjė „laboratorium“ historik, nuk bėn tė na shėrbejė pėr gurrė tė krekosjes historike nė stilin serb sipas tė cilit psh. edhe Skėnderbeu ynė, edhe Huniadi hungarez na paskan qenė serbė. Mua nuk ma ka andja tė merrem me personalitete hipotetike kombėtare „tonat“, siē vepron z. Mani kur M. Kopiliqin e quan hero tonin kombėtar, pa e pasur ndonjė mbėshtetje psh. nga kronikat osmane apo nga sosh europerėndimore, por vetėm mbi bazėn e emrit Kopiliq tė Drenicės.
 
Ēėshtje mė vete ėshtė “pagėzimi” nga Komisioni i standardizimit tė Obiliqit nė Kastriot. Unė do isha i lumtur sikur ky Komision ta kishte bėrė kėtė riemėrtim psh. mbi bazėn e faktit se banorėt apo qoftė edhe vetėm njė pjesė e tyre tė kėtij vendinimi tė ishin psh,. tė fisit Kastrat; sikur aty tė ishte dshmuar njė castra romake apo sikur, fundja, kudoqoftė nė Kosovė, tė kishte jė vėllazėri tė quajtur Kastriot.
 
Jam plotėsisht dakord me zotin Mani qė emri Shkabaj, njė pėrkthim i fjalėpėrflashėm i emrit serb Orlović, nuk pėrkon me veēoritė dialektore e leksikore tė kosovarishtes. Kosovarėt nė pėrgjithėsi nuk e njohin fjalėn shkabė, ndėrsa regjioni ku ndodhet ky vendbanim nuk e ka nė pėrdorim prapashtesėn karakteristike shqiptare –aj me tė cilėn formohen emra vėllazėrish apo edhe emra vendbanimesh tė ngritura mbi bazėn e emrave tė vėllazėrive. E tepėrt nė rekomandimin e z. Mani ėshtė stėrpikja e autoritetin tė shkrimtarit tonė I. Kadare, tė cilin z. Mani e ka “inkuadruar” nė kėtė problem bigari hak.
 
Duke qenė njėri ndėr kuadro qė sė pakut tani e 30 vite mė parė merrem me ēėshtje tė onomastikės, ia lejoj vetes tė them se Kosova ka sot nevoja fort mė tė ngutshme nė rrafshin potlitik, diplomatik e social se sa “standardizimin” e toponimisė sė Kosovės. Kjo temė nuk ėshtė aqė e ngutshme (pėrveē nėse nuk kemi fusha tė tjera ku mund tė tregohemi patriotė), sepse Kosova ka institucione kompetente shkencore e kuadro profesionale qė do ta rregullojnė kėtė punė pa patetizėm, pa folklorizėm, pa etimologji popullore dhe, fundja, edhe pa diletantizėm.

  


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.