|
29 shtator 2003 /
Ēerēiz LOLOĒI
Raporti mė i fundit i OSBE, shpėrndarė dhe botuar dje nė tė gjitha
mediat shqiptare, shqip dhe anglisht - versioni zyrtar, teksa ka
nėnvizuar disa pėrmirėsime tė ndjeshme nė Kodin dhe infrastrukturėn
zgjedhore, nuk lė pa pėrmendur edhe disa mangėsi qė mund tė
rikuperohen deri nė datėzgjedhjen e pushtetit vendor.
Siē
ėshtė deklaruar publikisht nga opozita dhe kryesisht nga Partia
Demokratike, njė nga problemet mė preokupante tė zgjedhjeve tė shkuara
dhe tė kėtyre tė sivjetshme, ėshtė mossaktėsimi i listave zgjedhore;
megjithėse ka njė pėrpjekje pėr mospėrjashtim tė personave qė kanė tė
drejtė vote, nė shumė prefektura, qarqe apo edhe minibashki tė vendit
rezultojnė tė pėrfshirė nė kėto lista, edhe njė numėr tė vdekurish dhe
tė paēregjistruarish nga gjendjet civile siē gjenden edhe kontigjente
tė tėra njerėzish, kryesisht tė elektoratit tė djathtė qė, ose janė
lėnė jashtė regjistrimeve, ose janė transferuar nė qendra votimi larg
vendbanimeve tė tyre.
Problematika qė ka tė bėjė me listat zgjedhore vazhdon tė pėrcillet me
deklarata dhe kundėrdeklarata politike, me konstatime rutinore dhe me
versione zyrtare kundėrpėrgjigjesh, ndėrsa mund tė lėviznin strukturat
mė tė drejtpėrdrejta qė janė tė lidhura ngushtėsisht me zgjidhjen e
tyre siē janė organet e pushtetit lokal nga baza deri nė dikaster. Me
njė procedurė tė pėrshpejtuar gjendjet civile mund t'u drejtohen
gjykatave, ose trupės gjyqėsore tė ngritur posaēėrisht pėr zgjidhjen e
konflikteve zgjedhore, pėr tė hequr njerėzit qė nuk rrojnė mė.
Gjithashtu njė ballafaqim listash ndėrmjet dy forcave kryesore
politike, e drejtuar sėrish nga strukturat vendore, mund tė bėnte
rakordimet e duhura pėr emrat e munguar apo tė pėrjashtuar qėllimisht
nga procesi zgjedhor.
Njė
shqetėsim tjetėr i raportit zyrtar tė OSBE/ODHIR ėshtė mosbalancimi i
Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe kriza e kėtij institucioni pas
zgjedhjes nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė tė njė pėrfaqėsuesi tė PS-sė
qė zėvendėsoi njė anėtar KQZ-je me mandat tė pėrfunduar kėtu e pesė
muaj tė shkuara.
Vendimi i KLD-sė cilėsohet i nxituar prej organeve monitoruese
ndėrkombėtare dhe nė kėtė raport ribėhet thirrje pėr gjetjen e njė
konsensusi nė zgjidhjen e krizės sė kėtij institucioni. OSBE dhe trupa
monitoruese vėren njė pėrmirėsim tė ndjeshėm tė punės sė KQZ-sė,
nėnvizon veprime mė transparente nga ato tė zgjedhjeve tė shkuara, por
e sheh sėrish me shqetėsim kėtė mosbalancim qė ėshtė mjaft pėrcaktues
pėr normalitetin e zgjedhjeve. KLD, ku presidenti Moisiu ka njė rol
tepėr tė veēantė, me zgjedhjen e gjyqtares Subashi krijoi njė problem
tė ri, kur i kishte tė gjitha mundėsitė dhe prerogativat ligjore pėr
tė kthyer mbrapsht tė gjitha kandidaturat qė mund tė sillte opozita
derisa tė vendoste personin e duhur po nga kjo anė politike.
Diskutimi me katėr kandidatura, pėrkatėsisht dy tė propozura nga PD-ja
dhe dy tė propozuar nga PS-ja, nė njė strukturė mė eprore tė
drejtėsisė qė mban firmėn e formėsimit tė ish presidentit Meidani, ka
shkelur njėherėsh edhe mbi Kodin e ri Zgjedhor, por edhe mbi
marrėveshjen pozitė-opozitė nga e cila ka dalė edhe figura kryesore e
presidencės sė Shqipėrisė. Pas kėtij vendimi, si dhe pas firmosjes nga
presidenti Moisiu tė vendimit tė KLD-sė, kryetari i shtetit ėshtė
tashmė i pafuqishėm pėr tė sjellė kėtė balancė. Nuk ka asnjė dyshim se
Moisiu e ka bėrė me vetėdashje kėtė kolaps KQZ-je, por nuk mund tė mos
thuhet se ka qenė njė proces jashtė kontrollit tė tij dhe qė krijon
njė problem tė madh. Madje nuk ėshtė hera e parė qė Moisiu "humbet" nė
njė strukturė ku ai ėshtė personi mė i lartė!
Njė
ndikim mė i drejtpėrdrejtė i strukturave monitoruese mbi maxhorancėn
socialiste, mund tė finalizohej qoftė me dorėheqjen e anėtares mė tė
re tė KQZ-sė, Dėshira Subashi, qoftė edhe me zgjidhje tė tjera qė
sjellin zgjidhjen e kėtij problemi. Pavarėsisht se KQZ e kėsaj stine
zgjedhore vlerėsohet nga OSBE/ODHIR, mbajtja e kėtyre raporteve
ēbalancuese mund tė sillte precedentė tė zgjedhjeve tė shkuara, tė
cilat janė pėrmendur edhe nė disa raporte ndėrkombėtare pas zgjedhjeve
tė tejmanipuluara pėr pushtetin legjislativ.
Institucione tė tjera qė kanė qenė tė pėrziera nė manipulimin e
zgjedhjeve tė shkuara tė pėrgjithshme janė edhe ato tė Shėrbimit
Informativ, tė Prokurorisė, tė Policisė, ndaj tė cilave kreu i shtetit
ka kėrkuar qė tė qėndrojnė mėnjanė duke respektuar statusin kushtetues,
aktet nėnligjore dhe rregulloret vetorganizuese. Por mospėrzierja e
kėtyre strukturave nuk varet shumė nga ashpėrsia e fjalimeve tė
presidentit dhe nga takimi i njėpasnjėshėm i tyre; mė shumė se nga
kėto duhet tė pyetet se sa profesionale dhe sa demokratike janė kėto
institucione.
Me
pėrjashtim tė ndryshimit tė krerėve, asnjė hap tjetėr institucional
nuk ėshtė ndėrmarrė nė ndėrtimin dhe mirėfunksionimin e tyre; nė kėto
insitucione nuk ėshtė bėrė as pėrpjekja mė minimale pėr tė ribėrė
statusin dhe kuadrin ligjor tė tyre, ēka potencialisht dhe nga
kontigjentet njerėzore ato mund tė jenė sėrish njė problem i mprehtė
pėr zgjedhjet e 12 tetorit. Koha pėr tė bėrė kėto ndryshime nuk mund
tė gjendet nė kėtė moment, por nuk ka gjithashtu edhe instrumenta qė
tė kontrollojnė mospėrfshirjen e tyre.
Nė
kėto kushte projektet me efektbėrėse dhe shėrbimi mė i mirė qė mund
t'u bėhej kėtyre zgjedhjeve do tė ishte pėrfshirja e organizatave
jofitimprurėse pėr tė ndjekur rigorozisht ēdo qendėr votimi nė qytet
dhe nė fshat. Ambasada tė akredituara nė Tiranė, projekte dhe misione
brenda tyre, qė kanė luajtur dhe luajnė njė peshė tė rėndėsishme nė
formėsimin e shoqėrisė civile, mund tė financonin pikėrisht nė kėtė
drejtim duke dhėnė njė kontribut shtesė nė mirecurinė e zgjedhjeve
lokale.
Po aq
sa forcat politike nė Shqipėri qė janė tė interesuara pėr zgjedhje sa
mė tė ndershme dhe demokratike, duket se ka edhe njė interes mė tė
pėrgjithshėm qė ato tė shėnojnė njė kapitull tė ri nė proceset
shqiptare qė humb vazhdimisht shanse dhe qė mbetet "e uritur" pėr tė
hyrė nė familjen europiane. Megjithėse ka edhe shumė pengesa tė tjera
serioze nė marrėveshjen e Asocim-Stabilizmit, kapėrcimi i
moskontestimit tė zgjedhjeve ėshtė njė bazė e mirė pėr tė mos mbetur
peng i detyrimeve qė varen nga vetė shqiptarėt.
|