|
 |
OPINIONE
|
|
|
1.10.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Analizë |
|
|
Inekuivaliteti diplomatik shqiptar, pasojat dhe
atributet e tij |
|
|
|
|
|
- 30 shtator 2003 /
Fatlind SADRIU
-
-
Shteti
Serb cilidoqoft ai, duke filluar nga ai i Nemanjes, Carrnojeviqit,
Obrenoviqit, Karagjorgjeviqit e deri tek fillimi i shek XXI, ka
pasur nje doktrine te bazuar tersisht ne okupimin, pastrimin etnik
te popujve joserb,krijimin e miteve te perkrahura nga metagoga e
erret e kishes ortodokse serbe me theks te veqant ne satanizimin e
shqiptareve dhe Kishes Katolike si dhe percjelljen e tyre ne
gjeneratat e ardhshme.
-
-
Se
historia e ketij shteti eshte tejet konfuze dhe kontradiktore
krahasuar me historite me te dokumentuara dhe me te ruajtura, neper
arkivat e Vatikanit, Stambollit ,Vjenes e qendrave tjera, nuk eshte
veshtire ta konludosh. Por tragjedia qendron ne ate se keto
falsifikime dhe kontradita kane pasur edhe qmimin e tyre gjat
historise, miliona jetera te pafajshme te popujve joserb ne te
kaluaren, e qe fatekeqesisht arriten te percillen edhe sot.
-
-
Se a
meriton nje fajsim si popull i tere polulli serb, ate do ta tregoj
historia, mirepo populli prejudikon udheheqesine, e fatkeqesisht
udheheqesia serbe me shekuj te tere si prioritet te saj ka pas
sundimin, disentimin dhe krijimin e historise me gjakun dhe
pervetesimin e historise se popujve tjere.
-
-
Edhe ne
ditet e sotme foshnja serbe ngritet dhe edukohet me mitin e brisht
te nje “kosovske djevojke” dhe te “tokes se shenjte Serbe”, edhe pse
kjo toke ka qene barre e paberballuar e Serbise. Pikerisht nepermjet
ketyre miteve dhe ngarjeve “te shenjta” kjo krijese shteterore
“fitoi” te drejten e pamohueshme te sundimit të eger mbi kete pjese
te trojeve shqiptare dhe qe ateher ajo eshte motoja ë funksionimit
te shtetit, diplomacise, kultures dhe cdo aspekti te jetes serbe.
-
-
Ne tere
kete odiseade vuajtjesh te popullit shqiptare nga sundimi i eger
serbomadh rrol te posaqem dhe tejet influencues pati diplomacia
serbe. Pikerisht me ane te kesaj vegle tejet te fuqishme te shtetit,
Shteti Serb arriti qe ta perfitoj perkrahjen e forcave vendimarrese
ne momentet vendimarrese ne histori dhe perfitoj te drejten qe sot
te hiqet si pronare .legjitim i nje getoje shterore te deritashme,
Kosoves.
-
-
Ë tera kjo
kaloi neper etapa te ndryshme kohore, mirepo gjithmone me te njejtin
parim: eliminimin me cdo kusht te se vertetes mbi Kosoven,
propagandimin e se “drejtes” serbe mbi Kosoven dhe shantazhimin e
shqiptareve brenda dhe jashte kufijve administrative te shtetit
Jugosllave.
-
-
1. Qe nga
viti 1882 kur Karagjorgjeviqet udheheqen ne Serbi, ne menyre
perfekte u krijua dhe u mbrojt nje doktrine e pashpalluar asnjeher,
ajo e se “drejtes se trashiguar”. Politika Serbe ë kohes, edhe pse
me mese 200 vite vonese ne menyre intuitive “aplikoi” parimet baze
te Marreveshjes se Westphalise, marrveshje kjo qe vuri themelet e
shtetit te bazuar ne komb dhe te diplomacies moderne dhe edhe arriti
ta rikolonozoje nje pjese te trojeve shqipatare.
-
-
Nje
yvertyre e tere e kesaj qe okestruar vetem 4 vite me pare ne
Kongresin e Berlin dhe u riorkestrua perseri ne Londer, ku pikerisht
kjo diplomaci ne mungese te hirearkise shtetrore shqiptare dhe
aleateve te kesaj qeshtje intrigoi shqiptaret dhe te drejten e tyre
per vetevendosje, te aplikuar shekuj me pare nga pikerisht ato vende
te cilat legjitimuan coptimin e trojeve shqiptare.
-
-
2.
Jugosllavia e pasluftes dhe “diplomati” Tito i perkrahur nga
“partizanet” dhe komunistet serb dhe i pa rivalizuar nga hordhite
antikombetare te prirura nga Enver Hoxha ne Shqiperi, arriten qe
edhe nje here ta legjitimojne te drejten e okupimit te Kosoves.
Pikerisht kjo periudhe 1945-1991 sherbeu si katalizatori dhe
legjitimuesi me i mire i diplomacise dhe propagandas “Jugosllave”.
-
-
Gratitudi
i manipulimeve me raealitetin e Kosoves, arriti shkallen me te larte
ne fillimin e viteve te 50 e gjer me 1968, kur nomenklatura politike
shqiptare, edhe pse e ndare, arriti qe per here te pare te sjelle ne
agjendat e diplomacive boterore Kosoven. Levizja ë te
Painkuadruarve ne kuader te Kombeve te Bashkuara, ne krye te se
ciles me vite te tera ishte Jugosllavia ishte suksesi me i madh i
kesaj diplomacie intuitive dhe komplotive, ku gjenerata te tera
diplomatesh serb mbrojten dhe kanalizuan ne menyre te shkathet “te
drejten mbi Kosoven”.
-
-
Perseri ne
mungese te nje diplomacie te mirefillt kombetare, kete radhe si
pasoje e regjimit komunist te Enver Hoxhes, ne mbrojtjen e
interesave te popullit shqiptare jashte kufijve administrativ rolin
emori diaspora shqiptare. Rrjedhojat dhe pasojat qe kjo diplomaci
ambiguitive dhe satanike i shkaktoi diaspores shqipatere si
kundervenie ndaj aktiviteteve te saj per ndriqimin e realitetit ne
Kosove, tashme jane mire të njohura, e per kete me se miri mund te
deshmojne arkivat e “diplomacise” serbe se bashku me sherbimet
sekrete mercenare te saj te cilat ne menyre kontinuale eleminuan
aktoret dhe perkrahesit e saj neper bote.
-
-
3. Vitet
1991-1999 ishin vitet kur diplomacia serbe per here te pare perjetoi
nje shkalle indeterminancash te grumbulluara te paraardheses se
saj. Gjate kesaj periudhe politika e jashtme serbe pasoi perplasje
fatale e cila e percjelli deri ne fund te mileniumit te shkuar,
e si shkaktare
-
kryesor te
saj do te ishin:
-
-
-
Involvimin i Kishes Ortodokse Serbe ne qarqet dhe qendrimet e
diplomacise serbe duke krijuar paterne bikamerale intuitive ne
raport me qendrimet e politikave te jashtme te Qeverive Europiane
dhe te SHBA-ve.
-
-
Kisha
Ortodokse Serbe me doktrinen e saj mesjetare dhe ksenofobike, te
paraqitjes se shovenizmit dhe nacionalizmit te shfrenuar serb ne
kontekstet e “luftes se shenjt” ndaj jokrishtereve, u ndesh me
paternet diametralisht te kunderta te politikes se jashtme te shume
shteteve Europiane dhe SHBA-se, ate te krijimit te nje Europe te re
te pas Luftes se Ftoht, e cila do te sherbente si faktor zevendesues
dhe stabilizues perkrah devalvimit dhe me vone kolapsimit
politiko-ekonomik dhe diplomatik te Rusise si ish superfuqi dhe
aleate politike ë Serbise.
-
-
-
Pavaresia e Sllovenise, e me vone edhe e Kroacise dhe Bosnes dhe
Hercegovines si dhe atrocitetet te cilat i percjellen ato, ishin
faktore determinat qe imazhi nderkombetare i Serbise e me ate edhe i
diplomacise Serbe te humb vleren e mirefillt institucionale.
-
-
Krijimi i
dosieve, librave te bardhe, fletushkat me informacione shtese mbi
“realitet” ne vendet ë krimeve ishin degradimi dhe perdhosje e
fundit qe e pesoi ajo dhe nje sfilate rrenqethese qe te akredituarit
serb i prezantonin ne godinat e tyre neper bote.
-
-
-
Qasjet
alternative perkrah status qous polike ne Kosove.
-
-
Edhe pse
hirearkia dhe nucleusi politik ne Kosove, ishin ne nje gjendje te
status quos dhe pseudoatitudeve, megjithate me ndihmen dhe qasje
alternative te faktoreve te shumte jopolitik, te cilet gezonin nje
perkrahje dhe besim te diplomacive mike qeshtja e Kosoves arriti te
senzibilizohet ne shkalle nderkombetarisht te njohur.
-
-
Kontaktet
e faktoreve politike dhe jopoilike Kosovare me faktore vendimarres
nderkombetare dhe diaspora shqiptare ne Europe e SHBA, per here te
pare arriten qe inekuivalitetin e perfaqesimit ne arenen
nderkombetare ne krahasim me Serbine, ta kalojne ne teritore
pozitive.
-
-
Duke pare
Serbia se politika e saj e jashtme kishte kolapsuar tersisht dhe
lufterat e nisura ne fillim te 90 rrezikonin edhe bankruptimin e
shtetit, ajo me plot shkathtesi arriti te pervetesoj doktrinen e
“kurthes se mjaltit”, ku shkaktari i konfliktit do te hiqet si
faktore i rendsishem i zgjidhjes se tij.
-
-
Kjo i
perfitoi kohe dhe qasje te kushtezuar nga faktori nderkombetare, e
qe njeherazi krijoi barrieren e qelikte te zgjidhjes se qeshtjes se
Kosves.
-
-
-
Sfidat e
reja ne spinin dhe ambientin e ri politik e diplomatik
-
-
Duke
shfrytezuar mungesen e definimit perfundimtare te statusit te
Kosoves, largimin i Sllobodan Millosheviqit nga pushteti ne Serbi,
periudhen e pas 11 Shtatorit 2001, ku terrorizmi eshte agjenda
kryesore ne tryezat e diplomacive boterore dhe mospajtimet repudiate
ne skenen politike Kosovare, diplomacia serbe me gjenerator te ri te
regjimit te ri ne Serbi vendosi qe edhe nje here nepermjet ca
ndryshime kozmetike te strukturave dhe qendrimeve te saj te tentoj
qe Kosoven ta ridefinoj si pjese konstituive dhe legjitime te saj.
-
-
Diplomacia eshte pasqyrim i shtetit, e fatmiresisht dihet se cfare
shteti qendron pas diplomacies Serbe, mirepo edhe si e tille ne
menyre kaotike mund te krijoj perkrahje nga pikerisht ato shtete me
dosie te te drejtave te njeriu (Rusia, Kina) te cilat vetem per
shkaqe vetiake munden qe qeshtjen e statusit perfundimtare te
Kosoves ta prolongojne per nje afate me te gjate nepermjet Keshillit
te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.
-
-
Qeshtja
ë statusit perfundimtare te Kosoves qofte sipas Marreveshjes se
Westphalise (1642) apo sipas Ligjit Nderkombetare (S12), eshte
qeshtje per te cilen fjalen kryesore do ta kete pikerisht populli i
saj, pjeserisht i fragmentuar nga vendimi i KS te KB si administrues
te perkohshem te Kosoves.
-
-
Qe
statusi te jete i definuar me heret dhe te jete ne interes te
popullit te Kosoves, vlen te citohet thenia e z. Daniella Pletka,
udheheqese e sektorit per mbrojtje dhe politike te jashtme te
Institutit Amerikan te Enterprajzit me seli ne Washington dhe
keshilltare e Departamentetit Amerikan te Shtetit, gjate nje fjalimi
ne Institutin Baker, DC, ne kontekst me objektivat dhe analizat e
suksesit Amerikan ne Irak, ku suksesi mund te kurorezohet “vetem me
qendrim bikameral dhe ndarje te pergjegjesive ne mes faktoreve
bashkeqeverises”, dhe qe ky koncept te perceptohet pa barriera nga
dy anent e pushtutit ne Kosove.
-
-
Mirepo qe
kjo te kete sukses dhe qe standardet e shumefolura nga ana ë
UNMIK-ut te adresohen, udheheqesia Kosovare duhet te kete qasje te
plote ne te gjithe sektoret e qeverisjes dhe te gezoj kompetenca me
te medha, perfshire ketu edhe maredheniet me jashte, por me
asistence te plote nderkobetare.
-
-
Duke bere
nje analize te Diplomacise Serbe dhe mungeses se balancit te saj nga
nje diplomaci dhe paterne te mirefillta te politikes se jashtme
shqiptare, dhe shpesh here edhe te izoluar dhe te paperkrahur nga
faktori nderkombetare, spini i deshtimeve eshte i drejtuar te
populli shqiptare.
-
-
Mosrivaliteti dhe inekuivaliteti diplomatik i Shqiptareve perkrah
diplomacise pagane dhe propaganduese Serbe ne skenen nderkombetare,
gjate periudhave te ndryshme ka bere qe Kosova edhe sot e kesaj dite
te ndodhet ne menyne e shovenisteve serb.
-
-
Dialogu
eshte mjet i zgjidhjeve se problemeve ne menyre demokratike, porse
te dialogosh prej nje pozite jo te barabarte, te padefinuar dhe te
paproklamuar nderkometarisht prej prespektives kosovare, me armik
shekullor te kombit eshte hap i nxituar dhe pa nje epilog pozitiv te
perfundimit.
-
-
-
-
Fatlind Sadriu
-
Student i vitit te dyte
te fakultetit juridik dhe vitit te pare te fakultetit te studimeve
nderkombetare / diplomacise, ne Universitetin e Adelaidit, Australi.
-
-
Undergraduate BL School
of Law and BINSD School of International Studies/Diplomacy,
University of Adelaide, Adelaide, Australia.
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Të gjitha të
drejtat e rezervuara. |
|
|
 |
|
|