|
-
Pragė, 29 shtator 2003
- Duke folur pėr rrezikun qė nė
bisedimet pėr ēėshtjet teknike Prishtinė-Beograd tė preket edhe
ēėshtja e statusit, analisti i radios "Evropa e lirė" nuk mendon qė
tash ka njė rrezik, por ky rrezik ekziston nė planin mė afatgjatė.
-
-
Megjithatė ai mendon qė sapo dikujt i
jepet njė pozicion fillestar nė bisedė, do tė pėrpiqet tė ketė mė
shumė influencė nė tė ardhmen. "Nėse Serbisė do t'i lejohet njė vend
nė tavolinėn e bisedimeve pėr Kosovėn, nė kėto bisedime praktike,
atėhere do tė jetė mė e vėshtirė nė tė ardhmen t'i thuhet Beogradit
qė nuk ke vend nė tavolinėn e bisedimeve ku do tė diskutohet
statusi", thotė analisti Patrik Mur.
-
-
"Por, duhet bėrė e qartė qė ka njė
rrezik qė nėse Beogradi merr pjesė nė kėto bisedime, atėhere do tė
kėrkojė tė drejtėn e vetos nė bisedimet pėr statusin final dhe
mendoj se kjo nuk do t'i shėrbejė askujt, pėrfshirė dhe serbėt e
Serbisė", thotė ai.
-
Por, analisti Mur thotė se ekziston njė rregull qė nga kohėt e
hershme se ata qė humbin luftėra humbin territore. "Beogradi pėr
arsye qė dihen fare mirė, e humbi Kosovėn dhe bashkėsia
ndėrkombėtare duhet t'ia bėjė tė qartė se ky ėshtė njė fakt dhe t'i
japė fund kėsaj ēėshtjeje".
-
Andaj Mur ėshtė i mendimit qė Beogradit nuk i takon njė vend nė
tavolinėn e bisedimeve pėr statusin final.
-
-
"Sa mė shumė kohė dhe energji qė
autoritetet serbe shpenzojnė rreth problematikės sė Kosovės, qė nė
tė vėrtetė e kanė humbur, aq mė shumė para dhe vėmendje investohet
jashtė problemeve reale tė Serbisė, e qė janė krimi, varfėria dhe
korrupsioni", thotė Mur, duke shtuar se "nuk ėshtė nė interesin e
serbėve asgjėkundi tė inkurajohen se kanė njė tė ardhme nė njė
Kosovė tė kontrrolluar nga Beogradi".
-
Ai nė kėtė aspekt e sheh edhe rrezikun qė Kosova do tė pėrdoret nė
politikėn serbe si njė futboll politik nė rivalitetin mes
politikanėve serbė.
-
Poashtu Beogradi, duke ngritur problemin e Kosovės pėrpiqet tė hapė
"njė ēėshtje mė tė gjerė kufijsh nė Ballkan, qė pėrfshin ndarjen e
Bosnjes, nė tė cilėn Republika Serbe do t'i jepej Serbisė nė kėmbim
tė pranimit tė humbjes sė Kosovės nga ana e Serbisė, qė tashmė ka
ndodhur", thotė analisiti i radios "Evropa e lirė".
|
|