OPINIONE

   
1.10.2003 - Trepca.net
 

SHQETĖSIME NGA GYRBETI

 

BASHKĖATDHETARĖT TANĖ NĖ GJERMANI TĖ BRENGOSUR PĖR TĖ ARDHMĖN E TYRE..!


 
1 tetor 2003 / Shkruan: Rexhep ELEZAJ
 
Nuk ėshtė kjo hera e parė qė kemi shkruar pėr problemet e mėrgimtarėve tanė, sidomos pėr ato ēėshtje tė cilat kanė patur tė bėjnė, jo vetėm me rregullimin e statusit tė tyre nė vendet perėndimore, por tė cilat drejtpėrsedrejti kanė prekur nė identitetin e tyre kombėtar dhe kulturor, i reflektuar qartė pėrmes dokumenteve personale tė identifikimt siē janė pasaportat, patentė shoferi, ēertifikatat e lindjes, kurorizimit, etj. Konkretisht fjala ėshtė pėr problemin e dukomenteve identifikuese tė mėrgimtarėve tanė i cili katėr vite pas mbarimit tė luftės nė Kosovė vazhdon tė jet njėri ndėr preokupimet mė tė koklavitura qė gyrbetēarėve po u sjellė kokėēarje dhe konflikte te vazhdueshme me organet vendore gadi nė tėrė Gjermaninė.
 
Madje, kjo ēėshtje detyrimisht na kėthen katėr vite mė pas pėr tė rikujtuar hilen e ndytė tė politikės sė Beogradit me rastin e aprovimit tė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė me tė cilėn Kosova definohej si pjesė e Jugosllvaisė sė mbetur (Serbisė dhe Malit tė Zi), “argument” juridik nė tė cilin zyrtarėt serbė sot e kėsaj dite mė zė tė gomarit vazhdojnė tė ēirrėn para subjekteve ndėrkombėtare sa herė qė vihet nė diskutim statusi i ardhshėm i Kosovės. Kėtė lojė diplomatike politikanėt serbė e bėjnė pandėrpre me gjithė kundėr argumentet nė teren tė cilat flasin bindshėm edhe nė aspektin juridik se me Marrėveshjen e Kumanovės (10 qershor 1999) midis NATO-s dhe Serbisė jurisdikcioni i saj nė Kosovė ėshtė suspenduar nė kohė tė pacaktuar sipas ndėrkombėtarėve, ndėrsa sipas shqiptarėve pėrgjithmonė.
 
Mirėpo, megjithė kėto fakte regjimi hegjemonist serb nuk respekton fare gjendjen dhe realitetin e ri politik tė krijuar nė Kosovė pas dėbimit tė ushtrisė dhe gjithė administratės sė saj ukupuese nga Kosova, e cila, Kosova pra, pikėrisht me Rezolutėn 1244 tė KS do tė vihet nėn administrim civil tė OKB-sė (Protektorat klasik) e udhėhequr nga organet e UNMIK-ut, ndėrsa kufijtė e saj do t’i ruajė ushtria e pėrbėrė nga komanda dhe 30 mijė ushtarėt e shteteve anėtare tė Aleancės mė tė fortė ushtarake nė botė- NATO-paktit tė njohura tanimė si forca tė KFOR-it.
 
Tė gjitha kėto fakte pėr regjimin shovinist tė Beogradit nuk vlejnė asgjė dhe nuk pijnė ujė, pėrveē asaj Rezolutės famoze 1244, e cila me vet faktin e shuarjes sė mbeturinės jugosllave para njė viti, d.m.th. me formimin e Unionit Serbi-Mali i Zi, klauzula qė Kosovėn e trajtonte si pjesė tė ish Jugosllavisė sė mbetur, e cila edhe ashtu nuk kishte kurfarė fuqie juridike, e ka zhvlersuar pėrfundimisht. Dhe mu pėr kėtė duke qenė tė vetėdijshėm pėr zhvleftėsimin e kėtij formulimi zyrtarėt serbė do tė ngarendin me tėrė turrin e tyre tė shfrenuar politik pėr ta futur klauzulėn e re nė kushtetutėn e kėtij unioni me tė cilėn Kosovėn do e konsiderojnė si pjesė tė Serbisė. Dhe kjo fletė se politikanėt e Beogradit me ēdo mėnyrė dhe formė vazhdojnė me politikėn e tyre antishqiptare, duke mos lėnė anash pėr anjė ēast as propagandėn e tyre nė botėn perėndimore qė Kosovėn me rastin e formulimit tė ēfardo dokumenti ndėrkombėtar ta paraqesin si pjesė tė shtetit serb. Pėr fat tė keq duket se nė masė tė madhe janė duke ia arritur kėtij qėllimi, posaēėrisht nė disa vende perėndimore.
 
Ėshtė kėshtu pėr faktin, sepse pranė asaj qė 16 shtete tė UE-sė para dy viteve i pranuan dokumentet e udhtimit tė lėshuara nga UNMIK-u, tani kohėve tė fundit janė disa shtete anėtare tė BE-sė siē ėshtė Zvicra dhe Gjermania tė cilat gjithnjė e mė tepėr po i refuzojnė pasaportat e UNMIK-ut me arsyetimin tipik serb; “se shqiptarėt e Kosovės janė qytetarė tė Serbisė” duke ushtruar shpeshherė shantazhe dhe presion ndaj tyre qė t’i detyrojnė tė shkojnė me zor pranė konzulatave serbe pėr t’u paisur me dokumente tė udhtimet tė Serbisė. Kjo atmosferė e krijuar kohėve tė fundit ēdo ditė e mėtej po merrė dimensione shqetėsuese nė mesin e mėrgimtarėve tanė, pasojat e sė cilės mund tė jenė tepėr tė dėmshme pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, kur kihet parasysh efekti i propagandės serbe tek qeveritė e disa vendeve tė Europės perėndimore.
 
Pra, nuk ėshtė e rastit qė pikėrisht para dialogut tė paralajmėruar midis Prishtinės dhe Beogradit kėtu nė Gjermani tė rritėn presionet ndaj bashkėatdhetarėve tanė qė t’i pranojnė dokumentet serbe tė udhtimit, sikurse qė po bėjnė shumė komuna nė kėto dy vende duke i cilėsuar mėrgimatarėt tanė nė shumė dokumente tė tyre si nėnshtetas tė unionit “Serbi-Mali i Zi”, gjė e cila po shkakton dilema tė mėdha nė mesin e tyre, por edhe konflikte tė ashpra me zyrtarėt lokalė, sepse shumica e bashkėatdhetarėve tanė kategorikisht po e refuzon njė kategorizim tė tillė.
 
Tė gjithė bashkėatdhetarėt me tė cilėt biseduam ditėve tė fundit shprehėn habinė e tyre tė madhe se si ėshtė e mundur qė qeveria gjermane e cila njėherė i ka njohur dokumentet e udhtimit tė lėshuara nga UNMIK-u, tani ka zėnė ta refuzojė validitetin e tyre me arsyetimin qė cekėm mė lartė duke mos u dhėnė ose duke mos iu vazhduar mė vizat e qėndrimit gjithė atyre tė cilėt i posedojnė dokumentet e udhtimit tė UNMIK-ut. Kjo po shkakton revoltė nė mesin e mėrgimatarėve tė cilėt, njėherit kritikat e tyre tė ashpra po i drejtojnė nė adresė tė qeverisė sonė e cila, siē thonė, po bėnė shumė pakė nė kėtė drejtim, bile sikur e ka harruar kėtė problem tė madh tė qytetarėve tė saj jashtė atdheut?!
 
Prandaj, lidhur mė kėtė ēėshtje ata i bėjnė thirrje qeverisė dhe organeve tjera kompetente nė Kosovė qė pa humbur kohė tė merrėn seriozisht me kėtė problem i cili nėsė nuk rregullohet rrezikon qė tė gjithė mėrgimtarėt detyrimisht tė pajisen me dokumente serbe tė identifikimit, ngase tė gjetur nė mes dy rreziqeve; i pari, qė ta humbin vendin e punės pėr shkak tė qendrimit nė kėtė vend pa dokumente valide, sepse nuk duan tė pajisėn me pasporta serbe, dhe sė dyti; qė njė ditė nga organet gjermane tė kthehėn me dhunė nė Kosovė, kėrcnim ky i cili ka kohė po u rrinė mbi kokė si shpata e Demokleut.
 
Nisur nga gjendja mjaftė e vėshtirė e krijuar muajve tė fundit rreth dokumenteve tė udhtimit tė lėshuara nga UNMIK-u, mėrgimtarėt tanė apelojnė qė qeveria jonė tė ndėrmerrė masa urgjente, sė paku duke kontaktuar me zyrėn gjermane dhe ate zvicėrane nė Prishtinė, me qėllim qė kjo situatė e rėndė tė tejkalohet sa mė parė. Pėrndryshe, zhgėnjimet e tyre ēdo ditė e mėtej vazhdojnė tė rritėn edhe mė shumė si rrjedhojė e pasivitetit tė organeve tona kompetente nė raport me kujdesin e pakėt qė kanė treguar deri mė tash pėr zgjidhjen, jo vetėm tė ēėshtjes sė dokumenteve tė udhtimit, por edhe tė shumė problemeve tjera mė tė cilat po ballafaqohet sot mėrgata shqiptare nė pėrgjithėsi dhe ajo nga Kosova nė veēanti.

                                    


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.