OPINIONE

   
1.10.2003 - Trepca.net

Analizė

Mesazhi amerikan, presidenti dhe zgjedhjet


 

1 tetor 2003 / Eduart VOSHTINA / Ekspert pėr Shqipėrinė, U-N-P-A

Alfred Moisiu, Presidenti i Shqipėrisė zhvilloi javėn e kaluar njė vizitė zyrtare nė OKB, gjatė tė cilės mori takime pune me njė numėr politikanėsh tė lartė tė dy anėve tė atlantikut. Krahas takimeve me kryeministrin fqinj Berluskoni dhe kancelarin gjerman Shreder, Moisiu takoi edhe homologėt e tij ballkanik si dhe zyrtarė tė tjerė tė rėndėsishėm tė politikės europiane.

Presidenti i vendit tė vogėl, tashmė aleat i rėndėsishėm i SHBA nė luftėn kundėr terrorizmit, u prit nė dy takime nga sekretari Pauell si dhe zhvilloi takime edhe me ndihmėsin e tij Grosman si dhe dy pėrfaqėsuesit e lartė tė SHBA nė OKB. Kjo axhendė e pazakontė pėr presidentėt shqiptarė kishte njė domethėnie tė vecantė.

Shqipėria ėshtė njė vend proamerikan qė po bėn pėrpjekje pėr tu integruar nė NATO dhe nė BE. Nevojat e saj tė ndihmės ekonomike dhe politike janė shumė tė mėdha dhe shqiptarėt shohin te SHBA aleatin mė tė rėndėsishėm tek i cili mund tė mbėshteten. Ata besojnė se SHBA do t’i mbėshtesė nė jo vetėm pėr aderim nė NATO, por edhe pėr ecjen pėrpara tė reformave, tė cilat prej vitesh po ecin me shumė vėshtirėsi.

SHBA ėshtė prezente nė Ballkan, ka ndėrtuar njė bazė tė madhe ushtarake nė Kosovė, ėshtė dėshmitare e nėnshkrimit tė Kartės “Adriatik 3” dhe ka njė rol aktiv nė punėn pėr jetėsimin e Marrėveshjes sė Ohrit nė Maqedoni. Pra, SHBA prej disa vitesh janė njė aleat i pazėvendėsueshėm pėr shqiptarėt. Presidenti Moisiu e konfirmoi kėtė vullnet dhe besim gjithshqiptar kur i kėrkoi katėr zyrtarėve mė tė lartė tė Departamentit tė Shtetit qė SHBA tė mos largohej nga Kosova dhe as nga rajoni.

Temė tjeter e takimeve tė Presidentit shqiptar ishte situata nė Shqipėri. Vitin e kaluar parlamenti zgjidhi njė president konsensual dhe zoti Moisiu ėshtė shndėrruar nė njė figurė tė rėndėsishme e pikė referimi pėr tė gjithė politikėn shqiptare. Ai thekson gjithnjė se do tė jetė president mbi palėt dhe se ėshtė garant i kushtetutės.

Kėtė rol presidenti po e luan aktivisht sidomos nė muajt dhe javėt e fundit, ndėrsa Shqipėria pėrgatitet tė votojė mė 12 tetor pėr pushtetin lokal. Me shumė sesa zgjedhje lokale ato janė njė test i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė. BE thotė se ato janė provė pėr ecurinė e bisedimeve pėr Marrėveshjen e Asocim Stabilizimit, ndėrsa vetė Presidenti i cilėson ato si pasaportė pėr nė Europė.

Nė fakt edhe SHBA ka treguar qė nė fillim interes tė vecantė pėr zhvillimin demokratik, tė besueshėm dhe tė pakontestueshėm tė kėtyre zgjedhjeve. Burimet diplomatike gjithnjė e kanė bėrė tė qartė faktin se nga zgjedhjet do tė varet edhe programi i ndihmave ekonomike qė SHBA planifikon pėr vendet nė tranzicion. Vetė shefi i misionit tė ODHIR ėshtė njė diplomat amerikan karriere dhe thirrjet e tij pėr barazi dhe liri zgjedhjeje kanė qėnė tė shpeshta nė tė gjitha takimet qė ka zhvilluar kohėt e fundit nė Tiranė.

Nė njė raport paraprak pėr zgjedhjet, ODHIR ka lavdėruar shumė nismat e Presidentit pėr ta takuar me tė gjithė institucionet qė janė pėrgjegjėse pėr zgjedhjet. Kjo erdhi pasi Presidenti takoi drejtuesit e policisė e tė shėrbimit sekret, dy organe qė mė parė ishin akuzuar pėr politizim dhe njėanshmėri nė zgjedhje. Nisma e presidentit ėshtė shtrirė edhe te prokurorėt dhe organet e tjera shtetėrore qė mė parė ose kishin heshtur ose ishin bėrė palė nė zgjedhje.

Duhet thėnė se megjithė zgjedhjet e shumta tė konsestuara nė vite, asnjė person nuk ėshtė dėnuar deri tani nga drejtėsia pėr fallsifikime, manipulim dhe madje edhe akte tė tjera joligjore, si rrahje, dhunim tė kandidatėve rivalė, djegie tė kutive tė votimit, kėrcėnime etj. Tani duket se situata ka ndryshuar dhe shumė besojnė se kjo ėshtė meritė e Presidentit, i cili ka deklaruar se do tė marrė cdo nismė tė nevojshme ligjore e politike pėr tė vėnė pėrpara drejtėsisė kėdo qė prek votėn e qytetarėve.

Por pėrpjekjet e Presidentit kanė hasur nė kundėrshti nga segmente tė politikės traditicionale shqiptare. Socialistėt nė fuqi kanė refuzuar tė zbatojnė njė marrėveshje me opozitėn pėr balancimin e KQZ-sė, gjė qė ka provokuar kritika nga presidenti dhe nga komuniteti ndėrkombėtar. Paqartėsitė me KQZ dhe me policinė, pas njė akti normativ jo transparent tė qeverisė, kanė krijuar hije dyshimi mbi sinqeritetin e qeverisė pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira e tė ndershme.

Nė kėto kushte Presidenti po pėrpiqet tė mbajė nė tavolinėn e dialogut krerėt kryesor tė forcave politike, drejtuesit e qeverisė, tė parlamentit, tė KQZ-sė dhe tė institucioneve tė tjera qė lidhen me zgjedhjet. Pėrpjekjet e tij ende nuk janė kuptuar sa e si duhet nga militantėt e partive tė mėdha, tė cilėt janė tė ndarė: disa e shohin atė si aleat tė qeverisė, tė tjerėt e shohin si pėrfaqėsues tė opozitės.

Nė fakt pėr diplomatėt perėndimor nė Tiranė, elitėn e opinionit publik dhe sidomos pėr komunitetin ndėrkombėtar nuk ka asnjė dyshim se zoti Moisiu po qėndron mbi palėt dhe po pėrpiqet tė bėjė mė tė mirėn pėr vendin e tij. Ndaj ai dhe pėrpjekjet e tij kanė fituar admirim dhe shihen me besim nė opinionin e gjėrė tė brendshėm e tė jashtėm.

Ky ishte edhe mesazhi qė politikanėt e lartė tė Uashingtonit i pėrcollėn presidentit gjatė vizitės mė tė fundit nė SHBA. Ceshtja ėshtė: sa janė tė pėrgatitur shqiptarėt dhe sidomos udhėheqėsit politik tė tyre ta kuptojnė dhe ta mbėshtesin nismėn e presidentit tė tyre dhe rrjedhimisht edhe mesazhin unanim tė perėndimit ndaj vendit mė tė varfėr tė kontinentit.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.