OPINIONE

   
1.10.2003 - Trepca.net
 

Koment

 

Kompromisi mė i ri PD-PS


 
1 tetor 2003 / Ēerēiz LOLOĒI
 
Dy palėt kundėrshtare dhe dy forcat kryesore nė vend, Partia Demokratike nė opozitė dhe Partia Socialiste nė pozitė (tė paverifikuar), janė tendosur pėr tė mos lėshuar pé: pėrkatėsisht e para pėr tė mos pranuar ndryshimet nė Kodin Zgjedhor qė krijojnė probleme me policinė e shtetit dhe e dyta pėr tė mos riformuluar Komisionion Qendror tė Zgjedhjeve qė, sipas deklarimeve tė lidershipit, mendohet si i balancuar dhe si institucion i paanshėm qė nuk mund tė lėrė vend pėr rimanipulim tė zgjedhjeve.
 
Njė kod i ri, i paprovuar pėr efektshmėrinė e tij dhe i kontestuar nga miniparti qė e shohin pėrherė e mė tė vėshtirė pėrfaqėsimin emėrtesor jashtė votave, ėshtė njė arritje e nėnvizueshme sepse pėrjashton pėrfundimisht krizat politike dhe krijon doemosmėrisht njė spektėr real tė klasės politike shqiptare. Subjekte politike tė sė djathtės tradicionale apo tė shkėputura nga partitė kryesore dhe tė votuar nė mėnyrė konstante deri te dypėrqindshi, qė kėtu e dhjetė - dymbėdhjetė vjet me radhė, me kėtė kod e kanė gjithashtu mundėsinė pėr t'u madhuar jo nga skemat lehtėsuese qė aplikon PD-ja dhe PS-ja, por duke shfrytėzuar dobėsitė e tyre dhe duke u bėrė mė tė besueshme nė elektoratin e gjerė.
 
Megjithatė zgjedhjet e fillimtetorit tė 2003-it e kanė tashmė ngėrēin e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve siē kanė edhe mosrakordimet teknike nė garantimin e sigurisė nga ana e policisė sė shtetit. Se ēfarė pėrfaqėson njė institucion dhe ēfarė pėrfaqėson tjetri, mė shumė se deklarimet publike tė pėrditshme partiake, e dinė edhe e kanė fare tė qartė vetė shqiptarėt: nė thelb as KQZ dhe as Policia e Shtetit nuk veprojnė sipas njė statusi kushtetues e ligjor, nuk janė tė paanshėm dhe kanė dhėnė njė shumėsi provash qė janė pėrdorur dhe pėrdoren  agresivisht prej politikės.
 
Pa i shndėrruar ato nė organizma laboratorike, sepse kjo ėshtė vėshtirėsisht e parealizueshme edhe nė vendet perėndimore me standardet mė tė pranuara, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, pėr hir tė njė kthese qė duhet tė shėnojnė nė opinionin vendas dhe ndėrkombėtar nė mirėmenaxhimin demokratik tė zgjedhjeve, janė tė detyruara tė riulen nė formulimin e njė kompromisi parazgjedhor. 
 
Pa ndihmėn e asnjė institucioni tjetėr, pėrfshi edhe Presidentin e Republikės, edhe parlamentin e Shqipėrisė, edhe partitė parlamentare dhe joparlamentare, Partia Socialiste mund ta gjejė rrugėzgjidhjen e balancimit tė KQZ-sė, veprim ky qė do tė detyronte gjithashtu Partinė Demokratike pėr tė qenė e hapur ndaj rregullimeve teknike pėr rolin e Policisė sė Shtetit. Pra dy vullnete politike tė tė dy partive mė pėrfaqėsuese nė jetėn politike shqiptare, do tė pėrmirėsonin mjaft infrastrukturėn zgjedhore. Rimbajtja e pozicioneve tė para, harxhimi i energjive pėr tė mbrojtur parime qė cėnojnė atmosferėn zgjedhore, nuk mund tė sjellė dobi pėr asnjė forcė politike, ndėrsa mund t'i ndėshkojė ato nė mėnyrė tė pariparueshme.
 
Krizat e mosfunksionimit sa e si duhet tė institucioneve, boshllėku qeverisės me pamundėsinė pėr tė emėruar njė ministėr tė Jashtėm, vrasjet spektakolare dhe mosgjetja e asnjė prej kriminelėve, kritikat e ndėrkombėtarėve pėr bum trafiqesh dhe sidomos shtyrja "pėr nė kalendat greke" e marrėveshjes sė Asociim-Stabilizmit, e kanė fare tė panevojshme njė krizė zgjedhore qė vjen nga ngutje partiake. Asnjė hata nuk ndodh nėse njė forcė kryesore rikthehet nė opozitė dhe tjetra kontrollon pushtetin vendor, por ky akt nuk mund tė bėhet me asnjė mjet tjetėr mė mirė sesa me votėn e lirė nė njė proces tė lirė dhe demokratik zgjedhor.


Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.